Vendimi I Gjykatës Për Xhaferrët

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E SHKALLES SE PARE


<GJYKATA>

141

666

NR. 666 VENDIMI

m
]

NR. 141 AKTI

VENDIM
NE EMER TE REPUBLIKES

Gjykata e Shkalles se Pare Tirane e perbere nga gjyqtaret:

1- Rrapush Xhaferri, i biri i Asllanit dhe i Havase, i


datelindjes 1935, lindur ne Lushnje, banues ne Tirane, me
arsim te larte, me gjendje gjyqsore i padenuar, me shtetesi
Shqiptare, i mbrojtur nga Av. Viktor Ikonomi
2- Perparim Xhaferri, i biri i Rrapushit dhe Myhybes, i
datelindjes 1962, lindur ne Lushnje, banues ne Tirane, i
martuar, me gjendje gjyqsore i padenuar, me shtetesi
Shqiptare, i gjykuar ne mungese, i mbrojtur nga Av. Shyqyri
Dylgjeri.
3- Pellumb Xhaferri, i biri i Rrapushit dhe i Myhybes, i
datelindjes 1964, lindur ne Lushnje, banuese ne Tirane, i
martuar, me shtetesi Shqiptare, me arsim te mesem, me
gjendje gjyqsore i padenuar, i gjykuar ne mungese, i mbrojtur
kryesisht nga Av. Agron Gruda .
4- Asllan Xhaferi, i biri i Rrapushit dhe Myhybes, i datelindjes
1967, lindur ne Lushnje, banues ne Tirane, i martuar, me arsim
te mesem, me shtetesi Shqiptare, me gjendje gjyqesore i
padenuar, i mbrojtur nga Av. Viktor Ikonomi .
5- Livan Xhaferi, i biri i Asllanit dhe i Havase, i datelindjes,
1941, lindur dhe banues ne Lushnje, i gjykuar ne mungese, i
mbrojtur nga Av. Shpetim Hima.

[S
hq

ipt

ar

TE PANDEHURVE:

ja.

co

GJYQTAR
Artan BROCI
Kryetar
GJYQTAR
Kreshnik OMARI
Anetare
GJYQTAR
Ridvan HADO
Anetar
te asistuar nga sekretaria gjyqsore Azeta Dede , me pjesemarjen e prokurorit Genti Xholi,
sot, me date 21.06.2004 morri ne shqyrtim ne seance gjyqesore publike ceshtjen penale
ne ngarkim te:

TE AKUZUAR: Se kane kryer ne bashkepunim me njeri tjetrin 1.188.372 here vepren


penale te mashtrimit, ne shumen 15.778.789.000 leke, te parashikuar
nga neni 143 dhe 25 i Kodit Penal.

co

m
]

Gjykata pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi, mori te gjithe provat e paraqitura nga palet
ne gjykim, degjoi prokurorin Genti Xholi i cili ne Konkluzionet perfundimtare i kerkoj
Gjykates deklararimin fajtor te te gjithe te pandehurve per vepren penale te mashtrimit ne
bashkepunim te kryer 1.188.372 here ne shumen 15.778.789.000 leke, te parashikuar nga
neni 143 dhe 25 i Kodit Penal (para daljes se ligjit Nr. 8733, date 24.01.2002) dhe
denimin e tyre perkatesisht: Te pandehurin Rrapush Xhaferi me 20 vjet burgim, Perparim
Xhaferin me 18 vjet burgim, Pellumb Xhaferrin me 18 vjet burgim, Asllan Xhaferrin me
15 vjet burgim dhe Livan Xhaferrin me 5 vjete burgim, degjoi av. Viktor Ikonomi, av.
Shyqyri Dylgjeri , av. Agron Gruda dhe av. Shpetim Hima te cilet ne konkluzione
perfundimtare i kerkukan gjykates qe te pandehurit e mbrojtur prej tyre te deklarohen te
pafajshem .Gjykata si deklaroi te mbyllur shqyrtimin gjyqesor dhe e bisedoi ceshtjen ne
teresi.

ja.

