Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

Prezantimi i Minoriteteve

Etnike në Mediat Kosovare

n Politikat e prezantimit
n Anëtarët e minoritetit serb: “Këta nuk jemi ne”
n Anëtarët e minoriteteve etnike jo-serbe: “Ne jemi të eklipsuar nga
raportimet për minoritetin serb”
1
“Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane ne
Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandi-
met e shprehura këtu jane te Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqy-
rojne qëndrimet e Departamentit të Shtetit.”
Prezantimi i
Minoriteteve Etnike
në Mediat Kosovare

Politikat e prezantimit

Anëtarët e minoritetit serb:


“Këta nuk jemi ne”

Anëtarët e minoriteteve etnike jo-serbe: “Ne jemi


të eklipsuar nga raportimet për minoritetin serb”

Autorë:
Leonard Ibrahimi, MA
Faton Pacolli, MA

Shtator, 2009

3
Për kimp
Instituti Kosovar për Media dhe Politika është themeluar së fundi; realizon
hulumtime dhe bën analiza që janë të organizuara në më shumë se 12 programe,
të grupuara në dy tematika:

Hulumtimi i Politikave

Me programe të bazuara në kritere shkencore, kimp ka potencial të madh për të


zgjeruar debatin rreth politikave dhe të inkurajojë një proces më demokratik dhe
më inteligjent të hartimit të tyre. Hulumtimi i bazuar në: a) cilësi-përmes vënies në
zbatim të praktikave më të avancuara të fushës dhe mundësinë që të diskutohen
shkencërisht, dhe b) pavarësi-realizim të hulumtimeve pa ndërhyrje të jashtme,
përfaqëson një vlerë fundamentale të kimp. Instituti synon të luajë rol esencial në
të tri fazat e politikave publike, veçanërisht në përcaktimin e agjendës – përmes
zgjerimit të opsioneve të konsideruara nga politikë-bërësit dhe bazën e njohurive me
të cilat ato vlerësohen, dhe në etapën e implementimit – duke shërbyer si agjent
që monitoron nëse po ndodh zbatimi i politikave të deklaruara, por edhe si trup i
pavarur që vlerëson përfitimet dhe koston e atyre politikave.

Studime Mediatike

Design & Layout: Kimp është i vetmi institucion i llojit, me ekspertë vendorë, që realizon hulumtime
trembelat në sferën e mediave dhe të komunikimit. Kështu, analizimi i përmbajtjes së
© 2oo9 nga Instituti mesazheve të mediave dhe raportimi i gjetjeve të tyre (p. sh., analizimi i teksteve
Kosovar për Media dhe të mediave për të treguar faktet për pasqyrimin problematik të “Tjetrit”; analizimi i
Politika. Të gjitha të drejtat
janë të rezervuara. përmbajtjes së mesazheve mediatike në lidhje me atë se si e pasqyrojnë realitetin, por
edhe konsistencën e tyre me praktikat demokratike; dhe të analizuarit e influencës së
Tel: o38 739 692
Fax: o38 739 692 mediave në sjelljen individuale dhe në diskursin për çështje të ndryshme shoqërore),
Web: www.kimp-ks.org është ekskluzivitet i kimp.

4
Përmbajtja
Falënderime ...............................................................................................................6
Akronimet....................................................................................................................7
Përmbledhje................................................................................................................8
Hyrje............................................................................................................................9
Portretizimi i minoriteteve etnike në gazeta dhe në lajmet qendrore................................11
Monitorimi i gazetave..........................................................................................12
Monitorimi i televizioneve...................................................................................13
Audienca e minoriteteve etnike dhe perceptimet e tyre për mediat kosovare.........14
Anëtarët e minoritetit etnik serb: “Këta nuk jemi ne”...........................................14
Anëtarët e minoriteteve etnike jo-serbe: “Ne jemi të eklipsuar nga raportimet për
minoritetin serb”.......................................................................................................16
Përfundime dhe rekomandime..................................................................................18
Apendiks: Metodologjia e hulumtimit.......................................................................20
Bibliografia................................................................................................................22

5
Falënderime
Shumë persona janë përfshirë në realizimin e këtij hulumtimi; ne i falënderojmë të
gjithë. Falënderime të veçanta u shprehim Z. Arta Demaj, Z. Valbona Prekorogja,
Z. Husnia Beshkoviq, Z. Nur Ceku, Z. Afrim Balaj, Z. Jonuz Rizvani si dhe Z. Fatmir
Ramajt, për ndihmën dhe sugjerimet e tyre të vlefshme gjatë realizimit të këtij
projekti.

6
Akronimet
GMG Grupi i Mediave Glasgow

RTK Radio Televizioni i Kosovës

KTV Koha Vizioni

RTV21 Radio Televizioni 21

AP Analiza e Përmbajtjes

UE Union Evropian

SHB Shtetet e Bashkuara

KIMP Instituti Kosovar për Media dhe Politika

7
Përmbledhje
Ky hulumtimi është përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve për paraqitjen e
minoriteteve në mediat kosovare. Fillimisht, me anë të argumenteve të nxjerra nga
studimet ndërkombëtare në fushën e komunikimit shpjegohet se prezantimet e
minoriteteve dhe çështjeve që kanë të bëjnë me ta, në media nuk janë thjeshtë pasqyrime
të realitetit, por më tepër ato janë portretizime të konstruktuara dhe shumë selektive,
të cilat në një mënyrë apo tjetër formësojnë dhe strukturojnë perceptimet tona për
minoritetet.

