Ka Vend Edhe Per Ty Ne Sherbim

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

NE SHERBIM KA VEND PER TE GJITHE

Ky muaj eshte muaji I sherbimit ndaj te tjereve. Gjej dike ne nevoj dhe sherbej me zell sikur ti sherbeje vete Zotit

Lutje perpara predikimit

Sot do te shohim nga libri I Nehemias. Do te shohim se si njerezit qe jane te disponueshem per te sherbyer, mund te arrijne lehtesisht qellimet dhe vizionin . Kjo histori e Nehemias eshte shume e ngjashme me historine tone dhe shume te tjereve. Edhe si shume kisha te tjera kemi vizionin dhe qellimet tona. Vizoni yne eshte Te jemi nje ushtri e madhe e Perendise qe influencon qytetin tone. Qellimet tona jane motivi me te cilin secili prej nesh duhet te jetoje. Ne duam te shohim nje ushtri njerezish qe karakterizohen nga dashuria per Perendine, dashuria per te tjeret, shperndarja e Lajmit te Mire, dishepullizimi dhe afrimiteti ne familjen e Perendise. Por, si arriti Nehemi te mobilizonte nje popull te tere ne ndertimin e mureve te Jeruzalemit? Si u motivua I gjithe populli per te filluar dhe perfunduar muret e qytetit. Duhet te kemi para sysh se ne mes ketij populli kishte njerez qe donin te ndertonin keto mure, te tjere mendonin me shume per cfare do te fitonin se sac fare do te ndertonin, te tjere nuk kishin deshire as te fitonin e as te ndertonin, te tjeret donin te ndertonin por nuk e dinin nese do tu jepej mundesia te ndertonin, te tjere ishin autoritet me te larta te popullit dhe ndoshta mendonin se te tjeret duhet te punojne. Tek Nehemia 4:6 Bibla na thote populli e kishte marr me zemr punn Ne e dime se muret per te cilat na flet Nehemia jane muret e qytetit me te shtrenjte te Izraelit, Jeruzalemit, te cilat ishin shkaterruar shume kohe me pare nga pushtuesit armiq. Zoti e mbushi zemren e Nehemias me deshiren per te rindertuar keto mure te shkaterruara per dekada te tera. Nehemia shkon naten per te inspektuar keto mure te rena. A mundet, valle, Nehemia te kete pare qart dhe a mundet ai te kete qene ne gjendje te inspektoj shume prej ketyre mureve kur shkon naten? Ne te vertete, Nehemia nuk pa me shume me syte e tij fizik sesa me syte e zemres dhe te shprtit.
1

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

Ne te vertete, ai nuk shkoi per tu drejtuar prej asaj qe shikonte, por prej asaj qe besonte. Por, nuk ishte Nehemia ai qe ndertoi muret. Ishte populli qe ndertoi muret e renuara te Jeruzalemit. Shkrimi na thote populli e kishte marr me zemr punn Oh, tani qe Nehemia po perdorte zemren per te pare nje realitet te dhimbshem, nuk kishte si te ndodhte ndryshe por Si te rindertoj keta mure te rene. Muret e rena ishin rezimi I nje lavdi te keti populli te zgjedhur. Dikur Izraeli kishte Perendine ne mesin e vet dhe Bibla tregon se armiqte e tij nuk mund dot te fitonin qote edhe nje here te vetme. Por kur ky popull thyente beslidhjen qe kishte bere me Zotin, dora e fuqishme e Perendse terhiqej prej tyre. Ne te vertete, kur Izraeli behej I pabindur, arrogant ndaj Perendise se tij, i thoshte Zotit me ate qe bente, nuk kam nevoj per ty, une jam I zoti te eci vete, jam I zoti te fitoj vete kunder armiqeve te mi, jam I zoti te ndertoj vete nje jete te mire, nuk kam nevoj per ty. Ne keto kushte Perendia qe nuk dhunon vullnetin e asnje njeriu, nuk shtrinte doren e vete me dhune per ti bekuar, mbrojtur apo dhene fitoren. Tani keto mure te Jeruzalemit flisnin per ate kohe te lavdishme te popullit te Izraelit, kur perjetonin fitore, mbrojtje hyjnore dhe bekime te shumta. Por tani, te renuara, keto mure flisnin per nje lavdi te rene, dhe jo sepse Perendia kishte hequr dore prej popullit te tij por sepse populli kishte hequr dore prej Perendise. Nehemia, me pasionin per ti rindertuar keto mure, me pasionin per te pare perseri lavdine e Perendise mbi kete popull, me deshiren e zjarrte per te pare kete popull te vinte nen bekimet dhe mbrojtjen e Perendise, vendosi te ndertoj perseri madheshtine e Izraelit, muret e Jeruzalemit. Njesoj si ne sot. Ne duam te shoim kete popull te vij ne besimin e Perendise. Ne duam te shikojme Perendine qe zbret prej qiellit dhe nderhyne ne situaten dhe gjendjen ne te cilen ky popull jeton. Ne duam te shoim njerez qe e besojne Perendine me gjithe zemren e tyre, njerez qe I duan te tjeret si vet-veten, njerez qe predikojne Lajmin e Mire te Krishtit, njerez qe vijne ne familjen e Perendise. Oh, por Nehemia e dinte se nese I gjithe populli nuk bashkohej rreth te njejtit qellim, rreth te njejtit vision. Dhe ai e ndau vizionin e tij me njerezit e vendit. Me gjithe se jetonin ne kushte shume te veshtira, njerezit filluan te shikonin me syte e shpritit me shume se me syte fizik.