V E R E N:

[S
hq

ipt

ar

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane i ka kerkuar kesaj Gjykate


gjykimin e ceshtjes penale me nr. 188 te rregjistruar prej saj ne daten 23.01.1997 ne
ngarkim te pese te pandehurve Rrapush Xhaferri, Perparim Xhaferri, Pellumb Xhaferri,
Asllan Xhaferri dhe Livan Xhaferri te cilet i akuzon se kane kryer 1.188.372 here ne
bashkepunim me njeri tjetrin vepren penale te mashtrimit ne shumen 15.778.789.000
leke, te parashikuar nga neni 143 dhe 25 i K.Penal.
Vlen te permendet fakti se kjo ceshtje eshte nje rigjykim pasi me vendimin e saj
Nr. 448, date 18.07.2003, Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur prishjen e vendimit Nr
128 dt. 17.02.2003 te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane dhe kthimin e kesaj ceshtje per
rigjykim , ku ne pjesen arsyetuese lihen dhe detyra , te cilat ne rigjykim kjo gjykate i zbatoi
me korrektesi.
Ky gjykim u zhvillua me pjesemarrjen e te pandehurit Asllan Xhaferri dhe seancat e
konkluzioneve dhe dhenies se vendimit ne mungese te tij pasi dha pelqimin per tu mos u
paraqitur me , per te pandehurit Perparim Xhaferri , Pellumb Xhaferri dhe Livan
Xhaferri gjykimi u zhvillua ne mungese, pasi ata ju fshehen gjykimit , kurse I pandehuri
Rrapush Xhaferri per shkak dhe te gjendjes se tij shendetesore kerkoi qe gjykimi te
vazhdonte ne mungese te tij , por ne prezence te av.mbrojtes te zgjedhur prej tij .
Ne seancen e saj te dt.11.06.2004 ,ku ishte rradha e paraqitjes se konkluzioneve
perfundimtare te av.mbrojtes gjykata si administroi certifikaten e vdekjes te pandehurit
Rrapush Xhaferi me nr. 20/35 Dt. 31.05.2004 dhe si mori kerkesat e prokurorit dhe te
av. mbrojtes per pushimin e gjykimit per kete te pandehur si krijoi bindjen e saj se i ndjeri
Rrapush Xhaferi me dt. 28.05.2004 ka vdekur me vendim te ndermjetem bazuar dhe ne
Nenet 47 dhe 387 te Kodit Procedures Penale, vendosi Pushimin e gjykimit per te
pandehurin Rrapush Xhaferi per shkak te vdekjes se tij.
Megjithate nga shqyrtimi gjyqsor i kesaj ceshtje rezultoi se :

