Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Shejh Ibrahim el-Medenij

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Ese e shkurter analitike e Shejh Ibrahim El Medenij i Institutit "Darul-Ulum el Medenij"

Perktheu ne shqip: Zamir Xhatufa

~2~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Parathenie
Mjafton te permendet muaji i Ramazanit, per tu gjendur perballe disa gjerave. E para prej ketyre gjerave ka te beje me vrojtimin e Henes, pas se ciles pasojne grindjet dhe zenkat e panderprera qe oshetijne anembane neper xhamia dhe komunitete, nga fillimi e deri ne perfundim te muajit Ramazan. Ekzistojne dy funksione ne lidhje me vrojtimin e Henes. Funksioni i pare eshte ai i dijetareve te shquar te cilet jane treguar gjithmone dashamires te Umetit. Ata kerkojne te largojne konfrontimet dhe sektarizmat nga koncepti i vrojtimit te henes. Ata mundohen do vit te sjellin konsensus per kete ceshtje dhe te bashkojne xhamiat dhe komunitetet ne nje vendim. Megjithate perpjekjet e tyre kane rene ne vesh te shurdher, me pak ose aspak ndryshim per cdo Ramazan. Funksionin e dyte e luajne ata te cilet vene menjane logjiken dhe gjykojne ceshtjet ne baze te emocioneve apo deshirave te tyre. Rezultati: ata i qendrojne kokeforte mendimit te tyre personal edhe pse ai mendim mund te jete shume qarte ne kundershtim me Kuranin dhe Sunetin. Njerezit detyrohen te ndjekin mendimin e tyre deri ne ate mase sa qe ai qe nuk pajtohet me ate mendim behet nje social pariah. *shtrese e ulet e shoqerise d.m.th. i perjashtuar nga shoqeria ose nga mendimi i shumices. (Shenim i perkthyesit)] Ne menyre te papergjegjshme keta njerez shpifin, akuzojne padrejtesisht, ose mallkojne sikur te ishte dicka e lejuar. Ndonjehere per nje divergjence mendimesh shkon puna deri ne perplasje fizik dhe ceshte me keq, rrahesi mendon se ka kryer nje veper te mire. Ne thelb, nje ceshtje e thjeshte ligjore islame kthehet ne shesh argetimi per disa njerez qe kerkojne ta zberthejne ate me emocione dhe gjaknxehtesi. Nga nje ceshtje islame kthehet ne ceshtje personale. Divergjenca ne mendim perkthehet ne nje sulm ndaj personit qe mbeshtet ate mendim. Rezultati i kesaj eshte evident. Nje nga ditet me te shejnta te adhurimit ne Islam dhe dy ditet festive te Umetit kthehen (nga Shejtani) ne tre dite percarjeje dhe kaosi. Kjo eshte arsyeja pse eshte e rendesishme te analizohet ceshtja e vrojtimit te henes nepermjet Kuranit dhe Sunetit. Keshtu cdo musliman mund te krijoje opinionin e tij ne baze te Kuranit dhe Sunetit dhe gjithashtu te njohe opinionet e te tjereve ne baze te deshmive te perdorura per te mbeshtetur pikpamjet e tyre. Ne vijim trajtohen disa pika te shtjelluara ne menyre qe te na ndihmojne te reflektojme mbi kete ceshtje, ne menyre qe te na lehtesoje nese nuk mund te eliminoje - percarjet dhe tensionet e forta midis dy paleve, dhe cfare eshte me e rendesishme, do te na ndihmoje te jemi me te hapur kundrejt mendimeve te te tjereve. E gjithe kjo nuk eshte veshtire per Allahun ( .)Ka disa gjera qe ne te gjithe mund te pajtohemi. ~3~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Se pari, qe muajt e kalendarit Islamik jane henor. Se dyti, qe nuk ka mosmarreveshje per sa i perket faktit qe nje muaj Islamik te jete 29 ose 30 dite; pra as nuk mund te jete me pak se 29 dite dhe as me shume se 30 dite. Atehere pyetja qe lind eshte se si mund te percaktojme fillimin dhe fundin e muajit. Me poshte jane opinionet e ndryshme se si dhe kur fillon nje muaj i ri: 1) Disa njerez ndjekin perllogaritjet astronomike. Ata thone se lindja e henes se re, e percaktur sipas llogaritjeve astronomike, percakton fillimin e henes se re. 2) Te tjeret jane te mendimit se shikimi i henes ne cdo vend te botes, eshte i mjaftueshem per fillimin e muajit per te gjithe muslimanet. 3) Ka prej atyre qe pasojne shikimin e henes te Arabise Saudite. Prandaj, shikimi i henes gjetke, sipas tyre, nuk percakton fillimin e muajit te ri. Kjo ka krijuar tendenca nacionaliste ne mes muslimaneve te etnive te ndryshme. Nje pakistanez mund te thote qe do te ndjeke vrojtimin e henes te kryer ne Pakistan, ose nga nje person me origjine pakistaneze, ose nje turk mund te thote se pranon vetem se vrojtimin e henes te kryer nga nje turk ose fillimin e nje muaji te ri henor kur ajo eshte deklaruar zyrtarisht ne Turqi. 4) Disa njerez ndjekin Arabine Saudite vetem per sa i perket muajit Dhul-Hixhe, dhe vrojtimin henor te vendit ku jetojne, per njembedhjete muajt e mbetur. 5) Se fundi, ka njerez qe ndjekin vrojtimin henor te vendit ku jetojne, qe do te thote qe muaji i ri nuk fillon ne vendin e tyre derisa hena te mos shihet ne ate vend, ose ne ndonje vend afer, edhe atehere kur hena te jete pare ne ndonje vend tjeter ne bote.

