NDIKIMI I KULLOTJES NE TOKAT ME DRURE, Tirane 2007

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 13

KULLOTJA NE TOKAT ME DRURE

Haki Kola Konsulent ne projektin e zhvillimit te burimeve natyrore Hyrje Vendi yne ka reliev malor, rreth 60% e siperfaqes se tokes shtrihet mbi lartesine 600 m dhe lartesia mesatare eshte 700 m per te gjithe vendin. Pejsazhi eshte i thyer dhe i ndryshueshem. Zona bregdetare ne perendim pergjate detit Adriatik, ne me te shumten e perbere nga toka pjellore aluviale, zevendesohet nga nje zone nen-malore ne qender, e perbere nga kodra flishi dhe shtufi, ndersa shumica e pjeses lindore te vendit perbehet nga masive malesh te larte te perbere kryesisht nga gelqerore. Klima eshte Mesdhetare e lagesht me dimra te ftohte. Rreshjet vjetore ndryshojne sipas zonave, nga rreth 800 mm ne zonen bregdetare dhe kodrinore ne me shume se 2,000 mm ne vit ne zonat malore. Periudha e veres eshte shume e thate ne zonat e ulta porse ne male rreshjet arrijne deri 200-300 mm. Ambjenti natyror i Shqiperise ofron dy perdorime te rendesishme per prodhimin foragjer. Njeri pozitiv qe eshte gama e gjere e specieve bimore dhe habitateve qe kafshet kullotese mund te perdorin duke rezultuar ne nje prodhim me te madh dhe, vecanerisht cilesi me te larte te prodhimit blegtoral. Tjetri negativ jane mungesat e ushqimit qe krijohen, nje e gjate (3-6 muaj) ne periudhen e nxehte dhe te thate te veres kur bimet barishtore jane ne qetesi, dhe nje e vogel (2-3 muaj) ne periudhen e dimrit ku per shkak te temperaturave te ulta bimet rriten ngadale ose e nderpresin fare rritjen. Fermeret Shqiptare e kane zgjidhur kete problem te veshtire ne shekuj nepermjet shtegetimit te blegtorise duke i levizur kafshet nga zonat e ulta ku i mbanin gjate periudhes se dimrit drejt kullotave verore ne zonat e larta dhe anasjelltas. Per fat te keq, kjo tradite e madhe, e praktikuar edhe ne vendet e tjera te Mesdheut, eshte zbehur qe nga 1990 ne saje te emigrimit te popullates drejt qendrave urbane dhe jashte vendit dhe gjithashtu te mungeses se deshires se fermereve te rinj te shtegtojne kafshet e tyre drejt maleve dhe keshtu duke rritur presionin kullotes mbi kullotat dimrore. Nje aresye tjeter e rendesishme eshte fakti qe duke ndjekur reformen agrare te fillimit te viteve 90, qe perfshiu ndarjen dhe privatizimin e tokes ne siperfaqet qe ne te kaluaren perdoreshin si kullota dimrore, fermeret e zonave malore kane veshtiresine te kontaktojne pronaret e shumte te tokave fushore per te organizuar shtegtimin e blegtorise(APFDP, 1998).

Roli aktual i blegtorise ne zonat malore Tokat qe kulloten Te pergjithshme Shqiperia ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 2,844,800 ha. Sipas statistikes bujqesore zyrtare (2000), nje pjese e madhe (36%) e kesaj siperfaqe klasifikohet si pyje, qe perfshin jo vetem pyjet e larte apo cungishtet por edhe tokat me shkurre (Tabela 1). Perdorimi i dyte kryesor i tokes (24%) jane tokat e kultivuara ku rriten bimet barishtore dhe kulturat drunore. Perdorimi i trete i kryesor i tokes jane kullotat te cilat jane siperfaqe te medha te pakultivuara te mbuluara kryesisht nga vegjetacion barishtor dhe shkurre te vogla. Nje kategori e vogel por shume e rendesishme e kullotave jane livadhet qe perdoren kryesisht per prodhim bari te thate. Te gjithe perdorimet e tjera te tokes te tilla si siperfaqet shkembore, siperfaqet ujore dhe ato urbane grupohen sebashku ne nje grup qe ze 25% te te gjithe vendit (Tabela 1). Shtojme se te ashtequajturat toka te refuzuara jane perfshire gjithashtu. Keto toka u perfshine formalisht ne pasurine pyjore, por gjate periudhes se kolektivizimit (1950-70), ato u pastruan per tu kthyer ne toka bujqesore dhe shumica e tyre u terracuan per plantacione drufrutoresh. Sot, ato nuk perdoren per qellime bujqesore pasi jane toka te varfera dhe nuk u jane shperndare fermereve te vecante. Ato jane pasuri komunale dhe perdoren kryesisht per kullotje.