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

I ndjeri Rrapush Xhaferri ishte babai i te pandehurve Perparim, Pellumb dhe


Asllan Xhaferri si dhe ishte vellai i te pandehuri Livan Xhaferri.
Ne gusht te vitit 1995 i ndjeri Rrapush Xhaferri i ka kerkuar Gjykates se Rrethit
Tirane rregjistrimin si person juridik te shoqerise tregtare me pergjegjesi te kufizuar
RRAXH sh.p.k, me seli ne qytetin e Lushnjes, ku banonin ne ate kohe te gjithe te
pandehurit.
Kjo kerkese e te ndjerit Rrapush Xhaferri eshte pranuar nga Gjykata e Rrethit
Tirane me vendimin nr. 11844, date 15.08.1995.
Kapitali i themelimit te kesaj shoqerie eshte 100.000 leke, me ortak dhe
administrator te vetem te ndjerin Rrapush Xhaferi me kohezgjatje mbi 10 vjete. Ne kete
vendim rregjistrimi eshte percaktuar se objekti i veprimtarise se shoqerise do te ishte
qarkullimi i parave te vene ne shoqeri nepermjet anetaresimit (trasaksion) ku per 100 leke
per cdo anetaresim do te jepej nje shperblim plus 290.000 leke, me nje kohezgjatje te
parcaktuar me pare.
Pra ne kete menyre i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush Xhaferri ka synuar qe te
formalizoje ligjerisht nje aktivitet qe kishte filluar ta ushtronte qe me pare. Por
pavaresisht nga fakti qe ai ariti ta rregjistronte kete shoqeri ne Gjykate veprimtaria e tij e
grumbullimit te lekeve nga qytetaret dhe ne formen e kuotave te anetaresimit dhe
kthimin pas disa muajve te shumefishit te tyre ishte ne kundershtim te plote me
legjislacionin ne fuqi dhe nuk kishte asnje llogjike ekonomike, pasi shoqeria nuk kishte
asnje veprimtari tregtare fitimprurese qe te siguronte nje sasi kaq te madhe te ardhurash
per te paguar personat e anetaresuar.
Ne muajin shtator 1995 i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush Xhaferri i ka kerkuar
Gjykates se Rrethit Tirane ndryshimin e selise te shoqerise RRAXH sh.p.k nga qyteti i
Lushnjes ne qytetin e Tiranes ku ai kishte filluar te banonte, kerkese kjo e pranuar nga
Gjykata me vendimin nr. 11844/1,date 20.09.1995.
Ne daten 01.02.1996 i ndjeri (pandehuri) Rrapush Xhaferri me cilesine e ortakut te
vetem te shoqerise RRAXH ka vendosur te prishe shoqerine dhe per kete qellim ka
caktuar si likuidator z.Perparim Kasa.
Nga akti i likujdimit te pergatitur nga likujdatori Perparim Kasa rezulton se
shoqeria RRAXH sh.p.k nga data 01.01.1995 deri me daten 31.12.1995 kishte
grumbnulluar ne formen e kuotave nga anetaret shumen 500 milion leke dhe kishte
realizuar shpenzime ne shumen 1.415 milion leke keto shpenzime perfaqsojne kthimin e
shumes se kuotave te anetaresimit, interesat per keto kuota per shumen 900 milion leke
dhe 15 milion leke ndihma humanitare per familjet e varfera ne rrethe te ndryshme te
vendit.
Nga ky akt likujtimi rezulton se humbja qe kishte pesuar shoqeria RRAXH
sh.p.k deri ne fund te vitit 1995 ishte 915 milion leke.
Kjo humbje pretendohet se eshte mbuluar nga i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush
Xhaferri nga rezervat e shhoqerise, por duke mbajtur parasysh faktin se kapitali i
shoqerise ishte vetem 100.000 leke kuptohet se ky ishte nje mashtrim dhe se ne kete kohe
i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush Xhaferri ka patur nje borxh shume te madh ndaj qytetareve.

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

Ne daten 20.03.1996 Gjykata e Rrethit Tirane ne perfundim te procesit te


likujduimit me vendimin nr. 1302 vendosi te crregjistroje shoqerine me pergjegjesi te
kufizuar RRAXH sh.p.k nga rregjistri tergtar.
Nderkohe qe per shoqerine RRAXH sh.p.k realizohej procedura e likujdimit i
ndjeri, (pandehuri) Rrapush Xhaferri ne daten 07.02.1996 ka depozituar ne Gjykaten e
Rrethit Tirane kerkesen dhe dokumentacionin e nevojshem per rregjistrimin e
fondacionit Bamires Demokracia Popullore Xhaferri, me seli ne Tirane.
Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin nr. 137, date 07.02.1996 vendosi
rregjistrimin e ketij fondacioni.
Fondacioni kishte si qellim te krijimit dhe objekt te veprimtarise se tij ndihmen e
familjeve te varfera,ne gjendje te veshtire ekonomike, me shume femije, pa ndihme
sociale dhe te ardhura te tjera te mjaftueshme materiale per te jetuar,ndihmen e te
pastreheve dhe ne gjendje te veshtire ekonomike me banesa, sponsorizimin ne fusha te
ndryshme te artit, shendetesise, kultures, sportit etj si dhe ndihma te tjera me karaktet
bamires.
Burimi ekonomik i fondacionit do te ishte pasuria e patundeshme dhe e trasheguar
e themeluesit te tij Rrapush Xhaferri si dhe kontributi i personave te tjere qe do te donin
te futeshin ne te ne formen e dhenies se nje kuote parash qe mund te ishte nga 10.000
deri ne 50.000 leke dhe qe mund tu ktheheshin atyre ne nje kohe te caktuar ne nje shume
me te ritur.
Ne statutin e fondacionit (neni 9), parashikohej se me iniciativen e kryetarit te
fondacionit krijohej kryesia e tij qe ne te njejten kohe do te ishte edhe organi drejtues
administrativ.
Ne kryesine e fondacionit i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush Xhaferri caktoi djemte e
tij, te pandehurin Perparim Xhaferri me detyren e drejtorit te Pergjithshme dhe te
pandehurit Pellumb Xhaferri dhe Asllan Xhaferri me detyren e zv/presidenteve te
pergjithshem te fondacionit.
Pra ne kohen e krijimit te fondacionit Bamires Demokracia Popullore Xhaferri
ne shkurt te vitit 1996 i ndjeri ,(pandehuri) Rrapush Xhaferri kishte te trasheguar nje
detyrim shume te madhe ndaj qytetareve qe i kishin dhene para ne form anetaresimi per
llogari te shoqerise se tij tregtare RRAXH sh.p.k dhe nuk rezulton qe ne ate kohe ai te
kete patur pasuri te paluajteshme ose pasuria te tjera ne formen e trashegimit qe te
mbulonin borxhin e tij prej 915 milion leke. Ne keto kushte si e vetmja menyre financimi
per te grumbulluar para ishte mbledhja e kuotave te anetaresise te fondacionit Bamires qe
sapo ishte krijuar.
Per te realizuar nje fushate te gjere propagandistike me qellim nxitjen e mbledhjes
se kuotave te anetaresise ne muajin mars 1996 i ndjeri , (pandehuri) Rrapush Xhaferri
vendosi te krijoje shoqerine tregtare MIRESIA sh.p.k, me seli ne Tirane, e cila do te
kishte si objekt te veprimitaris se saj botimin, shumefishimin shperndarjen dhe tregtimin
e gazetes me te njejtin emer MIRESIA.
Kapitali themeltar i shoqerise ishte 100.000 leke dhe ortak i vetem dhe
administrator i saj ishte i ndjeri , (pandehuri )Rrapush Xhaferri.
Me vendimin Nr. 14 271, date 21.03.1996 te Gjykates se Rrethit Tirane u vendos