~4~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

1 - Perllogaritjet astronomike
Percaktimi i fillimit dhe fundit te nje muaji te ri nepermjet perllogaritjeve astronomike eshte e pabazuar ne Kuran dhe Sunet. Kriteri ne sheriat per te dalluar fillimin e nje muaji te ri dhe fundin e muajit pararendes bazohet ne shikimin aktual te henes. Qe do te thote se nese hena nuk eshte pare, muaji do te perfundoje me 30 dite. Ne hadithe, Profeti ( ,)vazhdimisht ka vene theksin nga ky aspekt: Mos agjeroni derisa ta shihni henen, dhe mos e nderpritni agjerimin derisa te shihni ate. 1 Kjo do te thote qe nese nuk e shihni Henen atehere mos e filloni agjerimin e muajit Ramazan, dhe gjithashtu mos e festoni Eid-ul-Fitr (dita e Bajramit dhe perfundimi i agjerimit) derisa te shihni henen (e re, qe percakton fundin e muajit Ramazan dhe fillimin e muajit pasardhes, Shaual). Ne nje hadith tjeter Pejgamberi ( )e ka ndaluar ne menyre te qarte perdorimin e perllogaritjeve (astronomike); Ai ka thene: Ne vertete jemi popull analfabet. As nuk (dime te) shkruajme dhe as nuk (dime te) llogarisim muajt. Muaji eshte keshtu, keshtu dhe keshtu. Duke thene kete, Profeti ( )i ngriti duart e tij tre here me te gjithe gishtat e tij te hapur dy heret e para, dhe gishtin e madh te fshehur, te treten here, per te treguar 29 dite. Me pas tha Muaji eshte keshtu, keshtu dhe keshtu, dhe i ngriti perseri duart e tij tre here, me te gjithe gishtat e tij te hapur, per te treguar 30 dite. 2 Sigurisht qe ne kete hadith, Pejgamberi ( )nuk deshiron te thote qe ky eshte nje Umet i analfabeteve, por deshiron te theksoje thjeshtesine e tyre, duke mos qene (artificialisht) te arsimuar ne lidhje me ceshtjen per te cilen jemi duke diskutuar. Ne baze te kesaj, qellimi eshte qe te tregohet se ne nuk njohim perllogaritje, dhe as nuk kemi ndermend qe te perdorim kete metode per te percaktuar muajt tone. Kjo fe, eshte nje fe universale. Kushdo, mund ta ndjeke, ne cfaredo vendi qofte. Ne qofte se sistemi do te bazohej ne perllogaritjet, vendimi i miliona njerezve do te gjendej ne duart e atyre pak njerezve qe do te vendosnin se kur muaji fillon dhe kur mbaron. Ne te kundert, ne Islam kalendari henore bazohet ne vrojtimin e henes, ne menyre qe edhe beduinet (njerez qe jetojne ne shkretetire) te cilet nuk jane ne kontakt me pjesen me te madhe te shkencave dhe teknologjive moderne, mund te vrojtojne henen dhe te dine kur fillon apo mbaron muaji. Kjo mund te sjelle nje
1 2