Duhet te verejme se nje harte e re e mbulese se tokes/perdorimit eshte prodhuar nga projekti ANFI e cila cakton pjeset e ndryshme ne kategori te ndryshme zyrtare. Me specifikisht, eshte pare qe pyjet mbulojne 53% te Shqiperise, toka bujqesore 215, kullotat dhe livadhet 17% dhe siperfaqet e tjera 9%. Perderisa kjo harte nuk eshte akoma pranuar zyrtarisht, ne kete raport ne do ti permbahemi statistikes bujqesore zyrtare. Tabela 1 - Perdorimet kryesore te tokes me nenkategorite e tyre Perdorimi tokes Toke e kultivuar Bime arash Kopeshte, vreshta, dhe ullishta Pyje Te larte Siperfaqja (ne ha) 699,293 578,374 120,954 1,026,410 859,566 % 24 83 17,10 0 36 84

Cungishte Toke me shkurre Mbrojtes Livadhe dhe kullota Livadhe Te pakultivuar Te kultivuar

266,606 221,217 165,445 445,345 4,390 403,691 37,264

Siperfaqe te tjera 703,752 Totali 2,874,800 Burimi: Libri i Statistikes Bujqesore (2000) dhe ANFI (2001).

31 26 16 100 15 1 91 8 100 25 100

Vlen te permendim qe perpara 1944, perdorimet kryesore te tokes kishin nje strukture te ndryshme. Kullotat dhe livadhet e asaj kohe ishin perdorimi kryesore i tokes, duke zene 43.4% te te gjithe vendit. Qysh atehere, me shume se gjysma e kesaj siperfaqe u kthye per perdorime te tjera, vecanerisht ne toka te kultivuara ne nje perpjekje per te shtuar prodhimin bujqesore ne Shqiperi. Ky konvertim u krye gjate periudhes se kolektivizimit sipas parrulles tu ngjitemi kodrave e maleve e ti bejme aq pjellore sa dhe fushat (Agolli, 2000). Kullotat dhe livadhet Pershkrimi. Ne Shqiperi, mungon nje percaktim formal i termit kullota i perkthyer ne Anglisht si pastures. Ky term aktualisht do te thote siperfaqe te pakultivuara, te hapura, te mbuluara kryesisht me vegjetacion natyror barishtor, ku bimet drunore, vecanerisht shkurret zene nje pjese relativisht te vogel. Megjithkete, nuk eshte e qarte se sa mund te jete kjo pjese. Gjithashtu, nuk ka te dhena se sa eshte pjesa e zene nga shkembinjve ne keto kullota. Si rezultat, ka nje konfuzion ne strukturen e sakte bimore te kullotave. Megjithkete, shumica e tyre jane toka qe kulloten. Perkundrazi, ka nje kuptim me te qarte te termit livadh", i perkthyer ne Anglisht si meadows. Ky term i referohet tokave kullosore tipike qe kositen te pakten nje here ne vit per prodhim bari te thate. Pas kositjes, ato kulloten. Kjo eshte aresyeja perse ato perfshihen tek kullotat. Zyrtarisht, vetem kullotat dhe livadhet konsiderohen si toka kullote ne Shqiperi. Ato jane te shperndara ne te gjithe vendin dhe ndahen ne dy grupe sipas stines se perdorimit: kullota dimerore, qe gjenden ne zonat e ulta dhe perdoren gjate periudhes se dimrit duke perfshire edhe pranveren dhe vjeshten; dhe kullotat verore qe gjenden ne male dhe perdoren gjate periudhes se veres per 4-6 muaj (Maj-Tetor).

