Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 19

Struktura

1.Abstrakt 2.Hyrje 3.Nje prezantim mbi luhatjet ekonomike 4.Diferenca midis peridhes afatshkurter dhe afatgjate ne nje cikel biznesi 5.Ndikuesit ekonomike mbi realizimin e ciklit te biznesit 6.Ciklet e biznesit dhe fazat e tij 7.Disa karakteristika te tjera te cikleve te biznesit 8.Faktet dhe elementet e ciklit te biznesit 9.Shkaqet e luhatjeve ciklike 10.Konkluzione 11.Perfundime 12.Referencat

Abstrakt

Ne nje veshtrim te shkurter te ecurise ekonomike te vendeve me nje ekonomi tregu te zhvilluar verehet qarte se ky zhvillim , megjithese karakterizohet nga nje prirje rritese,ne kohe te caktuara ka patur shmagie nga kjo prirje e pergjithshme,duke u karakterizuar edhe nga periudha renieje ekonomike.Ekzistenca e ketyre periudhave te nje renieje ekonomike provon,se kushtet e biznesit nuk jane te pandryshueshme.Rritja ekonomike nuk kryhet kurre me nje koeficient rrites konstant,por kalon permes flukstacionesh(lekundjesh)te vazhdushme ndaj prirjes se pergjithshme te rritjes.Lulezimi ose ngritja ekonomike mund te ndiqet nga paniku apo renia,ku ekpansioni I le vendinrecesionit.Produkti I Pergjithshem kombetar,punesimi dhe te ardhurat reale bien,fitimet e firmave ulen shume gjithashtu dhe shume te punesuar shnderrohen ne te papune.Kur faza e renies perfundon,atehere rifillon perteritja e shpejte ose graduale e ekonomise.Me pas cikli perseritet me tej me ulje dhe ngritje.Keto levizje here drejt renies dhe here drejt ngritjes ne GDP,punezenies,normave te interesit,fitimeve te firmave,etj,formojne ate qe quhet cikli I biznesit.Fluktacionet e aktivitetit real ekonomik,ndonese emerohen si ciklike net e vertete nuk formojne cikle te rregullta.Nuk ka dy recesione apo ekspansione te ngjashme.Megjithate,te gjitha ciklet e biznesit kane te perbashket kater fazat e zhvillimit.Keshtu analistet ekonomiste percaktojne kater ciklet e biznesit:

1.Piken me te larte te ciklit 2.Recensionin 3.Piken me te ulet te ciklit 4.Ekspansionin Moment I rendesishem ne vleresimin e ciklit ekonomik eshte identifikimi I regresionit.Pra,percatimi I periudhes kur aktiviteti ekonomik eshte ne renie.Per

ekonomistet reniet momentale ose per periudha shume afatshkurtera nuk perbejne recession.Pranohet se kemi te bejme me recesion vetem kur GNP reale bie gjate dy tremujoreve te njepasnjeshem kalendarike (6muaj rresht).Gjate periudhes se recesionit ndermarjet dhe konsumatoret I ulin nivelet e shpenzimeve te tyre.Ndermarjet per shkak te inventareve te teperta (stoqeve te mallrave te pashitura)reduktojne prodhimin,pakesojne shpenzimet,nxjerrin nje numer punetoresh nga puna. Rrjedhimisht edhe fitimet e tyre bien.Cmimet e te mirave dhe sherbimeve ulen.Ne keo kushte disa ndermarje vazhdojne te qendrojne ne biznes,ndersa disa te tjera dalin nga biznesi,falimentojne.Periudha e recesionit perfundon me arritjen e nivelit mete ulet te ciklit te biznesit (pika me e ulet).Ne kete nivel ndermarjet punojne me kapacitete jot e plota dhe papunesia arrin ne kufijte e saj me te larte.Prodhimi total I te mirave dhe sherbimeve vazhdon te ulet.Edhe percaktimi ikesaj periudhe amullie eshte I veshtire dhe nuk ka perkufizim te pranueshem nga te gjithe.Shpesh si tregues te dentifikimit te saj merret normae larte e papunesise (ne nivele dyshifrore).Pas disa kohesh ekonomia fillon perseri te rimarre veten,duke hyre ne fazen e ekspansionit.Gjate ekspansionit shpenzimet e konsumatorit dhe ndermarjeve fillojne te rriten.Ndermarjet fillojne te zgjerojne prodhimin,papunesia fillon te bjere;kjo con ne rritjen e kerkeses konsumatore,gje qe influencon nerritjen e metejshme te prodhimit,te punezenies,konsumit,etj. Faza e ekspansionit mbyllet me arritjen e nivelit te larte ciklik(pikame e larte).Ekonomia eshte ne bumin e saj.Ndermarjet prodhojne normalisht ne kapacitetet tyre prodhuese.Investimet e firmave dhe shpenzimet e konsumatoreve jane nenivelin e tyre me te larte.Por,meqenese ekonomia eshte afer punesimit te plote (4-6 % te papune) dhe kerkesa per te mira dhe sherbime rritet,cmimet rriten gjithashtu.Shkaqet e zhvillimit ciklik kerkohen nga ekonomistet ne ndryshimet e kerkeses dhe ofertes aggregate. Lidhur me ciklet e biznesit dhe shkaqet e tyre ekzistojne teori te shumte tecilat jane:

-teoria monetariste:shpjegon ciklet e biznesit me ekspansionin apo kontraktimin e parase dhe te kreditit; -teoria teknologjike:vendos ne baze te shpjegimit te cikleve te biznesit inovacionet e rendesishme teknologjike; -teoria psikologjike:shpjegon ciklet me optimizmin apo pesimizmin e agjenteve ekonomike; -teoria e konsumit te pamjaftueshem:tregon gjithcka me prirjen per kursim e cila ben qe kursimet te jene me te medha se investimet. Te gjitha teorite mbi ciklet e biznesit mund ti klasifikojme ne dy grupe te medha: -teorite eksternale (te faktoreve te jashtem) -teorite internale (te faktoreve te brendshem).

Pervec kater fazave te mesiperme ,ekonomistet I pershkruajne ciklet e biznesit edhe nga kohezgjatja e tyre dhe shkalla e ashpersise se tyre. Disa nga shkaqet e luhatjeve ciklike jane edhe goditjet qe ndodhin ne anen e kerkeses agregate dhe te ofertes agregate.Goditjet ne anen e kerkeses agregate mund te shkaktohen nga disa ngjarje ekonomike, te tilla si: -Blerjet e qeverise (G) ,politikat fiskale dhe monetare ekspansioniste ,shpikjet e reja ,ne teknike,e teknologji. Ngjarjet qe shkaktojne luhatjet ne lakoren e ofertes agregate jane: -Nje mot I mire apo I keq ,grevat e paparashikuara ,rritja e cmimit te lendeve te para

Hyrja Praktika ka treguar se asnje system ekonomik nuk funksionon ne menyre te perkryer. Sistemi I eknomise soclaliste, I cili bazohej ne drejtimin e centralizuar dhe planifikimin nga larte, jepte nje produktivitet te ulet, prandaj edhe deshtoi. Por edhe funksionimi I sistemit te ekonomise kapitaliste nuk eshte I perkryer. Thembra e Akilit per ekonomine kapitaliste jane ciklet e biznesit. Luhatjet ose baticat dhe zbaticat e biznesit, kane qene nje nder fushat paresore te kerkimeve ne teorine e makroekonomise modern. Ciklet e biznesit jan nje nder temat me te diskutueshme dhe qe eshte objekt kunderveniesh teorike ndermjet shkollave te ndryshme te mendimit ekonomik. Kjo teme trajton teorite e cikleve te biznesit duke pershkruar se cfare ndodh ne kater fazat kryesore te tij. Gjithashtu, analizon shkaqet e luhatjeve ciklike duke paraqitur disa teori qe perpiqen te shpjegojne shkaqet e cikleve te biznesit. Ketu do te ndalemi ne paraqitjen e kendveshtrimeve te ciklve te biznesit nga dy rrymat e medha te mendimit ekonomik, rrymes keinsianiste (neokeinsianiste) dhe klasike (neoklasike). Gjithashtu do te tregojme se cilat jane politikat peshtatese makroekonomike, ne permjet te cilave mund te shmangen, deri ne nje fare mase, efektet negative te luhatjeve ciklike dhe te sigurohet nje ekuiliberi qendrueshem makroekonomik.

Nje prezantim mbi luhatjet ekonomike (Ciklin e Biznesit) Luhatjet ekonomike perfaqesojne nje problem te perseritshem per ekonomistet dhe krijuesit e politikave ekonomike. Pershembull, nese do ndaleshim tek SHBA- te, GDP reale e tyre rritet rreth 3.5 % ne vit.Por kjo mesatare afatgjate, fsheh faktin se outputet ekonomike te mallrave dhe sherbimeve nuk rriten rregullisht. Rritja ekonomike eshte me e larte disa vite sesa disa te tjere;ndonjehere ekonomia e humbet peshen e saj, dhe rritja fillon e kthehet ne dicka negative. Keto luhatje ne outputet ekonomike jane rrjedhimisht te lidhura me luhatjet ne punesim. Kur ekonomia po peson nje periudhe te renies se outputit, dhe rritjes se papunesise, kemi te bejme me te ashtuquajturin recesion.Nese do te ndiqnim si shembull ShBA, do permendnim periudhen e recesionit ne 2001.Ne cerekun e pare dhe te trete te vitit, GDP reale filloi te binte nga cereku pasardhes, duke treguar nje renie te prodhimit ekonomik te mallrave dhe sherbimeve. Edhe pse recesioni perfundoi zyrtarisht ne fund te vitit, ekonomia e pati te

