Studimi I Traditave

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Studimi i Traditave te Perdorimit te Pyjeve e Kullotave ne Komunen Blerim

Rast studimor Realizuar nga Shoqata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Haki KOLA Thimaq LAKO Pashk PRENDI Me mbeshtetjen Financiare te SOROS Tirane 2008

Hyrje Raporti eshte permbledhese e gjetjeve kryesore te rastit studimor te Komunes Blerim. Aktivitetet e identifikimit te traditave te perdorimit te pyjeve dhe kullotave ne Komune Blerim eshte realizuar bazuar ne prgramin e punes te hartuar fillimisht, ne bashkepunim te ngushte me perfaqesuesit e fshatrave dhe te komunes. Rendesi e vecante I eshte kushtuar identifikimit te kufinjve te fshatrave, lagjeve e fiseve. Nje studim I detajuar eshte bere ne evolucionin historic te kuptimit te fjaleve fshat, katun e fis e marredheniet e ketyre koncepteve me burimt natyrore, si dhe evolucionit e perdorimit te tij nga fisi ne katun lagje e familje. Per cdo fshat jane identifikuar dhe eshte hartuar rregjsitri I perdoruesve te pyjeve. Nuk jane bere matje te vecanta per cdo familje, vetem se eshte identifikuar pjesemarrja e familjes ne nje parcele pyjeore, treguesit e se ciles jane marre nga plani I mbareshtrimit te pyjeve I hartuar ne vitin 2006. Jane hartuar rregjistrat dhe hartat, t cilat jane konfilrmuar si nga keshilli I fshatit ashtu edhe nga perdoruesit. Nje model I rregjistrave me dy hyrje dhe I skicave eshte bashkengjitur rastit studimor. Baza ligjore Identifikimi i perdoruesve e ka mbeshtetjen ligjore ne : Ligjin nr.9385, date 04.05.2005 Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor, Rregulloren nr. 308 date 26.01.1996 te Ministrise se bujqesise dhe Ushqimit; Ligjin nr.8743, date 22.02.2001 Per Pronat e paluajteshme te shtetit; Ligjin nr.8744, date 22.02.2001Per transferimin e pronave te palujteshme publike te shtetit ne njesite e qeverisjes vendore; VKM nr.500, date 14.08.2001 Inventarizimin e pronave te palujteshme shteterore dhe transferimin e pronave ne njesite e qeverisjes vendore, VKM nr. 247, date 23.04.2004 Per miratimin e strategjise kombetare te zhvillimit dhe te reformes institucionale ne sektorin e pyjeve dhe te kullotave ne Republiken e Shqiperise, VKM nr.396, date 21.06.2006 Per kriteret e transferimit dhe te perdorimit te pyjeve nga njesite e qeverisjes vendore. Metoda per realizimin e studimit Ne bashkepunim me Shoqaten e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave, DSHPyjore Puke dhe komunes Blerim, u realizuan nje sere vizitash neper territorin e komunes me qellim qe te sigurohet jo vetem pjesemrrja e banoreve por njekohesisht edhe: a- Nderveprimi i popullsise se komunes dhe nje koordinim i pushtetit vendor dhe Drejtorise se Sherbimit Pyjore, per permiresimin e jetes se tyre dhe realizimit te perdorimit te qendrueshem te pyllit dhe kullotes ne baze fshati. b- Prezantimi i objektivave dhe aktiviteteve te studimit komune. ne baze fshati dhe

Kjo u realizua nepermjet organizimit te takimit per cdo fshat dhe ne rang komune, si dhe te disa takimeve me grupe individesh gjate levizjes ne terren. Grupi i