Kullotat verore perfshijne te gjithe kullotat qe gjenden ne zonat subalpine dhe alpine dhe zene 61% te krejt siperfaqes (Shundi dhe Buzi 1991). Speciet dominuese barishtore ne kullotat dimerore jane disa graminore dhe leguminoze njevjecare si dhe barera shumevjecare te tilla si Dactylis glomerata, Festuca ovina, Poa bulbosa dhe Lolium perenne; ndersa ne kullotat verore mund te gjenden vetem specie shumevjecare si Poa pratensis, Phleum montanum, Nardus stricta, Trifolium alpestre, T. repens, etj. Legislacioni. Deri ne fillimet e viteve 80, kullotat e kolektivizuara administroheshin nga Ndermarrjet Pyjore. Ne 1983, ishin formuar 18 Ndermarrje Kullotash te Pavarura te cilat u shkrine ne fillim te viteve 90. Me pas, drejtimi I kullotave ju dha autoritetit te Sherbimit Pyjor me ligjin Nr. 7917/95. Sipas ketij ligji, kullotat dhe livadhet klasifikohen ne: te zoteruara nga shteti qe administrohen nga DGFP, ato te zoteruara nga shteti por te administruara nga komunat dhe bashkite te cilat ua japin keto ne perdorim popullsise lokale konsiderohen si kullota komunale; dhe ato te zoteruara nga privatet. Kullotat dhe livadhet e zoteruara nga shteti zene 38% te gjithe siperfaqes, ato komunale 54% dhe ato private 8% (Cenko, 2003). Ne nenin 3 te ligjit mbi Kullotat dhe Livadhet eshte dhene e drejta te transferohen kullotat shteterore per perdorim nga komunat. Kjo e drejte realizohet me rregulloren 308/1996. Qe nga zbatimi i tij e deri ne mes te 2003, rreth 58,240 ha kullota shteterore ju transferuan komunave (te dhena nga DGFP). Menaxhimi i kullotjes. Sipas ligjit te mesiperm, Ndermarrjet Pyjore administrojne kullotat dhe livadhet shteterore nepermjet planeve te menaxhimit dhe regjistrimit. Me interes te vecante eshte e drejta qe kullotat dhe livadhet shteterore mund te jepen me qera per 10 vjet nje personi juridik ose fizik nepermjet lidhjes se nje kontrate vjetore midis ketij personi dhe Ndermarrjes se DGFP. Si shkembim, qeramarresi paguan nje qera prej 300 dhe 1200 leke/koke/vit ne kullotat dimerore dhe 200 dhe 800 leke/koke/vit ne kullotat verore respektivisht per dele (ose dhi) dhe lope. Keto te ardhura perdoren lokalisht nga DGFP per te permiresuar kullotat. Qe nga 1990, keto fonde jane te vetmet te ardhura per permiresimin e kullotave. Ngarkesa per cdo kullote ose livadh te dhene me qera percaktohet mbi bazen e biomases dhe te dhenave te tjera te mbledhura ne 1981 nga nje grup expertesh (pyjore, agronome, zooteknike, botaniste dhe topografe). Keto te dhena nuk jane azhornuar akoma dhe perdoren akoma per te vleresuar kapacitetin mbajtes. Tabela 2 tregon kapacitetin mbajtes te kullotave sheterore, komunale dhe private, verore dhe dimerore, te vleresuar nga DGFP mbeshtetur ne te dheant e 1981. Eshte e qarte nga kjo tabele qe kullotat shteterore kane nje kapacitet mbajtes me te madh

se kullotat komunale ose private por nuk ka diference midis kullotave verore dhe dimerore. Tabela 2. - Siperfaqja, struktura dhe kapaciteti mbajtes i kullotave
Kullota t Dimer ore 33,13 5 77,37 1 13,94 0 124,4 46 Siperfaqja (ha) Kapaciteti mbajtes (dele ekuivalent) Total Verore Dimerore Kr Krer er Krere e e Krere Krere Krere per ha per pe ha r ha 640,95 484,77 156,1 4.45 4.37 4.71 9 6 83 527,67 527,68 249,9 2.18 3.21 3.23 4 1 83 103,03 43,67 3.40 59,364 3.62 3.13 4 0 1,521,6 1,071,8 449,8 3.66 3.68 3.61 67 21 46

Total

Verore

Shteter ore Komun ale Private Total

144,0 77 241,5 22 30,31 2 415,9

110,94 2 164,15 2 16,372 291,46 6

11 Burimi: DGFP (2003)

Permiresimi i kullotave shteterore perfshin lerat, largimin e gureve per te shtuar siperfaqen prodhuese, prerjen e shkurreve, pastrimin nag barnat e keqia dhe pleherimin. Me perjashtim te lerave, asnje lloj permiresimi tjeter nuk eshte bere qe nga 1990 per mungese fondesh. Megjithkete, shume nga keto punimeve jane duke u bere ne kuadrin e projektit te Pyjeve por vetem ne nje shkalle te vogel dhe ne disa komuna. (Tabela 3). Keto permiresime perfshijne gjithashtu edhe plantacionet e Robinia pseudoacacia per prodhim foragjer. Tabela 3 - Numri i lerave dhe siperfaqja e permiresuar nga projekti i Pyjeve. Permiresimet Siperfaqja e ha ha Numri Numri 22 3 7 73 29 31 68 23 66 160 141 23 61 Njesia 199 9 Viti 200 200 0 1 200 2

permiresuar Kullota shteterore Kullota komunale Lera1 Kullota shteterore Kullota komunale
1

Ndertim lerash ose riparim tubacioni per levizjen e ujit

Burimi: DGFP (2003)

