Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

TEORITE KRYESORE MBI RAPORTET E BUROKRACISE DHE DEMOKRACISE. ASPEKTET SOCIALE TE NDERTIMIT STRUKTUROR TE ORGANIZATAVE.

Ne sociologjine e sotme qarkullojne shume teori qe ne shumicen e rasteve nuk jane koherente me njera tjetren,sidomos per raportet midis burrokracise dhe demokracise . Po e nisim analizen nga bazat teorike te Emil Durkheim-it .Ai theksonte dhe nenvizonte si problem themelor te shoqerise moderrne Mungesen e integrimit dhe te rregullave . Ai e konsideronte kultin e individit nje perfaqesim kolektiv, por thoshte ai ne realitet vrehej nje mungese e organizimit social .Pra burrokracia ishte si te thuash deficitare ndaj demokracise,ishte borxhlije ndaj saj . Shoqeria moderrne, theksonte Durkheimi, ne pamje te pare evidentohet mjaft indifferent per ndikimin e tij ndaj nje teresie individesh . Realisht eshte koha ajo qe ben disa perpjekje per tI integruar individet ne shoqeri, por ajo u kufizon atyre lirine e mendimit.Familja eshte nje stukture teper e mbyllur dfhe njeheresh mjaft e vecuar,prandaj ajo nuk mundet dhe nuk arrin te realizoje integrimin e njerezve ne mjedisin social. Nje lloj integrimi te individeve ne jeten sociale e realizon ne mjediset ,dhe per me teper ne problematiken e saj shkolla,por edhe ajo mbetet nje kuader jo I plote dhe jo plotesisht I qenesishem ,per arsye se kufizohet vetem tek brezi I ri ,pra tek femijet dhe adoleshentet e moshes shkollore. Per teresine e popullates ,per ate qe mund te konsiderohet si angazhim dhe organizim moral te shoqerise,bazuar edhe ne ndarjen e punes , Durkheimi propozon organizimin dhe zhvillimin e organizatave profesionale.Sipas tij nuk ekzistonte ndonje konflikt thelbesor interesi , qe te ishte thelbesor midis pronareve,menaxhereve dhe punonjesve brenda nje sfere te caktuar prodhimi ,duke u pozicinuar ne kah te kundert me pikpamjen e Marksit ,I cili vendoste ne baze te prodhimit nje konflikt themelor interesash midis pronareve dhe punetoreve.

Ekzistenca e nje moraliteti te perbashket ,theksonte Durkheimi, perbente shkakun e konflikteve dhe kjo lidhej pastaj me mungesen e nje stukture integruese .Kjo forme organizimi sipas tij do te perfshinte brenda saj te gjithe aktoret e nje sfere te caktuar te prodhimit ,pra do te bashkonte aktoret e se njejtes industri ne nje grup te vetem. Ne kete menyre njerezit qe u perkisnin ketyre organizimeve,do te pranonin nevojat dhe interesat e tyre te perbashketa,per hir te nje morali integrues .Ky sistem moral me rregullat dhe ligjet e tij do te asnjeanizonte prirjet per mbisundim te burrokracise dhe do te rriste nismat e proceseve te zhvillimit demokratik.Sipas Durkheimit ,sa me e brishte te jete demokracia , sa me I paformuar te jet procesi I formimit shoqeror,vecanerisht ai I strukturave shoqerore,aq edhe me e pa kontrolluar eshte burrokracia,dhe intensiteti I veprimit te saj eshte I dykahshem . Ne embrionet e para te saj burrokracia eshte element me rendesi ,bile paresor ,sepse stigmatizon dhe orienton shumicen e proceseve te koklavitura te mjedisit shoqeror. Ne ecurine e metejeshme, me zhvillimin dhe perfeksionimin e demokracise, persosen edhe

strukturat shoqerore ,persosje e cila shmang disa elemente te sistemit veprues te burrokracise . Megjithate Durkheimi e justifikon burrokracine si dukuri me teper te nevojeshme se sa te domosdoshme ,duke theksuar se me anen e moralit burrokracia .Ne veprat e Durkheimit ndeshet vendoset ne shina te mbara edhe vete

kritika e forte per ato qe ai I quan marrezi

publike,te elementeve te pushtetit ,pra nje lloj qasjeje kritike ndaj elementeve te burrokratizmit. Interpretimet e ndryshme sociologjike per raportet e demokracise me burrokracine kane edhe konvergjence ,por ne shume raste edhe divergojne nga njeri -tjetri .Cilat jane ne fakt pikat e kontaktit mbi bazen e te cilave debatohet me gjere ne ditet e sotme ? Se pari sa funksionale jane sistemet demokratike dhe ne cshkalle pasqyrohet ne to demokracia,dhe a eshte reale apo jo ?