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

rregjistrimi i kesaj shoqerie dhe ne daten 24.03.1996 u botua numri i pare i gazetes
MIRESIA si organ i Fondacionit Bamires Demokracia Popullore Xhaferri.
Ne numerin e pare te gazetes dhe ne numerat ne vazhdim filloi nje propagade e
madhe per te nxitur anetaresimin e qytetareve nga e gjithe Shqiperia ne fondacion duke ju
premtuar se brenda disa muajve do te terhiqnin nga Fondacioni trefishin e parave te
futura.
Ne kete gazete botoheshin vendimet qe merrnin te pandehurit ,(i ndjeri) Rrapush
Xhaferri, Perparim Xhaferri, Pellumb Xhaferri dhe Asllan Xhaferri si anetare te kryesise
se Fondacionit lidhur me menyren e grumbullimit nga qytetaret te kuotave te
anetaresimit, me menyren e shperndarjes se kuotave dhe te interesave te tyre, hapjen e
filialeve te reja ne zona te ndryshme te Shqiperise si dhe per cdo gje qe ishte e
nevojeshme per organizimin e grumbullimit te parave.
Ne gazete te pandehurit (i ndjeri) Rrapush Xhaferri me cilesin e presidentit
Pellumb dhe Asllan Xhaferri me cilesine e zv/presidentit publikonin me pompozitet
ndihmat e bamiresise qe ata i benin familjeve me probleme ekonomike dhe shendetesore
si dhe sponsorizimet e aktiviteteve artistike, kulturore dhe sportive. Por ne fakt shumat e
parave te dhena per ndihme bamiresie dhe sponsorizime kane qene shume te vogla ne
krahasim me shumen e parave qe i mblidhej qytetareve ne formen e kuotave te
anetaresimit (Shiko aktin e ekspertimit dt. 13.05.1997 cka tregon se kjo nuk ishte qellimi
real i fondacionit, por nje reklame per te terhequr kreditor). Ne fillim veprimtaria e
grumbullimit dhe shperndarjes se parave ishte e perqendruar ne Tirane ku ishte dhe
qendra e fondacionit dhe ne qytetin e Lushnjes ku familja Xhaferri kishte banuar me
pare. Por brenda disa muajve nga krijimi i fondacionit kater te pandehurit (i ndjeri)
Rrapush, Perparim, Pellumb dhe Asllan nen drejtimin e te ndjerit Rrapush Xhaferri
realizuan blerjen ose marrjen me qira ne qytete te ndryshme te vendit te apartamenteve te
banimit dhe disa objekteve te tjera dhe i pershtaten ato ne filiale te grumbullimit dhe
shperndarjes se lekeve nga qytetaret dhe punesuan ne fondacion punonjesit e nevojshem
qe do te realizonin kete veprimtari.
Keshtu ne fund te vitit 1996 te pandehurit e mesiperm arriten qe te organizonin ne
te gjithe vendin 179 filiale, nga te cilat 48 ishin ne Tirane.
Te pandehurit (i ndjeri) Rrapush, Pellumb dhe Asllan merreshin me problemet e
drejtimit organizativ te fondacionit ne dhenien e ndihmave dhe berjen e sponsorizimeve,
shpenzimeve kurse i pandehuri Perparim Xhaferri drejtonte veprimtarine e grumbullimit
dhe shperndarjes se lekeve ne qendren e fondacionit ne Tirane. Te pandehurit zhvillonin
regullisht mbjedhje me drejtuesit e filialeve ne Tirane dhe ne rrethe per te trajtuar
problematiken e aktivitetit te fondacionit, dhe per te shtuar sasine e lekeve te
grumbulluara.
Perkete te pandehurit per te krijuar tek qytetaret idene dhe bindjen se fondacioni
pervec depozitave te tyre,kishte si burim financimi edhe aktivitete te fuqishme tregtare ,
krijuan disa shoqeri tregtare me emrat XHAFERRI sh.p.k, MIRSAJDA sh.p.k,
ILAED sh.p.k, LUSHNJA shp.k. ku ata zoteronin plotesisht ose pjeserisht
kapitalinn themeltar te ketyre shoqerive . Por asnje nga keto shoqeri tregtare nuk ka
dokumentuar ndonje veprimtari fitimprurese dhe si pasoje ato nuk kane sherbyer si