punes synoje qe prezantimi i objektivave te ishin sa me te qarta e te kuptueshme per banoret me qellim qe ata te jepnin teresisht mendimet dhe kontributin e tyre. Procesi i ndarjes se kufijve Ndarja e kufijeve u realizua ndermjet fshatrave te komunes dhe fshatrave te komunave fqinje qe kufizohen me komunen Blerim. Ne ndarjen e kufijve moren pjese perfaqesuesi i komunes Blerim dhe perfaqesuesi i komunes fqinje, kryetari i fshatit ku u be ndarja dhe kryetaret e fshatrave qe e kufizojne, si dhe perfaqesuesi DSHPyjore te rrethit Puke. Metoda e identifikimit te perdoruesve Grupi i punes se bashku me komisionin e fshatit filloi punen n terren pr t identifikuar pjest e pyllit e kullots q prdorin prdorues t ndryshm bazuar ne ndarjen parcelare, n kt proces u mor kontakt me prdoruesin ne prezence te komisionit t pyjeve dhe kullotave pr pjesn q krkon t marr n prdorim. Per kufijte e komunes e te fshatrave u siguruan hartat topografike ne shkalle 1:25000, qe permbajne territorin e komunes dhe te fshatrave perkatese, si dhe dokumentat lidhur me kufijte, hartat kadastrale te bujqesise te perdorura nga komisionet e ndarjes se tokes bujqesore qe u gjenden ne kadastren e rrethit. Gjetjet kryesore. Mendimi predominues i banoreve eshte qe Komuna Blerim per traditat dhe te drejtat ne perdorimin e pyjeve dhe kullotave, per te cilin kryhet ky studim, eshte krahasueshmerisht me fshatrat e zones seBregut te Drinit, ne te cilen kjo komune shtrihet. Banoret mendojne se ne periudhen perpara luftes se dyte boterore kur u bene perpjekjet e para per rregullimet ligjore (Ligji i pare i pyjeve i Janarit 1923 Per pyjet), fshataret e perdornin ate ne menyre te kufizuar per lende punimi, material ndertimi dhe ne menyre te konsiderueshme per dru zjarri, si dhe pas asnje kufizim per kullote. E kunderta ndodhi ne vitet pasi filluan kolektivizimet. Pyjet dhe kullotat ashtu si cdo pasuri tjeter u be prone shtetrore. E gabuar ishte politika e shtimit te tokes bujqesore ne kurriz te pyjeve dhe kullotave. Me qindra hektar pyje, kullota e livadhe u kthyen ne toke bujqesore ne periudhen 1967-1989. Aktualisht ato perbejne tokat me te eroduara e te degraduara, te cilat ne pesembedhjete vjecarin e fundit kane filluar te kthehen ne gjendjen e pare por edhe me gjurme te renda te erozionit. Ne periudhen e kolektivizimit pyjet dhe kullotat perbenin te vetmin burim per te mbijetuar fshataret. Mungesa e druve te zjarrit dhe pamundesia e sigurimit te tyre nga shteti si dhe mungesa e burimeve te tjera alternative si gazi, energjia elektrike etj, e rriten ndjeshem presionin mbi pyllin. Kooperativat bujqesore ne te cilen ishin organizuar te gjithe fshataret, siguronte ne pyll dru zjarri per furrat e bukes, apo lenden e ndertimit per ndertimet qe bente kooperativa, por pyjet e kesaj zone e sidomos ato te lisit te cilat kane qene

masive shekullore u shfrytezuan barbarisht nga ish-Nderrmarrja e perpunimit te drurit, kjo bente qe territori pyjor te ishte nen presion te ndersjellte ne prerje lende ndertimi e dru zjarri, kullotje masive pa kriter, celje tokash te reja sidomos afer zonave te banuara Mbikullotje te kullotave natyrore, por edhe te te gjitha pyjet e lisit me te gjithe blegtorine e kooperatives, por edhe blegtorine qe kishin legalisht apo ilegalisht anetaret e kooperatives bujqesore, ka cuar ne degradimin e siperfaqeve pyjore dhe kullosore. Fisi ne Blerim dhe lidhja e tij me menaxhimin e pyjeve. Termi qe predominon ne perdorimin e pyjeve mbetet termi fis, i cili deshmon nje autonomi te ruajtur edhe pas pese dekadash mohim, vecanerisht kur nje bashkesi fshatare lihet te marre vendime te pavarura per perdorimin e territorit, pra fisi deshmon nje autonomi te plote politike, shteterore apo te pakten kanunore, si dhe paraqitet me nje territor te mirepercaktuar. I pare ne kendveshtrim termi me gjeresisht i perdorur ne Blerim fis nenkupton edhe lidhje farefisnore te gjakut ashtu si barku apo kushriri. Mund te jete sinonim i vellazerise1 e mund te nenkuptoje edhe nje grupim vellezerish, te lidhura nen nje territor, apo te shperndara edhe ne distanca te medha. Ne nentekstin e vendasve, nje fis natyral nenkupton nje fis te lidhur ne nje lloj menyre brenda nje territori te determinuar te pakten ne menyre te dukeshme, e qe per vendasit kufinjte jane te pranueshem, e deri diku ne regjimin otoman pranohet por nuk dokumentohet nga shteti. Megjitheate eshte per tu nenvizuar se si pasoje e fiksimit brenda nje territori, teksa vjen dalengadale humbja e lidhjes me vellezerit apo me familje te vecanta, te mbetura te izoluara jashte ketij territori, edhe pse kane lidhje gjaku me fisin, nis njeheresh edhe perfshirja ne kete bashkesi politike e vellazerive apo familjve me prejardhje te huaj por bashkejetuese ne territorin e fisit, edhe pse shpesh jo me te drejta te plota politike, te barabarta me ato te anetarit natyral te fisit2.
1