veshtire qe rimerrte veten. Prej nga cereku i katert I vitit 2000 e deri ne cerekun e katert te vitit 2002, rritja u be mesatarisht prej 1.2 %. Norma e papunesise u rrit nga 3.8% ne Dhjetor 2000 ne 6.3% ne Korrik 2003. Recesionin dhe pasojat e tij dominuan lajmet ekonomike te kohes, dhe ky recesion arriti standarte pothuajse historike .Ekonomistet e quajne kete luhajtje afatshkurter ne output dhe punesim cikel biznesi. Edhe pse ky term presupozon se luhatjet ekonomike jane te rregullta dhe precize, ne fakt nuk jane te tilla.Recesionet jane aq te parregullta sa cjane edhe te shpeshta. Disa here ata jane ngushtesisht afer njera tjetres, dhe ndonjehere jane krejtesisht larg. Ne 1982, vetem dy vjet pas recesionit te meparshem, ekonomia pesoi edhe nje tjeter te ngjashem me te parin. Ne fund te vitit, papunesia kapi shifren 10.8% - niveli me I larte qe prej Depresionit te Madh te 1930-es.Keto evente te ndryshme ngrejne nje sere pyetjesh te ndryshme: Cfar e shkakton luhatjen ne periudha afatshkurtra? Cfar modeli duhet perdorur per ti shpjeguar ato? A mundet qe krijuesit epolitikave ekonomike ta evitojne recesionin? Nese po, cfar lloj politikash duhen perdorur? Disa nga keto pyetje do te marrin pergjigjie ne trajtimin qe do ti bejme me pas, si ne periudhenafatshkurter ashtu edhe ne ate afatgjate.

Diferenca midis periudhes afatshkurter dhe afatgjate ne nje cikel biznesi Shume studiues te makroekonomise mendojne se diferenca midis periudhes afatshkurter dhe asajafatgjate eshte thjesht sjellja e cmimeve. Ne periudhen afatgjate cmimet jane me fleksibel dhe mund ti pergjigjen ndryshimeve ne kerkese dhe oferte. Ne periudhen afatshkurter cmimet jane me te qenrueshme ne disa aspekte te caktuara. Ngaqe cmimi dhe sjellja e tij ndryshon nga periudha afatshkurter tek ajo afatgjate, veprimtarite e ndryshme politike me karakter ekonomik kane efekte te ndryshme dhe shtrirje te ndryshme.Per te pare se si keto te dyja ndryshojne do te marrim ne konsiderate ndryshimet ne politikat monetare. Supozojme se psh. Federal Reserve redukton oferten e parase ne 5%. Duke iu referuar modelit klasik, tek i cili shumica e ekonomisteve jane dakort ne pershkrimin e ekonomise perperiudhen afatgjate, oferta e parase do te ndikojne per te sjelle pasoja te dukshme.Ne periudhen afatgjate nje reduktim prej 5% ne oferte do te ule te gjitha cmimet, (duke perfshireuljen prej 5% edhe te pagave nominale) nderkohe qe outputet, punesimi dhe te tjere kushteekonomike mbeten te pandryshuar. Keshtu ndryshimet ne periudhen afatgjate nuk shkaktojne luhatje ne outpute dhe punesim.Ne periudhen afatshkuter, gjithsesi, shume prej cmimeve nuk iu pergjigjen ndryshimeve ne politikave monetare. Nje reduktim ne oferten monetare nuk shkakton menjehere efektin tek firmat per te prere pagat e punonjesve, qe gjithe tregjet te rrisin cmimin e mallrave te tyre, apoderi tek ajo sa gjithe restorantet te printojne menu

te reja. Ne vend te kesaj , ndodh nje levizje e vogel ne shumicen e cmimeve, prandaj kjo eshte arsyeja pse cmimet mbeten te qendrueshem. Ndikuesit ekonomike mbi realizimin e ciklit te biznesit Shume ekonomist sidomos ata qe punojne ne fushen e biznesit dhe qeverisjes jane te perfshire ne performancen e luhatjes ekonomike.Ekonomistet e biznesit jane te interesuar per performancat e tyre, per tiu ardhur ne ndihme kompanive te tyre ne menyre qe planet e sjellura ne jete te ndryshojne sipas mjedisit ekonomik ekzistues.Ndersa ekonomistet e politikave qeveritare jane te interesuar per performancen e tyre per dy arsye kryesore:Se pari, mjedisi ekonomik prek qeverine (psh se sa grumbullohen nga menyra e taksimit. Se dyti, qeveria mund te ndikoje mbi ekonomine me ane te politikave fiskale dhe monetare te saj.Performancat ekonomike rrjedhimisht mund te cilesohen si nje input ne planifikimin e pergjithshem politiko- ekonomik.Nje menyre qe ekonomistet te arrijne tek performanca e tyre e deshiruar eshte njohja me treguesit ekonomik, te cilet mund te jene te variueshme ne lidhje me murin e madh ekonomik.Performanca mund te ndryshoje ne pjese te ndryshme, pasi ekonomistet ndajne opsione te ndryshme te mendimit se cilet tregues jane me te arritshem.Sipas N. Gregory Mankiw keto ndikues jane: 1- Puna javore mesatare e punonjesve te prodhimit.Nje pune javore relativisht e gjate vjen si pasoje e kerkeses qe ben firma per punonjesit perqendrimin e zgjatur ne pune , pasi vete firma po perjeton nje kerkese te madhe per produktin dhegjithashtu nderhyn edhe ne performancen e e firmes per te rritur prodhimin ne produkt per teardhmen. Ndersa nje pune e shkurter javore tregon se firma po perjeton uljen e performances sesaj dhe nuk eshte e interesuar te prodhoje pasi I mungon kerkesa per produktin e prodhuar. 2- Kerkesa per asistencen e papunesise.Numri I personave qe bejne kerkesa ne sistemin e te qenurit i papune eshte nder ndikuesit me teshpeshte tek kushtet ekonomike. Edhe firmat i frikesohen shkurtimit te punetoreve pasi ata duhette perballen me pagesen e tyre me pas, dhe kjo ben qe prodhimi I tepert te kthehet pas