Tradicionalisht studimet në fushën e mediave & minoriteteve janë fokusuar kryesisht në


analizën e përmbajtjes së mesazheve mediatike, duke analizuar mënyrën e prezantimit
të minoriteteve etnike në media. Edhe ky studim aplikon një metodë të tillë – ofron një
analizë kuantitative dhe kualitative të përmbajtjes së shtatë gazetave të përditshme dhe
edicioneve qendrore të lajmeve në të tri televizionet kombëtare. Megjithatë, ky hulumtim
shkon përtej tradicionales, paraqet rezultatet e hulumtimit të audiencës – diskutimet në
fokus grupe dhe intervistat me anëtarë të minoriteteve etnike; e tërë kjo bëhet me qëllim
që të ofrohen vlerësime sa më objektive të minoriteteve kundrejt mediave në Kosovë.

Rezultatet e analizës së përmbajtjes së mesazheve mediale nxjerrin në dukje se nuk ka keq-


prezantim të minoriteteve etnike në mediat e Kosovës; për më tepër, ka fakte të fuqishme
që sugjerojnë se, në përgjithësi, gjuha në lajmet dhe storjet e prezantuara në mediat e
shkruara dhe në televizione, që u referohen minoriteteve etnike dhe çështjeve që kanë të
bëjnë me ta, kanë qenë neutrale.

Në anën tjetër, ndonëse analiza e përmbajtjes së mesazheve mediatike nuk ka identifikuar


ndonjë provë të keq-paraqitjes së grupeve etnike, anëtarët e këtyre komuniteteve janë të
pakënaqur me mënyrën e prezantimit të tyre dhe çështjeve që kanë të bëjnë me ta, në
mediat e Kosovës. Shqetësimet e anëtarëve të minoritetit etnik serb kanë të bëjnë, para së
gjithash, me atë se informacionet dhe storjet që kanë të bëjnë me këtë minoritet paraqiten
në mënyrë të shtrembëruar duke theksuar klishetë për lidhjet dhe besnikërinë e tyre ndaj
Beogradit.

Pjesëmarrësit kritikuan faktin se diversiteti i mendimit brenda komunitetit etnik serb


injorohet në vazhdimësi; ata thanë se kur një anëtar i këtij komuniteti intervistohet
për një temë të caktuar, deklarimet e tij apo saj prezantohen si opinion i përgjithshëm i
komunitetit.

Në anën tjetër, komunitetet etnike jo-serbe konsiderojnë se hapësirë më e madhe në


lajmet qendrore të televizioneve nacionale i kushtohet minoritetit serb, duke i injoruar në
këtë mënyrë minoritet tjera. Prandaj, anëtarët e këtyre komuniteteve shfaqën pakënaqësi
për mungesë të hapësirës mediale por edhe për mosparaqitje dinjitoze të tyre në mediat
kosovare.

Për të përfunduar, raporti nxjerrë në dukje rezultate interesante për prezantimin e


minoriteteve etnike në mediat kosovare; ato janë një bazë e rëndësishme për studime të
mëtejme në lidhje me portretizimin e minoriteteve në media. Kështu, në pjesën e fundit
të këtij raporti ofrohen disa rekomandime për politikat e prezantimit, vënia në zbatim e të
cilave do të ndihmonte që tek minoritetet të krijohet ndjenja e përkatësisë, ndjenja e të
qenit pjesë e shoqërisë kosovare.

8
1 Glasgow Media Grup- Hyrje
i ka paraqitur shumë
qartë ndikimin e fuqishëm
që ka media në formësimin Hulumtuesit në fushën e komunikimit një kohë të gjatë janë interesuar për
e qëndrimeve, besimeve dhe mënyrën e prezantimit të minoriteteve etnike në media dhe ndikimin e këtyre
sjelljeve të publikut, duke zh- prezantimeve në qëndrimet e publikut. Glasgow Media Grup-i ka paraqitur shumë
villuar dhe kultivuar mënyrat
ekzistuese të të kuptuarit por qartë ndikimin e fuqishëm që ka media në formësimin e qëndrimeve, besimeve
edhe duke ndryshuar mënyrat dhe sjelljeve të publikut, duke zhvilluar dhe kultivuar mënyrat ekzistuese të të
ekzistuese të të kuptuarit.
kuptuarit por edhe duke ndryshuar mënyrat ekzistuese të të kuptuarit (Philo, fq.
v (Burimi: Philo, fq. 283 – 288) 283 – 288).

Mediat janë tepër efektive në artikulimin e vlerave mbizotëruese dhe ideologjive


socio – politike në një shoqëri; disa autorë madje sugjerojnë se grupet minoritare
rregullisht përjashtohen dhe margjinalizohen, kurse kultura dominuese bëhet
normë. Ato kanë pushtetin të përzgjedhin se cilat imazhe të minoriteteve do të
dominojnë sferën publike – t’i paraqesin me ngjyrime negative minoritetet duke
i eliminuar çështjet e tyre reale nga fusha e debatit (Fleras & Kunz 2001, fq. 22
– 43). Për më tepër, studimet kanë nxjerr në pah se media mund të jetë shumë
efektive në krijimin e frikës nga ‘tjetri’ në shoqëri përmes aplikimit të politikave
tendencioze të prezantimit.

Në anën tjetër, mediat mund të jenë shumë të suksesshme edhe në fuqizimin
dhe mishërimin e vlerave multikulturore në një shoqëri; ato mund të ndihmojnë
në krijimin e ndjenjës së ‘përkatësisë’, ndjenjës së përfshirjes dhe të qenit pjesë
e shoqërisë. Husband (2000, fq. 199 – 214) e vë theksin në rolin e mediave në
krijimin e sferës publike multietnike, ku grupe te ndryshme etnike mund të ndjejnë
se po japin kontributin e tyre në shoqëri.

Një analizë e rëndësishme për politikat e prezantimit dhe ndikimin e tyre në


‘kuptimet e përbashkëta’ është ofruar nga Hall (2003, fq. 2 – 19). Ai argumenton se
prezantimi është një ndër praktikat kryesore që prodhon kulturë. Për më tepër, ai
thotë se opinionet dhe mendimet që ne kemi ndaj ‘tjetrit’, varen nga mënyra se si
‘tjetri’ na është prezantuar neve nga format e ndryshme mediale. Kjo do të thotë se
gazetarët e konstruktojnë imazhin për minoritetet etnike me anë të prezantimit –
fjalëve që përdorin për ta, storjeve që tregojnë për ta dhe vlerave që ua atribuojnë
atyre.

