Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

XHAMIJA E VJETËR E GARANËS

Xhamija e vjetër e Garanës është një ndër xhamijatë më të vjetra në Kërçovë me


rrethinë dhe daton prej shekullit të XV. Është një dëshmi e gjallë që tregon se Feja
Islame në këta troje është shumë herët, ne mund të kuptojmë se brezat para nesh
gjegjësishtë baballarët tanë kanë qenë musliman që para 500 vjetëve.
Kjo xhami gjendet në pjesën ku quhet Garana e Epërme për arsye se atje ka qenë
fshati Garanë dhe sot e kësaj dite përeth xhamisë gjenden shtëpi të vjetra, disa prej tyre
kanë fillu të rënohen por që janë tregues se në atë vend ka pasur fshat dhe kanë jetuar
njerëz.
Xhamija e vjetër e Garanës thuajse për pesë shekuj ka shërbyer për të kryer
njerzitë obligimet fetare islame. Në këtë rast vlen të theksohet se në këtë xhami nuk janë
falur vetëm banorët e fshatit Garanë por edhe banor të fshatrave që kanë qenë për rreth
fshatit Garanë porn ë atë kohë të banuar me popullatë muslimane.
Xhamija e vjetër e Garanës është rindërtuar disa herë por herën e fundit është
rinovuar më 1994 vjet edhe atë me vetkontributin e popullatës.
Këtë xhami sëpaku njëher në vjet shkojmë e pastrojmë dhe në mënyrë të organizuar e
falim namzin e xhumasë.
Afër xhamisë më vitin 2007-2008 është ndërtuar një objektë që shërben si
pushimore për të gjithë ata që dëshirojnë të pushojnë në atë anë.
Tendenca është që në të ardhmen të mendojmë sa më shumë për këtë vend, të
mendojmë për xhaminë sesi ta zhvillojmë sa më shumë , të jetë sa më e pastër, ta
vizitojmë sa më shpesh.
Xhamija padyshim se ka vlerë të madhe Islame, ka vlerë edhe aj që kujdeset për
mirëmbajtjen e saj, ka sevabe edhe ai që e viziton.
Mbesim me shpresë se në të ardhmen e afërt do ta ndërtojmë edhe rrugën me alsfalt që
çon deri të xhamija, poashtu ngelim me shpresë që edhe rrumën elektrike ta dërgojmë
deri te xhamija, dhe ashtu të na mundësohet që sa më shpesh ta vizitojmë këtë xhami o
bile edhe gjatë muajit të Ramazanit në mënyrë të organizuar të falim namazin e taravisë
në xhaminë e vjetër të Garanës.
Për çdo kujdesje për objekte fetare padyshim se pason shpërblimi i All-llahut xh.sh.
Ne e lusim All-llahun xh.sh. për shpërblimin e Tij.

Ves-selamu alejkum ve rrahmetull-llahi ve berekatuhu.

03.08.2008. Garanë. Me respekt Kujtim Kasami

You might also like