Buhariu h.1773; Muslimi h.1795; Nesai h.2093; Ebu Daud h.1976; Muata e Malikut h.557 Muslimi h.1806; Buhari h.1780; Nesai h.2111; Ebu Daudi h.1975

~5~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

pyetje ne mendjet e shume njerezve, se ne qofte se Islami pergjithesisht eshte i prirur per nga thjeshtesia, perse atehere perdorim kalendar per oraret e namazit dhe varemi nga perllogaritjet ne baze te te cilave ky kalendare eshte realizuar? Kjo eshte nje pyetje e rendesishme, pasi pergjigja tregon se Islami me te vertete eshte nje fe universale, dhe tregon gjithashtu nje nga mrekullite me interesante te Pejgamberit ( .)Per ta kuptuar sa me mire, duhet te kemi parasysh se ne Islam, fillimi dhe fundi i cdo muaji bazohet ne vrojtimin e henes, ndersa kohet e namazit bazohen ne levizjen e diellit. Perllogaritjet (astronomike), ne ditet tona, nuk jane ne gjendje te na informojne kur hena mund te shikohet per here te pare; E vetmja gje qe mund te mesojme nepermjet perllogaritjeve eshte se kur hena (e re) lind. Dhe ne, si qenie njerezore, nuk mund ta shikojme henen menjehere pas lindjes se saj. Sa ore duhen para se hena te mund te shihet? Ndonjehere ajo mund te shihet pas 14 oresh, ndersa nganjehere nuk mund te shihet edhe pasi te kene kaluar 20 ore. Kjo varet nga fakti se ka shume faktore te ndryshem qe kontibuojne ne veshtrimin e henes. Me diellin eshte ndryshe. Gjate dites dielli shihet shume lehte, pervec nese qielli eshte i mbuluar nga rete. Kjo eshte nje nga dallimet ne mes diellit dhe henes. Nje tjeter dallim i madh ne mes te dyve eshte se dielli udheton neper nje orbite te percaktuar, e cila eshte e njejta cdo vit. Per shembull, nese llogaritet koha ndermjet lindjes dhe perendimit te diellit ne 1 janar te cdo viti, do te gjejme se nuk ka ndryshim (domethenes) ne mes kohes qe kalon, ndermjet lindjes dhe perendimit te diellit, te njejten dite, vitin paraardhes ose pasardhes. Dhe (ne te njejten menyre) nese llogaritet koha qe kalon ndermjet lindjes dhe perendimit te diellit, ne te njejten date, dhjete vjet me vone, nuk do te gjendej ndonje ndryshim (thelbesore) ndermjet dy hulumtimeve. Keshtu, nese nje person do te vezhgonte levizjet e diellit per nje vit te tere, dhe te beje nje kalendare ne baze te vezhgimeve te tij, atehere do te mund te perdorte ate kalendare per pjesen e mbetur te jetes se tij. Ne fakt, kjo eshte pikerisht menyra ne te cilen jane bere kalendaret e orareve te namazit. Pas kryerje se ketij kalendari, nuk ka nevoje te perseritet procesi i vezhgimit te diellit. Persa i perket henes, kemi te bejme perkundrazi me nje rast shume ndryshe. Nese Ramazani do te ishte 30 dite kete vit, nuk do te ishte domosdoshmerisht edhe vitin pasaardhes ose ate pas tij. Kjo nxjerr ne pah mrekulline e Pejgamberit ( ,)i cili ndaloi perdorimin e perllogaritjeve dhe formulave matematikore per te percaktuar lindjen e henes [Ne vertete jemi popull analfabet. As nuk (dime te) shkruajme dhe as nuk (dime te) llogarisim muajt.], por nuk e perfshiu ne kete rregull levizjen e diellit. Ne kete menyre, Pejgamberi ( )dinte qe para 1400 vjetesh rreth qendrueshmerise se orbites diellore (ne qiej), dhe se perkunder perparimeve ne fushen e te dhenave dhe perllogaritjeve astronomike askush nuk mund te percaktoje kohen e sakte te veshtrimit te henes se re. Shkurtimisht, nuk eshte e mundur dhe nuk lejohet nga Sheriati qe kalendari islamik te ndertohet mbi perllogaritje. Kjo asnjehere nuk ka qene e lejuar, me konsensusin e Umetit. Nga ana ~6~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