Lidhur me kullotat dhe livadhet komunale, jane komunat ose bashkite respektive pergjegjese per te zhvilluar planet e menaxhimit dhe regjistrimit. DGFP ka pergjegjesine te ofroje asistence teknike te paguar per zbatimin e ketyre planeve. E njejta asistence i ofrohet edhe pronareve private te kullotave dhe livadheve. Per shkak te aresyeve historike, fermeret nuk jane ne favor te pronesise shteterore mbi kullotat; ata preferojne pronesi komunale ose private. Si rezultat, ata tentojne te respektojne kullotat komunale me shume se ato shteterore. Gjithashtu, disa experte Shqiptare te kontaktuar nga ne, theksuan diferencen ne praktikat e kullotjes se kullotave komunale midis veriut dhe jugut te Shqiperise. Ne veri, fermeret tentojne te ndjekin nje ndarje tradicionale te kullotave komunale, pra secili perpiqet te shfrytezoje vetem nje parcele te pasurise se perbashket; ndersa ne jug kullotja eshte me shume e perbashket. Duhet te verejme se termi "komunal" eshte e ri per Shqiptaret te cilet perdorin me teper me termin kullota fshati dhe mesuar me teper me perdorimin privat se sa komunal. Komunat u formuan pas 1990 ne nje perpjekje te shtetit Shqiptar per te krijuar qeverite lokale te cilat nuk njiheshin ne regjimin e meparshem. Gjendja e kullotave. Megjithse kerkesat e ligjit per Kullotat dhe Livadhet jane teknikisht dhe shkencerisht te sakta dhe perbejne nje baze shume te mire per menaxhimin racional te resurseve kullosore, shume pak nga keto kerkesa zbatohen. Ne praktike, nuk behet kontroll i menaxhimit te kullotjes dhe shume pak kullota dhe livadhe shteterore jane dhene me qera personave juridike ose fizike. Si rezultat, gjendja e kullotave dhe livadheve eshte ne masen me te madhe jo e mire. Kjo mbeshtetet ne kriteret e meposhteme (shih gjithashtu Aneksin 3 te Shtojces): (a) ka nje perqindje te madhe te specieve bimeve dhe barnave te keqia te papranueshme per kafshet, qofte barishtore (psh. Asphodelus microcarpus, Urginea maritima, etj) dhe drunore (psh. Phlomis fruticosa, Rubus sp., etj); (b) nje pjese e madhe e kullotave perbehet nga toke e cveshur dhe (c) ka nje erozion te pershpejtuar mjaft te dukshem. Ky fenomen i fundit eshte i perhapur ne te gjithe kullotat e vendit dhe shpesh shoqerohet me rreshqitje toke, vecanerisht ne zonat me flish ose shtufi. Kullotat e zonave karstike nuk kane erozion, porse nje pjese e madhe e tokes (gati 40%) mbulohet me shkembinj te cveshur. Nje nga aresyet kryesore te degradimit, vecanerisht te kullotave malore, duhet pare ne faktin qe nje pjese e madhe e tyre ishin mbjelle me patate, theker dhe grure gjate viteve 60 dhe 70 per te rritur furnizimin me ushqim nen parrullen per ti bere malet po aq prodhuese

