Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Leksioni nr.

6
Udhezime dietologjike.
Eshte e natyrshme qe ushqimi eshte esencial per jeten, ashtu sic eshte treguar ne leksionet e meparshme, ai luan nje rol thelbesor ne vazhdimesine dhe mireqenien e njeriut. Por jo cdo person ka nevoje per te njejten sasi, apo lloje ushqimesh. Ato ndryshojne ne varesi te faktoreve te ndryshem, duke filluar qe nga mosha dhe gjinia e deri tek gjendjet specifike patologjike apo variantet nga norma.

Per te gjitha keto, do te flitet ne kete leksion permbledhes, ku do te trajtohen faktoret qe lidhen me kerkesat per ushqim te njeriut, do te trajtohet se si mund te behet planifikimi I nje vakti ushqimor, se cfare duhet te permbajne vaktet ushqimore per secilen grupmoshe, si dhe karakteristikat e vecanta te ushqimeve te paketuara apo dietave vegjetariane.

Faktoret e lidhur me kerkesat per ushqim : Ka shume faktore qe lidhen me sasine e ushqimeve qe merr nje person gjate dites. Ketu hyjne kryesisht nevojat ditore per sasine e kalorive, te cilat ndikohen si nga nevojat bazale per energji qe ka nje person, ashtu edhe nga faktore te tjere ambjentale apo patologjike.

Keshtu permendim : 1. Mosha : Sasia e kalorive te nevojshme tek nje person arrin pikun ne moshen 25 vjecare dhe me pas nis te ulet me nga 2 % cdo 10 vjet . Keshtu psh nese ne moshen 25 vjecare sasia e kalorive te nevojshme per te ruajtur peshen eshte 2200 kcal. Nderkohe qe ne moshen 35 vjecare ajo bie ne 2156 kcal e keshtu me rradhe. 2. Gjinia : Nje mashkull adult ka nje perqindje me te ulet te mases dhjamore rreth 10-20 % me te ulet sesa nje femer e se njejtes moshe. Kjo pasi muskujt djegin nje sasi me te madhe kalorish nga ajo qe djeg masa dhjamore. Keshtu mund te themi se sasia e kalorive qe ka nevoje mnje mashkull me teper sesa nje femer eshte rreth 5-10 % me e madhe. Ketu ben perjashtim rasti fiziologjik I nje gruaje shtatzane apo ne laktacion.

3. Metabolizmi individual : Nje person ka nevoje per nje numer minimal kalorish per te ruajtur funksionet e veta jetesore, si frymemarrja dhe ruajtja e frekuences kardiake. Ky minimum eshte quajtur ndryshe dhe ritmi metabolik bazal. Nje menyre e thjeshte dhe e shpejte per te llogaritur ritmin metabolik bazal eshte te shumezosh peshen (ne pound) me 10 ne rastin e nje femre, ose me 11 ne rastin e nje mashkulli. Psh. Nje grua 150 pound ka nevoje per 1500 kcal ne dite thjesht per te ruajtur peshen e saj trupore; ndersa nje mashkull 175 pound ka nevoje per 1925 kcal. 4. Aspekti gjenetik I metabolizmit : Ritmi metabolik qe trashegojme nga familja percakton pjeserisht numrin e kalorive qe trupi jone ka nevoje per te funksionuar normalisht dhe qe perben nje aspect te pandryshueshem. Semundjet metabolike te trasheguara, sidomos ato qe prekin gjendren tiroide, mund te shkaktojne nje djegie te kalorive me te shpejte ose me te ngadalte. Nje mosfunksionim I gjendres tiroide, mund te sabotoje te gjitha perpjekjet tona per te humbur ne peshe. Ne kete rast eshte e nevojshme nje konsulte e mjekut per te percaktuar gjendjen e funksionit te tiroides. 5. Forma e trupit dhe permasat : Forma e trupit dhe permasat ndikojne ne numrin e kalorive qe nevojiten sepse muskuli djeg me teper kalori nga yndyrnat. Psh nese nje person ka nje strukture solide dhe ka nje raport me te madh te muskulit krahasuar me lipidet, ritmi I metabolizmit eshte me I larte . Po keshtu edhe nese ne trupin e njeriut ka me teper mase dhjamore sesa muskul, ritmi I metabolizmit eshte me I ulet dhe personi ka nje tendence me te madhe perte depozituar dhjam sesa nje person tjeter qe eshte I gjate dhe I holle. 6. Niveli I aktivitetit fizik : Nje person qe ka nje jete active nga pikepamja fizike, djeg me teper alori. Dhe nese nje person djeg me teper kalori nga sasia e atyre qe merr, atehere eshte e logjikshme qe do te humbase ne peshe. Lloji I ushtrimeve qe zgjedhim, dhe gjatesia dhe intensiteti me te cilin I kryejme ato, percakton saktesisht sesa kalori djegim. Disa lloje aktivitetesh fizike e ndihmojne trupin qe te djegi kalori edhe pasi perfundon ushtrimin. 7. Kushtet klimaterike te vendbanimit te personit : Kushtet klimaterike jane elemente te rendesishem persa I perket sasise se kalorive qe nje person ka