Ciklet e biznesit dhe fazat e tij

Trajtimi traditcional I cikleve te biznesit paraqitet grafikisht si me siper. Ne boshtin vertikal paraqitet GDP real I shprehur ne perqindje, kurese ne boshtin horizontal paraqitet rrjedha e kohes. Vija e drejte qe pershkon tej per tej te gjitha ciklet e biznesit , paraqet prirjen e perhershme te ritmeve te rritjes se GDP potenciale ne periudha aftgjata ose shtegun e rritjes potenciale . Rritjet e GDP real mund te ndodhin si rezultat I veprimit te disa faktoreve si p.sh ndryshimet qe ne ndodhin ne teknologjin e prodhimit , ne sasine dhe cilesine e burimeve te prodhimit etj. Eshte e rendesishme te dallojme rritjen ekonomike te tanishme dhe rritjen ekonomike te mundshme. Rritja e tanishme ekonomike eshte rritja vjetore ne perqindje ne prodhimin kombetar te prodhuar sot . Ndersa rritja e mundshme eshte shpejtesia me te cilen ekonomia mund te rritet , ne qofte se ajo do te perdor te githa burimet qe zoteron , pra ,puna , toka , kapitali dhe aftesite sipermarrese shfrytezohen ne te gjitha kapacitet e tyre . Rritja potenciale ekonomike eshte rritja vjetore ne perqindje me kapacitet e ekonomise . Faktoret

kryesore qe ndihmojne ne rritjen ekonomike potenciale jane : rritja sasiore e ekonomike dhe rritja e eficences me te cilen perdoren keto burime . Megjithese rritja ne prodhimin potencial ndryshon ne nje fare shkalle me kalimin e viteve , gje qe varet nga futja e teknologjive te reja ne prodhim , niveli I investimeve dhe zbulimi I burimeve te reja te materialeve , ajo synon te jete me e qendrueshme sesa rritja ne prodhimin aktual. Ne pergjithesi prodhimi aktual synon te luhatet . Ne disa vite ekonomia karakterizohet nga nje norme e larte rritjeje ekonomike , vendi karakterizohet nga nje bum ekonomik . Ndersa ne vite te tjera norma e rritjes ekonomike eshte e ulet ndoshta dhe negative , vendi futet ne fazen e renies ekonomike . Pikerisht keto luhatje te bumeve ekonomike dhe te renieve ekonomike njihen si cikle te biznesit . Ne kete menyre mund te themi se ciklet e biznesit paraqesin luhatjet ciklike te produktit kombetar pergjate prirjes afatgjate te rritjes se tij dhe shtegut te rritjes potenciale ne figure behet nje paraqitje e idealizuar e cikleve te biznesit ne pamje te pare duket se ato jane pak a shume te rregullta por ne praktik ciklet e biznesit jane krejtesisht te parregullta . Ato jane te parregullta ne dy drejtime kryesore , ne gjatesine e seciles faze dhe ne madhesine e seciles faze . Pavaresisht nga parregullariteti I luhatjeve , cikleve jane krejtesisht te dallueshme .Percaktuesit kryesore te luhatjeve ne normen e rritjes ekonomike aktuale ne periudha afatshkurtra jane luhatjet qe ndodhin ne rritjen e kerkeses agregate. Nje rritje ne kerkesen agregate do te krijoje nje mungese . Kjo synon te nxise rritjen e prodhimit ne teresi duke reduktuar plogeshtine e ekonomise . Ne te njejten menyre , nje pakesim ne kerkesen agregate per firmat do te shkaktoje rritjen e gjendjes se prodhuara e te pashitura . Kjo synon te pakesoje prodhimin ne teresi , duke e futur ekonomine ne nje gjendje amullie . Pra , kerkesa agregate dhe prodhimi aktual ne periudha afatshkurtra luhaten se bashku .Nje bum shoqerohet me nje rritje te shpejte ne kerkesen agregate : sa me e shpejte te jete rritja ne kerkesen agregate aq me e larte do te jete norma e rritjes ekonomike ne periudhe afatshkurter . Duke pare grafikun veme re se para periudhes se kohes t1 ekonomia ndodhet ne fazen e ekspasionit.Kjo faze vazhdon deri ne periudhen e kohes t1,kur ekonomia (GDP reale) arrin pikun e saj.Ne kete faze GDP ,niveli I punesimit dhe shpenzimet e agjenteve ekonomike rriten,parashikimet per te ardhmen jane optimiste si

