Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 19

Fri,dega në Kërçovë

Me rastin e ditëlindjesë së profetit Muhamedit a.s. Forumi Rinor Islam, dega në


Kërçovë organizoi Manifestim madhështor me një program të pasur kulturo-islam.
Në fillim moderatori i këtij programi Xhabir Emini foli për rëndësin dhe kujtimin e kësaj
dite dhe pastaj me leximin e disa ajeteve të Kur’anit Famëlart nga hafëz Xhamail Nuhiju
u shpall i hapur ky manifestim. Programi i manifestimit në fjalë përbëhej nga ligjerata me
temë: “Muhamedi a.s. në familje dhe realiteti ynë bashkëkohor” ligjëruar nga Selver
Xhemaili, teolog nga Tetova dhe nga kryetati i FRI-së z.Rufat Sherifi.
Ligjëruesi i pare hoxha Selver Xhemaili gjatë ligjërimit të tij ndër të tjera theksoi
se:” ne kur shikojmë në personalitetin e pejgamberit Muhamedit a.s. do të gjejmë
shembullin për të gjitha fushat e jetës, këtë mund ta ilustrojmë me disa shembuj, edhe ate
nëse shikojmë në familjen e shoqërisë para ardhjes së këtij pejgamberi, ajo familje nuk
kishte asnjë koncept për moralin, ishte e degjenerume, e shkatëruar. Muhamedi a.s. për
një kohë shumë të shkurtër nga ajo familje e asaj shoqërie nxorri gjenerata shumë të
edukuara, të cilët do të jenë bartëse dhe themeltar të shumë ushtruve dhe perandorive, mu
këtu shihet madhështia e këtij profeti”.
Kurse ligjëruesi tjetër i këtij manifestimi Rufat sherifi ndër të tjera theksoi:”nëse
ndalemi pak te bashkëshortët, në lidhje me këtë Muhamedi a.s. ka thënë:”më i miri nga ju
( më i miri në mesin tuaj) është ai që sillet më mirë, është më i kulturuar, më i sjellshëm
me gratë e tij, kurse unë jam më i miri që sillem me bashkëshortet e mia”, dhe shtoi se
athua vallë duhet të sillemi mirë vetëm me bashkëshortet, apo duhet të kujdesemi dhe të
sillemi mirë edhe ndaj fëmijëve? Mirëpo për shkak të dinamikës jetësore, ne në të
shumtën e rasteve i neglizhojmë ndjenjat e tyre, i harojmë emocionet e tyre dhe si pasojë
ata janë viktimë e shumë faktorëve tjerë, të cilët në të shumtë e rasteve luajnë rol
negativë”.
Më pastaj të pranishmi ndëgjuan dhe u kënaqën me disa ilahije të këndura nga Fidush
Aliu.
Në përfundim të këtij manifstimi kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s. në formën e
videoprezentimit me kujdes të madh u përcjell videoklipi “Mëshira” interpretuar nga
artist i mirënjohur Reshat Arbana.
Manifestimi u mbajtë në Pallatin e Kulturës në Kërçovë.
Burimi i informacionit Kujtim Kasami, kryetar i degës së FRI-së në Kërçovë.

You might also like