Gjecov, Kanuni, &91, As prane te afermve te saj as prane burrit, gruaja nuk hyn ne pjese te trashegimise. Me qellim qe te mos perzjehen fiset e nje bajraku me fiset e nje barku tjeter 2 Popullsia e territorit te pjeses me te madhe te malesive te Shqiperise veriore eshte krejtesisht dhe dallueshem ndare ne fise, secili prej te cileve paraqet nje organizem te forte dhe te bashkuar qe percaktohet nga nje kompleks I vetmi traditash historike, ligjesh, interesash, zakonesh dhe solidariteti te ndersjelle midis tyre.. Ideja mbizoteruese eshte ideja e prejardhjes nga nje stergjysh I perbashket. Duke u rritur nje familje dhe duke u ndare pak nga pak ne grupe te dale nga e njejta zanafille, te njellojte ne kostitucionin e tyre, solidare njeri me tjetrin, pas nje periudhe te gjate kohe bashkimi I ketyre grupeve krijoi nje konfederate te vogel ose me mire fis Por pranohen edhe raste kur fiset jane perzier me njerez te huaj, kur i vihet mend se cdo malesor eshte pronar, kush me teper e kush me pak I nje cope trualli, dhe, per te penguar qe tokat te kalojne ne duar te huaja, kalimet e pasurive te paluajtshme rrethohen me masa paraprake qe te sjellin nder mend ligjet biblike. Tashme prej rritjes progresive te fiseve te vecante , qe kishte per pasoje humbjen e kohezionit te brendshem, here per arsye te kushteve gjeografike , historike apo shoqerore qe kane prishur kete lidhje , parimi I bashkimit lokal ka zevendesuar ate te fisit duke I dhene rruge nje rigrupimi te posacem krejtesisht lokal. Banoret e nje zone te vecante, qofte, lugine, rrafshine, apo shpat me kufinj natyrore qe I ndajne nga fqinjet, kane krijuar here pas here grupime qe ne zona te ndryshme kane marre emra te ndryshem si Mal, Oxhak, Bajrak etj.

Nese do te gjykojme thjeshte mbiemrat e familjeve qe perdorin ngastren nr 96a, rezulton se perdorues te ketij pylli jane 12 mbiemra, te ndryshem, te cilet ndajne midis tyre hamallat ne territore relativisht te ngushta, qe nese do te pranojme per efekt statistikor ndarjen ne menyre pak a shume te barabarte, duke ndjekur thjeshte llogjiken e pranimit te kufizimit midis tyre, shihet nje pranueshmeri deri ne detaje e kufizimeve midis fiseve. Eshte e veshtire te gjykohet fakti i dimensioneve te vogla e ne afersi te njeri tjetrit, si dhe copezimi pothuaj i njejte ne te gjitha ngastrat pyjore Tabela nr 1. Perdoruesit e nje ngastre ne fshatin Dardhe (Marre nga rregjistri i perdoruesve te komunes)
Nr 1 2 3 4 5 6 7 64 65 66 78 79 80 81 82 83 84 Fshati Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Nr parceles Sipas Kadastres Pyjore 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a 96/a Emri I kryefamiljarit Nik Lulash Prendi Jak Ndue Nika Mhill Prend Jaku Kol Gjon Kurti Fran Ndoc Nika Zef Gjon Kola Mark Pjetr Ndoci Dionis Mark Gjeta Ndue Gjon Kola
Prend Nikoll Marashi