9
Prandaj, mund të thuhet se prezantimet e mediave mund t’i influencojnë
2 Mediat kanë push- qëndrimet e shumicës kundrejt minoriteteve etnike; portretizimet negative të
tetin të përzgjedhin
se cilat imazhe të mi- grupeve etnike janë të lidhura me qëndrime negative ndaj tyre, dhe portretizimet
noriteteve do të dominojnë pozitive shoqërohen me qëndrime pozitive. Media, në një mënyrë apo tjetër,
sferën publike – t’i paraqe-
determinon opinionin dhe qëndrimin e publikut ndaj minoriteteve etnike (Van
sin me ngjyrime negative
minoritetet duke i eliminuar Dijk 2000, fq. 33 – 55). Në këtë kontekst, lajmet janë veçanërisht të rëndësishme
çështjet e tyre reale nga fusha për arsye të funksionit të tyre social – konstruktimi i realitetit për njerëzit të
e debatit.
cilët nuk kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes (Schlesinger 1988, fq.
v (Burimi: Fleras & Kunz 43 – 45). Sipas Gillespie (1995, fq. 22 – 49), zhanri që më së tepërmi përcakton
2001, fq. 22 – 43) qëndrimin e shumicës kundrejt minoriteteve është lajmi; në anën tjetër, lajmi është
i rëndësishëm edhe për minoritetet etnike, ngase është zhanri më i lexuar, më i
shikuar dhe më i diskutuar në mesin e tyre.
3 Mënyra e prezanti-
mit të minoriteteve Në përgjithësi, hulumtimet ndërkombëtare lidhur me minoritetet etnike & mediat
etnike në media luan rol për-
caktues në konstruktimin e
janë fokusuar kryesisht në analizën e përmbajtjes së mesazheve mediatike, duke
imazhit të tyre, dhe si rezultat analizuar mënyrën e prezantimit të minoriteteve etnike në media. Një nga dobësitë
edhe në qëndrimin e mazho- e këtyre studimeve është mungesa e njohurive për perceptimet ndaj mediave,
rancës ndaj minoriteteve.
për shembull, vlerësimi i mediave nga vetë audienca e minoriteteve etnike dhe
v (Burimi: Allen & Seaton qëndrimet që kanë ata ndaj mediave.
1999, pp. 178 – 184)

Ky raport, në anën tjetër, tenton ta anashkaloj këtë dobësi; përveç analizimit të


përmbajtjes së mesazheve mediatike, përfshin edhe diskutimet në fokus grupe me
anëtarë të minoriteteve etnike. Analiza kualitative e diskutimeve në fokus grupe
është esenciale për shpjegimin e pikëpamjeve të audiencës minoritare lidhur
me perceptimet e tyre për mediat kosovare dhe mënyrën se si ato raportojnë
çështjet që kanë të bëjnë me minoritetet etnike. Apo siç vlerëson Kitzinger (2004,
fq. 167) “të gjitha teoritë apo hulumtimet në lidhje me mediat janë të mangëta
nëse i përjashtojnë audiencat”. Në anën tjetër, me qëllim që të kuptohet sa më
thellë problemi nën hulumtim – si prezantohen minoritetet etnike në mediat e
Kosovës dhe arsyet e prezantimeve të tilla – janë zhvilluar një sërë intervistash me
përfaqësuesit e organizatave të minoriteteve etnike.

10
Kështu, ky hulumtim mbështetet në kombinimin e metodave kuantitative dhe
4 Zhanri që më së kualitative si dhe teknikave të ndryshme, të mbledhjes së të dhënave; e gjithë
tepërmi përcak-
ton qëndrimin e shumicës kjo, për të arritur një pamje më reale dhe më gjithëpërfshirëse në lidhje me
kundrejt minoriteteve është prezantimin e minoriteteve etnike ne mediat e Kosovës. Ideja ishte që përmes
lajmi; në anën tjetër, lajmi
triangulimit – strategjisë që e bën studimin më të besueshëm, t’i kapërcejmë
është i rëndësishëm edhe
për minoritetet etnike, ngase mangësitë apo njëanshmëritë që mund të jenë pasoja të përdorimit të një metode
është zhanri më i lexuar, më i të vetme; sipas Jick (1979, fq. 602 – 611), “triangulimi jo vetëm që e analizon
shikuar dhe më i diskutuar në
mesin e tyre. problemin e njëjtë nga perspektiva të ndryshme por po ashtu e rritë kuptimin me
shfaqjen e qasjeve të reja”.
v (Burimi:Gillespie1995,
fq. 22 – 49)

Prezantimi i minoriteteve etnike


në gazeta dhe në lajmet qendrore
Mënyra në të cilën prezantohen minoritetet etnike në media dhe niveli i
pjesëmarrjes së tyre në lajme dhe prodhimet e tjera mediale konsiderohen tregues
të përfshirjes sociale dhe integrimit të tyre në shoqëri. Në anën tjetër, hulumtuesit
që bëjnë studime të përmbajtjes së mesazheve mediatike, me qëllim të gjetjes së
paragjykimeve dhe stereotipeve gjinore, racore, dhe etnike zakonisht fokusohen
në dy parime kryesore të identifikuara nga Clark (1972, fq. 22 – 31): njohja, apo
prezenca kuantitative e grupit të interesit (në rastin tonë, prezenca e minoriteteve
etnike krahasuar me përfaqësimin e tyre në popullsi); dhe respekti, apo mënyra e
trajtimit të këtij grupi.

11
Monitorimi i shtypit ditor

Monitorimi i gazetave të përditshme Koha Ditore, Express, Kosova Sot, Lajm, Epoka
e Re, Bota Sot, dhe Zëri është realizuar për 12 javë, në periudhën Marsi – Maj
2009.