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

burim financimi per fondacionin. Pra i vetmi burim financimi i fondacionit kane qene
leket e grumbulluara nga popullata. (Shiko aktin e ekspertimit kontabel te dates
25.04.2001). Gjithashtu fondacioni ka dhene kredi per qytetare ne kundershtim me ligjin
nr. 8075, fate 22.02.1996 Per Sistemin Bankar ne Republiken e Shqiperise.
Deri ne daten 03.10.1996 Fondacioni Bamires Demokracia Popullore Xhaferri
qarkullimin e parave e ka bere jashte sistemit bankar shqipetar.
Ne daten 03.10.1996 ne Banken Kombetare Tregtare ne Degen Tirana 1 eshte
hapur nje llogari rrjedhese ne leke dhe me kete llogari filluan te punojne te gjitha filialet e
fondacionit ne rrethe.
Ne fund te vitit 1996 numeri i depozituesve qe kishin te drejte te terhiqnin
kuotizacionin dhe trefishin e interesave u rit shume dhe kjo beri qe Fondacioni te
terhiqte nga llogaria bankare cdo dite shume me shume para nga sasia qe grumbullohej
nga popullata.
Ne keto kushte Qeveria Shqiptare e asaj kohe , duke konstatuar se gjendja
financiare e fondacionit po dilte jashte kontrollit dhe se parate e qytetareve po
shperdoroheshin ne nje veprimtari qe zhvilohej ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi,
me vendimin e saj ( V.K.M.) nr.44.date 16.01.1997 vendosi ngrirjen e llogarive te
fondacionit Demokracia Popullore Xhaferri. Me ligjin nr. 8190, date 30.01.1997 Per
shperndarjen e pasurise se fondacioneve qe e kane ushtruar veprimtarine e tyre te hua
marrjes mbi bazen e skemave piramidale mashtruese u vendos qe pasurite e bllokuara ti
shperndaheshin depozituesve. Per zbatimin e ketij ligji doli vendimi i Keshillit te
Ministrave nr.47, date 03.02.1997, i cili i ngarkoi Bankes Kombetare Tregtare te llogariste
detyrimet e fondacioni XHAFERRI ndaj huadhenesve dhe te realizonte shperndarjen e
parave te ngrira te ketij fondacioni
Ne baze te dokumentacionit te grumbulluara ne te gjitha filialet e fondacionit
rezultoi se ai kishte grumbulluar si principal ne formen e kuotave te anetarsise
32.887.521.000 leke nga 1.188.372 persona, nderkohe qe shuma e parave te ngrira ishte
vetem 17.070.753.000 leke. Ne keto kushte Banka Kombetare Tregtare Shperndau
parate huadhenesve me nje koificent 0,52 ose e barabarte kjo me 52% te vleres qe cdo
qytetar kishte depozituar fillimisht ne Fondacion .
Pasurite e tjera qe ju bllokuan fondacionit qe ishin ne nje vlere shume te vogel ne
raport me detyrimin kaluan ne procesin e administrimit dhe aktualisht pasi eshte realizuar
shitja e pjeses me te madhe te tyre detyrimi qe fondacioni XHAFERRI i ka kreditorve
te tij eshte 15.412.676.590 leke (shiko shkresen me nr. 354 Prot, date 09.10.2002 te
Grupit Mbikqyres mbi detyrimin e fondacionit Demokracia Popullore Xhaferri).
Sa me siper u provua nga teresia e provave shkresore te administruara ne seance
gjyqsore, procesverbalet e sekuestrimit te provave materiale, te pasurive te luajteshme
dhe te paluajteshme te fondacionit, akti i ekspertimit kontabel i dates 13.05.1997, akt i
ekspertimit kontabel i dates 25.04.2001, nga koleksioni i gazetes Miresia i administruar
me cilesine e proves ne gjykim si dhe nga deshmite e deshmitareve Bardhyl Pelingu, Abaz
Elezi, Mimoza Lika, Avdi Snalla, Zamira Xhindoli etj.
Nga sa me siper Gjykata mon se te pandehurit (i ndjeri) Rrapush Xhaferri,
Perparim Xhaferri, Pellumb Xhaferri dhe Asllan Xhaferri ne bashkepunim me njeri