Se dyti si shprehet, me cforce dhe sa real eshte demokratike ?

mendimi I popullit ne sistemet e sotme

Se treti ne ceficence eshte vene armata e madhe e punonjesve zyrtare ,sa te lidhur jane ata me njohjen e realitetit ,a ka inisjative ne zbatimin dhe interpretimin e ligjeve apo jo ? Se katerti,domosdoshmeria e elementeve administrative a I justifikon teknokratet te jene te perhershem ne te njejtin vend dhe a ka stanjacion ne zyrat shteterore ? Se pesti sa te afta dhe sa eficente jane format e organizimit te punonjesve ,per te menjanuar ne nje fare mase ndikimin teper te madh te burrokracise ,dhe si paraqiten ato sot ? Se gjashti ,a ndikon forma apo madhesia e grupit te organizimit te popullit punonjes ne raportet bashkekohore te domokracise me burrokracine ? Duke trajtuar njerin nga sociologet e hershem ,Georg Simmel ,ne trajtesat e tij te gjeometrise sociale, vecanerisht tek pjesa mbi numerat,vrejme se ai , nisur nga diadat dhe triadat, thekson se :Individi I socializuar mbetet gjithmone ne nje lidhje te dyzuar perkundrejt shoqerise,,pra ai eshte I perfshuire brenda saj dhe ne te njejten kohe pozicionohet kundra saj. Sipas Simmelit ,madhesia e grupit te organizimit shoqeror, ne rritje te tij ,ndikon ne shkallen e lirise individuale .Grupi me I madh qe cliron individin, ne te njejten kohe kercenon individualitetin. Ne nje shoqeri te zhvilluar ,thekson Simmeli , individi mund te perfshihet ne shume grupe te ndryshme ,ku sejcili prej tyre kontrollon pjese te vecanta te personalitetit te tij te pergjithshem. Duke abstraguar nga elementet social ,Simmeli mendonte se perafrimi fizik I ben njerezit te ndjekin ide te thjeshta dhe keshtu ata angazhohen ne veprime te pamenduara dhe njeheresh emocionale.

Ide teper interesante ndeshim edhe ne trajtesat sociologjike te Robert Merton-it.Ne teorine e tij te funksionalizmit ,ai parashtron konceptin e funksioneve te dukshme dhe funksioneve te

padukshme,ose si I quan ai , funksionet e fshehura,te cilat I lidh me nje tjeter koncept , qe eshte ai I rrjedhojave te paparashikuara. Meqense gjithkush mund te jete ne dijeni te rrjedhojave te qellimshme ,rezulton sipas shume sociologeve se zbulimi I rrjedhojave te paparashikuara,perben edhe thelbin e vertete te sociologjise .Mertoni theksonte se rrjedhojat e paparashikuara dhe

funksionet e fshehura nuk mund te barazohen,sepse rrjedhojat e paparashikuara mund te paraqiten si funksionale per nje sistem te dhene ashtu edhe disfunksionale,bile dhe te panevojshem per nje sistem tjeter .Ka raste qe forma te caktuara te diskriminimit social,sic jane racor,apo gjinor ,mund te cfaqen disfunksione ,bile edhe per grupe per te cilat ato jane funksionale. Nje ide teper e rendesishme e Mertonit ishte ajo se , jo te gjitha strukturat jane patjeter te domosdoshme per funklsionimin e sistemit social ,prandaj disa pjese te ketij sistemi edhe mund te eleminohen. Pohimi I teorise se funksionalizmit se disa struktura te sistemit demokratik mund te eleminohen ,duke I konsideruar edhe te pavlefshme,krijon hapsira per ndryshime sociale . Duke analizuar idete e shprehura nga strukturalizmi I Mertonit dhe nga te tjere strukturaliste ,sociologet e mevonshem,e trajtojne ate si teori te njeaneshme dhe konservatore,meqense ne te anashkalohet ndryshimi dhe konflikti,duke u fokusuar vetem tek kultura.Per kete qellim Gouldner thekson se strukturalizmi me konservatorizmin e vet perligj dhe njeheresh legjitimon nje lloj statokuoje per elitat dominante . Shume interesante paraqitet ne kohen e sotme teoria e konfliktit si nje teori qe ju kundervu

teorise se funksionalizmit .Me konkretisht keto ide I fgjejme te kristalizuara ne vepren e Ralf