Gazetat të cilat më së shumti kanë trajtuar çështjet e minoriteteve janë Koha


Ditore (4.14%), Express (4.05%) dhe Zëri (3.45%). Gazetat që kanë raportuar më
pak për minoritetet dhe çështjet që kanë të bëjnë me ta janë, Epoka e Re (2.43%),
Lajm (2.27%), Bota Sot (1.99%), dhe Kosova Sot (1.93%). Gjatë monitorimit prej 12
javëve më shumë se 98% e artikujve ishin lajme dhe raporte, ndërkaq më pak se
2% ishin opinione.

n Raportimi i gazetave për minoritetet


Figura 1
etnike gjatë periudhës së monitorimit

100% 0

Koha Ditore % 4.14

Zëri % 4.05

Epoka e Re % 3.45

Lajm % 2.43

Bota Sot % 1.99

Kosova Sot % 1.93

Monitorimi 12 javë

Gjetjet e monitorimit tregojnë se minoritetet etnike pak a shumë janë të nën-


prezantuara në mediat e shtypura në Kosovë; megjithatë, këto gjetje fuqishëm
sugjerojnë se nuk ka keq-prezantim. Kështu, gjuha e përdorur në 96% të titujve/
nëntitujve dhe 91% të tekstit është cilësuar neutrale.

12
Monitorimi i televizioneve nacionale

Monitorimi i lajmeve qendrore në RTK (Radio Televizioni i Kosovës), KTV (Koha


Vizion) dhe RTV21 (Radio Televizioni 21) është realizuar për një periudhë
gjashtëjavëshe, Prill – Maj 2009. Monitorimi ka nxjerr në dukje se televizionet
nacionale kanë raportuar më shumë për çështjet e minoriteteve etnike sesa mediat
e shtypura. Andaj, në lajmet qendrore të RTK-së 8.4% e raporteve kishin për temë
minoritetet etnike dhe çështjet e tyre; në KTV 8.1% kurse në RTV21 vetëm 7.1%
e storjeve kishin të bëjnë me minoritetet etnike. Mesatarisht një storje ka zgjatur
prej dy deri në tre minuta.

Rezultatet e monitorimit treguan se televizionet nacionale të Kosovës, përveç


prezencës kuantitative të minoriteteve etnike në lajmet qendrore (njohja),
janë fokusuar po ashtu edhe në trajtimin dhe statusin e grupit të minoriteteve
(respekti); ato njëkohësisht kanë evituar nën-prezantimin dhe keq-prezantimin. Në
përgjithësi gjuha e përdorur në storjet që u janë referuar çështjeve të minoriteteve
etnike ka qenë neutrale.

n Raportimi i televizioneve për minoritetet etnike


Figura 2
gjatë periudhës së monitorimit

100% 0

RTK % 8.4

KTV % 8.1
RTV21 % 7.1
Monitorimi 6 javë

13
Audienca e minoriteteve etnike dhe
perceptimet e tyre për mediat kosovare
Hulumtimet e perceptimeve të audiencës në vendet e ndryshme të Evropës
tregojnë se në përgjithësi minoritetet etnike janë të pakënaqura me mënyrën e
prezantimit të tyre në media. Tek grupet etnike të vendeve të ndryshme, përfshirë
edhe ato të UE, dominon ndjenja e nën-prezantimit dhe keq-prezantimit; ata
po ashtu besojnë se mënyra se si mediat i portretizojnë minoritetet luan rol të
rëndësishëm në krijimin e paragjykimeve dhe qëndrimeve negative ndaj tyre (Tufte
2001, fq. 33 – 48).

Duke ditur që gjetjet e hulumtimeve të ndryshme për përmbajtjet e teksteve
mediatike në këto vende, vazhdojnë të tregojnë njëanshmëri dhe mungesë
objektiviteti në prezantimin e grupeve etnike, kjo nuk është edhe aq befasuese
(Ross 2000, fq. 133 – 148). Në rastin tonë kjo është pak më ndryshe; analiza
e përmbajtjes së teksteve mediale në këtë hulumtim nuk ka gjetur fakte që
tregojnë keq-prezantim të minoriteteve në media. Përkundër kësaj, minoritetet
etnike janë të pakënaqura me mënyrën se si mediat kosovare i prezantojnë ata
dhe çështjet që kanë të bëjnë me ta. Duket se Poole (2001, fq. 67 – 86), kishte
të drejtë kur argumentonte se perceptimet e minoriteteve etnike për mediat jo
domosdoshmërisht kanë të bëjnë me përmbajtjen aktuale të mediave; në këtë
drejtim, është e nevojshme të analizohet se deri në ç’masë ankesat e tyre kanë të
bëjnë me përmbajtjen aktuale të mediave.

Anëtarët e minoriteti etnik serb: “Këta nuk jemi ne”

Përgjithësisht tek pjesëmarrësit e minoritetit etnik serb ka mbizotëruar një ndjenjë


zhgënjimi për mënyrën e prezantimit të tyre nga mediat kosovare. Shumica e
diskutuesve në fokus-grupe kanë shprehur shqetësimin se grupi i tyre etnik pothuaj
se kurrë nuk prezantohen siç duhet në lajmet televizive. Ata ishin të sigurt se kur
paraqiten në media, zakonisht keq-prezantohen duke shprehur stereotipet dhe
klishetë që kanë të bëjnë me lidhjet dhe besnikërinë e serbëve të Kosovës ndaj
Beogradit. Një nga pjesëmarrësit tha se:

14
Minoriteti etnik serb nën-prezantohet në mediat kosovare
dhe stereotipet janë shumë të pranishme, posaçërisht në
lajmet kryesore të televizioneve kombëtare. Ne jemi të keq-
prezantuar në forma dhe mënyra nga më të ndryshmet. Në
Nuk është e vështirë
qoftë se i analizoni storjet e caktuara që kanë të bëjnë me ne,
të gjesh burime që e
pohojnë besnikërinë e do të vëresh stereotipe, përgjithësime dhe mungesë të theksuar
minoritetit serb ndaj të informacioneve të cilat në momente të dhëna ndryshojnë
Beogradit; megjithatë, plotësisht kuptimin e ngjarjes.. Nuk është e vështirë të gjesh
jo të gjithë serbët e
burime që e pohojnë besnikërinë e minoritetit serb ndaj
Kosovës janë besnik
ndaj Beogradit. Janë Beogradit; megjithatë, jo të gjithë serbët e Kosovës janë besnik
disa nga ne që jeto- ndaj Beogradit. Janë disa nga ne që jetojnë në këtë vend dhe
jnë në këtë vend dhe duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ne insistojmë që të na
duan të ndërtojnë të ofrohet mundësia të shprehim mendimet tona në media.
ardhmen e tyre këtu.
Ne insistojmë që të na
ofrohet mundësia të Shumica e pjesëmarrësve në hulumtim thanë se ndjehen të përjashtuar nga
shprehim mendimet shoqëria kosovare dhe ajo që prezantohet në media nuk i ngjanë fare shoqërisë
tona në media. multi-kulturore që ata dëshirojnë ta shohin. Përgjithësisht, pjesëtarët e komunitetit
Pjesëtar i minoritetit serb
serb e ndjejnë se nuk po trajtohen seriozisht si audiencë, madje as edhe si anëtarë të
shoqërisë kosovare. Disa pjesëmarrës pohuan se i kanë humbur shpresat në mediat
e Kosovës, dhe nuk besojnë në se po bëhen përpjekje të mjaftueshme për të treguar
diversitetin; njëri prej tyre theksoi:

Mendoj se ne do të duhej të ishim qytetarë të barabartë në


këtë vend. Duhet të ketë më shumë lajme për minoritetin serb
dhe çështjet me të cilat ne preokupohemi, veçanërisht në lajmet
qendrore televizive. Televizioni duhet të pasqyroj një shoqëri
multi-kulturore dhe jo një shoqëri mono-etnike.

Një tjetër pjesëmarrës në hulumtim theksoi se mediat kosovare në mënyrë të


vazhdueshme po konstruktojnë një pseudo realitet i cili mund të ketë pasoja të rënda
për shoqërinë kosovare:

Mediat, në përgjithësi, po i prezantojnë minoritetet etnike si


‘të tjerë’, duke shfrytëzuar diskursin e bazuar në sindromin ‘ne’
kundër ‘atyre’.

15
Disa pjesëmarrës në fokus-grupe besonin se paragjykimet kundrejt minoritetit etnik
serb janë të bazuara në njohuritë e pakta për problemet e tyre dhe kjo është një arsye
e fuqishme pse mediat duhet të fokusohen më shumë në ofrimin e informacioneve
dhe rrjedhimisht përmirësimin e njohurive të shqiptarëve të Kosovës për këtë
Mediat, në përgjithësi,
po i prezantojnë mi- minoritet. Një pjesëmarrës potencoi se:
noritetet etnike si ‘të
tjerë’, duke shfrytëzuar Shqiptarët kanë bindje të gabuara për ne; ata po na akuzojnë
diskursin e bazuar në neve se po marrim paga nga Beogradi. Por ata po harrojnë se
sindromin ‘ne’ kundër
kjo është e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Shkalla e papunësisë
‘atyre’.
Pjesëtare e minoriteti serb
në Kosovë është shumë e lartë, dhe është e vështirë për një
qytetar/e të minoritetit tonë të gjej një vend punë, në mënyrë që të
përkujdeset për familjen e tij apo të saj.

Gjatë diskutimeve për prezantimin në lajme të minoritetit serb, pjesëmarrësit në


hulumtim janë shprehur edhe më të pakënaqur. Narracionet e tyre për prezantimin
në lajme, ishin të ndryshme nga gjetjet e analizës së përmbajtjes së teksteve mediale.
Duket se ky qëndrim ishte si pasojë e pakënaqësive të tyre me përmbajtjen e lajmeve
kryesore në televizione dhe artikujve të gazetave, nga e kaluara; siç potencuan shumë
nga ata “është shumë e vështirë ta ndryshosh opinionin e njerëzve kur ai të formohet
njëherë”. Në përgjithësi, pjesëmarrësit argumentuan se mediat kosovare raportojnë për
minoritetin etnik serb, vetëm kur kemi të bëjmë me trazira dhe revolta të ndryshme siç
janë protestat në Mitrovicën veriore kundër pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrësit kritikuan faktin se diversiteti brenda komunitetit etnik serb po injorohet
plotësisht dhe atë në vazhdimësi. Ka shumë dallime në opinionet dhe qëndrimet e
komunitetit serb. Shumë prej tyre kundërshtojnë që të trajtohen si një grup etnik
homogjen, sepse gjëra të tilla, thanë ata, nuk ekzistojnë. Shqetësimet e tyre kishin të
bëjnë me atë se kur një anëtar i minoritetit etnik serb jep një intervistë për një temë të
caktuar, deklaratat e tija prezantohen si opinion i tërë komunitetit.

Anëtarët e minoriteteve etnike jo-serbe: “Ne jemi të eklipsuar nga


raportimet për minoritetin serb”

Përderisa anëtarët e minoritetit serb janë të pakënaqur me mënyrën e prezantimit


të tyre dhe çështjeve që kanë të bëjnë me ta, në mediat kosovare, minoritetet e
tjera si boshnjak, turk, goran, malazez, dhe RAE janë të shqetësuar, siç theksuan
shumica prej tyre, “ për injorimin që po ua bëjnë mediat kosovare”.

