Professional Documents
Culture Documents
KUN Libri
KUN Libri
KUN Libri
ose
Fahredin Shehu
Përmbajtja
1. Bëhet
2. Mendimet më shkojnë në pakufi
e çdoherë mbetem në mes
3. Kemi dashuruar edhe para se të lindte dashuria
4. Mblidhe nektarinën etjen udhetaret ta shuajnë
5. Më vizito
1.
Bëhet
Shenjat
Pasi të zgjohem
Mos të mbetet gjurma ime
Në lëkurën tënde
Le të mbesin vetëm
Engjëjt e bukur
Kaf dhe Nun
Bëhet
Larg të kam
Kujtimi më vie si dritë ylli
Shurjen e të cilit
Dot s'e besoj
Kështu më ka bota
Të hutuar
Tek pres flladi
Ta freskoj
Vesa
Këtë trup zemre të huajsuar
Këtë buzë që thahet
Kur e thotë atë emër të bukur
Gjuha thahet
Ajo çahet
Balsam është vetëm prania si epifani
Por larg edhe nga kjo
Ajo çka gjuha dot s'e thotë
Ajo është
Kjo do të bëhet
Mrekulli e përherëshme
Fjalë e Perendisë
Kur thuhet BËHET
Ajo bëhet
Unë
Bëhem
Ajo
Dhe nuk më ka
Për ju
Ilaçin do ta gjeni
Vetëm kur të theheni
Si veja ta shoh vetën
Si del shpirti
Avullon si rrëshirë
Në lëkurat e tyre
Rrezja depërton
Sikur në gjethin e njomë
Kur stomet mbyllen
Fotosintezë është
Muzgu si devore
Zbulon torzon e ditës
Ti epsh nuk ke
Ta mësosh farën e së vërtetës
Mbyll shpirtin
Si sy të kapsallitur
Dhe humb çastin
Kosmik të përndritur
Sot po kaloj
Si pranverë e vjeme
Kur era i flaku petalet qërshisë
Në gojën tënde shije e tretur
E pritjes së ditës së ardhmërisë
Dashuria
Tani trrokas
Në derën që mua më ngjanë
Si kuazar eone gëlltis si drita fshehtësinë
Putha stigmën e bozhurit si flutur
Kot kërkova kënaqësinë në parodi
Hej Allah
Prap kthehem në shtëpi
Dëgjueshëm ta ndjej pranin Tënde
T’i numëroj frymëqitjet
Rrahjezemrat e panumërta
Ta kthej të pamurit
Si i kthehet fitilit të porsafikur
Flaka e ai dritëron për mrekulli
Hej Allah
Ti më njeh e unë jo
Dua të të njoh dhe të njohem
Dua
2. Mendimet më shkojnë në pakufi e
çdoherë mbetem në mes
Mrekullia e mesit
Shkova aq larg
Anash u ktheva
Poshtë
E
Lart
Gjithashtu
Çuditërisht mbeta në mes
Dot s’e vërejta këtë
Mrekulli.
Më zbuluan
Ismi Adham është emri më i madh i i fshehur në Kur’an, Zbulimi im. Nuk ka emër më të
madh. Derisa këtë nuk e kuptojmë nuk ka kurrëfarë progres në involucion.
Ramjes në shtator
I mahnitur mbeta i heshtur si
Gjarpëri kulaç nën rrasë
Pres ditën e gjykimit
Mendja ime flutur
Mendja më bymehej si fara në
Tokë tek e ngri acari i janarit
Për t’u shumuar në kalli idesh
Secila shpirt në vete pastaj
Të dashurohet me kujtime
Të puthura me anën e vet të kundërt
Të humben në mjegull si
Si mjegulla para diellit
Kthimi më dhemb
Zemra më ngulfatet me gjak të bojdisur
Me ngjyrat e ylberit
Tani është
Si vaji i fluturës
Dimër
Unë
Prap
Ti
Do të
Ndryshosh
Tek fle...