Dahrendorf-it . Sipas kesaj teorie cdo lloj rregulli qe ekziston ne shoqeri,buron nga nje imponim ndaj disa pjestareve te shoqerise nga te tjere, qe jane pozicionuar ne nivele me te larta ne sistem. Aty ku funksionalistet shihnin kohezionin e krijuar nga vlerat shoqerore dhe normat

morale,teoricienet e teorise se konfliktit ,theksojne rolin e pushtetit ne krijimin dhe ruajtjen e rregullit ne shoqeri. Shoqeria thekson Dahrendorf-I ka dy ane te rendesishme ,te qenesishme dhe te domosdoshme ,qe jane Konflikti dhe Konsesusi .Shoqeria sipas tij nuk mund te ekzistoje pa te dy pjeset e rendesishme ne bashkeveprim me njera tjetren. Duke shkuar me tej dhe duke thelluar teorine e konfliktit,Dahrendorf-I thikson se duhet analizuar bashkerendimi I roleve sociale qe karakterizohen nga domionimi dhe varesia.Nga ky kend veshtrimi ai ngre idene e autoritetit ,qe e lidh edhe me pritshmerine e vartesve ,duke theksuar se si njeri ashtu edhe tjetri nuk jane statike dhe te pandryshueshem,sepse qe te dy lidhen me pozicionet dhe jo me personat.Shoqeria ,sipas tij , perbehet nga grupime qe ai I quan asociacione ,te cilat I ndan ne te bashkerenditura dhe komanduese,qe kontrollohen nga nje hierarki e pozicioneve te autoritetit.Ai I ndan asociacionet ne grupe ngjasuese, ,grupe te interesit dhe grupe te konfliktit, ne te cilat mpleksen te gjitha rrethanat shoqerore .Ne to Dahrendorf-I permend rrethanat teknike qe jane: personel kompetent, klimen e pergjitheshme politike,dhe ekzistencen e lidhjeve te komunikimit. Gjate shekullit te XXI ne boten e sotme moderrne nje vend jo te vogel ka zene edhe teoria sociale multikulturore me Lemert dhe Rogers.Vecansite e trajtesave te kesaj teorie mund tI paraqesim : A .Ne opozite me teorite shume te perhapura te karakterit universal ,qe mbeshtesin te pasurit ,pra ata qe jane ne pushtet, teorite multikulturore tentojne tu japin pushtet atyre qe nuk e kane . B. Teoria multikulturore orvatet te paraqitet gjitheperfshirese,pra ato ofrojne alternativa per te gjithe grupet e pafuqishme .

C.Tendenca e tyre eshte nje perqasje sa me e madhe ndaj atyre pa pushtet,dhe njeheresh punojne ne mjediset sociale me synymet e ndryshimit te strukturave sociale,te kulturave dhe te celjes se perspektivave per individet . D.Ne teorine mukltikulturore ndeshet synimi I fragmentarizimit te botes sociale ,e sidomos te asaj intelektuale,per ta paraqitur boten sa me te hapur dhe me te larmishme . E. Ne pergjithesi ekziston nje cak kritik per teorine multikulturore,duke u shprehur dhe autokritik,dhe kritik ndaj gjithe teorive te tjera mbi boten sociale,per permiresimin e saj. Interes paraqesin edhe teorite e Parsons mbi shoqerine .Ai e percakton shoqerine si nje komunitet relativisht I vetemjaftueshem ,pjestaret e te cilit jane ne gjendje te plotesojne te gjitha nevojat e tyre individuale dhe kolektive dhe te jetojne se bashku brenda struktures se tij. Ne shoqeri Parsons dallonte kater struktura qe jane : 1. Ekonomia qe eshte edhe nensistemi kryesor ,I cili realizon pershtatjen e shoqerise me mjedisin,nepermjet punes ,prodhimit dhe pozicionimit .Puna, thekson Parsons , ben qe ekonomia ta pershtase shoqerine me mjedisin e jashtem dhe te realizoje dh e transformimin e mjedisit ne favor te shoqerise. 2.Shteti (ose sistemi politik) qe ka per mission arritjen e qellimit,duke mobilizuar te gjithe aktoret dhe resurset per kete qellim . 3. Sistemi I Mirebesimit (si p.sh. shkollat ,familja) ,te cilat jane elemente te transmentimit te kultures,te normave etike,si dhe te te gjitha vlerave sociale. 4. Komuniteti shoqeror, I cili kryen funksionin e integrimit,,duke bashkerenduar komponentet e ndryshem te shoqerise . Mbeshtetur ne keto orientime dhe me qellimin e trajtesave te metejeshme ,Parsons zhvilloi me vone teorine evolucionare (mbeshtetur me shume ne biologjine) duke zhvilluar nje