sa dhe fushat. Si pasoje, shume kullota te tilla u kthyen ne toka te eroduara dhe jane dashur disa vjet per ti permiresuar dhe sjelle ne prodhim (Shundi dhe Buzi, 1991). Si rezultat i kesaj gjendje, produktiviteti i kullotave dhe livadheve eshte i ulet. Edhe ne kushte te mira te tokes, kullotat dimerore nuk prodhojne me shume se 1500 kg lende te thate/ha (USAID, 1996) ndersa kullotat verore jo me shume se 1000 kg lende te thate/ha (Shundi dhe Buzi 1991). Ne kushte te tokes me pjellori mesatare ose te varfer, te cilat mbizoterojne, prodhimi i forazhit eshte shume me i paket se ne kushte te tokes pjellore. Me sakte, prodhimi mesatar i mases se gjelber nuk eshte me shume se 600 kg lende te thate/ha ose edhe me pak (227 kg lende te thate/ha) (USAID, 1996). Problemi i zjarreve ne kullota eshte i lidhur me degradimin e kullotave. Megjithse nuk ka pasur shume ne 2 vjetet e fundit, ato kane qene nje fenomen mese i zakonshem ne te kaluaren, vecanerisht ne jug te Shqiperise. Pothuaj te gjithe zjarret viheshin nga vete barinjte per te kontrolluar barnat e keqia, vecanerisht shkurret, pasuar nga mbikullotja. Ligji i Kullotave dhe Livadheve ndalon djegien e tyre por e lejon ate ne raste te vecanta dhe me autorizim nga DGFP. Ky eshte nje rregull i mirepritur perderisa mund te ndihmoje ne lejimin e perdorimit te zjarreve per permiresimin e kullotave ne Shqiperi. Pyjet Pershkrimi. Pyjet e larte jane te paster ose te perzjere dhe konsistojne kryesisht nga ahu, pisha e zeze, pisha detare, bredhi dhe gjethegjera e konifere te tjera. Ato menaxhohen ne menyren klasike nepermjet rrallimit, prerjes rrafsh dhe rigjenerimit natyror. Qysh nga 1990, fondet per menaxhimin e ketyre pyjeve jane te kufizuara. Nga ana tjeter, vecanerisht ne zonat e thella ka mjaft prerje ilegale. Pyjet cungishte jane gjithashtu te paster ose te perzjere dhe perbehen kryesisht nga dushku dhe ahu. Ato menaxhohen per prodhim dru zjarri por sherbejne gjithashtu per forazh duke prere deget e dushkut. Tokat me shkurre perbehen nga disa specie fleterenese (psh. Carpinus sp., Cornus sp., etj) dhe perhere te gjelberta (psh. Arbutus unedo, Erica spp., Quercus coccifera, etj). Ato perdoren per prodhim dru zjarri dhe kullotje per blegtorine. Legjislacioni. Sipas ligjit nr. 7623/92, pasuria pyjore perbehet nga pyje dhe tokat me vegjetacion pyjor. Pylli perkufizohet si nje toke pyjore e dendur me nje dendesi pemesh dhe shkurresh jo me te vogel se 30%. Ndersa toka me vegjetacion pyjor perkufizohet si nje siperfaqe me drure pyjore me nje dendesi druresh dhe shkurresh nga 5 ne 30%. Eshte e qarte pra, se jo vetem pyjet e larte dhe cungishte por edhe tokat me shkurre jane perfshire ne ligjin per pyjet. Kullotja eshte e ndaluar vetem ne pyjet e pyllezuar rishtas, te prere, rigjeneruar,

permiresuar, dhe ato te mbrojtur po ashtu si dhe ne parqet kombetare dhe rezervatet e mbrojtur. Ne te gjithe pyjet e tjere, nenet 35 dhe 38 te ligjit lejojne prerjen e degeve, kullotjen kositjen e barit ne pasurite pyjore pasi eshte marre leje nga Sherbimi Pyjor, por pa specifikuar se si kjo jepet kjo leje. Kjo do te thote se kullotja ne pyjet dhe tokat pyjore nuk parashikohet nga ligji si nje opsion menaxhimi por me teper si nje nevoje sociale per tu zgjidhur ne rast se ka kerkese per kullotje. Nga ana tjeter, ne nenin 4 te Ligjit te Pyjeve, pyjet ndahen ne shteterore, komunale dhe private. Bazuar ne kerkesat e ketij neni, pyjet shteterore mund ti transferohen per perdorim komunave. Kjo procedure u perfshi ne Rregulloren 308/1996. Qysh nga dalja e saj deri ne mes te 2003, 322,400 ha pyje shteterore ju transferuan 127 komunave (te dhena nga DGFP). Eshte e qarte se kullotja eshte nje usufrukt baze ne pyjet e transferuar. Menaxhimi i kullotjes. Zyrtarisht, pyjet nuk konsiderohen si toka per kullotje. Megjithkete, kullotja nga blegtoria praktikohet jo vetem ne tokat me shkurre por edhe ne pyjet e larte dhe cungishte. Termi i perdorur eshte "kullotje" ndersa nuk ka ndonje term per kullotjen nga dhite. Siperfaqet e vetme qe nuk lejohen per kullotje jane pyjet e mbrojtur dhe ato siperfaqe te pyjeve te larte dhe cungishteve qe jane prere. Eshte megjithkete e paqarte nese zbatohet kjo mbrojte. Specialistet e pyjeve te punesuar ne Ndermarrjet e Pyjeve te rretheve nuk e konsidereojne kullotjen si nje problem kryesor per pyjet. Ata besojne se as dhite nuk mund ta demtojne pyllin kur pemet e reja te kene arritur nje diameter prej 3-5 cm dhe nje lartesi te pakten 3 m. Nga ana tjeter, prerja e degeve te dushkut per mbledhjen e ushqimit per blegtorine vecanerisht dhite gjate dimrit eshte nje praktike e zakonshme te pakten ne pyjet cungishte. Gjithashtu, ne disa toka me shkurre, te tilla si ato te dominuara nga Quercus coccifera, kullotja eshte e vetmja praktike e perdorur. Ne keto toka, blegoret perdorin zjarrin per ti pastruar dhe bere te pershtatshme per kullotjen e deleve. Gjendja e pyjeve. Pyjet jane ne nje gjendje shume te keqe. Kjo nuk eshte vetem nga kullotja qe praktikohet ne menyre irracionale, por kryesisht per shkak te mungeses se menaxhimit. Specialistet e pyjeve e quajne prerjen ilegale si problemin kryesor dhe padyshim mungesen e fondeve per te menazhuar drejt keto pyje. Lidhur me prerjen ilegaleve te degeve, Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike hartoi nje plan kombetar veprimi (ACER, 2001), duke sugjeruar krijimin e nje grupi pune qeveritar me ndihme teknike dhe financiare nga FAO dhe Projekti i Pyjeve.