tjeter, ajo qe me se miri mund te thuhet eshte se Islami lejon perdorimin e perllogaritjeve astronomike per te lehtesuar vrojtimin e henes. Per shembull, kjo mund te jete e dobishme duke na dhene nje ide per kohezgjatjen e perafert ne te cilen ka me shume mundesi qe hena te jete e dukshme, ose moshen e henes ne kohen e perendimit te diellit, ose momentin kur hena perendon.

2 - Vrojtimi henor universal


Mendimi i dyte eshte se kudo qe hena te jete pare ne bote, qofte per fillimin ose fundin e muajit, te gjithe muslimanet jane te detyruar te pranojne nje vrojtim te tille te henes per (te caktuar) fillimin dhe fundin e muajit te ri. Nese shqyrtojme hadithin, do te gjejme se sigurisht pranohet mundesia e kesaj pikpamjeje. Per shembull, thuhet ne hadith: Agjeroni kur ta shihni ate (henen) dhe nderpriteni agjerimin kur ta shihni ate. (d.m.th. qe dita qe pason te konsiderohet dite e Bajramit). 3 Mund te thuhet se kjo tregon qe kudo qe mund te shihet hena, muslimanet ne mbare boten do te fillojne ose perfundojne muajin. Ne kete menyre, shume njerez qe perkrahin kete opinion, perdorin keto hadithe per te mbeshtetur mendimin e tyre se, kudo qe te shihet hena, mbare muslimanet ne bote duhet te fillojne muajin e ri. Por nese shikojme ne kete praktikisht dhe realisht, do te shikojme se vetem pak veprojne sipas ketij mendimi, pasi pasuesit (e ketij mendimi), e perdorin ate si deshmi per te deshmuar se ne duhet te ndjekim vetem Arabine Saudite. Kur njoftohen per lajme te vrojtimit te henes ne vende te tjera te botes (pervec Saudise), (keta njerez) nuk i pranojne. Se dyti, ky mendim eshte shume i veshtire. Kush do te mund te monitoronte ne menyre konstante me shume se 200 vende te botes, per te marre lajme dhe informacione te shikimit te henes, dhe ne te njejten kohe te filtroje informacionet e rreme nga informacionet e verteta? Per kete arsye, asnje nga vendet muslimane nuk ndjek kete mendim. Edhe Arabia Saudite nuk pranon (dhe ndjek) raportimet persa i perket vrojtimit te henes ne vendet e tjera. Prandaj nuk eshte (mendim) i praktikueshem, per shume arsye. Disa vjet me pare, kur Maroku njoftoi per shikimin e henes para Arabise Saudite, i kerkova disa prej vellezerve tane qe ishin mbeshtetes te ketij mendimi, te pranonin kete njoftim. Ata u pergjigjen se do te prisnin shpalljen e shikimit te henes te Arabise Saudite. Askush nuk mori ne konsiderate shikimin e henes te shpallur ne Marok. Edhe para kesaj ka
3