paradigme te ndryshimit evolucuionar .Si komponent te pare te kesaj paradigme ,ai paraqet procesin e Diferencimit . .Ai thekson se shoqeria perbehet nga nje teresi nensistemesh ,te cilat ndryshojne persa I perket struktures dhe rendesise se tyre funksionale,sidomos tek shoqerite moderrne te zhvilluara.Ne procesin e zhvillimit shoqeror ,,lindin dhe zhvillohen nensisteme te tjera te reja,te cilat gjithnje e me shume diferencohen ndermjet tyre.Nensistemet e reja qe krijohen ,sipas Parsonsit, kane atributin te jene me pershtatese se nensistemet e mepareshme, pra e rrisin nivelin e pershtatjes ne ciklin e ndryshimit evolucionar. Parsonsi e shmang idene per nje teori evolucionare Lineare,sepse sic thekson ai , ne mund te dallojme nivele te larta te zhvillimit ,edhe pa shqyrtuar ndryshueshmerite e

konsiderueshme nga te cilat ata pershkohen.Parsons jep idene e tipeve strukturore te shoqerise ,duke I ndare ne tre tipe themelore,qe nga ai primitiv, ndermjetes dhe ai moderrn .Zhvillimi nga stadi primitiv ne ate ndermjetes ,lidhet kryesisht me progresin e gjuhes ,e sidomos gjuhes se shkruar,ndersa nga stadi ndermjetes ne ate moderrn I dedikohet kodeve te institucionalizuara te rregullave normative ose e shprehur me thjesht ligjit. Ne analizen e shoqerise njerezore Marksi vendoste ne themel te percaktueshmerise sociale kushtet e jetes materiale,pra prodhimin dhe riprodhimin e jetes reale. Weberi ,megjithese e pranon idene e Marksit ,se klasat krijohen ne kushte te caktuara ekonomike objektive,perseri ai dallon nga Marksi per faktin se , ai analizon nje larmi teper te madhe dhe te gjere te faktoreve ekonomike.Ai analizon edhe burime te tilla , te cilat nuk kane te bejne me pronen drejtpersedrejti,si p.sh. aftesite apo cilesite dhe pergatitjet, qe lidhen me llojet e punes qe kryejne njerezit .Ketu ai perfshin punen e atyre qe jane ne administrate, te cilet kane

pergatitje me te mire profesionale,kane tituj dhe grada shkencore,diploma dhe shprehi te atij niveli ,qe I bejne me te preferuar se te tjeret . FORMAT E ASOCIMIT SHOQEROR . Le te shohim tani se cilat jane format kryesore te asocimit shoqeror. Koncepti I grupeve sociale duhet te dallohet nga dy koncepte te tjera qe jane ,agregatet dhe kategorite sociale. Nje grup social eshte nje grup njerezish qe bashkeveprojne me njeri tjetrin sipas nje rregulli .Anetaret e nje grupi ,presin nga te gjithe anetaret e tjere te evidentojne nje sjellje te vecante ,sjellje te cilen nuk ua kerkojne te tjereve joanetare. Te tilla grupe jane teper variable ,duke filluar nga grupi me I vogeel ,qe mund te quhet familja ,e deri tek shoqatat apo klubet sportive. Agregatet sjane gje tjeter vec grumbullime njerezish ne te njejtin vend dhe ne te njejten kohe ,por qe nuk kane asnje lidhje te caktuar me njeri-tjetrin ,si p.sh pasagjeret qe presin ne nje aeroport,spektatoret e nje stadium apo kinemaje etj. Ne aggregate edhe mund te dallohen ne rrethana apo kushte te vecanta shenja mardheniesh te grupeve te llojeve te ndryshme. Kategoria sociale eshte nje grupim statistikor njerezish te kualifikuar se bashku ,qe zoterojne karakteristika te vecanta te perbashketa,p.sh te njejten shkalle te ardhurash ose te njejtin vend pune.Anetaret e nje kategorie sociale mund te mos bashkeveprojne se bashku,bile edhe mund te mos grumbullohen ne te njejtin vend ,sepse ata nuk I lidhin ne nje mase te konsiderueshme karakteristikat e perbashketa qe ata kane. Grupet sociale sociologe te ndryshem u kane dhene percaktime te shumellojeshme.Keshtu Charles Horton Cooley perdorte termin grupe paresore dhe grupe dytesore . Ne grupet paresore ai perfshin shoqeri te vogla te lidhura ngushte me baze emocionale,ne te cilen si model paraqet familjen dhe grupet e miqesise.(a jane gjithnje familjet burim kenaqesie

