Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

ANATOMIA E MUSKUJVE TË KRAHUT (DELTODIDIT)

Deltoidi muskuli i krahut përbëhet prej 3 pjesëve : 1. pjesa e përparme (anterior deldoit),
2. pjesa e mesme e krahut (lateral deltoid), 3. pjesa e pasme (posterior deltoid).
Të tri pjesët e krahut janë të lidhura me ashtin e pjesës së epërme të duarëve (humerus).
Pjesa e përparme e krahut kontribuon në shumë ushtrime të gjoksit duke përfshirë
ushtrimin bench press. Pjesa e mesme e krahut (lateral deltoid) është më shumë active në
lëvizjet laterale. Pjesa e pasme e krahut (posterior deltoid) është më shumë aktiv në
ushtrimet e shpinës duke përfshirë ushtrimet e muskujve teres minor dhe rhomboids.
Funksioni esencial i muskulit deltoid është që ti lëvizë duartë larg trupit.
Pjesa e përparme krahut (anterior deltoid) lëvizë duartë larg trupit përpara, pjesa e
mesme e krahut (lateral deltoid) lëvizë duartë larg trupit anash dhe pjesa e pasme e krahut
(posterior deltoid) lëvizë duart larg trupit mbrapa.

Pjesa e përparme e krahut Pjesa e mesme e krahut


(anterior deltoid) (Latarel deltoid)

Pjesa e pasme e krahut


(posterior deltoid)
USHTRIMET E MUSKUJVE TË KRAHUT

Ushtrimi. 1

Ushtrimi është shumë efikas për forcimin zhvillimin dhe rritjen e masës muskulare të
krahut, veqanërisht godet pjesën e përparme dhe të mesme të krahut.
Ushtrimi ekzekutohet nga pozita në këmbë, pesha mbahet në pjesën e epërme të gjoksit
gjerësia e mbajtjes së shufrës duhet të jetë sa gjerësia e krahëve siq shifët në (Fig. 1 a)
dhe nga kjo pozitë bëhet ngritja e peshës mbi kokë siq shifët në (Foto. 1 b).
Fryma mirret gjatë uljes së peshës në pozitën fillestare, ndërsa fryma nxiret me rastin e
ngritjes së peshës mbi kokë pozita përfundimtare.
Gjatë përdorimit të peshave të rrënda rrypi duhet të vihet.

A B
Pozita fillestare Pozita përfundimtare
Fig. 1

Marrur nga libri “stërvitja me pesha për të gjithë” i autorit Florent Krasniqi

You might also like