Buhari h.1776; Muslimi h.1809; Tirmidhi h.620; Nesai h.2093

~7~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

pasur njoftime zyrtare te shikimit te henes ne Itali, por perseri askush nuk i kushtoi vemendje ketij njoftimi. Perkundrazi, ata prisnin lajmin (e shikimit te henes) qe do te vinte nga Arabia Saudite. Ngjashem ishte rasti me Libine, shikimi i henes se te ciles u refuzua, pas shpalljes se shikimit te henes ne Arabine Saudite. Kjo sqaron ceshtjen se ky mendim eshte i papraktikueshem. Askush nuk ka tentuar, as edhe nje here te vetme, te vendose qe te gjithe duhet te nisin muajin e ri per shkak te shikimit te henes ne ndonje vend tjeter kudo qofte ne bote.

3 - Pasimi i Arabise Saudite


Mendimi i trete eshte se duhet te ndjekim Arabine Saudite. Nga pikepamja Sheriatike, nuk ka asnje prove ne lidhje me kete, ne Kuran dhe Sunet. Ka vetem nje argument emocional, propozuar nga disa, qe thone se meqe Arabia Saudite eshte vendlindja e Islamit, ose eshte vendi ku ka jetuar Pejgamberi ( ,)atehere duhet ti njihet e drejta e vendimemarrjes ne keto ceshtje te rendesishme. Pervec qe nuk ka baze ne Sheriat, ky mendim eshte shume problematik edhe nga nje kendveshtrim tjeter. Cfare ndodh nese hena shihet diku tjeter perpara se te shihet ne Arabine Saudite? Cfare duhet te bejne muslimanet e atij vendi? Nese ata do te presin njoftimin nga Arabia Saudite, do te shkelnin udhezimet e hadithit, qe shume qarte percakton qe agjerimi dhe nderprerja e agjerimit duhet te bazohen ne shikimin e henes. Nga ana tjeter, nese ata do te ndiqnin shikimin e henes ne vendin e tyre, do te injoronin ne kete menyre Arabine Saudite si persa i perket muajit te Ramazanit, ashtu edhe per festat e Bajramit (Eidul-Fitr, Eidul-Adha). Po ashtu, ndjekja (vetem) e vrojtimit te henes te Arabise Saudite eshte e pasakte. Qe kur eshte perhapur ky mendim, muslimanet nga vendet e tjera kane kerkuar te bejne te njejten gje. Per shembull, Pakistani kryen vrojtimin henor vendor. Pakistani mund te argumentohet se perderisa Arabia Saudite pason vrojtimin henor lokal, edhe Pakistani do te pasoje vrojtimin henor lokal, duke mos pasuar ndonje vend tjeter. Cka duhet thene atyre eshte se, nuk ka argument si per mendimin e njeres pale, ashtu edhe per mendimin e pales tjeter. Shume prej atyre qe ndjekin vrojtimin henor te Arabise Saudite, thone gjithashtu se Haxhi kryhet ne Arabine Saudite; prandaj duhet te pasojme (pergjithesisht) vrojtimin henor te saj. Edhe per kete argument, nuk ka ndonje deshmi ne Sheriat. Nese disa do te bazonin thelbin e argumentimeve te tyre ne kete deshmi (kryerjen e haxhit ne Arabine Saudite), atehere do te duhej ta kryenin namazin e tyre ne perputhje me oraret e Arabise Saudite. Kushdo mund te kuptoje, nivelin e kryenecesise te ketij delili (argumenti). Megjithate, problemi kryesor qe ~8~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