,mirekuptimi dhe mireqenieje ?) . Ne grupet dytesore futen nje grup njerezish qe takohen rregullisht, por qe mardheniet e tyre jane kryesisht jo personale. Keta individe mund te mos kene mardhenie intime dhe zakonisht mblidhen per probleme specifike. Nje komitet ose edhe nje klub mund te konsiderohen grupe dytesore . Organizatat jane nje shoqerizim me I madh njerezish qe ngrihet mbi baza jopersonale,por qe synon arritjen e objektivave te caktuara Cdo njeri gjate jetes eshte teper I varur nga organizatat per te komunikuar me te tjeret,nepermjet letrave ,telefonave ,per sigurimin e ujit ,ndricimit,karburantit,per informacion ,per argetim etj.etj.Organizatat ngrihen per nje qellim te caktuar dhe jane te vendosura ne ndertesa te caktuara,te cilat shpesh u neneshtrohen edhe tradites si p.sh .ndertesat e spitaleve , shkollat ,firmat e biznesit etj. Ne shoqerine e sotme moderrne njerezit jane me te ndervarur se kurrendonjehere,prandaj dhe shume prej problemeve apo ceshtjeve tona zgjidhen prej njerezve qe mund te mos I takojme kurre dhe qe mund te gjenden shume larg nesh. Ndertesat e ketyre organizatave shpesh jane teper specifike ,me karakteristika te tilla qe u pershtaten aktiviteteve te tyre ,por mund te kene edhe tipare te perbashketa me te tjerat . Arkitektura e organizatave ka te beje shume edhe me perberjen sociale te tyre dhe sistemin e pushtetit qe ushtrohet ne to.Zyrat ,elementet e demokracise burrokratike, edhe fizikisht jane ndertuar ne trajten e nje hierarkie,ku sa me lart te jete pozita e dikujt,aq me afer majes se gratacieles eshte zyra e tij.Pra vete gjeografia e nje organizate mund te ndikoje ne funksionimin e saj,sidomos kur sistemi bazohet ne mardhenie joformale.Afersia fizike (bazuar ne pozicionin gjegrafik dhe ate professional) ,mundeson formezimin e grupeve paresore ,ndersa distanca rrit polarizimin ne ne dhe ata edhe ndermjet departamenteve te te njejtes organizate.Te gjitha llojet e organizimeve dhe te organizatave varen ne shkalle te madhe nga transmetimi I informacionit,nga njohurite

dhe ekspertiza e tyre .Personeli I ketyre orgasnizimeve presupozon nje periudhe te gjate arsimimi dhe keta profesioniste te pergatitur I perkasin organizmave kombetare dhe atyre nderkombetare,athere njohurite profesionale nuk mund te reduktohen vetem e vetem ne detyra burrokratike. Ne rastet qe profesionistet perfshihen ne gjirin e organizatave teper te medha shpesh ata mund te mos ambjentohen mire me hierarkine e autoritetit. Ata ne fakt kane me teper pavaresi dhe liri veprimi se sa zyrtaret e tjere te mesem dhe te ulet.Profesoret p.sh dhe mjeket ,krahas punes me studentet ne procesin e mesimdhenies ,merren edhe me pune shkencore jashte nivelit te auditorit dhe synojne nje kualifikim sa me te mire te studenteve ,prandaj administrator,te cilet qendrojne me jashte se te tjret ndaj burrokracise .Zyrtaret jane te prirur per te kontrolluar burimet monetare dhe