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

tjetrin duke perhapur genjeshtren se fondacioni Bamires Demokracia Popullore


Xhaferri do te bente nje pasurim te shpejte te qytetareve qe do te anetaresoheshin ne
fondacion duke paguar nje kuotizacion, kane realizuar vjedhjen e 1.188.372 shtetasve ne
shumen 15.412.676.590 leke, duke konsumuar keshtu elementet e vepres penale te
mashtrimit ne bashkepunim, parashikuar nga neni 143 dhe 25 i Kodit Penal, prandaj ata
duhet te pergjigjen penalisht.
Per caktimin e denimit Gjykata mban parasysh Vendimin Unifikues te
Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr. 284, date 15.09.2002. Ne baze te
ketij vendimi te pandehurit duhet te denohen ne baze te nenit 143 25 te Kodit Penale
aq here sa eshte numri i personave te mashtruar, pra 1.188.372 here, duke u mbledhur
perfundimisht keto denime ne nje denim te vetem ne baze te nenit 55 te Kodit Penal.
Ne caktimin e llojit te denimit Gjykata duke mbajtur parasysh rrezikshmerine
shoqerore te vepres se kryer nga te pandehurit, numrin e madh te personave te
mashtruar, pasojen shume te rende financiare qe ajo i shkaktoi, faktin qe veprimtaria
kriminale eshte realizuar ne bashkepunim, cmon se si denim i pershtatshem i ketyre te
pandehurve eshte burgimi i tyre.
Ne caktimin e mases se denimit per te pandehurit Asllan , Perparim dhe Pellumb
Xhaferri Gjykata mban parasysh rolin e tyre kryesor ne mbeshtetje te babait te tyre te
ndejrit Rrapush Xhaferi, i cili ishte si organizatori kryesor i skemes piramidale, kryerjen e
vepres penale ne bashkepunimin, dhe ne vecanti per te pandehurit Perparim dhe Pellumb
Xhaferri faktin se ato ju fshehen gjykimit te ceshtjes.
Persa i takon te pandehurit (i ndjeri) Rrapush Xhaferri, si u shpjegua dhe ne
pjesen hyrese te ketij vendimi ,ceshtja penale ne ngarkim te tij pushohet.
Persa i perket te pandehurit Livan Xhaferri u provua se ai ka qene vetem arketar
ne filialin e Lushnjes dhe nuk ka luajtur asnje rol ne organizimin, drejtimin dhe
funksionimin e fondacionit. Ai ka qene i punesuar ne fondacion, pamvarsisht se ka qene
vellai i te ndjerit Rrapush Xhaferri, prandaj kesaj Gjykate nuk i rezultoi asnje prove qe te
provohet se ai te kete kryer veprat penale qe akuzohet dhe per kete arsye Gjykata cmon
se ai duhet te deklarohet i pafajshem .
PER KETO ARSYE