rezultati I rritjes se prodhimit,shitjeve,te ardhurave dhe fitimit.Investimet gjithashtu rriten,per arsye se ndryshon klima ne mjedisin ekonomik,nga pesimiste ne optimiste.Kerkesa agregate rritet nderkohe rritet relativisht lehte edhe prodhimi si rezultat I rifutjes ne pune te kapaciteteve te lira prodhuese dhe te te papuneve. Piku eshte maja me e larte e ciklit (t1),ai paraqet nje cast kthese,pas se ciles ekonomia hyn ne fazen e renies ekonomike.Ne pik,kapacitetet prodhuese ekzistuese perdoren ne shkallen me te larte.Ata qe kerkojne pune e gjejne nje te tille dhe shfaqet mungesa e forces punetore,vecanerisht asaj te kualifikuar,lendet e para dhe materialet kryesore behen relativisht te rralla.Nderkohe qe shfaqen mungesat ,ne shumicen e tregjeve vihet re nje teprice kerkese.Kostot rriten por, meqenese cmimet rriten,ende firmat jane me fitim.Gjate kohes qe ekonomia ndodhet ne fazen e pikut, investimet e firmave dhe shpenzimet e konsumatoreve arrijne ne nivelet e tyre me te larta.Por meqenese ekonomia eshte ne kufijte e punesimit te plote te faktoreve te prodhimit dhe kerkesat per mallra dhe sherbime rritet erdhe cmimet gjithashtu rriten. Faza e renies perfaqeson nje renie te theksuar ne veprimtarine ekonomike.Ajo vazhdon deri ne periudhen e kohes t2,ku ekonomia(GDP reale) arrin piken me te ulet te saj.Kur GDP rale bie ne dy tremujore te njepasnjeshem,kjo faze quhet recension.Nje faze recensioniste e thelle qe zgjat per nje kohe relativisht te gjate quhet depression.Ne kete faze ulet shkalla e perdorimit te kapaciteteve prodhuese dhe investimet e reja nuk realizohen.Kerkesa agregate pakesohet e per rrjedhim prodhimi dhe niveli I punesimit reduktohen.Te papunet qe jane edhe konsumatore, shpenzojne me pak.Kjo con ne renien e metejshme te prodhimit dhe per pasoje ne shtimin e metejshem te te papuneve.Fitimet e firmave zvogelohen dhe dia prej tyre vihen ne veshtiresi financiare.Pas nje perudhe renieje ekonomia arrin ne fazen e pikes me te ulet te ciklit te biznesit.kapacitetet prodhuese arrijne ne nivelet me te uleta dhe papunsia arrin ne nivelein me te larte.Treguesi I GDP-se vazhdon te ulet.Eshte shume e veshtire te gjendet pune dhe shume firma falimentojne.Kjo faze paraqet nje pike tjeter kthese pas se ciles ekonomia hyn ne fazen e ekspasionit ose te rritjes ekonomike .Faza e dyte e

ekspasionit e arrin pikun e vet ne periudhen e kohes t3,pike kjo pas se ciles ekonomia hyn ne fazen e dyte te renies ekonomike, e cila vazhdon deri ne periudhen e kohes t4, pas se ciles nje faze e re ekspasioni fillon perseri.Dhe ne kete menyre cikli perseritet vazhdimisht por,asnjehere nuk eshte kopje e ciklit paraardhes.Ne kete menyre ,sjellja e veprimtarise ekonomike vazhdon pafundesisht ,me periudhat e kombinimit te fazes se ekspansionit me ate te renies ekonomike, kundrejt shtegut te rritjes potenciale ose prirjes se pergjithshme ne rritjen e GDP potenciale, I cili ne grafik paraqitet me vijen e drejte qe pershkon te gjitha ciklet e biznesit.Duhet te theksojme se jo cdo lekundjenne veprimtarine ekonomike shpjegohet ne ciklin e biznesit.Ciklet e biznesit jane lekundjet me te rendesishme ne veprimtarine ekonomike duke I pare ato ne kendveshtrimin e stabilizimit te gjendjes makroekonomike.Keto jane lekundje ndaj te cilave qeverite dhe institucionet monetare iu kushtojne vemendje te vecante.Por, vec ketyre, ekzistojne edhe disa lloje te tjera lekundjesh ne veprimtarine ekonomike.Permendim p.sh lekundjet stinore ne veprimtarine ekonomike sic eshte rasti I bumitte blerjeve me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri.Edhe disa dege te ekonomise ,si, bujqesia, ndertimi ne nje fare mase I nenshtrohen lekundjeve stinore,per shkak se keto dege nje ndikim te madh ne prodhimin e tyre ka moti.Ka dhe lekundje te rastesishme ne veprimtarine ekonomike , qe shkaktohen nga ngjarjet te paparashikueshme , te tilla,si: renia e nje termeti, nje zbulim I rendesishem I nje burimi nafte ose gazi.
Lidhur me ciklet e biznesit dhe shkaqet e tyre ekzistojne teori te shumta te cilat jane: - teoria monetariste: shpjegon ciklet e biznesit me ekspansionin apo kontraktimin e parase dhe te kreditit; -teoria teknologjike: vendos ne baze te shpjegimit te cikleve te biznesit inovacionet e rendesishme teknologjike; - teoria psikologjike: shpjegon ciklet me optimizmin apo pesimizmin e agjenteve EKONOMIKE; teoria e konsumit te pamjaftueshem: shpjegon gjthshka me prirjen per kursim, e cila ben qe kursimet te jene me te medha se investimet. te gjitha teorite mbi ciklet e biznesit mund t'i klasifikojme ne dy grupe te medha:

-teorite eksternale - teorite internale (te faktoreve te brendshem).

(te faktoreve te jashtem);

Disa karakteristika te tjera te ciklit te biznesit Pervec kater fazave te mesiperme ,ekonomistet I pershkruajne ciklet e biznesit edhe nga kohezgjatja e tyre dhe shkalla e ashpersise se tyre.Gjatesia e ciklit te biznesit matet me kohen qe kalon nga nje pike me e larte e ciklit ne piken tjeter me te larte te tij.Ajo mund te matet gjithashtu, edhe me kohen qe kalon nga pika me e ulet e ciklit ne piken tjeter me te ulet te tij.Ne grafik menyra e matjes se gjatesise se ciklit nga piku ne pik ,na pasqyron dy cikle biznesi I pari zgjat nga periudha e kohes t1 dhe t3, kurse I dyti zgjat nga peridha e kohes t3 ne t5. Shkalla e ashpersise se ciklit matet me largesine midis pikes me te larte te ciklit ose pikes me te ulet te ciklit ekonomik dhe vijes qe paraqet shtegun e rritjes potenciale te GDP reale.Kjo largesi ose shmangie, nuk eshte e njellojte per te gjitha ciklet e biznesit, ajo leviz nga njeri cikel te cikli tjeter, dhe quhet hendeku I prodhimit.Ekonomistet kur flasin per depression te thelle ose te ceket marrin parasysh faktin se sa larg ndodhet pika me e ulet e ciklit nga vija e shtegut te rritjes potenciale te GDP. Faktet dhe elementet e cikleve te biznesit Gjate zhvillimeve te cikleve te biznesit, ekonomistet kane vene re menyra sjelljeje te ndryshme te degeve te ekonomise qe prodhojne te mira te qendrueshme ose te mira te fortadhe te mira te paqendrueshme ose te mira te buta.Gjate periudhes se zhvillimit te nje cikli biznesi,deget qe prodhojne te mira te forta synojne te kene luhatje relativisht te medha ne treguesit e prodhimit dhe punesimit,dhe luhatje relativisht te vogla ne cmimet ketyre te mirave.Kurse deget qe prodhojne te mira te buta tentojne te kete luhatje te medhaja ne cmime dhe luhatje relativisht te vogla ne treguesit e prodhimit dhe te konsumit.Te mirat e qendrueshme ,si makinerite, pajisjet etj,per vete natyren e tyre nuk mund te zevendesohen ne cdo kohe.Ne fazen e renies ekonomike kerkesa agregate teresore per produktet ne shkalle ekonomike eshte e ulet.Ne keto kushte ,firmat

e gjejne vetveten me nje teprice kapacitetesh prodhuese e per rrjedhim nuk e shikojne fitimprurese te investojne per te mira kapitale, duke e shtyre per me vone kryerjen e tyre.Gjithashtu konsumatoret e shikojne me interes qe ti perdorin ende pajisjet dhe te mirat e tjera te qendrueshme qe zoterojne duke e shtyre per me vone blerjen e te mirave te reja te qendrueshmerise.Nga kjo menyre sjelljeje e firmave dhe e konsumatoreve ndaj kerkeses per te mirat e qendrueshme,deget qe prodhojne keto te mira pesojne nje renie te shpejte ne kerkese.Ne fazen e ngritjes ekonomike ,ndodh e kunderta.Kerkesa agregate rrit firmat dhe dhe konsumatoret jane te gatshem qe te zevendesojne , pse jo edhe te shtojne gjendjen ekzistuese te kapitalit dhe te te mirave te qendrueshme.Si rezultat ,deget qe prodhojne te mira te qendrueshme do te pesojne nje rritje relativisht te shpejte ne kerkese.Nuk ndodh keshtu me te mirat e buta.Si shembull, le te marrim ushqimet e fresketa ,veshjet dhe disa sherbime jetesore te domosdoshme.Blerjet per keto te mira nuk jane te natyres se tille qe te mund te shtyhen per nje periudhe te ardhshme.Per rrjedhim ,ndryshimi ne kerkesen agregate per to,gjate zhvillimit te nje cikli biznesi, do te jete relativisht I vogel. Si perfundim themi se,shpenzimet qe behen per te mirat e qendrueshme,si nga firmat ashtu dhe nga konsumatoret,kane fluktacione ,luhatje me te medha sesa shpenzimet qe behen per te mirat e buta.Ciklet e biznesit jane dukuri karakteristike,te natyrshme te ekonomive te tregut.Ndodh keshtu sepse, konsumatoret (familjet) dhe biznesmenet (firmat)perbejne grupime te ndryshme individesh me motive te ndryshme ne treg.Per pasoje veprimet ekonomike te te dy grupeve-vendimet e tyre per te shpenzuar ose jo, ne pergjithesi jane te ndryshme.Per rrjedhim luhatjet ne aktivitetin ekonomik gjithmone do te jene te pranueshme.Si perfundim mund te themi se, ne ekonomine e tregut,deri ne nje fare shkalle,ekziston nje (trade-off)nje lidhje e anasjellte ,ndermjet stabilitetit makroekonomik,pra qendrueshmerise ekonomike dhe iniciatives se lire te individeve. Nje nder elementet kyc qe ndikohet nga luhatjet ekonomike eshte punesimi. Cikli I biznesit nuk eshte vetem nje fenomen qe mund ta ndjekesh duke analizuar te ardhurat nacionale por edheduke shpjeguar qofte edhe nje njesi te vetme qe mund te ishe nje market.Nese ndjekim, psh. ne SHBA periudhen prej 1970- es, normen e papunesise perkundrejtrecesionit do