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

Ata kupuan se nese nuk bashoheshin te gjithe se bashku rreth te njejtit qellim, nese nuk jetonin me kete qellim, nese nuk punonin per kete qellim, qellimi I tyre do te ngelej vetem nje deshire e mire, por do te arrihej dot kurre. Tek Nehemia 2:18-19 Bibla na thote Ather u thash atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar n t cilat ndodhemi: Jeruzalemi sht shkatrruar dhe portat e tij jan konsumuar nga zjarri! Ejani, t`i rindrtojm muret e Jeruzalemit, dhe kshtu nuk do t jemi m t turpruar!". U tregova pastaj atyre si dora bamirse e Perndis tim kishte qen mbi mua si dhe fjalt q mbreti m kishte thn. Ather ata than: "T ngrihemi dhe t`i vihemi ndrtimit!". Kshtu morn kurajo pr t`i forcuar duart e tyre pr kt pun t rndsishme. Shume prej nesh kane perjetuar deshmi te pakundershtueshme te Krishtit Jezus ne jeten tone. Dhe per shkak te atyre pergjigjeve te lutjeve, per shkak atyre udheheqjeve hyjnore atehere kur nuk dinim se cfare duhej te benim, per shkak te atyre nihmave ne kohe nevoje, per shkak te dashurise apo te hirit qe ne kemi perjetuar brenda nesh pre Perendise, nuk mundemi te besojme se Ai nuk ekziston, nuk mund te themi se Ai eshte indifferent ndaj atyre qe e besojne, nuk mund te themi dot se nuk kemi nevoj per Te. Si mundemi, valle te ndihemi te turperuar per ate qe besojme? si mundemi valle te mos u tregojme te tjereve per Krishtin Shpetimtar? Ne duam qe kisha te rritet ne fryme dhe ne numer. Ne duam qe me shume e me shume njerez te vijne te besimin ne Birin e Perendise, Krishtin Jezus. Ne te gjithe duam qe me shume njerez ne kete qytet te besojne dhe kjo shoqeri e jona te ndryshoj. Por, perse valle, edhe sot pas 22 vjetesh liri per te besuar, kishat tona nuk po perjetojne nje lavdi te pa kundershtueshme te Perendise ne mesin e saj? Perse valle, nuk po shikojme me shume njerez ti shtohen kishes? Perse valle, kisha ka ngelur nje grup ne minorance dhe pse deshiron te influencoj qytetin, edhe pse deshiron te kthehet ne nje factor ndryshimi ne shoqeri? Oh, kjo sepse muret nuk ndertohen nga nje grup I vogel brenda kishe, I cili eshte aktiv dhe I pakursyer ne sherbim ndaj Perendise dhe njrezve. Por, nga te gjithe ne. Cfare moment I gezueshem kur populli e kuptoi vizionin. Cfare moneti gezuaeshem kur Nehemia pa se populli nuk drejtohej me nga frika, druajta apo inferioriteti por nga vizioni dhe qellimi hyjnor. Bibla na tregon se asgje nuk eshte e pamundur per Perendine dhe asgje nuk eshte e pamundur per ata qe dorzojne veten ne qellimin e Perendise. Ne fakt, ne falenderojme Perendine per gjithcka ka bere ne mesin tone dhe gjithcka po bene ne kete vend, por duhet ta pyesim veten gjithashtu A ka perfunduar Perendia punen e Tij ne kete qytet? A ka me njerez qe po kerkojne Perendine ne kete qytet, por nuk dine se ku te besojne dhe