Gjykata bazuar ne Nenet 47, 387 , 388/d dhe 390 te Kodit te Procedures Penale.
V E N D O S I:

1-Pushimin e gjykimit dhe ceshtjes penale per te pandehurin Rrapush Xhaferri per
shkak se ai ka vdekur .
2-Deklarimin fajtor te te pandehurit Perparim Xhaferri per vepren penale te
Mashtrimit ne bashkepunim te parashikuar nga Nenet 143-25 te K.Penal te kryer
1.188.372 here ne shumen 15.412.676.590 leke dhe ne baze te nenit 143-25 te Kodit
Penal Gjykata e denon per secilin rast me 3 (tre) vjet burgim.
Ne bashkim te ketyre denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal Gjykata e

[S
hq

ipt

ar

ja.

co

m
]

denon perfundimisht te pandehurin Perparim Xhaferri me 10 (dhjete) vjet burgim.


Vuajtja e ketij denimi fillon me marrjen forme te prere te ketij vendimi , mbas
kapjes se tij nga policia , duke urdheruar qe kjo vuajtje te kryhet ne nje nga Burgjet e
Sigurise se Zakonshme, ku nga data 23.01.1997 deri ne date 13.03.1997 ky i pandehur ka
qene arrest ne burg.
3-Deklarimin fajtor te te pandehurit Pellumb Xhaferri per vepren penale te
Mashtrimit ne bashkepunim te parashikuar nga Nenet 143-25 te K.Penal te kryer
1.188.372 here ne shumen 15.412.676.590 leke dhe ne baze te nenit 143-25 te Kodit
Penal Gjykata e denon per secilin rast me 3 (tre) vjet burgim.
Ne bashkim te ketyre denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal Gjykata e
denon perfundimisht te pandehurin Pellumb Xhaferri me 10 (dhjete) vjet burgim.
Vuajtja e ketij denimi fillon me marrjen forme te prere te ketij vendimi , mbas
kapjes se tij nga policia, duke urdheruar qe kjo vuajtje te kryhet ne nje nga Burgjet e
Sigurise se Zakonshme, ku nga data 23.01.1997 deri ne date 13.03.1997 ky i pandehur ka
qene arrest ne burg.
4-Deklarimin fajtor te te pandehurit Asllan Xhaferri per vepren penale te
Mashtrimit ne bashkepunim te parashikuar nga Nenet 143-25 te K.Penal te kryer
1.188.372 here ne shumen 15.412.676.590 leke dhe ne baze te nenit 143-25 te Kodit
Penal Gjykata e denon per secilin rast me 3 (tre) vjet burgim..
Ne bashkim te ketyre denimeve ne baze te nenit 55 te Kodit Penal Gjykata e
denon perfundimisht te pandehurin Asllan Xhaferri me 8 (tet) vjet burgim.
Vuajtja e ketij denimi fillon, nga data 23.01.1997 deri ne date 13.03.1997 ku ky i
pandehur ka qene arrest ne burg dhe nga data 24.02.2002 e ne vazhdim arrest ne burg
duke urdheruar qe kjo vuajtje te kryhet ne nje nga Burgjet e Sigurise se Zakonshme.
5-Deklarimin te pafajshem te te pandehurit Livan Xhaferri per vepren penale per
te cilen akuzohet , duke urdheruar dhe heqjen e masave te sigurimit ne ngarkim te tij .
Shpenzimet proceduriale te procesit do te paguhen solidarisht nga te pandehurit
Perparim Xhaferri, Pellumb Xhaferri dhe Asllan Xhaferri sipas nenit 393 te K.Pr.Penale.
Koleksioni i gazetes Miresia i administruar ne gjykim ne cilesine e proves, ne
perfundim te procesit ti kthehet Biblotekes Kombetare Tirane, sipas procesverbalit te
sekuestrimit te dates 27 nentor 2002.
Kunder vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane sipas ligjit.
U shpall ne Tirane sot, me date 21.06.2004.

SEKRETARE

AZETA DEDE

GJYQTAR
ARTAN BROCI

You might also like