te shohim se ne rast recesioni, norma e papunesise rritet. Psh puna e perkoheshme,dhe masa e kerkuar nga firmat ne periudhe recesioni rritet dukshem.Me fjale te tjera kur ekonomia peson nje ulje drastike, punesimi eshte me i veshtire per tu siguruar.Cfar lidhje mund te presim midis papunesise dhe GDP reale?Duke qene se punonjesit ndihmojne me punen e tyre te prodhohen mallra dhe sherbime, ndersa te papunesuarit jo, zgjerimi i papunesise duhet te jete ne perpjestim me GDP reale. Kjo lidhjenegative (e zhdrejte) ndermjet papunesise dhe GDPreale eshte quajtur Ligji i Okunit, titull ky I marre nga Arthur Okun, ekonomisti i pare qe e studioi ate.

Shkaqet e luhatjeve ciklike


Disa nga shkaqet e luhatjeve ciklike jane edhe goditjet qe ndodhin ne anen e kerkeses agregate dhe te ofertes agregate. Goditjet ne anen e kerkeses agregate mund te shkaktohen nga disa ngjarje ekonomike, te tilla si: -Blerjet e qeverise (G) ,atom und te rriten ose te pakesohen ne nje kohe te dhene. -Politikat fiskale dhe monetare ekspansioniste ose kufizuese mund te shkaktojne qe shume nga perberesit e kerkeses agregate mund te rriten ose pakesohen njekohesisht.Zbatimi jo I pershtatshem I politikave fiskale dhe monetare quhet si nje nder shkaqet me te medha qe con ne mosfunksionimin ne menyre te qendrueshme te ekonomise. Por ekzistojne edhe goditje te cilat ndikojne drejperdrejt: -Ndryshimet ne parashikimet e konsumatoreve ,periudhat pesimiste per te ardhmen,p,sh.cmimet e mallrave dhe te sherbimeve me pakice do te rriten,bejne qe te shpenzohen me shume ne kohen e tanishme. -Shpikjet e reja ,ne teknike,e teknologji,cojne shpesh ne lekundjen e kerkesen per investime nga ana e firmave.

drejt mbi prodhimin,rrjedhimisht edhe ne oferten agregate.Keto quhen goditje ne anen e ofertes.Oferta agregate zvogelohet nga AS ne AS duke shkaktuar nje renie ne nivelin e prodhimit. Ngjarjet qe shkaktojne luhatjet ne lakoren e ofertes agregate jane: -Nje mot I mire apo I keq jep nje ndikim dramatik ne prodhimin bujqesor. -Grevat e paparashikuara ne deget kyce te ekonomise mund te sjellin deme te konsiderueshme edhe ne deget e tjera te lidhura me to etj. -Rritja e cmimit te lendeve te para ,ose rritja e kostos se prodhimit etj. Ekonomiste te tjere e vene theksin ne ciklet politike te biznesit.Sipas tyre ,qeveria qe eshte ne fuqi,detyrohet ta drejtoje ekonomine ne ate menyre qe ne nje moment te caktuar, sidomos para zgjedhjeve te reja, te rritet te zhvillohet pr ate jete ne fazen e ekspansionit me qellim qe te kete shanse per te zgjedhur.Sipas kesaj teorie ,qeveria perpara fushates se zgjedhjeve angazhohet ne nje politike fiskale dhe monetare ekspansioniste, me qellim per te rritur prodhimin dhe per te ulur papunesine,sepse ajo e di mire punesimi I njerezve do te thote fitim vote. Me pas qeveria angazhohet ne politikat fiskale dhe monetare shtrenguese me qellim qe te perballoje trysnite inflacioniste qe vijne nga perdorimi I politikave te meparshme ekspansioniste para zgjedhjeve.Por disa ekonomiste kritikojne teorine e cikleve politike te biznesit, duke e quajtur ate jo bindese.Kjo jo vetem per faktin se eshte pak e besueshme qe qeveria te jete e aft eta pershtase ekonomine ashtu si e deshiron ajo ne nje periudhe te shkurter kohe, por edhe per faktin se vonesat ne politikat fiskale dhe monetare jane shume te gjate ose rezultatet e zbatimit te ketyre politikave shfaqen pas nje kohe me te gjate ,sesa koha e qendrimit te qeverise ne pushtet. Mendimi teorik klasik mbi ciklet e biznesit. Ekonomistet neoklasike paraqesin teorine e cikleve reale te biznesit,per te shpjeguar permbajtjen dhe shkaqet e cikleve te biznesit.Kjo teori bazohet ne goditjet e jashtme ndaj srtukturave themelore te brendshme te ekonomise.Ekonomistet neoklasike bejne nje shpjegim krejt ndryshem per ciklet e

