Professional Documents
Culture Documents
Shenjat e Mëdha Të Kijametit
Shenjat e Mëdha Të Kijametit
Shenjat e Mëdha Të Kijametit
www.sinqeriteti.com
'Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit!
Shenjat e mëdha paraqiten njëra pas tjetrës , mirëpo ne nuk e dim për radhitjen
konkrete të tyre sepse hadithet nuk cekin diç të prerë për radhitjen e tyre ,
megjithatë ne po paraqesim një rënditje të shenjave të mëdha të Kijametit sipas
mendimit tonë personal , e All-llahu e di më së miri , e ajo renditje është kështu siç
do ti shihni ne vijim veq e veq çdo shenjë më hadithe dhe me komentime për secilen.
Transmeton Bukajretu se e dëgjoi Muhamedin a.s. duke thënë: 'O ju (që jeni të
pranishëm) kur të dëgjoni se një ushtri u shafit këtu afër (Medines) Kijameti veq u
afrua, atëherë'.
Këto pra janë tri shafitje të mëdha të tokës, për të cilat njerëzit do të flasin.
4. Dalja e Dexhxhallit
5. Zbritja e Isaut.a.s.
Do të zbresë Isau a.s. kur muslimanët do t'i kaploi një bela e madhe dhe kur
Dexhxhalli do të bëjë fesad nepër tokë dhe mundohet t'i shkatërroi besimtarët në
përgjithësi, atëherë zbret Isau a.s. të minarja e bardhë në lindje të Damaskut ,
derisa muslimanët janë të rreshtuar për faljen e namazit të sabahut.
Transmeton Evs Ibni Evsi së Muhamedi.a.s. tha: 'Zbret Isau a.s. të minarja e
bardhë në lindje të Damaskut'. Edhe në ditët tona ekziston kjo minaret e bardhë në
lindje të Damaskut. Në një hadith tjetër që e transmeton Ebu Hurejre , thotë
Muhamedi.a.s. : 'Nuk ka mes meje dhe Isaut a.s. te dërguar dhe ai do të zbresë , e
kur ta shihni atë , njihne: njeri mesatar (me gjatësi) anon nga ngjyra e kuqe dhe e
bardhë , zbret mes dy qyteteve , duket koka e tij sikur pikon , por ajo nuk është e
lagur'. Pra Isau a.s. zbret te minarja e bardhë në lindje të Damaskut derisa
muslimanët përgaditen për luftë në kohën e faljes së sabahut e ai zbret dhe falet me
ta kurse imami është nga ai grup.
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Muhamedi a.s. tha: Një grup nga ummeti im do të
vazhdojë të luftojë për të vërtetën , ashtu të qartë , deri në Ditën e Kijametit.' Po
ashtu tha: 'Zbret Isau.a.s. i biri i Merjemes , e i thotë emiri i tyre (muslimanëve): na
e fal namazin , por ai i thotë: Jo , ju jeni udhëheqës të njëri-tjëtrit , ky është
fisnikërim i All-llahut për këtë ummet'.
Isau.a.s. do të gjykoj më Kur'an dhe Sunet dhe do të veproj sipas Kur'anit dhe
Sunetit.
Isau.a.s. pas zbritjës dhe faljës se namazit niset më ushtrarët muslimanë ne drejtim
të Mesxhidul Aksas në Jerusalem , ku Dexhxhalli ka rrethuar një grup të
muslimanëve.
Isau.a.s. do të jetoi në tokë dyzet vjet siç transmetohet nga Ebi Hurejre se
Muhamedi.a.s. tha: '…Qëndron ai (Isau.a.s.) në tokë dyzet vjet , pastaj vdes dhe ia
falin xhenazen e tij muslimanët.
Nuk është çudi të jenë ata popuj që ne nuk i kemi parë dhe jan të zbuluar , kur dihet
se kjo botë është përplot fshehtësi . Edhe sot e kësaj dite në 'Trekëndshin e
Bermundeve' nuk është ë qartë se ç'fshihet në të edhe pse ekzistojnë thënie të
ndryshme , ai është vëndi ku u zhdukën njerëz, anije dhe aeroplanë , por megjithatë
, askush , përpos All-llahut , nuk e di të vërtetën për atë vend .
Sidoqoftë , dalja e Je'Xhuxhëve dhe Me'Xhuxhëve është një nga shenjat e mëdha të
Kijametit dhe ajo gjithqysh do të realizohet kur të vijë koha.
7. Tymi Ed-Duhan
'Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon
njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm'. (Duhan:10-11)
Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër Kijametit dhe
përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu i cili tha :
Tha i Dërguari i All-llahut Muhamedi a.s. 'Njëmend , Zoti juaj ju këshillon për tri
gjëra : Për tymin i cili besimtarin e kap si flama , kurse pabesimtarin e fryen saqë i
del ai nga çdo venddëgjim i tij . E dyta është shtaza kurse e treta Dexhxhalli'.
8. Dalja e Shtazës
Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohës. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut
dhe do të paraqitet kur të shtohen sherri dhe fesadi. Këtë shtazë All-llahu e
përmendi në Kur'an ku thotë: ' E kur fjala (Ime) u bie (njerëzve), Ne do t'u
nxjerrim atyre një shtazë nga toka që do t'u flasë atyre (njerëzve): se, njëmënd ,
njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet (dhe Kur'anin) Tona'. (Neml:82)
Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Buhariu nga Ebu Umame se Muhamedi a.s. tha:
'Do të dalë shtaza dhe do t'u vë shenja njerëzve në hundët e tyre, dhe jetojnë ata në
mesin tuaj , dhe kur njeriu blenë deven pyet. Nga kush e bleve? E thotë: E bleva nga
një njeri me shenjë në hundë'.