financiare,pavaresisht se jane ne te njejtin fakultet me profesoret mesimdhenes,puna e tyre paraqitet me nuance me te theksuara burrokratike. Ne nivelet me te ulta te struktures klasore,ka me teper prirje ta trajtojne stratifikimin social si nje lloj kundertie midis nesh dhe atyre .Ata jane njerezit ne pushtet,pra zyrtaret ,boset ose menaxheret . Ne jane personat qe I neneshtrohen ketij pushteti,duke qene ne kushte te peraferta pune ,ose te mungeses relative te pushtetit . Koncepsioni akademiko-klasik I David Lockwood ,I perqendruar tek klasa punetore, perqas disa lloje kryesore perfytyrimesh te klases punetore , te cilat mund te paraqiten si me poshte : a.Tradicionalizmi proletar ,eshte ai lloj organizimi I klases punetore , qe perfshin grupe qe jetojne ne komunitete industriale ,qe jane relativisht te izoluara ,ku njerezit jetojne ne mjedise te ngjajshme dhe ne bashkpunim te ngushte me njeri tjetrin .Keta lloj punetoresh kane edhe prirjen per te qene anetare te devotshem te sindikatave.

b. Tradicionalizmi neneshtrues,I cili perfshin grupe punetoresh ,qe jetojne ne mjedise me te larmishme,si p.sh.punetoret e fermave etj.Keta e shohin strukturen klasore si me harmonike dhe me bashkepunuese Keta punetore jane neneshtrues ndaj eproreve te tyre dhe e pranojne hierarkine klasore si te ligjshme dhe te domosdoshme .Shumica e tyre jane ose indifferent ose armiqesor ndaj sindikatave . c. Punetoret e privatizuar . Keta mendojne ne nje menyre tjeter ,ndryshe nga dy grupet e para,sepse e shohin punen si menyre per arritjen e nje stili te kenaqshem te jeteses si per vehte ashtu edhe per familjet e tyre ,Ata jetojne ne periferi te qyteteve ,zakonisht neper vila , larg komuniteteve te zakonshme te klases punetore dhe pershkohen nga individualizmi,dhe nga nje lloj skepticizmi ndaj sindikatave . DEKOMPOZIMI I KLASES SE LARTE DHE BURROKRACIA. Interes paraqet edhe pikpamja e sotme e moderrnizmit dhe postmoderrnizmit mbi

dekompozimin e klases se larte .Ne kushtet aktuale bashkekohore theksohet se toka nuk eshte me burim I rendesishem pushteti ,dhe ekonomia sundohet nga korporatat e medha te biznesit,korporata qe tashme nuk zoterohen me nga individet,por nga mijera aksionere te ndryshem.Kontrolli I ketyre korporatave ka kaluar ne duart e drejtuesve ekzekutive ,te cilet nuk jane pronaret e konsorciumeve qe drejtojne,por thjesht punonjes te kualifikuar

administrative ose profesioniste . Sipas John Goldthorp ne shoqerine e sotme moderrne ,klasa e quajtur e larte tashme eshte transformuar ne klase te sherbimeve ,klase e cila perbehet nga menaxheret e biznesit, ,profesioniste te kualifikuar dhe administratore . Por te tjere sociologe nuk e menjanojne ekzistencen e klases se larte . Sipas John Scott klasa e larte ne ditet e sotme ka ndryshuar vetem formen,por ajo ruan ende p ozitat e saj teper te dallueshme dhe ne to ai perfshin ate kategori njerezish qe I konsideron

konstelacion interesash sepse edhe pa zoteruar shoqerite qe administratoret drejtojne ,perseri ata jane ne gjendje te akumulojne aksione,aksione te cilat I lidhin ata si me