Jeton në marrëzirë
Si peshku në ujë
Dhe s’ngopet kurrë
Se kështu më ka hije
Mezi
Jam
Njeri
Shkova
I kapluar
Mendo
Jam
Njeri
Dhe
Në
Mes
Rri
3. Kemi dashuruar edhe para se të lindte
dashuria
Deshta
Deshta femrën me flokë të mbledhura në shtëllungë
Qafa si e mjellmës i dukej
Me ecje të palloit plot mburrje
TY
Te
Dua
Oh
Zoti
Im
Të
Dua
Lutje
Dua sërish
Vizitova fëmijrinë
Me këngën e huaj
Më bart si gjeth i rënë
Të valëvitur në përrockë
Shtator, 1995
Rahovec
Habia
Tetor, 1995
Rahovec
Kënga e saj
Kënga më e bukur
Është e saj
Tetor, 1995
Rahovec
Muhaba
Maj, 2002
Rahovec
Kalimi
Halat e peshkut
Si lotët e terrur
Darkë e kohës
Fahredini më mësoi
Ta flak veten këmishë gjarpëri
Sundus jeshil parajsor do të veshë
Tek atëherë engjëll mund të bëhesh
Ju kërkonit mjek
Plaget t’ju shëroj si shaman
Me barëra e më yshtura prore
Ajo e di
AI e di
Une e di
Pastaj u ktheva
Me mendime të çiltëra
Asgjë nuk ishte imja
A as e të tjerëve
Kumbullat çelën
Me frymë u mbusha sërish
Këtë aromë veç ajo e ka
Çdogjë tjetër e huaj le të të duket
Sëbashku do të presim
Petalet të bijnë natën që erret
Mbi pullaz si fjolla të duket
Këtë bukuri veç ajo e ka
Netët kaluan
Bulat jeshile frute të tharta
Me libër me të tek rrinim
Çdogjë tjetër e huaj na dukej
06 07 2002 Rahovec
Vazhdimin dot s’e gjej
Tek sa e madhëroj
Atë emër më të madh të Tij
Tek sa jam në mesin e njerëzve
Që mezi janë dhe
Nuk më ka
25 06 2002
në atelieun e piktorit Florent Pista
Derisa tretem në dashuri
Sërish biej
Si fryti i manit të pjekur
E aspak nuk ndjej
Se jam ushqim krimbash
Vdektarë të rëndomtë
Trashedenca ma thotë
Këngvn e Horacit
Dhe përndritet si rreze
E diellit në bulë vese
Ta thotë këngën e mëngjesit
Për të satën herë
Dhe ende më jetohet
Kur tretem si i dehuri
Në dashuri.
5. Më vizito
Nuk erdhe
Aty pranë shtepisë sate
Rrjedhte lumi
Shpërndante çdo ndotësirë
29 05 2001
Duhet të jetohet…
Ishte dite e 38 e muajit të hareshëm
Bora biente tek shfletoja librat e motrës
Vizatoja peshkun dhe ndërtoja anijen e letres
Afer sobës që bubullonte si qielli i terbuar
Gëlltiste frymën sëbashku me cungjet e arrës
Derisa me zuri gjumi e nga goja jargët më kulluan
Babadimri
Erdhi një çokolate ma solli
Dhe stoli plotë thesi i derdhej
Lart fluturoja fjollat me gjuhë i zija
Qielli mu bë tokë e bekuar
Sakaq desha ta kaloj pragun tjeter
Cingërruan xilet nga qafa e kaprollit
Derë e mjegullt
Dera ishte si mjegulla në diell
Deshe theva zhurmen ta dëgjoj
Zhurma ishte nga tinguj flatrash
Djajtë apo engjëj ishin
Dot nuk e kuptoja atëbotë
Si zog shtegëtar...
