Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

2.3.

SHKOLLA E SJELLJES Lindja dhe zhvillimi i shkolles klasike te manaxhimit u shoqerua me nje sere ndryshimesh politike, ekonomike dhe sociale. Rritja e mekanizimit nga njera ane,dhe rritja e popullsise nga ana tjeter, u shoqeruan me zgjerimin e levizjeve sindikaliste, me greva dhe me ndryshimin e qendrimit te punonjesve. Ishte koha kur qeverite po beheshin me te interesuara per ceshtjet ekonomike e te kufizonin ekseset e mekanizmave te tregut. Parimi laissez-faire u lekund dhe po shembej ne vitet e Depresionit te Madh 1929 1933. Nderkohe, ekonomisti i shquar J.M.Keynes nxori teorine e tij,qe predikonte nderhyrjen qeveritare ne ekonomi. (Teoria e tij u pasqyrua ne vepren e tij madhore The general theory of Employment,Interest and Money). Keto ndryshime dramatike u reflektuan edhe ne teorine e tij te re qe i trajtonte organizatat si nje sistem kooperues,ishin pararendese te shkolles se sjelljes. Viti 1912, shenoi lindjen e psikologjise industriale,si shkence me vete me publikimin po ne kete vit te librit Psychology and Industrial Efficiency te psikologut gjerman H.Muntsberg. Puna e Muntsberg-ut u plotesua me tej nga L.Gilbreth, e cila ne librin e saj Pcychology of Management, te botuarne vitin 1914, u perpoq te aplikonte konceptet psikologjike ne praktiken e manaxhimit shkencor. Por ajo cka shenoi perfundimisht lindjen e shkolles se sjelljes ishin nje sere studimesh shkencore ne uzinen e Hawthorn-it te Western Electric Company e te njohura me emrin Studimet e Hawthorn-it. 2.3.1 Studimet e Hawthorn-it Keto studime lidhen me emrin e E.Mayou-s (1880 1949),i cili udhehoqi ekipin e studjuesve me nje sere eksperimentesh shkencore. Qellimi i tyre ishte te vezhgonin lidhjen qe ekzistonte midis kushteve te

punes dhe faktoreve te tjere dhe produktivitetit. Ne teresine e eksperimenteve te kryera,dy prej tyre ishin me rendesi te vecante: a) Ne eksperimentin e pare u vecuan nje grup prej 6 punetoresh dhe u ndryshua ndricimi ne vendin e punes, dhe rezultatet e punes se tyre u krahasuan me ato te punetoreve te tjere te cilet vazhdonin punen ne kushte normale. Duke konstatuar rritje te produktivitetit,edhe gjate ndryshimit (ulje apo rritje) te ndricimit,shkencetaret ishin gati ta quanin eksperimentin si te deshtuar por duke pare ne te diqka te vecante,ata vazhduan punen kerkimore. b) Ne eksperimentimin e dyte, objekt i studimit eshte nje grup prej 9 punetoresh ndaj te cileve u aplikua sistemi i pages me cope me pretendimin, qe ata me qellim qe te rrisin te ardhurat do te nxiteshin te prodhonin sa me shume. Por edhe ketu rezultatet ishin te papritura. Ndryshimet e ndodhura nuk shpjegoheshin dot nga forma e pageses se perdorur. Shkencetaret vune re se pas nje fare kohe,grupi vendosi nje kufi prodhimi te pranueshem per te gjithe duke nxitur te punonin me shume per arritjen e ketij niveli punetoret qe ngeleshin mbrapa dhe duke u bere presion per te prodhuar me pak atyre qe tejkalonin kufirin e vendosur bashkarisht. Nga keto eksperimente, si edhe nga ato te tjerat te zhvilluara ne kete kuader,studjuesit arriten ne konkluzionin se ekzistonin te tjere faktore, te karakterit social, te cilet ishin te panjohur nga manaxheret por qe kane rendesi te vecante. Faktore te tille ishin morali,marredheniet midis anetareve te grupit si dhe manaxhimi efektiv,ai manaxhim qe e kupton sjelljen njerezore, sidomos ate te nje grupi njerezish dhe punon ne menyre te tille qe ti motivoje, udheheqe e komunikoje ne menyre te tille me ta qe te arrije rezultatet e deshiruara. Ky fenomen, reagim i punetoreve, i zbuluar ne eksperimentet e

Hawthorn-it quhet efekti Hawthorn. Ajo cka zbuloi E.Mayo me studimet e tij eshte,para se gjithash,domosdoshmeria qe te njihen me shume e me mire aspektet sociale dhe te sjelljes ne manaxhim. 2.3.2 Marredheniet njerezore Studimet e Hawthorn-it nxiten lindjen dhe zhvillimin e nje menyre te re te menduari per punetoret,qe njihet me emrin levizja e marredhenieve njerezore. E.Mayo,qe konsiderohet si themeluesi i kesaj levizje,duke pohuar se njeriu si nje qenie sociale ka nevojat dhe motivet e tij te vecanta,te cilat i sjell me vete ne vendin e tij te punes, e ve theksin tek domosdoshmeria e strategjive manaxheriale te cilat te sigurojne nja angazhim prioritar te organizates ndaj punonjesve. Numri i studjuesve qe ndoqen rrugen E.Mayo-s duke studjuar teknikat e motivimit,stilet e lidershipit apo aspekte te tjera humane ose te sjelljes organizative, per vete rendesine qe paraqiti kjo fushe shkencore, eshte mjaft i gjate. Autoret me te njohur te marredhenieve njerezore, apo sic quhen sot shkencetaret e sjelljes,jane A.Maslow me teorine e tij te hierarkise se nevojave njerezore,D.McGregory me teorine X dhe Y mbi natyren e punonjesve,R.Likert me teorine e tij te lidershipit,F.Hertzberg me teorine e tij te motivimit etj. Pikepamjet e parashtruara nga shkencetaret e pare te marredhenieve njerezore,me gjithe rendesine e tyre,ishin disi te thjeshtezuara dhe naive. Kritiket e tyre nuk besonin se ekzistenca e nje mbikqyrje suportive nga manaxheret dhe marredheniet e mira njerezore do te ngrinin automatikisht moralin e punonjesve e per pasoje dhe produktivitetin e tyre. Shkencetaret bashkekohor te sjelljes kane nje pikepamje me komplekse mbi sjelljen njerezore pasi jane nje teresi procesesh individuale dhe shoqerore,qe te gjitha se bashku,jane percaktues dhe pasoja te sjelljes njerezore. Sot studjuesit perqendrohen per nje njohje sa me shkencore te

sjelljes njerezore ne kuadrin organizativ.

You might also like