lind ne kete kendveshtrim eshte se nese hena vrojtohet ne ndonje vend tjeter para se te vrojtohet ne Arabine Saudite, cfare duhet bere? Sigurisht Sauditet nuk do te ndjekin vrojtimin henor te dikujt tjeter, dhe kjo eshte e padiskutueshme. Ky mendim perqendrohet ne faktin se dita e Arafatit pasohet nga dita e Bajramit. Si pasoje, te gjithe muslimanet kudo ne bote do te duhej te festonin Bajramin qe pason diten e Arafatit ne Arabine Saudite. Ky argument jo vetem qe nuk ka deshmi ne Kuran dhe Sunet, por ne te vertete, argumentet nga Kurani dhe Suneti deshmojne te kunderten. Eid el-Adha (ose Kurban Bajrami) eshte percaktuar ne Islam ne vitin e dyte Hixhri, dhe Haxhi i pare i kalendarit islamik, eshte kryer ne vitin e nente te Hixhretit. Qe do te thote, se per shtate vitet e para, Sahabet [shoket e Pejgamberit ( ,)Allahu qofte i kenaqur me te gjithe ata] festuan Bajramin dhe sakrifikuan kurbanet e tyre edhe pse Haxhi nuk kishte filluar akoma. Nese dita e Bajramit do ti bashkangjitej dites se Arafatit, sipas menyres qe disa njerez besojne, atehere do te zbatoheshin te dyja ne Sheriat, ne te njejten kohe. Ne historine e Islamit, asnje vend musliman nuk ka ndjekur ndonjehere vrojtimin henore te Arabise Saudite, duke u bazuar ne idene se dita e Bajramit duhet te jete pas dites se Arafatit, pervec se koheve te fundit. Fakti me i cuditshem eshte se Pejgamberi ( ,)e ka kryer Haxhin vetem nje here, pasi ajo u be e detyrueshme. Pas kesaj, ai ( )jetoi rreth tre muaj. Gjate kesaj kohe, vrojtimet henore te Mekes dhe Medines ndryshonin. Thene shkurt, Haxhi dhe Bajrami jane te ndare dhe te dallueshem njeri nga tjetri,dhe pervec kesaj ato u paraqiten ne Islam, ne kohe te ndryshme. Muslimanet qe festojne Bajramin nuk jane pelegrine (haxhilere), dhe ata qe jane (pelegrine), nuk festojne Bajramin. Fukahate (juristet), muhadithinet (dijetaret e hadithit), mufesirinet (komentuesit e Kuranit) dhe muxhtehidinet (interpretuesit e kualifikuar te teksteve fetare) asnjehere nuk jane perpjekur te bashkojne keto te dyja, si perpiqen disa njerez ne ditet tona.

4 - Pasimi i Arabise Saudite vetem per muajin Dhul-Hixhe


Mendimi i katert eshte qe te pasojme vrojtimin henor te Arabise Saudite per muajin Dhul-Hixhe, dhe vrojtimin henor lokal per njembedhjete muajt e mbetur. Problemet lidhur me kete mendim u permenden me lart. Per me shume ky mendim nuk ka asnje argument nga Kurani dhe Suneti, persa i perket faktit qe disa muaj fillojne ne nje menyre te caktuar, dhe muajt e mbetur ne nje menyre tjeter. Nje problem tjeter lidhur me kete mendim, eshte se muaji Dhul-Kade mund te perfundoje per 28 dite, ~9~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

qe eshte ne kundershtim te qarte me hadithet (fakt i cili ka ndodhur ne vitet e meparshme). Muajt islamike mund te jene 29 ose 30 dite.