16
Pjesëmarrësit në hulumtim që i përkisnin këtyre minoriteteve konsideronin se
lajmet qendrore janë të mbushura me informacione për minoritetin serb. Një nga
diskutuesit tha:

Është shumë Të jesh pjesëtar i komunitetit jo-serb në Kosovë do të thotë të


vështirë të gjesh jesh i përjashtuar plotësisht nga mediat. Është shumë vështirë
një storje të të gjesh një storje të vetme në edicionet qendrore të lajmeve
vetme në edicio- në televizionet kosovare për minoritetet jo-serbe. Media nuk po
net qendrore të na sheh neve; në fakt ne jemi të eklipsuar nga raportimet për
lajmeve në tele- minoritetin serb.
vizionet kosovare
për minoritetet Pjesëmarrësit e komunitetit goran po ashtu ishin të shqetësuar për nën-
jo-serbe. Media prezantimin e tyre në lajmet qendrore; ata madje thanë se ky nën-prezantim po u
ndodhë në kontekst edhe më të gjerë të shoqërisë kosovare. Njëri prej tyre tha:
nuk po na sheh
neve; në fakt ne
Goranët fare nuk prezantohen në mediat e Kosovës.
jemi të eklipsuar
nga raportimet Për më tepër, pjesëmarrësit në fokus-grupe të minoritetit etnik goran thanë se nuk
për minoritetin ka asnjë raport të vetëm për problemet ekonomike dhe çështjet e tjera me të cilat
serb. po ballafaqohet komuna e Dragashit (Sharrit). Një pjesëmarrës nga ky minoritet
Pjesëtar i minoritetit theksoi se:
boshnjak

Çdo ditë e blej së paku një gazetë shqiptare dhe më besoni,


që nga viti i kaluar nuk kam parë një artikull të vetëm për
minoritetin goran; edhe më zhgënjyes është që RTK-ja, i vetmi
transmetues publik për muaj të tërë nuk ka pasur një lajm
për minoritetin tonë. Në fakt, RTK-ja ka pasur një lajm për
Goranët nuk prezanto- një pensionist i cila kishte aplikuar për të marrë pensionin në
hen fare në mediat e Serbi; ky njeri donte të marr pensionin e tij nga fondi në të cilin
Kosovës.
kishte dhënë kontributet pensionale për rreth 38 vjet dhe RTK-
Pjesëtar i minoritetit goran
ja e etiketoi atë dhe të gjithë komunitetin goran si besnik ndaj
Beogradit.

Përgjithësisht, pjesëmarrësit në hulumtim të cilët i takonin minoriteteve jo-


serbe ishin të zhgënjyer në mediat kosovare. Ata ndjeheshin shumë keq për nën-
prezantimin, por edhe keq-prezantimin që po u bëhej atyre në media. Pjesëtarët e
këtyre minoriteteve ndjeheshin të përjashtuar; dhe rrjedhimisht kjo i shtyn ata të
mendonin se nuk janë pjesë e shoqërisë kosovare.

17
Konkluzione dhe rekomandime
Ky hulumtim kishte për qëllim të përcaktojë politikat e prezantimit të minoriteteve
etnike në mediat kosovare. Studimi përmes metodave kualitative dhe kuantitative
synonte, a) të analizojë paragjykimet dhe klishetë (në baza etnike) në përmbajtjet
e mesazheve mediatike duke u fokusuar në dy kritere kryesore: njohja, apo
prezenca kuantitative e minoriteteve etnike krahasuar me përfaqësimin e tyre
në popullsi, dhe respekti, apo trajtimi që iu bëhet këtyre grupeve; dhe b) të
kuptuarit e perceptimeve dhe qëndrimeve të audiencës së minoriteteve etnike për
prezantimin e tyre në gazeta dhe në lajmet qendrore të televizioneve.

Ajo që del nga ky studim është se me gjithë faktin që analiza e përmbajtjes së


mesazheve mediatike nuk detektoi ndonjë lloj të keq-prezantimit të minoriteve
etnike, këta të fundit prapë se prapë janë të pakënaqur me mënyrën e prezantimit
të tyre në mediat kosovare.

Kështu, gjetjet e monitorimit të gazetave dhe televizioneve sugjerojnë se nuk ka


keq-prezantim të minoriteteve etnike; në përgjithësi, gjuha e përdorur në lajmet
dhe storjet që u referoheshin këtyre komuniteteve është cilësuar neutrale.

Ndryshe nga kjo, anëtarët e minoriteteve etnike, pjesë e këtij studimi, ankohen
për mënyrat në të cilat mediat kosovare i prezantojnë ata dhe çështjet që kanë
të bëjnë me ta. Pjesëmarrësit e fokus grupeve, të cilët i takonin minoritetit serb,
mbanin qëndrimin se raportimi i mediave për këtë minoritet ishte një keq-
prezantim i mbështetur në klishetë dhe stereotipet për lidhjet dhe lojalitetin e
tyre ndaj Beogradit. Ata besonin se paragjykimet ndaj tyre janë pasojë e mungesës
së njohurive për problemet e tyre, dhe pikërisht për këtë arsye mediat duhet
të ofrojnë informacione të bollshme dhe kredibile për serbët lokal me qëllim të
përmirësimit të njohurive të shqiptarëve kosovarë për këtë minoritet.

Pjesëmarrësit në hulumtim kritikuan faktin se diversiteti i opinioneve dhe


qëndrimeve brenda komunitetit serb injorohet plotësisht nga ana e mediave.
Ankesa u bënë edhe për atë se kur një anëtar i minoritetit etnik serb intervistohet
për një temë të caktuar, deklarimet e tija prezantohen si opinion apo qëndrim i tërë
komunitetit.