Mbareshtimi i blegtorise Te pergjithshme Mbareshtimi i blegtorise ka qene nje aktivitet ekonomik tradicional ne Shqiperi qe ne te kaluaren (perpara Luftes se II Boterore) ishte edhe me i rendesishem se prodhimi i bimeve. Sot, ky sektor vazhdon te jete shume i rendesishem dhe perben 47% te prodhimit te pergjithshem bujqesor, nje kontribut qe eshte shume me i larte se ne vendet e tjera mesdhetare (ne Greqi, per shembell, prodhimi blegtoral perben vetem 30% te prodhimit te pergjithshem bujqesor). Megjithe rendesine e vet, ky sector eshte pak i zhvilluar per dy aresye kryesore: te ushqyer i pamjaftueshem i kafsheve dhe mbareshtim i papershtatshem. Rendimenti qumeshtit dhe mishit jane me te ultat ne europe; rendimenti i qumeshtit eshte edhe me i ulet se sa ishte ne fermat shteterore perpara privatizimit te blegtorise (Agolli, 2000). Blegtoria Gjedhi. Ne te kaluaren, (perpara Luftes se II Boterore), gjedhi nuk ka qene aq i rendesishem per prodhimin blegtoral pasi perdoresh me shume si kafshe pune. Ne 1938, kishte rreth 390,000 krere gjedh por ne 1992 numri u rrit me 58% dhe ne 2000 me 87%. Brenda viteve 90, gjedhi u shtua me 18% nga 1992 ne 2000 (Tabela 5). Ndersa prodhimi i qumeshtit dhe mishit u rriten me shume, respektivisht me 66% dhe 46%. Kjo rritje reflekton perpjekjet e rendesishme qe jane bere nga shteti dhe organizatat private (psh. Heifer International) per te permiresuar racat dhe regjimin e tyre ushqimor. Tabela 4 Numri dhe prodhimi i blegtorise ne 1992 dhe 2000. Numri Animal species Gjedhi Lopet Te leshtat Delet Te dhirtat Dhite Njethundra ket
(ne 1,000)

1992 Qumesh t (ne


1,000 ton)

Mish
(peshe e gjalle ne ton)

Numri
(ne 1,000)

2000 Qumesh t (ne


1,000 ton)

(Peshe e gjalle ne ton)

Mish

616 324 1796 1232 1234 857 168 486

43

728 448 1939 1448 1106 800 204 807

63

30 55 70

351 70

71

Totali 612 73 Te leshta dhe te dhirta Burimi: Libri vjetor i Statistikes Bujqesore (2000)
1

948

98

Delet. Delet kane qene tradicionalisht kafshe shume te rendesishme per fshatarin Shqiptar. Sipas statistikave, ne 1938 ka pasur 1,574,000 krere dele por gjate periudhes se kolektivizimit (1950-70), numri i tyre u paksua per tu rritur perseri pas 1970. Ne vitin 2000, kishte 1,939 milion krere dele ose 8% me shume se 1992 (Tabela 5). Prodhimi i qumeshtit megjithate u rrit shume me teper gjate se njejtes periudhe (27%) duke reflektuar perseri programet e kryqezimit te perdorura gjate kesaj periudhe me futjen e racave te permiresuara si Chios. Rendimenti i qumeshtit per dele mbeti megjithate shume i ulet (51 litra/koke). Delja varet teresisht per ushqim nga tokat qe kulloten, vecanerisht kullotat, dimerore dhe verore. Gjate veres, delet perdorin edhe tokat e kultivuara, pas korrjes se bimeve ashtu si dhe vreshtat. Kurse kullotja ne ullishte ndodh gjate gjithe vitit por ne vecanti ne pranvere dhe vjeshte. Madhesia e tufes eshte e vogel (rreth 20-30 kafshe), por ne disa zona mund te gjenden tufa me te medha qe i perkasin nje ose me shume fermereve. Dhite. Numri i dhive eshte luhatur ne vite ashtu si ai i deleve. Ne 1938, kishte 932,000 krere por gjate 1950-1970 numri i tyre u ul per tu rritur perseri pas 1970. Ne 2000, kishte 1,106,000 krere dhi, pra nje renie prej 10% qysh nga 1992 (Tabela 5). Megjithkete, prodhimi i qumeshtit gjate se njejtes periudhe nuk ndryshoi duke reflektuar perseri programet e kryqezimit te perdorur, vecanerisht me futjen e racave alpine. Megjithkete, rendimenti i qumeshtit per dhi mbetet i ulet (rreth 88 litra/koke). Dhite varen teresisht per ushqim nga tokat qe kulloten, vecanerisht tokat me shkurre dhe pyjet cungishte. Ushqimi i mbledhur nga prerja e degeve te dushkut perdoret kryesisht per dimer. Dhite jane normalisht te perzjera me delet, por ne disa zona mund te gjenden tufa te pasterta me dhi. Njethundraket. Gomaret, mushkat dhe kuajt jane edhe ato kafshe qe kullosin por numri i tyre eshte relativisht i vogel (Tabela 5) dhe nuk konkurojne me delet dhe dhite. Impakti i kullotjes ne tokat me drure E pergjithshme Eshte e veshtire te vleresohet impakti i kullotjes mbi tokat me drure te Shqiperise per dy aresye kryesore. E para eshte fakti qe blegtoria ka kullotur ne keto toka qysh ne kohet e hershme, si ne tere zonen e Mesdheut, dhe shumica e pyjeve jane zhvilluar ne pranine e blegtorise.

