Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Psikologji

Kujtim Kasami

Tema: Menazhimi i kohës

“Ai, du ditët e të cilit janë të njejta (në arritje), është në humbje të


sigurt”.(hadith, Sunen ud-Dejlemi)

“Shfrytëzo pesë gjëra, para se të vijnë pesë tjera: shfrytëzoje rininë


tënde para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para
varfërisë, kohën e lirë para se të preokupohesh me probleme dhe
jetën para vdekjes”. (hadith)

Jemi dëshimtarë të gjithë ne, se jemi duke jetuar në një


periudhë kohore, në të cilën periudhë koncepti kohë përdoret shumë
shpeshë.
Në të vërtetë çka kuptojmë me nocionin kohë? – me nocionin
kohë/koha kuptojmë vazhdim e kalim i pandërprerë i minutave, i
orëve, i ditëve, i muajve, i viteve etj. nga e shkuara në të
ardhmen dhe pa kthim prapa; gjatësia e qëllimit të çdo gjëje dhe
e vazhdimit të dukurive e të ngjarjeve, që matet me shekuj, me
vite, me muaj, me ditë me orë etj.1 apo në filozofi gjejmë këtë
përkufizim: “formë objektive e egzistencës së materies dhe kusht
themelor i lëvizjes së saj, që shpreh se sa zgjasinë sendet, dukuritë,
ngjarjet ose proceset, se si vijnë këto njera pas tjetrës”2.
Një diçka thelbësore që duhet patur parasysh është se të gjithë
kemi të njëjtën sasi kohe. Nuk ka rëndësi nëse jemi të varfër ose të
pasur, ne kemi të njejtin numër minutash për çdo ditë. Ajo që ka
rëndësi është se çfarë bëni me kohën tuaj. Nëse e përdorni kohën
në mënyrë racionale, ju do të përshtateni më mirë dhe do të përjetoni
më pak stress.
Nëse humbet koha, nuk ka shpresë për kthimin e saj. Andaj,
koha është gjëja më e shtrenjtë që e posedon njeriu, dhe njeriu i
mençur duhet t’i pret ditët sikurse kopraci që pret një pasuri të
madhe: ai nuk len pas dore as diç të vogël, duke u mashtruar pas të
1
Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë, Fjalor i gjuhës së sotme
shqipe,fq.839-840, Tiranë,1980,
2
Po aty.
madhes, dhe mundohet që çdo gjë, sado që të jetë e imët, ta vë në
vendin të cilin e meriton.
Atë që e thonë të gjithë është se vlera e kohës është shumë e
madhe; çdo orë, çdo çast për ne paraqet një vlerë. Nuk guxojmë të
luajmë me të, nuk guxojmë ta kalojmë kohën kot.
Anglezët thonë: “koha është flori”. Po, kjo është e vërtetë,
mirëpo koha është edhe shumë, më tepër se kjo. Koha është çështje
themelore e jetës së njeriut. Se sillemi ndaj kësaj dhuratë të Zotit, do
të përcaktohet edhe i tërë qëndrimi ynë jetësor. Disa persona afaristë
fillojnë me premisën se askush nuk mund të jetë i suksesshëm në
afarizëm pa e pranuar ekuacionin= koha është e barabartë me
paratë. Ne kurrë nuk do t’i lejonim njerëzve të na i vjedhin paratë e,
megjithatë i lejojmë ata të na e plaçkisin kohën. Ne besojmë se koha
është më shumë se paratë.
Padyshim se njeriu si qenie e krijuar nga Allahu xh.sh është i
obliguar me obligime dhe detyra të rëndësishme, ndaj të cilave njeriu
i sinqertë nuk guxon të jetë indiferent. Çdo njeri ka misionin e vet në
tokë ndaj kryerjesë së këtyre obligimeve.
Është kërkesë immediate që të menaxhojmë drejtë kohën, këtë
dhuratë të Allahut të madhëuar, nëse dëshirojmë të jemi të
suksesshëm në veprimtarinë tonë. Administrimi i kohës është aspekti
më i vështirë i përshtatjes për shumicën e njerëzve si në shkollë
ashtu edhe jashtë saj në jetën e përditshme. Shumë prej nesh kanë
vështirësi në administrimin e kohës. Ne priremi që t’i shtyjmë punët
dhe të presim gjer në minutën e fundit. Shpesh nuk i zbatojmë afatet
e vëna dhe harxhojmë shumë kohë duke u marrë me gjëra të
parëndësishme. Kur nuk kemi program pune nuk dimë se cilat