Palush Jak Marku Kol Bejte Syla


Ndoc Mark Prendi Kol Gjok Marku Zef Nik Marashi

Ndue Kol Deda Anton Frang Pjetra

Siperfqja e Perafert Per cdo familje 1.80 1.70 1.70 1.60 1.60 1.20 1.30 1.80 1.80 1.80 1.80 1.80 1.80 1.80 1.80 1.70 1.70

Katuni e fshati ne kendveshtrimin e perdorimit te natyres Komuna Blerim, konsideron fshatrat perberese si menaxhues te vetem te pyllit, te drejtuar dhe monitoruar nga komuna. Kjo per faktin se nese hedhim nje sy mbi vendndodhjen e pyjeve, shihet qe secili mban emrin e nje fshati. Edhe ne Blerim hallka e pare e organizimit eshte fshati, i quajtur me termin antik katun(d),-i apo disa here me nje term te huazuar Mehalle. Ne vetvehte fshati ka familje te vellazerive te ndryshme ose edhe te fiseve te ndryshme, qe nga ana e vet kane nje organizim te tyre, te dallueshwm nga ai gjinor Pervec kryetarit te fisit qe nxjerr krye me fort ne ngjarje familjare qe kane nevoje per pjesmrrje te gjere, pra eshte titull qe aktualisht ushtrohet ne dasem e ne mort, ne fshatin Trun predominon aktualisht institucioni i Mera-se ose e thene

ndryshe e terrenit te perbashket te kullotave apo te ndonje kultivimi te perbashket per gjithe fisin, bashke me terrenin e shtepive te vecanta te anetareve 3. Administrimi i ketyre pasurive ka ligje te vecante ne fise te ndryshme, si dhe sanksione te ndryshme per shkeljet e rregullave. Ne fshatrat e tjere te Blerimit predominon perdorimi familjar i pyllit. Mbetet per tu studiuar, menyra se si eshte pershtatur ndarjes se familjes ndarja e pyllit. Ne pergjithesi ka patur rezistence per ndarjen e prones se fisit, ndoshta mosndarja apo kohezimi sundon per aq sa eshte e mundeshme neper situata te tilla, ne menyre ngushtesisht te forte. Po keto perbejne shpesh arsye per te ndare fiset nga njeri tjetri, ku ndikon jo pak perkujdesja ndaj ruajtjes se paprekur te pronesise se tokes ne dore te anetareve te fisit dhe kontrollit te mosinfiltrimit te elementit te huaj. Ne efekte te tilla ndihmon edhe stabilizimi i fiseve ne territore te caktuar, si dhe determinizimi per pasoje i kufijve midis tij dhe fiseve te tjera. Evolucioni I pyllit dhe merase qe nga koha e sundimit Osman Edhe perpara pushtimit turk, malet shqiptare qene gjithmone te pavarur, ose pothuaj te tilla nga Qeverisja e Shkodres. Per malet Shqiptare qeveria turke eshte sikur te mos ekzistonte fare. Me veshtrimin e pare duket sikur ligjet e saj nuk njihen nga malesoret, bile as guvernatoret nuk shkaktojne kurrfare ndroje. Ata kane ligjet e tyre tradicionale e te respektuara nga vete qeveria, si dhe arrijne te qeverisen fale tyre. Mendohet qe ne rast se lindin mosmarreveshje , atehere kryetaret e fiseve mblidhen per te shqyrtuar rastin e per te caktuar vendimet madje, duke vigjeluar deri ne ekzekutimin e tyre te plote. Studjues te ndryshem argumentojne se qeverise turke malesoret i drejtoheshin vetem kur, te ndare ne mes tyre nuk arrijne dot te bien dakord, ose nuk duan ti nenshtrohen gjykimit te kryetareve. Mirepo, nese nje ligj eshte hartuar, si pasoje e nje akordi te perbashket te fisit, si dhe jane shenuar gjithashtu grantet e ekzekutimit, cdokush prej anetareve lipset te bindet. Kesisoj, ne rastet kur njera pale i drejtohet gjykates se qeverise, kjo e fundit nuk mund ti pergjigjet ndryshe vecse duke miratuar vendimin e fisit. Nese zyrtarisht dhe bazuar ne dokumentet e shkruar pyjet e Blerimit, konsiderohen 100% pyje shteterore, apo te komunes, nga konsultimi me te gjithe fshatrat e familjet fakti rezulton se 69% e siperfaqes pyjore te Blerimit perdoret vecmas nga cdo familje dhe vetem 31% e saj perdoret si pyll i perbashket apo si mera. Pra pavaresisht ligjeve turke per regjimin juridik te tokes, paralel me te banoret e Blerimit kane zbatuar rregullat e tyre. Mbetet enigme fakti qe e drejta e pronesise mbi token e pranuar nga autoritetet lokale nuk u ligjerua ne kohen e mbretit zog. Po keshtu mbetet enigme vendim marrja e familjeve te fshtatrave te Blerimit gjate regjimit komunist, pasi ne kete periudhe ka patur shtim shume te ndjeshwm te numrit te familjeve. Rezultatet e studimit deshmojne per njohje nga ana e fshatit te se drejtes se pronesise pothuaj per cdo familje. Administrimi dhe e drejta e perdorimit te Pyjeve dhe Kullotave
3