Trrokas në derën që më ngjan
Si i huaj
Harrova konakun e vet
Si zog shtegëtar kthehem duke kujtuar
A është kjo strofulla ime a si qyqe
Matem të biej a të mos biej
Vizitoret
Më valëvitet shpirti i huaj
Në hundë si pupël më rrënqeth
Çka i bëra diellit të dëshpëruar
Që me rri jetim në shtëpinë e huaj
Si lule e shkretëtirës
U hapa si lule e shkretëtirës
Këndshëm erëmoja njëlloj
Për hajna dhe për të dashuruarit
Tek të parët ishte kundermim i rëndë
Tek të dytët erandje parajsore
Prap fajtor mbeta se aty vend nuk kishte më
As per mua kur desha të klith
Me vizito shpirt shtegetar konstelastash
Se ndjehem si parfum i avulluar
Kaleidoskop
Për Karmit Zysman
Dera e hapur ishte
Sikur qielli në natën e bekuar
Yjet vezullonin pluhuri qiellor
Lëmshin ylber mbështillte
Aromë e lehtë hudre kundërmonte
Pesh me çonte si fëmijë shaki vrapoja
Në rrugën e shtresuar me guraleca
Këndoja këngën e jetës rrjedhshëm
Si lumi bart ah-et dhe dëshirat
Drita ma kaplonte trupin
Këmbët m’u përgjakën dot nuk vëreja
Me shputa të lehta hyri në qenien time
Top veluri të kuq u shtrua ajo të parakaloj
Si nëpër Sirati Qypri nga Berzahu në Xhenet al Firdeus
Këtu u takuam si engjëj të hutuar
Shpalosnim levhat e ndryshme ku lexuam
Germat e shkruara me gjak zemrash të dehura
Me dashurine që kullohej fresket si vera në torkullin diellor
Dhe disi me thoshte se edhe njëherë diku u takuam.
Love hierophant
Për Gary Boardman
Ende i etshëm ishte dhe kërkonte
Sikur fytyra e bukur e dashuruar në pasqyrë
Si bleta nektarin diellor ta thithte
Donte një bulë mjalti nga Amerika
Të ma sjell dhuratë shpirti
Ai
Ashpërsia e acarrit dëboi
Sharmin e dhjetorit 1986
Bora veç tre dite rrugët i mbylli
Këndezave fryma e këngës i ngrihej
Hëna feksjen e thoshte si rapsod
Kafshata e gojes ne fyt mbetej si ftoi I papjekur
Lulja e shkretëtirës
Për Radije Hoxhën
Pash një grua të hapur si
Sythi i lules së shkretëtirës
Me erandje parajsore larg erëmonte
Përqafim engjëllor ishte ai kundërmim
Ma thoshte të heshturën e saj
Hapur si qielli në natën e bekuar
Valet
Jashtë vetës
Sot
Sot nuk doli hëna ta shikoj vetën në fytyrën e detit vetëm yjet shndërrisin qetë argëtohen
me ushtimën e valeve të njelmëta dëgjova një albatros si krrekoi disa zëra njerëzish e
shoqëronin dy lloje peshkatarësh shkëmbejnë përvojën shekullore
Vale të hidhëruara
Françeska më përshendet
Nga ana e kundërt derisa lexon
Kush ka fat këtu të jetoj
Për të tjerat fare s’duhet të brengoset
Falënderimi të takon TY
Që ma shfaqe këtë mrekulli
Në sy të shtresuar
Një shpend e pash tek fluturonte
Ma pekujton kthimin e shpejt
Halkidiki
Greece
Një moment
Miza
Dhe
Koha
Borxh
Më kanë
Të dyjat
Gjakun ma pinë
Pëshpëritje e ërës
derisa i lavdërova disa emra
gjuha më thahet nga frika
sall këtë gjendje të ta shpjegoj
do të shkonte nata si era
28 08 – 08 12 1995
Rahovec
Lart
Shtegëtoj
Erdha si erë të parakaloj dhimbshëm
Me mendje të kthimit
Ta ledhatoj dredhzën e pyllit
Dhe fierrit t’ia zbuloj mistërin e lashtë
Zhupa/Mushnikovë
07. 10. 2001
Ti ha e pi në diëll të tetorit
Me shoqëri
Dhe të them lamtumirë
Sa shpejt më iku
Më la si jetim
Mushnikovë
07. 10. 2002
Kalithea Greece
Nëntor 2001
Alkimisti
ti më erdhe si udhëtar i lodhur
me karavanin e gjatë nga rruga e mëndafshit
ti më tregon avanturat e bimëve dhe shtazëve
dhe më mban ders sinqëritëti
ti më tregon për Pellazgët dhe pastërtinë e gjakut
dhë kërkon ujë etjen ta shuash
Kulloj si rrëshirë
Qërshor, 2002
Prishtinë
Strofa e diellit
04 06 2002
Prishtinë
Dehem me lumturinë
Vizitori i disa-të
Ruud Mutters
Rahovec
1999
Vegimi