Dita e Bedrit

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Forumi Rinor Islam, dega në Kërçovë.

E shtunë 05.09.2009. Kërçovë


Në organizim të Forumit Rinor Islam, dega në Kërçovë, për të pestën herë me
radhw, në mënyrë tradicionale, në udhëheqje të studentit Xhemail Ahmedit u
shënua Manifestimi me rastin e Ditës së Bedrit.
Në fillim të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoj për prezencën kryetari i
degës së FRI-së në Kërçovë, Xhabir Emini.
“ Të nderuara motra dhe vllezër ne sonte jemi tubuar të shënojmë një datë
shumë të rëndësishme të kalendarit islam. Qëlllimi ynë nuk është thjeshtë të
festojmë fitoren e luftës së Bedrit, por jemi tubuar të festojmë dhe të kujtojmë
ngadhnjimin e të vërtetës ndaj të pavërtetës, të besimit ndaj mosbesimit,
ngadhnjimin e grupit të vogël që ishte nën përkujdesin e Allahut xh.sh. Kjo ishte
një ditë, në të cilën u bë një kthesë e madhe në historinë njerzore, ishte dita ku
filloi e mbara e muslimanëve”, tha ndër të tjera Xhabir Emini në fjalën e tij
përshëndetëse.
“Kujtim i Bedrit nuk duhet të harrohet dhe t’i mbetet analeve të historisë, por
mësimet e Bedrit duhet ti kemi pjesë të jetës tonë, sepse edhe pse Bedri ndodhi
para 14 shekujve, mësimet e Bedrit duhet t’i analizojmë dhe t’i vëndojmë në
praktikën tonë të përdiçme, më tej theksoi Xhabir Emini.
Ligjeratën me temë: “Urtësitë e Bedrit” në këtë Manifestim e mbajti nënkryetari i
Forumit Rinor Islam në Maqedoni, Sali Shasivari nga Tetova.
Gjatë prezentimit të tij para të pranishmëve theksoi se:”kur bisedojmë për Bedrin
nuk flasim për një luftë të zakonshme, sepse kur flasim për Bedrin flasim për një
luftë e cila solli paqë në shpirtërat e njerzimit në përgjithësi, kur flasim për luftën
e Bedrit nuk flasim për një luftë e cila solli shkatërim por solli ndërtim, kur flasim
për Bedrin flasim për luftë e cila solli pasoja pozitive për muslimanët, bile për
tëtë njerzimin.
Lufta e Bedrit, nuk ishte luftë e zakonshme, nuk ishte luftë për interesa, as luftë
për hirë të një fisi, as luftë për hirë të një nacionaliteti, as luftë teritoriale, por
ishte luftë parimesh, andaj edhe Kurani e potencon si të tillë.
Kur’ani nuk e quan luftë, as në hadithet e pejgamberit, as në leksikonin islam
nuk mun të gjejshë dikundë që të quhehet luftë, por Kur’ani këtë ditë e quan
“gazve”, që do të thotë fitore, që ka për qëllim mbrojtje nga sherri.
Ne përkujtojmë dhe shënojmë këtë ditë sikurse shumë popuj të tjerë që
shënojnë datat e tyre historike. Ne në këtë ditë gjejmë prehje shpirtërore, jo pse
kishte ndodhur luftë, por për faktin se në këtë luftë ka marrë pjesë gjenerata e
artë, s’bashku me të dërguarin e Zotit, Muhamedi a.s.” tha gjatë ligjërimit Sali
Shasivari.
Në vazhdim pasoi një program kulturor me ilahije, recitime dhe pjesë teatrale, të
përgaditur enkas për këtë mbrëmje.
Manifestimi i Bedrit u mbështet nga donator nga Kërçova me rethinë.
Manifestimi me rastin e Ditës së Bedrit u mbajtë te Pallati i kulturës pas faljes së
namazit të taravisë.
06.09.2009 sektori për komunikim dhe media
Kërçovë pran FRI-së, dega në Kërçovë

You might also like