Në anën tjetër, minoritetet jo-serbe u ankuan për shkak të siç thanë ata, “injorimit
që mediat kosovare po ua bëjnë atyre dhe problemeve të tyre”. Në këtë mënyrë,

18
pjesëmarrësit në hulumtim, që u takonin këtyre komuniteteve ishin të bindur
se në mediat kosovare dominon prezantimi i minoritetit serb dhe mbanin
mend vetëm një numër të kufizuar të rasteve të prezantimit të komuniteteve të
tyre. Përgjithësisht, ata ndjeheshin të përjashtuar nga mediat kosovare; dhe ky
përjashtim i shtynë ata të mendojnë se nuk janë pjesë e shoqërisë kosovare.

Rekomandime

• Organizimi i seminareve dhe kurseve të trajnimit për gazetarë dhe njerëz të


mediave me temën e politikave të prezantimit.

• Mediat duhet të fokusohet në promovimin e qasjes multi-kulturore ndaj lajmeve


qendrore dhe t’i shmangen qasjes e cila e paraqet shoqërinë si mono-kulturore apo
bi-kulturore.

• Mediat duhet të raportojnë për sjelljet e individëve të caktuar pa e lidhur atë me


origjinën etnike të personit në fjalë.

• Evitimi i përgjithësimeve, që do të thotë se kur një anëtar i minoritetit të caktuar


etnik intervistohet për një temë, ato deklarime duhet prezantuar si opinion
individual e jo si opinion i tërë komunitetit.

• Mediat, në veçanti ato të shkruara, duhet t’i konsiderojnë avantazhet e rekrutimit


të gazetarëve minoritarë, në komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët do të
mund të ofronin informacione më të bollshme për çështjet që kanë të bëjnë me
minoritetin e tyre.

• Mungesa e artikujve feature (artikujve që ofrojnë informacione më të thella


për ndonjë çështje të caktuar), gjatë periudhës së monitorimit është padyshim
tregues i pamjaftueshmërisë së prezantimit të minoriteteve etnike në media.
Andaj, të fokusuarit në këta artikuj për minoritetet etnike mund të eksplorojë
çështje të caktuara më në thellësi dhe t’i mundësojë ndonjë individi apo anëtarëve
të minoriteteve etnike të caktuara hapësirë më të madhe për të prezantuar
pikëpamjet në mënyrë më të qartësuar dhe më kuptimplote.

19
Apendiks

Metodologjia e Hulumtimit

Në aspektin metodologjik, studimi është bazuar në kombinimin e qasjeve kualitative


dhe kuantitative; janë përdor teknika të këtilla për mbledhjen e të dhënave me qëllim
të nxjerrjes së një kuptimi më të thellë lidhur me mënyrën e paraqitjes së minoriteteve
etnike në mediat e Kosovës. Hulumtimi është bazuar në tri metoda, 1) analiza e
përmbajtjes (së mesazheve mediatike), 2) fokus grupe dhe 3) intervista. Ndërkaq, të
dhënat e siguruara janë paraqitur në mënyrë statistikore (me përdorimin e përqindjeve)
dhe përmes citateve të cilat ofrojnë një kuptim më të plotë dhe analizë më të
hollësishme për problemin nën hulumtim.

Analiza e Përmbajtjes

Në fillim të hulumtimit është realizuar analiza e përmbajtjes (së mesazheve mediatike)


më qëllim të nxjerrjes së të dhënave deskriptive në lidhje me prezantimin e minoriteteve
etnike dhe çështjeve të tyre në mediat e kosovare. Analiza e përmbajtjes është metodë
kuantitative që përdor rregulla dhe procedura te qarta, është e hapur për shqyrtim hetues
ku kuptimet tekstuale mund të analizohen nga këndvështrime të ndryshme. Është një
nga metodat e rralla që mund të përdoret si në aspektin kualitativ ashtu edhe në atë
kuantitativ dhe hapë një horizont të gjerë për mundësitë metodologjike (Hesse-Biber
& Leavy 2006, fq. 279). Sipas Jensen (2002, fq. 220) analiza kuantitative e përmbajtjes
është dizajnuar për të ofruar shpjegim se çka përmban një tekst i caktuar medial. Ndërsa
Berelson (1952, fq.18) e definon analizën e përmbajtjes si teknikë kërkimore sistematike,
objektive dhe përshkrim kuantitativ i përmbajtjes së qartë të komunikimit.

Fokus Grupet

Me qëllim që të nxjerrim informacione më të hollësishme për problemin nën hulumtim,


janë realizuar 7 fokus-grupe me 35 pjesëmarrës. Natyrisht, mostrat e metodës së
fokus-grupeve, përgjithësisht janë të vogla, dhe rezultati nuk mund të gjeneralizohet;
megjithatë, fokus-grupet gjerësisht janë të respektuara për nxjerrjen e informacioneve
që mund të mungojnë nga studimi statistikor, dhe rrjedhimisht ato ofrojnë kuptueshmëri
më të thellë të fenomenit që studiohet (Lydecker in Quible 1998, fq. 28 – 33).

20
Për të siguruar përfshirjen e mjaftueshme të numrit të femrave dhe grupeve të
minoriteteve është përdor kampionimi (mostra) i kuotuar. Puna në terren është bërë
nga 15 mars deri 20 korrik 2009. Grupet u zgjodhën në mënyrë që të përfshijnë disa
karakteristika demografike si, mosha, gjinia dhe profesioni brenda minoriteteve etnike
kosovare. Më pastaj, njerëzit ishin zgjedhur për studim në bazë të gatishmërisë së tyre
për pjesëmarrje ku janë plotësuar kuotat e përcaktuara paraprakisht.

Intervista

Intervista si metodë kualitative është përdorur me qëllim të nxjerrjes së informacioneve


të hollësishme lidhur me çështjen e hulumtuar. Kjo metodë ofron mundësi për të
eksploruar dhe kuptuar në thellësi opinionin e profesionistëve për tema të caktuara.
Sipas Hesse-Biber & Leavy (2006, fq. 119) intervistat janë proces i kuptim-bërjes që
tentojnë të krijojnë marrëdhënie ndërmjet intervistuesit dhe të intervistuarit... Ato mund
të përdoren për të nxjerr në dukje të dhëna përshkruese dhe shpjeguese. Intervistat
kualitative janë dizajnuar për të hyrë në thellësi të informacionit dhe njohurive (Jonson,
2002, fq. 104). Për më tepër, intervistat mund të përdoren në kombinim me metodat
tjera, veçanërisht me metodën e fokus grupeve.