qëllime janë më të rëndësishme. Dhe jo rrallë herë ndodhë që të
meremi me sende dytësore duke haruar gjërat primare apo farzet, të
cilat i kemi obligim t’i kruejmë. Në shumë raste shpesh ndëgjojmë të
thuhet që kam dalë të humb pak kohë!
E vërteta është se kemi shumë obligime në jetën tonë të kësaj bote
siç janë: obligimet ndaj Krijuesitë tonë, ndaj fesë tonë, ndaj kombit
tonë, ndaj shoqërisë tonë,ndaj farefisit tonë, ndaj familjes tonë, ndaj
vetvetes, dhe shumë angazhime dhe obligime të tjera që në këtë rast
mund të përmendim edhe: aftësimin tonë në profesione të ndryshme,
rezultatet në studime, përsosmërin në punë, të jesh në rrjedha me
dinamizmin e kohës dhe shumë angazhime të tjera, kurse në anën
tjetër kemi kemi kohën konstante vetëm 24 orë për çdo ditë dhe natë.
Si rrjedhojë e kësaj na del se patjetër na nevojitet menaxhim i drejtë i
kohës tonë, ose thënë më ndryshe administrim i drejt i atij
njëzetekatër-orshit.
Ëilliams dhe Long (1983) diskutuan disa teknika për administrimin
efektiv të kohës3.
Para se fillojmë të zbatojmë teknikat e administrimit të kohës
duhet të jemi të motivuar për të administruar kohën tonë. Një nga
metodat më të thjeshta të analizës së përdorimit aktual të kohës,
është mbajtja e shënimeve për çdo javë. Rreth gjysëm ore për gjatë
gjithë ditës, duhet të mbajmë shënime se çfarë jemi duke bërë. Pastaj
analizojmë sesa kohë është shpenzuar për aktivitete të ndryshme.
Për shembull, ne mund të konstatojmë se jemi duke harxhuar më
shumë kohë për vajtje-ardhje përditë në destinacionin tonë dhe më
pak kohë për studim ose shoqërizim. Duhet të jemi veçanërishtë
vigjilentë për vjedhësitë e mundshëm të kohës sonë, d.m.th. për
aktivitetet që na marrin një sasi mjaftë të madhe kohe, por që nuk
janë aq të rëndësishëm sa ç’janë disa aktivitete të tjera4.
Njerzit e suksesshëm e kalojnë kohën e tyre duke i bërë gjërat,
të cilat njerzit e dështuar nuk dëshirojnë t’i bëjnë. Shumë pak do të
thotë të kihen qëllime dhe përcaktime në jetë, pos nëse secilit prej
tyre u bashkangjitet një orar kohor. Vetëm atëher ne mund të lëvizim
drejt këtyre qëllimeve dhe të arrijmë në përcaktimin tonë.5
Çdo ditë që lind nuk kthehet më, ajo nuk përsëritet deri në ditën
e Fundit, prandaj duhet shfrytëzuar. Pejgamberi a.s na tregon se:
Asnjë agim nuk lind pa thirjen e dy engjëjve:”O bir i Ademit, unë jam
dita e re dhe dëshmoj veprimet e tua, prandaj më shfrytëzo më së
miri, për shkak se unë kurrë nuk do të kthehem prap deri në Ditën e
Gjykimit”.
Çdo dite duhet shfrytëzuar me punë të dobishme dhe simbas
një plani që e kemi përgaditur para se të lind ajo ditë, kështuqë kur të
vijë mbrëmja të jemi krenar për ditën e kaluar.
Sikur të gjithë të rinjtë ta dinin vlerën e kohës dhe të jenë të
vendosur në menazhimin e drejtë të saj!.
Nëse lexojmë për Imam Gazaliun: është i lindur më 450 sipas
hixhrit, kurse kaloi në Ahiret në vitin 505 sipas hixhrit. Shkroi një
bibliotekë të tërë, rreth 700 vepra. Pjesën më të madhe e përbëjnë
mesazhet e pejgamberëve (risalet) të shkruara në 50-100 faqe.
Mirëpo ai ka shkruar edhe një varg veprash shumë të rëndësishme
3
Psikologjia, Një hyrje koncize, T. F.Pettijohn,Botimi II, shtëpija botuese “Lilo”, Tiranë, 1996, fq.448
4
Po aty, 449.
5
H. Et-Talib, Udhëzues përgatitor për punonjësit islamikë,,Logos-A, Shkup, 1998, fq.200.
për nga përmbajtja dhe vëllimi. Komenti (tefsiri) i tij përmban 15 libra
të medhenj, “Ihjau-ulumid-din” 4 libra, “Mustafa” 2 libra, etj. Jetoi rreth
55 vjet. Nëse marrim parasysh fëmijërinë e tij dhe shkollimin, vetëm
mund të themi se jemi të mahnitur se çfarë energjie dhe çfarë vullneti