nevoje te marre gjate dites. Njerezit kane me shume gjasa te konsumojne me shume ushqim gjate periudhes se ftohte te vitit, sesa ne kohen e ngrohte te vitit. Po keshtu edhe banoret e zonave qe ndodhen nen kushte klimaterike te ftohta, kane tendencen te marrin ushqime me permbajtje kalorike me te larte sesa banoret e zonave te ngrohta. Kjo I dedikohet faktit qe trupi ka nevoje te ruaje temperature e tij, ne menyre qe te funksionoje sa me mire. Ne menyre qe te realizoje kete, trupi ka nevoje te marri me teper energji me ushqim, kryesisht npm ushqimeve te pasura me karbohidrate si orizi, buka, makaronat etj qe te ruaje temperaturen optimale. Megjithate kur behet fjale per periudhat e ngrohta te vitit trupi ka nevoje qe te uli temperature e tij qe te ruaje funksionimin normal. Per kete arsye ka nevoje qe te marri me shume sasi lengjesh qe te realizoje djersitjen per te arritur ftohjen e trupit. 8. Faktoret emocionale : Kohet e fundit jane kryer shume studime te cilat tentojne te bejne nje perqasje lidhur me gjendjen emocionale te nje personi dhe sjelljes se tij ndaj ushqimit. Keto studime kane marre ne considerate sjelljet e njeriut qe ne moshen e hershme te femijerise, ku eshte krijuar per here te pare lidhja e konceptit te nenes me ushqimin (tek foshnja) e se si ka evoluar kjo sjellje gradualisht me socializimin dhe zhvillimin e femijes. Studimet kane treguar se nje person qe ndodhet ne pranine/shoqerine e personave te tjere te afert apo nen kushte stresi shume te madh psikologjik, kane nje prirje per te sekretuar me teper acid klorhidrik, dhe per pasoje te konsumojne me teper ushqim, sesa kur ndodhen ne pranine e nje personi te huaj. Mendohet se ky fenomen I dedikohet stimulimit parasimpatik qe I behet nervit vagus (qe inervon dhe kurbaturen major te stomakut) nga faktore emotiv. 9. Stili I jeteses : Personat te cilet konsumojne sasi te medha alkooli, kane nevoja te ndryshme ushqimore krahasuar me ata qe konsumojne me pak ose aspak alkool. Duke qene se alkooli eshte nje substance ne vetvete qe permban shume

kalori, nje person I alkoolizuar kronik, nje pjese te madhe te kalorive qe ka nevoje per ritmin e tij bazal I merr nepermjet alkoolit, dhe limiton keshtu sasine e energjise qe merr npm ushqimeve te tjera. Megjithese sasia e kalorive qe ky person merr eshte ajo e duhura (si sasi kcal) kjo menyre jetese eshte tejet e rrezikshme, pasi keto kcal qe personi merr nga alkooli kane vetem nje nutrient perberes, psh.karbohidrate. Kjo e con personin te zhvilloje deficite te nutrienteve te tjere ne organizem (si vitamina, proteina, apo minerale) dhe te shfaqi klinikat perkatese. 10. Gjendja shendetsore aktuale : Personat e shendetshem kane nevoje per nje sasi dhe cilesi te caktuar ushqimesh, e cila ndryshon tek ata qe jane nen vuajtjen e nje semundjeje acute apo kronike. Personat qe vuajne nga semundje kronike te karakterit metabolik, kane nje nevoje ushqimore te ndryshme ne varesi te sindromave te tyre, keshtu psh. Nje pacient qe vuan nga diabeti e ka te nevojshme shmangien sa me shume te ushqimeve qe kane permbajtje te larte karbohidratesh, gje e cila do te ndikonte per perkeqesimin e situates se tij shendetsore. Planifikimi I vakteve ushqimore : Pyetjet qe shtrohen shume shpesh kur vjen puna tek te ngrenit shendetshem dhe krijimi I nje diete te balancuar, jane : Cfare te sherbejme ? Ne cfare sasie duhet te sherbejme ? Sa duhet shpenzuar per ushqimin ? Cfare dhe sa ushqime duhet te blejme ? Si duhet ta pergatisim ushqimin ? Ne cfare ore duhet te marrim vaktet ? Etj..