biznesit nga ekonomistet neokeinsianiste.Ndryshimi ndermjet tyre fillon me dy supozime krejtesisht te ndryshme ku ata mbeshteten per te shpjeguar faktin sesi funksionon ekonomia ne teresine e saj.

Keshtu ,ndersa ekonomistet keinsianiste(neokeinsianiste) supozojne se: 1.Ekonomia karakterizohet nga papersosmerite e tregut,te cilat cojne ne ngrirjen, qendrueshmerine e pagave dhe te cmimeve. 2.Konsumatori tipik eshte konsumator keinsianist, kjo do te thote se konsumatoret jane te interesuar per konsumin tani per tani.Ata nuk interesohen sesi do te jete ai ne te ardhmen. Ekonomistet neoklasike supozojne se: 1.Ekonomia ne thelb eshte konkurruese ,me paga dhe cmime fleksibel, te paqendrueshme. 2.Konsumatoret ne pjesen me te madhe te tyre jane konsumatore ,ciklike pra,sjelljet e tyre ne trg iu pershtaten fazave te ciklit.

Konkluzione
-Duke u bazuar ne luhatjet ekonomike,rritja ekonomike eshte me e larte ne disa vite sesa disa te tjera.Ne rastin e renies se rritjes ekonomike,kemi te bejme me recension.Keto luhatje do ti quajme cikle biznesi -Cmimi dhe sjelja e tij ndryshon nga periudha afatshkurter ne periudhen afatgjate dhe per pasoje edhe veprimtarite politikeme karakter ekonomik kane efkte te ndryshme Ekonomistet dhe qeveria interesohen per performancen e luhatjeve ciklike me qellim qe tiu vijne ne ndihme kompanive per te ndryshuar mjedisin ekonomik dhe per te arritur performancen qe deshirojne . -Per nje periudhe te caktuar ekonomia kalon ne disa faza te ndryshme te rritjes dhe renies ekonomike te cilat njihen si fazat e cikleve te biznesit.Gjithashtu dallojme edhe teori te shumta te cikleve te biznesit. -Pervec fazave te cikleve dhe teorive te shumta,ciklet e biznesit pershkruhen edhe nga kohezgjatja dhe shkalla e ashpersise se tyre. -Deget e ekonomive prodhuese qe prodhojne te mira te buta ose te forta synojne te kene luhatje ne prodhim.Keto luhatje zakonisht vijne nga treguesit e prodhimit dhe te punesimit si dhe nga cmimet e ketyre te mirave. Pervec fazave te cikleve dhe teorive te shumta,ciklet e biznesit pershkruhen edhe nga kohezgjatja dhe shkalla e ashpersise se tyre -Ekzistojne dy shkolla mendimi te ndryshme qe shpjegojne luhatjet e cikleve te biznesit sipas kendveshtrimeve te tyre te cilat jane: shkolla klasike dhe shkolla keinsianiste

Perfundime
Ciklet e biznesit mund t jen me luhatje t zbehta ose t forta, ato ndodhin deri diku rastsisht dhe jan kryesisht t paparashikueshme. Ato ngjallin diskutime: ekonomistt e shkolls austriake besojn se ciklet vetrregullohen pr sa koh qeveria dhe bankat qendrore (pr t cilat do t diskutojm m posht) nuk ndrhyjn. Keineziant besojn se ato vetm pjesrisht vetrregullohen dhe se duhen rregulluar nga jasht. N rastin m t keq, faza n rritje e ciklit mund t jet nj flluck, kurse faza n rnie mund t jet reesion deri n depresion. Reesioni sht nj rnie e ndjeshme n GDP, punsim, dhe tregti q zgjat nga 6 muaj deri n 1 vit; depresioni sht nj kontraksion disavjear, i qndrueshem ne aktivitetin ekonomik

Referencat
Jon Maynard Keynes Teoria e pergjithshme e punesimit, interesit dhe parase; GrandPrint (2006)

Victor Zarnowitz - Business Cycles: Theory, History, Indicators and Forecasting; University of Chicago Press (1996)

N. Gregory Mankiw - Macroeconomic (Sixth Edition); Harvard University, WorthPublishers (2006)

You might also like