Kosova: Evropianet e Rinj

You might also like

Download as pdf
Download as pdf
You are on page 1of 1

Kosova: Evropianët e rinj

Krijimi i një imazhi të ri për Kosovën do të jetë synimi i një reklame 60 sekondëshe që ka fillaur
të transmetohet që nga data 26 tetor 2009 në kanelet televizive më të mëdha botërore.

Fushata mediatike është përgatitur nga konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi”, ndërkohë që
promovimi i reklamës u be nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Personalitete të shquara dhe zyrtarë ndërkombëtarë gjithashtu ishin të ftuar në këtë ceremoni.

“Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të
prezantuar hartën e vjetër të Evropës, për të prezantuar Evropën e re, apo planin e ri, me këtë
energji të Kosovës të prezantojë shtetin e saj, të prezantojmë ambiciet e saj, të prezantojmë
dëshirën e saj që të ecë lirshëm dhe të bashkëngjitet fuqishëm me bashkësitë e vendeve të botës
demokratike”, tha me këtë rast presidenti Sejdiu.

Kurse kryeministri Thaçi tha se me fillimin e kësaj fushate mediatike bëhet promovimi
ndërkombëtar i Republikës së Kosovës para rrjeteve më të shikuara televizive botërore.

“Sot së bashku me ju bëjmë promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sot ne


prezantojmë para rrjeteve më të shikuara televizive, imazhin e ri të Kosovës, imazhin e shtetit të
ri të Kosovës, imazhin e Kosovës të pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike”, tha
kryeministri Thaçi.

Reklama televizive ka filluar të transmetohet në 6 kanale të mëdha ndërkombëtare, të tillë si:


CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat
do të publikohen edhe në revista ndërkombëtare, të tilla si: “The Economist” dhe “Newsweek”.

Konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi” ka fituar tenderin në vlerë 5,7 milionë euro. Fushata do
të jetë shumë e gjerë dhe pritet të zgjasë dy vjet.

http://www.youtube.com/watch?v=gqEUDeZJSCE

You might also like