Eterit tane paten kujdes te pajisnin cdo fis dhe pothuaj cdo vend me merane e tyre (Corpus III, CCLXXX:1905 tetor, nentor).e

Pas viteve 1944-1996 pyjet dhe kullotat administroheshin nga shteti (Nderrmarrja Pyjore) dhe perdorimi i tyre ka qene ne perdorim kolektiv dhe per interesa te shtetit. Ne planet e meparshme te mbareshtrimit te pyjeve dhe ne te gjitha studimet qe jane kryer pylli ne pergjithesi eshte trajtuar vetem ne funksionet prodhuese te tij. Tek pylli shiheshin vetem vlerat e perdorimit te drurit te cilat duhet te viheshin ne dispozicion te ekonomise se perbashket. Vlerat ambientaliste rekreative e biodiversitit te pyllit anashkaloheshin apo kishin nje peshe te pakonsiderueshme. Te drejtat e fshatareve ishin teper te kufizuara. Termi pyll fshati qe filloi te perdorej ne mesin e viteve 1980 shihej me teper si nje siperfaqe e kufizuar nen kontekstin e kooperatives bujqesore ashtu sic shiheshin edhe tufezat dhe arezat. Ne keto kushte fshataret filluan ta shohin pyllin si dicka te larget, qe me keqardhje ne lufte me shtetin ato e kishin humbur. Pa i pyetur fare, pylli i tyre nje dite te bukur pushtohej nga sepatat e kazmat dhe shendrrohej ne toke te re. Pasi prodhonte nje vit apo dy, fillonte dhe braktisej dhe erozioni fillonte dalengadale, tani keto ish pyje jane siperfaqe inproduktive qe kerkojne shume investime per tu reabilituar. Planifikimi pyjor ishte monopol i shtetit te centralizuar. Nese ne bujqesi mund te behej fjale per nje planifikim me direktiva nga lart por dhe duke marre mendimin e fshatareve, per pyjet dhe kullotat vendimet merreshin nga ndermarrjet e pyjeve pa ndonje konsultim paraprak me komunitetin. Plani i mbareshtrimit ishte dhe mbetet akoma nje term i pa njohur apo jo familjar per fshataret. Kjo per faktin se ato kurre nuk kishin marre pjese ne kete proces dhe as qe ishin pyetur, ashtu sikurse pyeteshin fjala vjen kur benin projekt planin per brigaden per kulturat bujqesore. Perdorimi aktual i pyjeve sipas fshatrave Tabela me poshte jep rezultatet qe rezultojne per perdorimin e pyjeve dhe kullotave te komunes Blerim, duke i ndare ato ne pyje qe perdoren nga familjet, si dhe pyje e kullota mera qe perdoren bashkarisht nga fshati. Vendimi per cdo rast eshte marre pas konsultimit si me keshillin e fshatit ashtu edhe me perdoruesit kufitar lidhur me te drejtat dhe perdorimin e tyre ku duket se vendimet jane marre sipas traditave Tabela nr 2. Rezultate ne baze fshati per perdorimin e pyjeve dhe kullotave