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

si te besojne? Por, si mundena at ate besojne tek Ai per te cilin nuk kane degjuar dhe si te degjojne pa pasur se kush predikon dhe si do te predikojme ne se nuk guxojme te flasim? Nese do te perpiqemi ti pergjigemi ketyre pyetjeve, une jam I bindur se nuk do te kishim guximin te thoshim PO. Nuk do te thoshim se ne kemi bere maksimumin tone ose kemi bere gjithcka qe duhej te benim. Ka kaq shume per te bere ne kete qytet. Ka kaq shume qe duan te besojne po nuk dine se ku. Ka kaq shume qe po kalojne ne veshtiresi te tilla qe vetem Zoti mund ti ndryshoj. Ka te varfer qe kane nevojne per doren e Kishes se Perendise ti ndihmoj. Apo jetim qe kane nevoje per dashuri. Te rinje qe kane nevoje per nje shprese. Dhe kuptohet, se kisha nuk mund te influencoj kete qytet pa u bashkuar te gjithe rreth ketij qellimi. Ky vision, ka nevoj per ndihmen e shume njerezeve. Ka vend per sherbim. Eshte nevoja per sherbetor. Njerezit iu pergjigjen Nehemias "T ngrihemi dhe t`i vihemi ndrtimit!". Une lutem qe pergjigja juaj sot te jete "T ngrihemi dhe t`i vihemi ndrtimit!". Ndoshta ti je ketu sot dhe mendon une dua te sherbeje por nuk di se ku. Ose ti thua une dua te ndihmoje por nuk di se si. Une ppo ju them sot se ne kemi nevoj per sherbim ne kuzhinen e gatimit per njerezit ne nevoj. Kemi nevoj per ata qe gatuajne dhe sherbejne ne Dielave, gjithashtu. Kemi nevoj per njereze qe ndihmojne ne pastrimin e salles se kishes. Une do tu sygjeroja ti kerkonit Perendise tiu drejtoj per sherbim. Mund te kete shume mundesira per ju qe tu sherbeni njerezve dhe Perendise. Vetem ri-organizoni jeten tuaj, kohen tuaj, mundesite tuaja dhe do te keni kohe edhe te sherbeni. Perendia mund te perdore kedo. Ai perdor njerez te zakonshem per te bere gjera te jashtezakonshme. Te gjithe ata qe I sherbyen fuqishem Perendise dhe njerezve ne Bibel, ishin njerez te zakonshem por me nje zemer per te pare Perendine ne lavdi ne mes njerezve. Shikoni Abrahamin, nje njeri I zakonshem u perdor per nje qellim te jashte-zakonshem. Jozefi, nje djal I zakonshem por I thirrur per nje qellim te shate-zakonshem. Moisiu, nje njeri sit e gjithe ne por u vu ne dispozicion ten je qellimi te jashte-zakonshem. Elia, Eliseu, Davidi, Samueli, Isaia, Pjetri, Gjoni, Pali te gjithe ishin njerez me te njejtat pasione si ne, njerez te zakonshem por qe u vune ne dispozicion te nje qellimi hyjnor te jashte-zakonshem. Nehemia u perdor prej Perendise ne nje menyre te jashtezakonshme dhe per nje qellim qe I kalonte kufijte e cdo egoizmi apo pertacie. Por, Nehemia nuk ishte vetem. Me te ishin edhe shume njerez te tjere qe kishin te njejten zemer me te Nehemias.
4