kishte ky njeri . Si ka ditur ta shfrytëzojë dhe ta përdori kohën me aq
mençuri! Me punën e vet dha kontribut të madh në përhapjen e fesë
Islame6.
Ky është vetëm një shembull që përmendëm në këtë rast, por
shembuj të këtillë ka me mijëra në historinë e njerzimit, nga të cilët ne
duhet të marrim mësim.
Për ta përdorur kohën që kemi në dispozicion me efektivitet,
duhet që të përcaktojmë qëllimet. Në librin e tij të vitit 1973, “Si të
arrini të kontrolloni kohën dhe jetën tuaj”, Alan Lakein, vë në dukje se
njerëz të suksesshëm ka më shumë mundësi që të jenë ata që bëjnë
një listë të qëllimeve ditore. Ndaj na duhet të bëjmë një listë me anë
të së cilës mund të vëzhgojmë e kontrollojmë progresin tonë ditor.
Kur e realizojmë çdonjerin prej qëllimeve tona, vëmë nga një vijë në
listë. Duke patur vazhdimishtë një listë të tillë do të jemi të aftë ta
kanalizojmë kohën tonë në projekte produktive. Me të përcaktuar
qëllimet tona, na duhet të ekzaminojmë sjelljet që do të shpien në
arritjen e këtyre qëllimeve.
Nëse jemi të bindur se koha lëviz shpejtë në këtë periudhë
postmoderne, dhe administrimi i drejtë me të(kohën) është imerativ i
kësaj periudhe, padyshim takimi ynë me Allahun e Madhëruar është
afër. Dhe padyshim në atë takim do të pyetemi se si kemi vepruar me
kohën dhe si e kemi shpenzuar. I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu
aleji ve sel-lem) ka thënë: ”Në ditën e gjykimit, nuk do të lëvizë
këmba e bijëve të Ademit, përderisa nuk përgjigjen për pesë gjëra: Si
e kaluan jetën? Si e kanë harxhuar rininë? Si e kanë fituar dhe
shpenzuar pasurinë? Dhe çka kanë punuar me diturinë e tyre?”7.
Prej urtësive të cilat shpeshherë humbin nga vëmendja e
popullatës së gjerë, është edhe kjo: “Obligimet janë më tepër se
koha”. Koha assesi nuk qëndron e përmbajtur: ajo ose do të jetë mik i
dashur, ose armik i rreptë8.
Këto urtësi burojnë nga shpirti islam , dhe nga të kuptuarit e
instruksioneve të larta të cilat të bëjnë të përfitosh nga jeta e kësaj
bote për të mirën e jetës së amshueshme. Në të vërtetë, inspirimi i
6
Ismet U. Shehibrahimoviq, Fuqia e besimit-përsosmëri e shpirtit,Logos-A, Shkup, 1998, fq.109.
7
Transmeton Tirmidhiu.
8
M. Gazali, Karakteri i Muslimanit,/për. B.Aliu/,Furkan ISM, Shkup,2001,fq.252.
njeriut që të shfrytëzojë çdo orë nga jeta e tij në vepra të mira, është
meritë e All-llahut dhe fakt i cili flet për përkrahjen e Tij: “Po mëshira
e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të
përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jinni mirënjohës”9!
Ne si robër të Krijuesit Tonë duhet të jemi mirënjohës ndaj begative
dhe të mirave të Tij.
I Dërguari i All-llahut (sal-lall-llahu aleji ve sel-lem) ka thënë:”Në dy
begati shumica e njerzëve janë të papërfillur; ato janë: shëndeti dhe
koha e lirë”10.
Para se të përfundojmë këtë punim të përmendim edhe dy
metodat që janë shumë efikase në shfrytëzimin e kohës dhe
njëkohsishtë janë prej traditës profetike, edhe atë: 1.inkurajimi në
kontinuitet të veprës, po edhe nëse ajo është e paktë, dhe përbuzja e
të shumtës së ndërprer, dhe 2.fillimin e ditës prej mëngjesit; sistemi
islam obligon zgjuarjen e plotë para lindjes së diellit, dhe e urren
ndejën në orët e natës. Në një hadith thotë Pejgamberi a.s:”O Zoti im,
bekoja ummetit tim kohën e hershme”.11
Katër gjëra nuk mund të kthehen kurrë më : fjala e thënë,
shigjeta e hedhur, koha e kaluar dhe rasti i pashfrytëzuar.12

9
El-Kasas: 73
10
Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
11
Transmeton Ebu Davudi.
12
Fjalë e urtë arabe.

You might also like