Transmetoi Talha nga Ibni Umeri r.a. në një hadith të gjatë, e tha: E përmendi
Muhamedi a.s. shtazën e tha: 'Ajo gjatë tërë kohës ka tri dalje . Njëherë ajo del larg
në shkretëtirë dhe ajo nuk përmendet në Mekke , fshehet një kohë të gjat e pastaj
del edhe njëherë dhe përmendet ajo ne fshatra dhe në Mekke' Tha Muhamedi a.s.
'Pastaj , derisa njerëzit janë ne xhamitë më të mëdha të Zotit e më e ndaluara dhe
më fisnikja në mesin e tyre El-Mesxhidul-Haram (Qabja), nuk është larg ata kur ajo
fillon të pëllet mes ruknit dhe mekamit (Brenda ne Qabe) e shkund kokën e saj, e
njerëzit ikin nga ajo në çdo anë, përveq një grupi të besimtarëvë që e kishin të qartë
se nuk mund t'i ikin All-llahut . Ajo fillon me ata dhe ua ndritë fytyrat e i bënë ato
skurse ylli ndriçues , pastaj fillon të lëvizë nepër tokë , nuk mund ta ze atë ai që e
kërkon dhe nuk i shpëton asaj ikësi , saqë njeriu lutet në namaz kundër saj e ajo i
vjen mbrapa e i thotë: O filan , a tani falesh?! I afrohet ai asaj e i vë ajo një shenjë
në fytyrën e tij , pastaj largohet. Njerëzit bëjnë tregti dhe shoqërohen në qytetet e
tyre, njihet besimtari nga jobesimtari , e thonë: O besimtar , ma jep hakkun tim…
'…Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd , asnjë njeriu nuk i vlen besimi i tij
nese ka besuar më parë ose nuk ka bërë në bësimin e tij kurrfarë të mire'
(En'am:158).
Transmetoi Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'Ai që pendohet para se të lind Dielli
nga Perëndimi , do t'ia falë All-llahu atij , e kur Dielli lind nga Perëndimi mbyllet
dera e pendimit'.
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'Nuk
do të vijë Kijameti para se të lind Dielli nga Perëndimi i tij , e kur ai lind dhe
njerëzit e shohin atë , besojnë të gjithë, ai është momenti kur askujt besimi nuk i
bënë dobi nese nuk ka besuar më parë ose nuk ka fituar asnje të mirë në besimin e
tij'.
Transemtohet nga Hudhejfe se tha: E pyeta të Dërguarin e All-llahut, e i thashë: O i
Dërguari i All-llahut! Cila është shenja e Lindjes së Diellit nga Perëndimi? Tha:
Muhamedi a.s. 'Zgjatë ajo natë derisa duket sa dy netë , zgjohen atë natë ata që e
kishin shprehi të faleshin dhe veprojnë sikurse vepronin më parë. Yjet nuk duken
janë fshehur nga vendet e tyre, pastaj ata bien e zgjohen përsëri për t'u falur , pastaj
bien e zgjohen prapë , dhe kështu derisa u lodhet trupi atyre dhe u duket ajo natë e
gjatë. Atëherë , njerëzit fillojnë të frikësohen që nuk gdhinë , e derisa presin lindjen
e Diellit nga Lindja e tij kur, ai lind nga Perëndimi , kur njerëzit ta shohin besojnë
(të gjithë) por nuk u bënë dobi besimi i tyre .
Lindja e Diellit nga Perëndimi , siç kuptohet nga këto tektse është realitet e jo siç
mendojnë disa se kjo do të thotë se: Perëndimi do të përparojë, kurse Lindja do të
mbetet në errësirë etj…
Transmetoi Ibni Maxhe nga Hudhejfeja se Muhamedi a.s. tha: 'Do të fshihet Islami
(nga mendja e njerëzve) sikurse fshihet stolia e rrobës , saqë nuk do të dihet se çka
është agjërimi , namazi , kurbani , sadakaja , dhe do të bartet Kur'ani në një natë
dhe nuk do të mbetet në tokë nga ai asnjë ajet, dhe mbesin disa grupe të njerëzve , e
plaku i vjetër thotë: I kemi takuar baballarët tanë duke thënë këtë fjalë 'La Ilahe
Ilallah' dhe ne e themi'. Në një hadith që transmeton Enes .r.a. se Muhamedi a.s.
thotë: 'Nuk do të ndodhë Kijameti derisa në tokë thuhet: All-llah , All-llah'.
Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. tha: 'All-llahu do të dërgoi
një erë nga Jemeni më të butë se mendafshi , nuk do të lë asnjë që në zemrën e tij ka
iman sa pesha e një thërmije pa ia marrë shpirtin'.
Toka në të cilën do t'i tubojë njerëzit ky zjarr është toka e Shamit (vendet e shamit
janë: Palestina ,Siria , Jordania dhe Iraku).
Transmetoi Ebu Dherri se Muhamedi a.s. tha: 'Shami është toka e tubimit dhe vendi
i zgjerimit'.
Në një hadith tjetër Muhamedi a.s. sqaroi se ky zjarr (vullkan i madh siç duket) nuk
u lë vend njerëzve , kudo që ata ndalen ai i arrinë derisa të tubohen në vendet e
Shamit.
Marrë nga Librat:
1.FUNDI I BOTËS ARDHJA E IMAM MEHDIUT - Autor 'EMIN MUHAMED
XHEMALUDIN'
2.SHENJAT E KIJAMETIT DHE PARALAJMËRIMET PROFETIKE
Rendesia e kesaj teme eshte shum e madhe prandaj shperndajeni per hater te
Allahut, Allahu ju rujt.