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

Bibla na tregon se me te ishin njerez te thjeshte, mjeshtra te gurit, mjeshtra te drurit, prifterinje de krye prifterinj, kryeprifi dhe femijet e tij. Cilin nuk perdor Perendia? Se pari duhet te dime se kishte edhe disa qe nuk sherbyen. Tek 3:5 Bibla na tregon por fisnikt midis tyre nuk e uln qafn pr t br punn e Zotit t tyre. Ndoshta keta njerez ishin krenar per te sherbyer. Ose nuk donin te sherbenin sepse nuk ishin ata komandantet e punes. Ose nuk donin te sherbenin sepse nuk d ate merrnin ndonje lavdi apo para. Bible na thote se Perendia nuk perdor njerez te tille sepse Ai I reziston kernarit por I jep hir te perulurve. Tek Veprat e Apostujve mbreti Herod u fry ne krenari sa e quajti veten Perendi dhe viq ne vend. Eduart John Smith, kapiteni I anijes se famshme Titanik, tha per anijen e Tij As Zoti nuk ka se cfare I bene kesaj anije, dhe ne udhetimin e pare te anijes trans-oqeanike, kapiteni u mbyt bashke me anijen me te madhe te kohes. Cilet perdori Perendia? Ne kete histori fantastike te Nehemias, ata qe u perdoren prej Perendise ishin ata qe pranuan te dilinin nga zona e tyre e rehatise. Tek 3:1 Bibla na tregon per nje burre te quajtur Eliashib. I cili ishte krye-prifti I populli, dhe per vellezerit e tij prifterinj. Te cilet u ngriten dhe filluan te ndertojne portend he nje pjes te mureve. Keta njerez ishin te privilegjuar prej njerezve. Ata gezonin nje status te vecante dhe per shkak te ketij emri qe gezonin, I gjithe populli I respektonte, I nderonte dhe I privilegjonte. Por, ata vendosen te dalin prej zones se tyre te rehatise dh privilegjeve. Dolen per te sherbyer si gjithe te tjeret. Deshira dhe lutja e zemres sime eshte qe perpara se te jem pastor I juaj, te jem sherbetori juaj. Tek 3:8 Bibla flet per disa njerez te tjere te cilet ishin argjendar dhe parfumier. Keta njerez, duart e te cileve ishim marre vetem me ar, argjend dhe parfum, filluan te punonin me gure te rende muresh. Ata pranuan te dalin prej vetvetes. Ata dolen prej zones se tyre te rehatit dhe is herbyen njerezve dhe Perendise. Shume prej nesh e kane te veshtire te dalin prej rehatit qe I jep profesioni I tyre apo kushtet e mira te jeteses dhe te sherbejne ndaj njerezve dhe Perendise.
5

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

Kur ju perfshiheni ne shrebim, ju inkurajoni te tjeret per te sherbyer. Perendia perdori famije, te cilat ishin te gateshme te sherbenin. Tek 3:12 Bibla na tregon per nje burre te quajtur Shalum. I cili shrbeu ne ndertimin e mureve me gjithe bijat e tij. Nje pjese te rendesihme ne permbushjen e vizionit eshte edhe famijla. Perfshijini femijet tuaj ne shrbim ndaj Perendise dhe ndaj te tjereve. Kristeli ne kopesht dhe tani ne shkolle u tregont te tjereve per Krshtin. Natanaeli, djali im, perfshihet ne cdo gje qe eshte e nevojshme ne sherbim dhe qe ai mund ta beje. Davidi perfshihet ne takimin e femijeve. Bijte tane duhet te mesojne te sherbejne. Shume prej njerezve qe ndertonin muret jetonin jashte qytetit te Jeruzalemit, megjithe ate ndertonin si per vete. Disa prej atyre qe ndertonin ishin njerez qe po kerkonin nje shans te dyte per te sherbyer. Keta njerez ishin larguar nga urdherimet e Perendise, kishin shkitur ca prej besimit. Por, tani te penduar, donin te ktheheshin perseri tek Perendia dhe donin ti sherbenin Atij dhe te tjereve. Tek Veprat e Apostujve 15, Bibla na tregon per Gjon Markun, I cili I kishte lene shoket e tij misionar te sherbimit dhe ishte kthyer ne shtepi pa miratimin e tyre. Gjoni Marku ishte treguar I dobet. Apostulli Pal refuzon ti jap ndonje sherbese, por Barnaba I qendron prane djalit qe u la sherbesen ne gjysem. Me mbas, kur Gjon Marku pendohet dhe behet I forte, kerkon nje mundesi te dyte per te sherbyer. Dhe apostulli Pal, I jep perseri atij nje mundesi te dyte. Tani, Gjon Marku nuk gabon me. Ai sherben me gjithe zemer e me gjithe shpirt. Tek ungjilli Gjonit, dishepujt e Krishtit vendosin ta lene ndekjen e Zotit te tyre per tu kthyer perseri tek jeta e tyre e vjeter dhe ndoshta edhe tek veset e tyre te vjetra. Por, Krshti iu afrohet dhe shume dashuri u jep nje shans te dyte. Dishepujt, tashme te pernduar, e kapen kete shans te dyte dhe u kthyen perseri. Zoti yne shte Zoti shanseve te dyta.

