Gruaja, Gruaja, Gruaja!

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Gruaja, gruaja,

gruaja!
Gruaja duhet të pregatis ushqim, të kujdeset
për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj!!!

Gruaja duhet ta bëjë këtë, gruaja duhet ta bëjë atë. Ajo duhet të pregatis ushqim, të kujdeset
për fëmijët, dhe ti bindet burit të saj! A e gjykon Islami gruan në këtë mënyrë siq mendohet?
Përgjigjja është e thjeshte dhe e qartë. Jo! Për të reflektu, disa prej neve bëhen shumë të
bëzditshëm me gratë, dhe i gjithë fokusi dhe kritikat tona i drejtohen atyre, por çka për
meshkujt? Pa asnjë mëdyshje ka shumë gjëra të cilat i parkasin gruas dhe që janë në të mirë
të saj, sidoqoftë, ka poashtu edhe shumë gjëra tjera për meshkujt, por këto ose janë të
injoruar apo të pa diskutuara ngaqë mashkulli gjithëherë është i paraprirë të iu shmanget të
metave e tij, duke mos i diskutuar fare ato.

Së pari, duhet të kuptojmë se burri dhe gruaja janë te ndryshëm dhe kanë rol të ndryshëm në
islam. Allahu thotë në Kur'an: "Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të
tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo
që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send".
(Kur'an 4-32)

Në Islam, ne kemi shumë përgjegjësi të cilat duhet ti plotësojmë ndaj grave tona. Burri duhet
të fitojë, të sigurojë veshëmbathje dhe ushqim për gruan e tij, dhe nuk i lejohet të merr asgjë
nga të hollat që ajo ka në posedim. Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: "Gratë tuaja kanë të
drejtat mbi juve" (Buhariu) dhe përmbushja e këtyre të drejtave është indikator i
frikërespektit ndaj Allahut Fuqiplotë. Burri do të pyetet nëse i ka përmbushur këto obligime.
Nëse nuk i ka përmbush, atherë është një veprim i qartë i mos bindshmërisë ndaj Allahut dhe
të dërguarit të Tij.

Athërë burra, a jemi duke i përmbushur këto obligime apo jemi duke u treguar mosbindës
ndaj Allahut?

Gruaja luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Nëna e cila rrit fëmijët e saj në
pajtueshmëri me mësimet islame është shtyllë e fortë e shoqërisë. Fëmijët të mirë arsimuar
janë bazament i një shoqërie të fortë. Ponjashtu edhe burri luan pjesën e tij të rëndësishme
për edukimin e fëmijeve të tij. Po, ai duhet të punojë, por dita i ka 24 orë, dhe 168 orë java.
Jam i sigurt se shumicë prej neve nuk jemi kaq kohë të zënë; nëse ne e menaxhojmë kohën si
duhet, ne mund të bëjmë kontribut pozitiv në edukimin e tyre. Shtrohet pyetja: sa prej
burrave i ndrrojnë pelenat? Sa prej burrave zgjohen natën kur fëmiu i tyre qan? Supozoj se
shumë pak.

Çka për enët? Kur qe hera e fundit që ndonjëri prej neve i ka larë enët? Pse silleni sikur është
një obligim që s'ju përket? Pasi ta përfundoni darkën, çka do ju dëmtonte që ti merrni pjatët
dhe ti lani ato? Në fakt asgjë, ne ushqehemi për të përbushur nevojën tonë, i lejmë pjatat ku
janë dhe i japim si detyrim grave tona që t'i pastrojnë ato. Duke ndihmuar në larjen e enëve,
ndrrimin e pelenave, dhe rregullimin e shtratit, gratë tona do të na duan edhe më tepër.

Ne gjithashtu injorojmë veshjen dhe rregullimin për gratë tona. Pyetni veten, kur ishte hera e
fundit që jeni dukur më së miri për gruan tuaj? Presim nga ajo që të kujdeset për fëmijët, të
bëj ushqim, ta pastroj shtëpinë dhe të duket bukur për neve, por çka për ne? Nëse ushqimi
nuk është pregatitur me kohë kur mbërrijmë në shtëpi apo nuk pëlqejmë shijen, si reagojmë?
A e ndjekim sunetin dhe heshtim duke mos e kritikuar ushqimin e bërë?

Ne duhet të ndjekim rrugën e të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam (paqja qoftë mbi të)
në secilën pjesë të jetës sonë, dhe kjo përfishin edhe jetesën në familje. Gratë janë partnerët
(shokët) tanë. Kur kemi probleme dhe nuk na dëgjon askush, gratë janë ato që na mbështesin
dhe dëgjojnë problemet që kemi. Le të fillojmë nga sot që të bëjmë ndryshim pozitiv dhe të
fillojmë të mendojmë dhe praktikojmë thënien e të dashurit tonë Muhamedit alejhi selam
(paqja qoftë mbi të) të ketë thënë:

Më i mirë ndër ju është ai i cili sillet më së miri me gruan e vet, dhe unë jam më i mirë prej
juve me gratë e mia. (Ibn-Hibani)

Përktheu: Visar Korenica

You might also like