Nr

Fshati

1 Dardhe 2 Qebik 3 Truni 4 Sakat 5 Kulumri 6 Xath 7 Flet Komuna

Perdorimi i Pyjeve nga (ha): Familje Fis Fshat 685.95 0 0 220.50 0 0 0 0 1257.10 562.10 0 0 363.95 0 0 309.45 0 0 697.89 0 0 2839 0 1257.1

Perdorimi i Kullotave nga (ha): Familje Fis Fshat 0 0 3.80 0 0 0.00 0 0 8.90 0 0 0.00 0 0 0.00 0 0 0.00 0 0 0.00 0 0 12.7

Gjendja aktuale e pyjeve e kullotave. Ndryshimet esenciale te vegjetacionit kane ndodhur persa i perket gjendjes se tij ashtu dhe ne formen e qeverisjes. Ne pergjithesi vegjetacioni ka ndjekur te njejten ligjshmeri sipas zonave fitoklimatike. Zona e bunges ka ardhur ne degradim te vazhdueshem si rezultat i prerjeve e kullotjes. Tokat kane nje erozion te ndjeshem pothuajse ne cdo ngaster pyjore qe vjen si rezultat i cveshjes se bimesise barishtore, mbikullotjes se pyllit dhe pengeses se riperteritjes. Edhe levizjet e vazhdueshme te blegtorise kane influencuar ne krijimin e vatrave te erozionit. Krasitjet shume te shpeshta nuk i kane lene mundesi bunges ne prodhimin e fares per riperteritje. E ardhmja e cungishteve shume te bukura te lisit qe jane ekstremisht te rendesishme per te ardhmen e ketyre fshatrave nuk eshte shume e sigurte pasi akoma nuk ka ndonje garanci si per ndalimin e prerjeve ashtu edhe per ndalimin e kullotjes dhe lejimin e riperteritjes. Pyjet e shkurreve te thjeshta jane kryesisht me llojin shkoze dhe me pjesmarrje te ulezes,shqemes, dellinjes etj. Shkurret e perziera jane pjese perberese e formacioneve pyjore. Ne pergjithesi ato jane te perziera me pjesmarrje te shkozes, dellinjes, frasherit, cermedellit, etj. Duke u trajtuar si kullota dhe duke u mohuar vlerat e larta te biodiversitet si dhe te zones tranzitore ne mes bimesise se zones se larit me ate te dushkut, ato paraqiten te degraduara dhe te mbiperdorura.

Hartimi i rregjistrit te perdorusve. Tabela nr 3. Model i rregjistrit te pwrdoruesve bazuar ne ngastrat ku familjet kane te drejte te perdorimit te pyllit.
Nr 1 Fshati Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Dardh Emri I kryefamiljarit Perdorues te pyjeve Nik Lulash Prendi Nik Lulash Prendi Nik Lulash Prendi Nik Lulash Prendi Nik Lulash Prendi Jak Ndue Nika Jak Ndue Nika Jak Ndue Nika Mhill Prend Jaku Mhill Prend Jaku Mhill Prend Jaku Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Kol Gjon Kurti Numri i ngastrave qe perdoren 96/a 119 124 128 149 96/a 158 142 96/a 124 149 96/a 127 128 129 131 132 133 134 135 Siperfaqe e perafert qe perdoret 1.80 0.70 0.80 2.60 1.00 1.70 3.00 0.80 1.70 0.80 1.00 1.60 2.60 2.40 5.00 1.00 3.00 4.00 2.00 3.00 Siperfaqe totale per cdo familje 6.9

2.8

3.5

24.6

Modeli I dyte tregon perdoruesit e pyjeve per cdo ngaster. Modeli eshte dhene ne tabelen nr 1 Ne skicen bashkengjitur jepet menyra e hartimit te skicave dhe fiksimit ne harte te perdoruesve

You might also like