Në këtë kontekst, janë zhvilluar një seri e intervistave (gjysmë të strukturuara) të cilat
nxisin bashkëbisedim aktive. Avantazhet kryesore të intervistave të këtilla janë: janë të
dobishme për të arritur rezultate të hollësishme për përshtypjet personale, perceptimet
dhe opinionet; ofrojnë më shumë hapësirë për të parashtruar pyetje më të detajuara,
zakonisht arrijnë një shkallë të lartë të përgjigjeve dhe dykuptimësia mund të sqarohet.

Triangulimi (përdorimi i dy apo më shumë metodave)

Hulumtimi është bazuar në tri metoda, a) analiza e përmbajtjes së mesazheve mediatike


– rezultatet janë paraqitur në mënyrë statistikore (me përdorimin e përqindjeve)
të cilat ofrojnë një shpjegim statistikor por edhe cilësor të problemit të hulumtuar;
b) fokus grupet – rezultatet janë paraqitur në formë të citimeve me idenë që të
ofrohet një analizë më e hollësishme dhe tërësor për fenomenin që studiohet; dhe c)
intervistat – rezultatet janë paraqitur në formë të citimeve që kanë pasur për qëllim
ofrimin e shpjegimeve të plota për dukurin e hulumtuar. . Ky hulumtim është bazuar në
kombinimin e metodave kualitative dhe kuantitative, meqë sipas Yauch & Steudel (2003,
fq. 465 – 481), triangulimi, përdorimi i dy apo më shumë metodave, prodhon rezultate
më të fuqishme se sa ato që vijnë nga aplikimi i një metode të vetme; që do të thotë, sa
më shumë metoda të përdoren aq më të fuqishme do të jenë rezultatet.

21
Bibliografia

1 Allen, T. & Seaton, J., 1999,


The Media of Conflict, Zed Bo, London.

2 Berelson, B., 1952, Content Analysis in Communication Research,


Free Press Glencoe.

3 Clark, C.C., 1972, ‘Race, Identification and Television Violence’, in Television and Social Behavior, Television’s
Effects, eds. G.A. Comstock, E.A. Rubenstein & J.P. Murray, U.S. Government Printing Office, Washington, DC.

Fleras, A., & J. Kunz., 2001, Media and Minorities: Representing Diversity in a Multicultural Canada, Thompson
4
Educational Publishing Inc, Toronto.

Gillespie, M., 1995, Television, Ethnicity and Cultural Change,


5
Routledge, London.

Gunter, B., 2002, ‘The Quantitative Research Process’, in A Handbook of Media and Communication Research:
6
Qualitative and Quantitative Methodologies, ed. K. B. Jensen, Routledge, London.

7 Hall, S., 2003, Representation: Cultural Representations and Signifying Practices,


SAGE Publication, London.

Hesse-Biber, SH. N. & Leavy, P., 2006, The Practice of Qualitative Research,
8
SAGE Publication, Thousand Oaks.

Husband, C., 2000, ‘Media and the Public Sphere in Multi-Ethnic Societies’, in Ethnic Minorities and the Media, ed.
9
S. Cottle, Open University Press, Buckingham.

Jick, T. D., 1979, ‘Mixing Qualitative and Quantitative Methods: Triangulation in Action’, Administrative Science
10
Quarterly, Vol. 24, pp. 602-611.

Jonson, J. M., 2002, ‘In Depth Interviewing’, in Handbook of Interview Research: Context and Method, eds. J. F.
11
Gubrium & J. A. Holstein, SAGE Publication, Thousand Oaks.

Kellner, D., 1995, ‘Cultural Studies, Multiculturalism and Media Culture’, in Gender, Race and Class in Media, eds.
12
G. Dines & J. Hume, Sage, Thousand Oakes.

13 Kitzinger, J., 2004, ‘Audience and Readership Research’, in The Sage Handbook of Media Studies, eds. Downing,
J.D.H. et al., Sage, Thousand Oaks.

14 Philo, G., 1999, ‘Conclusions on Media Audiences and Message Reception’ in Message Received: Glasgow Media
Group Research 1993-1998, ed. G. Philo Addison Wesley Longman, Essex.

15 Poole, E., 2001, ‘Interpreting Islam: British Muslims and the British Press’, in Black Marks: Minority Ethnic
Audiences and Media, eds. Ross, K. & Playdon, P. Ashgate, Aldershot.

Ross, K., 2000, ‘In whose Image? TV Criticism and Black Minority Viewers’, in Ethnic Minorities and the Media, ed.
16
S. Cottle, Open University Press, Buckingham.

Schlesinger, P., 1998, Putting ‘Reality’ Together,


17
Routledge, London.

18 Tufte, T., 2001, ‘Minority Youth, Media Uses and Identity Struggle: The Role of the Media in the Production of
Locality’, in Black Marks: Minority Ethnic Audiences and Media, eds. Ross, K. & Playdon, P. Ashgate, Aldershot.

19 Van Dijk, T. A., 2000, ‘New(s) Racism: A Discourse Analytical Approach’, in Ethnic Minorities and the Media, ed. S.
Cottle, Open University Press, Buckingham.

Yauch, C. & Steudel, H., 2003, ‘Complementary Use of Qualitative and Quantitative Cultural Assessment Methods’,
20
Organizational Research Methods, Vol. 6, pp. 465 – 481

22
23
© 2oo9 nga Instituti Kosovar për Media dhe Politika.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Tel: o38 739 692


Fax: o38 739 692
Web: www.kimp-ks.org

You might also like