sipermarresit e tipit te vjeter ashtu edhe me kaptalistet financiare . Rritja e numerit te administratoreve ,te menaxhereve ,te profesionisteve,shkaktohet ne kushtet aktuale edhe nga fakti I rritjes se numerit te atyre qe punojne ne ato sektore te ekonomise ku shteti luan nje rol vendimtar,si ne qeveri, arsim ,shendetesi ,perkrahje sociale etj. Gjithe kjo armate e njerezve te kualifikuar e fitojne poziten e tyre kryesisht mbi bazen e specializimeve te kryera ,te titujve dhe gradave shkencore .Kjo kategori njerezish perftojne nje kariere relativisht me te qendrueshme si dhe nje shperblim relativisht shume me te mire ,dhe ndarja e tyre me punetoret e tjere te zakonshem te puneve te rendomta fizike ka ardhur gjithnje duke u bere me e theksuar.Disa sociologe bile edhe I kane emertuar ata si klasa profesionale manaxheriale .Kjo klase apo edhe kaste sic e konsiderojne disa te tjere, I eshte bashkerenditur shoqerise bashkohore si nje domosdoshmesri te qenies se saj ,si element zhvillimi . Ate e trajtojne edhe si meritokraci por edhe si burrokraci .Shihet se ne shume raste burrokracia njesohet me meritokracine dhe si e tille jo vetem perligjet e justifikohet ,por shpallet edhe si domosdoshmeri e demokracise se zhvilluar .Tashme ne boten moderrne shpesh njesohen disa terma apo interpretime te cilat anojne nga tendenca e shpalljes se burrokracise si te qenesishme ne epoken e kapitalizmit te zhvilluar ,bile edhe si produkt te ligjshem te saj ,qe mund te orientoje lehte njeriun ne morine e peshtjellimit te madh qe ka krijuar shoqeria pasindustriale .Elita e drejtuesve te pergatitur, e eksperteve te specializuar,e menaxhereve dhe e profesionisteve te atij aparati teper gjigand, qe ka krijuar sistemi I sotem demokratik ,nuk mund dhe nuk duhet te njesohet me elementet politike te zgjedhur nga populli .Te paret si rregull mvaren nga te dytet,u raportojne atyre ,por ne

realitetet e sotme jane te paret ata qe u japin zgjidhje te gjitha problemeve shkencore ,teknike ,ekonomike e administrative per cilendo ceshtje qe mund te kene njerezit .Te dytet

,megjithese jane zgjedhur per tI shebyer zgjedhesve te vet sa me me eficence,ne fakt nuk e kane te mundeshme ta perballojne barren e ceshtjeve qe kane marre mbi kurriz ,pa ndihmen e asaj elite te specializuar qe permendem.Shihet qarte se inkompetenca I ben te zgjedhurit te dorezohen para elites meritokratike , gje qe perforcon vendin ,rolin dhe rendesine e saj. Ne te njejten kohe kjo elite gezon edhe favore te shumta fale aftesive te vecanta dhe te spikatura qe zoteron. Te sundoje ne menyre te terthorte kjo meritokraci do te thote ta vesh aparatin shteteror nen tutelen e saj ,te rrugeve te zgjidhjes qe ajo rekomandon per cdo problem .Sot theksohet se ka nje fare dallimi midis meritokracise dhe nje pjese tjeter te punonjesve zyrtare ,te cilet punojne ne zyra te shtetit ne pergjithesi ,ose ne raste te vecanta dhe ne forma te tjera te organizimit shoqeror .Kjo pjese e dyte qe me shume perzgjidhet jo mbi aftesite profesionale,pra jo mbi bazen e titujve apo aftesive administruese,apo menaxhuese,eshte substrati me I mundshem per lindjen e burrokracise ,bile te asaj burrokracie qe I jep shijen e keqe me te mundeshme demokracise .Kjo perzgjedhje presupozon lidhje farefisnore ,lidhje familjare dhe miqesore,apo njohje personale ,te gjitha keto pa nje mbeshtetje te forte dhe te argumentuar tekniko-shkencor apo professionale. Kjo pjese e punonjesve zyrtare perben nje mase teper te vogel ,por njeheresh edhe pjesen me te paafte te elementeve te administrates ,pjese e cila me metoda burrokratike perpiqet te mbuloje paaftesine e vet dhe krijon e perzmadhon struktura dhe hallka penguese e zvarritese . FORMAT E ORGANIZIMIT PARTIAK DHE RENDESIA E TYRE .