Aresyeja e dyte eshte se nuk ka zona referimi te mbrojtura nga kullotja, vecanerisht ne pyjet me shkurre dhe cungishte ne menyre qe te lejojne te behet nje krahasim. Megjithkete, shume specialiste Shqiptare te pyjeve insistojne qe gjendja e tokave me drure ka qene shume me e mire ne te kaluaren kur blegtoria, vecanerisht dhite, ishin me pak se sot dhe kur menaxhimi i pyjeve ishte me rigoroz dhe efektiv. Ngarkesa e blegtorise Nje menyre objektive per te vleresuar impaktin e kullotjes eshte te llogaritet ngarkesa e blegtorise, pra numri i blegtorise per njesi siperfaqe per vit. Tabela 6 tregon ngarkesen ne dele ekuivalent per hektar e llogaritur per tipe te ndryshme te tokave qe kulloten duke supozuar qe ato kulloten nga nje ose me shume lloje kafshesh. Ky supozim ishte i nevojshem te behej pasi nnuk ka te dhena se si resurset e kullotjes jane ndare mes llojeve te ndryshme te kafsheve. Duke krahasuar te dhenat e kesaj tabele me ato te tabeles 2, del e qarte se ngarkesa e kullotave eshte me e larte se kapaciteti mbajtes me rreth 20% neqoftese marrim vetem delet (4.35 kundrejt 3.66), me 87% neqoftese marrim delet dhe dhite (6.84 kundrejt 3.66) dhe me 310 % neqoftese konsiderohen delet, dhite dhe gjedhi. Keto rezultate sugjerojne se kullotat ne Shqiperi kulloten nga nje numer delesh dhe dhish qe eshte sa dyfishi i kapacitetit te tyre mbajtes sic eshte vleresuar me te dhenat e prodhimit te mbledhura ne 1981. Tabela 5 Ngarkesa e blegtorise (dele ekuivalent/ha/vit) per toka te ndryshme te perdorura nga lloje te ndryshme kafshesh kullotese (te dhena nga tabelat 1 dhe 3).
Tipi i perdorimit te tokes Totali Kullotat Pyjet Vetem tokat me shkurre Kullotat dhe pyjet
1 2

Vetem dele 0.67 4.35 1.89 1.32

Vetem dhi
1

Dele dhe dhi 1.06 6.84 2.97 2.07

0.38 2.48 1.08 5.00 0.75

Vetem gjedh 2 1.27 8.18 3.54 2.47

Te gjithe kafshet 2.32 15.01 6.51 4.54

Dhite u moren ekuivalente me delet (pra 1 dele=1 dhi). Gjedhi u mor ekuivalent me 5 dele (pra 1 lope=5 dele).

