Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Prifti Isak, si u kthye në Islam?

Tregimi i një ish-prifti dhe kryesori për përhapjen e Krishterimit në Afrikë dhe Azinë
perëndimore.

Marrë nga libri: "Të tjerët për Islamin, Kur'anin dhe Muhammedin alejhis-selam".
Autor: Ajni Sinani

Prifti Isak, Kryetar i Komitetit për përhapjen e fesë së Krishterë në Afrikë dhe Azinë
perëndimore.

Një ditë prifti Isak u ul në karrigen e pendimit që të dëgjojë mëkatet e një gruaje, e cila i
kërkoi atij falje, meqë ishte prift. Mirëpo, në vend që të ngrinte kryqin në fytyrën e saj, sipas
traditës së krishterë, sipas së cilës prifti "ia fal" mëkatet një mëkatari, ai filloi të qajë para saj
duke thënë: "Unë fal mëkatet e tjerëve, e kush do të falë mëkatet e mia?".

Ai tregon: "Erdhi një grua duke kafshuar gishtat nga pendimi dhe më thotë: Unë bëra tre herë
mëkat dhe jam para teje duke e pohuar me gojën time. Të lutem zotni, më fal mëkatet dhe ju
premtoj që nuk do të përsëris më! Kur desha ta ngre kryqin, nuk ma bëri dora, goja mu
paralizua, qava e thashë me vete: Kjo ka ardhur tek unë të kërkoj të falur për mëkatet e saj,
po mua kush do të mi falë mëkatet?

Në atë çast, para syve mu shfaq Kur'ani i Shenjtë dhe më pas e lexova me zë kaptinën el-
Ihlas: 'Thuaj: Allahu është Një! Allahu është Ai, të Cilit i drejtohet çdo krijesë, për çdo gjë! As
ka lindur, as nuk është i lindur. Askush nuk është i barabartë me Të.'

Shkova menjëherë tek Peshkopi dhe i thashë: Unë fal mëkatet e të gjithë njerëzve! Po kush do
t'i falë mëkatet e mia? Ai mu përgjigj: Papa! Kush i falë mëkatet e Papës? Në atë moment,
peshkopi u dridh dhe bërtiti si i xhindosur duke thënë: Papa nuk bën gabime, as mëkate! Si
është e mundur ta bësh këtë pyetje? Thashë: 'I falem Allahut, vetëm ai nuk gabon'.
Me urdhër të Papës më burgosën. Pas tre ditësh, me sy të lidhur më vendosën ndërmjet
priftërinjve të tjerë, të cilët më godisnin me shkop, duke thënë: Ky është dënim për ata që
shesin fenë dhe kishën.

U dhanë urdhër murgjve të vazhdojnë torturimin tim, me mënyra nga më të ndryshmet saqë
akoma më kanë ngelur shenja në trup. Më vonë më vunë si bari derrash. Pas tre muajsh më
dërguan në një manastir për edukim fetar.

Kryemurgu më priti me këto fjalë: 'O bir, Zoti shpërblen ata që rrojnë dhe kryejnë vepra të
mira. Do të rrosh dhe ki shpresë tek Allahu'. Thashë me veten time, këto fjalë nuk janë nga
Bibla, as nga fjalët e shenjtorëve të krishterë… Dhe ja, një ditë trokita në derën e tij dhe s'mu
përgjigj njeri. Hapa derën, hyra brenda dhe u befasova kur pashë që Kryemurgu po falte
namazin e sabahut. U gozhdova në vend nga ato që pashë dhe mblodha veten menjëherë.
Mbylla derën që të mos më shihte njeri. Pas disa çastesh më erdhi me sy të përlotur duke
thënë: 'Mos trego, o bir. Ajetet e Kur'anit janë ushqim i shpirtit tim dhe shoku im në vetminë
time, udhërrëfyes në rrugën e Zotit'.

Hasa në shumë vështirësi për të shpallur Islamin tim, sepse isha prift me pozitë, kryetar për
përhapjen e Fesë së Krishterë në Afrikë. Pas shumë debatesh, më thanë: O pronat e tua, o
fenë e re. Ua dhashë gjithë pasurinë, sepse fenë Islame nuk e krahasoj me asgjë. Kur'ani
është i përkryer".

You might also like