5 - Vrojtimi henor lokal per te gjithe muajt


Mendimi i peste eshte pasimi i vrojtimit henor lokal (i vendit ku banon). Kjo ka qene metoda e mbizoteruese ne kohen e Pejgamberit ( ,)dhe vazhdon te jete e vetmja menyre e perdorur pergjate gjithe historise Islame. Nje transmetim i Iben Abasit (Allahu [ ]qofte i kenaqur me te) ne sahihun e Muslimit, tregon se kjo ka qene metoda e kryesore e perdorur ne kohen e Pejgamberit ( ,)dhe kjo ishte nje pjese e mesimeve te Pejgamberit ( )dhene Sahabeve [Allahu ( )qofte i kenaqur me te gjithe ata]: Kurejbi tregon se Ummu Fadl e dergoi tek Muavije ne Sham. Tregon Kurejbi: Kur isha ne Sham, hena e re e Ramazanit ushfaq te premten ne mbremje. Une u ktheva ne Medine ne fund te muajit. Atje me pyeti Iben Abasi: Kur e pate henen e re?. Une i thashe: Ne e pame te premten ne mbremje. Ai me pyeti: A e pe vete ate?. Une i thashe: Po, edhe njerezit atje e pane dhe ata agjeruan bashke me Muavijen. Ai tha: Por ne e pame te shtunen ne mbremje, keshtu qe ne do te vazhdojme te agjerojme, derisa te plotesojme tridhjete dite ose te shohim henen e re. Une i thashe: A nuk eshte i mjaftueshem shikimi dhe agjerimi i Muavijes per ju?. Ai tha: Jo! Ky eshte urdheri i Profetit (4 .) Ky hadith eshte nje deshmi e qarte. Kur Iben Abasi [Allahu ( )qofte i kenaqur prej tij] u lajmerua nga nje person qe me syte e tij e kishte pare henen shikim ne baze te te cilit njerezit ne Sham kishin nisur muajin e Ramazanit nje dite me pare (sesa njerezit ne Medine) ai (Iben Abasi) u pergjigj se ky nuk ishte nje opinion personal, por ishte prej mesimeve te Pejgamberit ( )qe, shikimi i henes ne ndonje vend tjeter nuk behej ne te njejten kohe obligim edhe per ta (qe do te thote se vrojtimi henore ne nje vend te caktuar nuk perben detyrueshmeri per banoret e nje vendi tjeter,te cilet nuk kane mundur te shikojne henen te njejten nate).

Muslimi h.1819; Tirmidhi h.629; Nesai h.2084; Abu Daud h.1985; Ahmedi ne Musned h.2653

~ 10 ~

Vrojtimi Henor dhe percaktimi i muajve Islamik

Perfundim
Ne permbledhje, nga pese mendimet e permendura me lart, vetem dy jane ne perputhje me Sheriatin. 1) Mendimi i pare eshte se kudo qe te lajmerohet vrojtimi henor, behet obligim pasimi i ketij lajmi per te gjithe muslimanet ne bote. Kushti i vetem persa i perket ketij aspekti eshte se vrojtimi henor te mos kufizohet dhe mos jete eskluzivitet i nje vendi apo shteti te caktuar. Per shembull, nuk mund te thuhet se do te pranohet vetem vrojtimi henore i nje vendi te caktuar, dhe jo ai i vendeve te tjera. Pavaresisht faktit nese vendi (nga i cili eshte raportuar vrojtimi henor) eshte musliman apo jomusliman, me kusht qe ata qe kryejne vrojtimin te jene muslimane. Por sic kemi thene me pare, askush ne kohen tone, se ka vene ne praktike kete mendim, dhe pergjegjesite ne lidhje me venien ne praktike (te ketij mendimi), jane permendur me lart. 2) Mendimi i dyte eshte pasimi i vrojtimit henor vendor. Ky kendveshtrim, jo vetem qe eshte me i thjeshte, por eshte dhe vazhdim i tradites se Pejgamberit ( ,)dhe te gjithe atyre qe kane ardhur pas tij gjate gjithe historise islame. Ue Allahu ( )a'lem.

~ 11 ~

You might also like