Presioni i kullotjes, megjithkete, nuk eshte i njejte kudo. Ai eshte me i larte ne kullotat dimerore dhe tokat fushore prane fshatrave dhe me pak ne zonat malore, vecanerisht kullotat verore, ku kullotja e paket duket se eshte bere problem per shkak te emigrimit te popullsise lokale drejt qendrave urbane dhe jashte vendit. Per sa i perket tokave me drure, presioni eshte me i larte ne tokat me shkurre, ku kryesisht

kullosin dhite dhe me i paket ne pyjet e larte, ndersa ne cungishtet eshte i ndermjetem. Llojet e kafsheve dhe sistemi i kullotjes Problem nuk eshte vetem numri i larte i blegtorise por gjithashtu struktura e saj dhe sistemi i kullotjes qe perdoret. Disa kullota me shkurre te vogla jane me mire te pershtatura per dhite, por ato kulloten nga delet. E njejta gje eshte e vertete per tokat me shkurre. Per te luftuar shkurret e papreferueshme per delet, barinjte i vene shpesh zjarrin atyre qe te favorizojne rritjen e specieve barishtore. Kur zjarret jane te pamundeshme, kullotja me dele perkeqeson keto toka me shkurre pasi shkurret behen dominante ne kurriz te specieve barishtore. Gjithashtu, ne disa zona, pyjet e larte dhe cungishtet kulloten nga dhite duke demtuar rigjenerimin e tyre. Ne keto raste, delet jane kafshe me te pershtatshme se dhite. Lidhur me sistemin e kullotjes, kullotja nuk merr parasysh gatishmerine e kullotes, qe eshte koha e pershtatshme per te filluar kullotjen ne pranvere, dhe jo kohezgjatja e kullotjes e cila eshte shpesh me e gjate se sa mund te mbajne kullotat. Gjendja e tokave me drure Si rezultat i kullotjes irracionale, tokat me drure paraqesin nje gjendje te varfer jo vetem ne lenden drusore por edhe prodhimin e forazhit. Produktiviteti i tyre i pergjithshem ulet ndersa nje erozion i pershpejtuar shfaqet ne disa nga keto siperfaqe vecanerisht ato me pjerresi te larte. Ne pyjet e larte, blegtoria dhe vecanerisht dhite i bejne nje dem te madh bimeve te reja duke ngadalsuar ose frenuar keshtu rigjenerimin e pyllit. Ky problem eshte i rendesishem vecanerisht ne pyjet e vjeter jo-uniforme (psh. bredhi) dhe ne pyjet me specie qe u pelqen hija, te tilla si pyjet e ahut. Rekomandime Rekomandohet qe, pasi te kemi mbrojtur plotesisht pyjet e larte qe vleresohet me 350,762 ha nga kullotja e blegtorise, te gjithe pyjet e tjere dhe vecanerisht tokat me shkurre te lejohet te kulloten me kriter per te siguruar menaxhimin e tyre te qendrueshem dhe perballuar kerkesen e kafsheve per ushqim. Ne kete rast, kullotja e blegtorise duhet pare si mjet menaxhimi, pasi te kemi rishikuar ne kete drejtim ligjin e pyjeve. Nderkohe, kullotat dhe livadhet duhet te regjistrohen, permiresohen dhe menaxhohen drejt per ti mbrojtur ato dhe per te rritur kapacitetin e tyre kullosor me te pakten 2 here me shume se niveli aktual. Gjithashtu, tokat are te braktisura dhe shume toka te refuzuara duhet te kthehen ne kullota te permiresuara dhe toka per prodhimin e barit te thate. Nga ana tjeter, numri aktual i blegtorise duhet pakesuar duke zevendesuar pjeserisht me kryqezime midis

racave lokale dhe atyre te permiresuara keshtu qe nje prodhim me i madh do te sigurohet nga nje numer me i vogel blegtorie.

V. REFERENCAT
Agolli, S. 2000. Review of Albanian Agriculture-Facts and Figures. Tirana Agricultural and Food Statistics of Albania: 1993, 2000. Ministry of Agriculture and Food. Tirana. ANFI, 2001. Albanian National Forest Inventory, Terms of Reference. Tirana APFDP, 1998. Silvo-pastoral management systems in Shengjergji village Tirana district. Albania Private Forestry Development Program, USAID. Tirana. Bezzi, A. 1999. Pasture management. Technical assistance for the Forestry Project. FAO, Tirana. DGFP, 2001. Annual report on forestry activities, Directorate General of Forests and Pastures. Tirana. IFMP, 1994. Silvo-pastoral management, Aneksi 4. Integrated Forest Management Project. Albania. Papanastasis, V.P ANFI Studimi special mbi kullotjen ne tokat me drure Tirane 2003 Papanastasis, V.P. 1984. Forestry and livestock grazing: A policy perspective. Policy analysis for forestry development. Proceedings of the International Conference of IUFRO (Division 4), 1: 479-488. Thessaloniki Greece. Papanastasis, V.P. 1986. Integrating goats into Mediterranean forests. Unasylva, 154(38):44-52. Shundi, A. and Th. Buzi. 1991. Experimental results in improvement of mountainous pastures in Albania. Herbe, 4:50-52. USAID, 1996. Silvo-pastoral management. United States Agency for International Development. Tirana.

You might also like