Untitled

You might also like

Download as txt, pdf, or txt
Download as txt, pdf, or txt
You are on page 1of 2

SIPËRFAQET GODITËSE TË KARATESË

Karate goditjet janë ngushtë të lidhura me përdorimin e një numri të madh të


sipërfaqeve goditëse. Gjeneza dhe zhvillimi i karatesë si shkathtësi mbrojtëse,
kundër kundërshtarëve të armatosur, ka kushtëzuar përdorimin e të gjitha
sipërfaqeve goditëse të mundëshme në trup, të cilat të përforcuara me trajnim janë
bërë armë e njeriut duarthatë.
Në karate - Do sipërfaqet goditëse mund ti ndajmë në sipërfaqe goditëse me dorë të
mbyllur (grusht) dhe të hapur, sipërfaqe goditëse të pjesës së epërme të duarëve
sipërfaqet të pjesës së lartë të trupit dhe sipërfaqet goditëse të këmbëve.
Në sipërfaqet goditëse me dorë të mbyllur bëjnë pjesë:
1. Balli i grushtit (seiken) kjo sipërfaqe goditëse përdoret në goditjet me
grusht (tsuki waza).
Ndërsa kur përdoren pjesët e tjera të dorës për të goditur siç janë grushti me
shpinën e dorës, grushti si çekan (tsetui) etj të cilat janë të diskutuara më
poshtë klasifikohen si strajkime (uchi waza) teknikat e strajkimeve.
2. Grushti me shpinën e dorës (uraken)
3. Grushti si çekan (tsetsui – kencui)
4. Grushti me nyjen e gishtit tregues (ippon ken)
5. Grushti me nyjen e gishtit të mesëm (nakadaka ippon ken)
6. Oyayubi ipoon ken (kjo sipërfaqe goditëse është e ngjashme me sipërfaqen
goditëse balli i grushtit sepse dora është e mbyllur grusht, përveq se këtu caku
goditet me nyjen e gishtit të madh të dorës.

Në sipërfaqet goditëse me dorë të hapur bëjnë pjesë


7. Dora në fromë të shtizës (nukite)
8. Dora në formë të shtizës me dy gishta (me
gishtin e mesëm dhe tregues) (nihon nukite)
9. Dora në formë të shtizës me një gisht (me gishtin tregues) (ippon nukite).
1. Dora në formë të thikës ose shpatës (shuto)
11. Tehu i mbredshëm i dorës (haito) e kundërta e shutos sepse në shuto caku
goditet me tehun e jashtëm të dorës, ndërsa në haito me tehun e mbredshëm të
dorës.
12.Shpina e dorës (haishu)
13. Rrënja e pëllëmbës së dorës (teisho – shotei)
14.Goja e tigrit (koko)
15. Koka e kurrilës (kakuto)
16. Këmba e shqiponjës (washide)
Sipërfaqet goditëse te pjesës së epërme duarëve
18.Parakrahu (ude)
19.Bryli (hijii)

Sipërfaqet goditese të pjesës së epërme të trupit


Këta janë:
20.Koka atama
21.Krahu, dhëmbët

Sipërfaqet goditëse të këmbëve

22. Kërciri ikëmbës(ashti tibia) (sune)


23. Pjesa e sipërme e shputës (haisoku)
24. Majet e gishtërinjëve (tsumasaki)
25. Mollëza e shputës (koshi)
26. Tehu i jashtëm i shputës (sokuto)
27. Thembra (kakato)
28. Tehu i mbredshëm i shputës (teisoku)
29. Gjuri (Hiza)
Florent Krasniqi 2DAN

You might also like