Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

TEMA: Plaku Grande ne kohet moderne

Plaku Grande eshte nje model. Eshte modeli i pasurimit te shtreses se trete te shoqerise, e cila pesoi nje metamorfoze fizike e morale, duke u shoqeruar kjo me tere pasojat shkaterruese qe sjell ky lloj shnderrimi i menjehershem i realizuar me ane te mashtrimit dhe vjedhjes se sofistikuar. Grandeja pra, u shnderrua nga varfanjak, ne kapitalist te kamur. Plaku Grande jetoi e vdiq ne shekullin e nentembedhjete. Por mesa duket shpirti i tij vazhdon te jetoje edhe ne kohet e sotme, i misheruar ne shume persona. Po te shikojme me kujdes rreth e rrotull nesh, do te dallonim shume Grand, njerez koprace e te pashpirt, persona te afte te sakrifikojne dhe te afermit e tyre, vetem per hir te pasurise. Gjithashtu vazhdon te ekzistoje fenomeni i pasurimit te cuditshem. Ndryshimi i menjehershem i gjendjes ekonomike te disa individeve qe le per te deshiruar. Por ashtu sikurse mendonte edhe Balzak, kur lartesohemi shume nga njera ane, degradojme nga nje ane tjeter. Pra, krahas pasurimit, paralelisht shfaqet edhe depersonalizimi i ketyre njerezve. Behen totalisht barbare, nga qenia e tyre largohet cdo ndjenje e bukur humane dhe qellimi kryesor i ekzistences per ta behet lufta per tu pasuruar me shume dita-dites. Edhe pse eshte nje e vertete e hidhur, na duhet te pranojme qe mes nesh ekzitojne individe te tille, ne qofte se mund ti quajme keshtu, individe te semure. Por eshte nje realitet i pashmangshem : per sa kohe do te ekzitoje paraja, mes nesh do te ekzitoje gjithmone Plaku Grande...

Punoi : Greta Ekonomi Shkolla e mesme jopublike Rilindja

You might also like