Oh, te gjithe qe sherbyen ne nedertimin e mureve te Jeruzalemit, bene gjithcka per lavdine e Perendise. Shume njerez, kur sherbejne diku duan qe te vihen re prej te tjereve, ose duan qe emri I tyre te lakohej prej te tjereve duke kaluar goje me goje deri sa te gjithe ta merrnin vesh sherbimin e tyre.
6

Nehemia Ne sherbim ka vend per te gjithe

Ne kete rast motive I sherbimit te tyre eshte I qarte, ata duan te lavderohen prej te tjereve. Por, ky popull u bashkua me Nehemian dhe te gjithe se bashku u zhveshen nga deshira per tu lavderuar dhe u mbushen me deshiren per te lavderuar Perendine. Vetem ne kete rast ata mund te ndertonin me nje zell te madh dhe te shpjegueshem. Tek 3:20 Bibla na thote se riparuan muret me nje zell te madh Keta njrez kuptuan se ata po benin shume here me shume se sa te ndertonin nje mur, ata po I sherbenin Perendise.

Edhe ne sot mund t eta shikojme kete qytet ndryshe. Mund ta shohim kete qytet me syte e zemres. Mund ti sherbjme njerezve qe na rrethojne edhe pse mund te mendojme se ata nuk e meritojne. Dhe ndoshta ne syte tane ashtu eshte, ata nuk e meritojne. Por, nese mdnojme se duke I sherbyer te tjereve ne I sherbejme Perendise dhe nese u sherbejme atyre kete e bejme per lavdine e Perendise, do te jete shume me lehte. Nje dite ndersa ecja rrugeve te qytetit, shkembehesha me shume njerez qe shkonin e vinin nerper rruge. Per mua ishin thjeshte njerez te zakonshem. Por, kur fillova te mendoj per shpirtin e tyre thashe Nese vdesin tani, ku do te shkojne?-Ata qe nuk jane te shpetuar do te shkojne ne Ferr. U mbusha me nje keq-ardhje sa edhe sot ndjej te njejten gje. Nje keq-ardhje per te humburit, per nevojtaret, per te semuret. Une mund ti them vetes, cme duhet me ta kur vete jam ne rregull. Shkoj ne kishe, cme duhet me te tjeret. Por, nuk mundem. Sepse duke u sherbyer atyre I sherbej Perendise dhe nese I sherbej e beje per lavdine e Perendise.

KETE MUAJ, SI MUAJ I SHERBIMIT NDAJ TE TJEREVE UNE KAM VENDOSUR TE DHURAJ GJAK PER TALASEEMIKET. NESE NDONJERI PREJ JUSH DO TE BASHKOHET ME MUA PER TE DHURUAR GJAK, LE TE VIJ. UNE DO TA BEJE KETE NE SHERBIM TE KETYRE TE SEMUREVE DHE DO TA BEJE PER LAVDINE E PERENDISE. (dhurimi I gjakut nuk demton shendetin, perkundrazi I bene mire gjakut sepse I jep mundesine te rinovoj qeliza te reja)

Lutje mbas predikimit Dedikim dhe ridedikim


7

You might also like