Planifikimi I vakteve per te realizuar nje ushqyerje korrekte eshte I rendesishem perte mbajtur nje nivel te kenaqshem mireqenieje fizike dhe psikologjike. Per tu perfeksionuar ne lidhje me pyetjet e mesiperme, gjithe sekreti qendron tek te pasurit njohurite e duhura mbi ushqimin dhe nutrientet, dhe tek praktikimi I pergatitjes se vakteve.

Nje vakt ushqimor, duhet te duket mire, te kete arome te kendshme dhe shije te mire. Planifikimi I vaktit ushqimor kerkon njohuri dhe aftesi te cilat perfeksionohen nepermjet praktikes. Qellimet e planifikimit te vakteve ushqimore : Qellimi kryesor I planifikimit te nje vakti ushqimor, eshte qe te plotesohen nevojat ushqyese te personit apo personave (kur behet fjale per nje familje apo komunitet). Ne radhe te pare, percaktohen nevojat kalorike dhe nevojat per nutrientet specifike (shihen rastet kur nje person vuan nga ndonje semundje kronike si diabeti, ka problem te metabolizmit (ritmit) si pasoje e ndonje semundjeje te gjendres tiroide etj.

Sigurimi I shumellojshmerise tek vakti ushqimor : perzgjedhja e duhur e ushqimeve ku secili prej tyre eshte pjese e nje grupi te caktuar ushqimor. Kombinimi i mishit me perimet me gjethe jeshile dhe me sasi karbohidratesh per te krijuar nje diete te balancuar.

Te krijohet nje vakt/pjate sa me terheqese : kjo nenkupton zgjedhjen me kujdes te ngjyrave (kombinimin), perberjes dhe shijes. Duke krijuar nje pjate e cila permban nutrientet kryesore qe I nevojiten nje personi, dhe duke e bere ate sa me atraktive/terheqese, ka me shume shanse qe dhe grupmoshat e reja apo ato te vogla te marrin kete ushqim te shendetshem. Keshtu psh. Nese femijeve te vegjel do tiu ofrohej nje pjate e cila permban kombinimin e duhur

te dritherave me proteinat dhe karbohidratet, e pergatitur kjo duke pasur parasysh kombinimet e ngjyrave dhe te aromes, do te behej shume terheqese per keta femije, dhe keshtu do te mernin edhe sasine e nutrienteve te domosdoshem.

Marrja parasysh e preferencave individuale kur pergatitet nje vakt ushqimor: Kjo eshte nje nga pikat e cila nuk duhet neglizhuar. Nese nje person merr me detyrim nje vakt ushqimor I cili shkon kunder preferencave te tij, eshte I prirur te mos e trese mire kete ushqim, ose dhe ne raste ekstreme te provokoje nxjerjen jashte te tij (emeza).

Larmishmeri ne pergatitjen e vakteve nga njera dite ne tjetren : Alternimi eshte nje nga elementet me te rendesishem kur vjen puna tek planifikimi I vakteve. Alternimi nuk duhet kryer thjesht ne aspektin e kombinimit te ushqimeve me njera tjetren, por edhe ne ndryshimin e vakteve nga dita ne dite. Duke alternuar ushqimet qe serviren, jo vetem qe arrin te merren te gjithe nutrientet te cilet mund te kene qene deficitare ne vaktin e dites se meparshme, por dhe te krijohet nje atmosfere rekreative dhe terheqese lidhur me procesin e ushqyerjes, personi (qe mund te jete I cfaredo grupmoshe, por ne kete rast kjo pike vlen kryesisht per femijet, qe jane me te prirur te refuzojne ushqimet e shendetshme) eshte I prirur te ushqehet rregullisht dhe te marre te gjitha elementet qe I nevojiten. Ne foton e meposhtme tregohet nje tabele, e cila jep shembullin e planifikimit te vakteve. Nje planifikim I tille mund te behet qofte per nje hark kohor prej 1 jave ose deri ne 1 muaj.

You might also like