Forma me e avancuar e organizimeve te individeve per tu perballur me realitetet e sidomos me shtetin ,perditmerisht me ate qe quhet administrate shteterore, jane partite,si forma te mireorganizuara dhe me synyme te caktuara poltitke. Partia perbehet nga nje grup njerezish me nje program te caktuar ,me nje statut ,me nje forme te qarte organizimi,me objektiva te shprehura publikisht,dhe me mission te caktuar per marrjen e pushtetit politik . Partite qysh me krijesat e hereshme te tyre dhe me vone ,kane evoluar ,kane pesuar ndryshime ,deri sa jane kristalizuar ne forma teper te qarta ne ditet e sotme .Ne qender te puneve te cdo partie kur eshte ne pushtet eshte synymi qe te ruhet sa me gjate te jete e mundur sundimi shteteror I kesaj partie ,te sanksionohet sa me teper legjimiteti I veprimeve te saj si brenda ashtu edhe ne fushen e mardhenive nderkombetare.Ne cdo vend shtresat dhe klasat shoqerore kane krijuar dhe krijojne parti te ndryshme te cilat perfshijne ne gjirin e vet jo te gjitha grupet shoqerore ,por vetem ato grupe qe asociohen me teper me njera tjetren ,vecanerisht per interesa ekonomike.Partite ne opozite e synojne pushtetin per tia rrembyer partise ne pushtet,duke bere opozicion te vazhduesheshem ndaj te gjitha politikave dhe formave te qeverisjes se saj .Kritikat me te ashpra jane bere dhe vazhdojne te behen vecanerisht per armaten administrative e per ate qe quhet burrokratizimi I saj .Opozita kritikon mungesen e elasticitetit te administrates publike ,shpesh edhe ndonje paaftesi te saj per zgjidhje te ndonje problemi etj,duke ja veshur kete mangesi burrokratike partise ne pushtet dhe duke abstaguar nga sistemi .Partia politike ,sipas Gidens-it ,eshte orghanizata e orientuar drejt kontrollit te ligjshem te qeverisjes nepermjet procesit elektoral .Ka patur raste qe organizata politike te caktuara edhe pse orvaten ta marrin pushtetin,ju mohohet kjo mundesi nepermjet mjeteve tradicionale . I tille ka qene rasti p.sh. I social-demokracise gjermane ne fund te shekullit te XlX ,,e cila u nxorr jashte ligjit nga Bismarku ,sepse

vepronte jashte kanaleve tradicionale. Sistemet dy apo shume partiake me shpesh percaktohen edhe nga sistemi elektoral .Tendenca politike dypartiake sundon me shume ne vendet ku sistemi elektoral eshte mazhoritar,ndersa ne sistemet kryesisht propocionale eshte me I perhapur sistemi me shume parti. Variacionet dhe shumllojshmeria e partive ne vende te ndryshme ,shihet ndoshta qysh nga emertimet e tyre .Keshtu p.sh. disa parti emertohen me terma fetare sic jane: Partia SocialKristiane ,Partia Popullore Katolike ,Partia Demokristiane etj. Ka parti qe perfaqesojne perkatesi te caktuara etnike ,bile nganjehere edhe gjuhesore ,si p. sh. Partia NacionalSkoceze,Partia Popullore Svenska(ne Finlande) .Disa parti kane orientim te caktuar per disa grupe sociale sic jane pertite fshatare si p.sh.Partia Agrare ,Partia Fshatare Popullore

etj.Ekzistojne edhe parti me objektiva ekologjike ,te cilat emertohen si Partia e Gjelber ,Partia Ekologjike etj. Shumica e partive jane te prirura te perfaqesojne bindje te caktuara politike dhe zakonisht jane dy aspekte themelore , qe jane partite e majta dhe ato te djathta.Parti te majta zakonisht konsiderohen partite radikale ,ose progresiste ,te cilat priren drejt socializmit,ndersa te djathtet jane parti me prirje konservatore,por ne disa vende ka edhe parti te qendres ,ose te quajtura centriste ,te cilat qendrojne midis te majtes dhe te djathtes . Pluripartitizmi si element themelor I pluralizmit politik,eshte nje nga shtyllat e forta

mbeshtetese te garancise per nje sistem demokratik ,per perqasjen e demokracise se vertete sa me afer masave te popullit ,per rritjen e kontrollit mbi funksionimin e shtetit .Ai krijon mundesine per nje opzicion efektiv ndaj strukturave statike shteterore ,per tI bere ato sa me fleksible dhe te hapura .

You might also like