Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 7

Shenime per autoren

Shejmond Basholli – Paçarada

Eshte nga Kosova, shkollen fillore e mbaroi ne


Vuciterne. Gjate shkollimit te mesem ne
gjimnazin “Muharrem Bekteshi” ne viti 1981
shkroi librin me titull “NJE DITE QE
S’HARROHET” kushtuar studentave qe u vrane
ne demonstrate. Libri u ndalua dhe ajo, se bashku
me familjen u be shenjester e regjimit serb. Asaj
iu ndalua botimi i cfardo lloj punimi. Pas nje viti
me ndihmen e ca familjareve dhe ndrrimin e ca
dokumentave ajo filloi shkollimin e mesem ne
“Shtjefen Gjecovi” ne Prishtine. Sa vinte gjendja
tensionohej dhe jeta e saj goditej nga regjimi
serb, keshtu qe ne vitin 1988 u detyrua te emigroj
se pari ne Budapest, pastaj neper disa vende te
Europes. Ne vitin 1998 u vendos ne Londer ku
mbaroi fakultetin e arkitektures ne Ëestminster
UNI. Ajo ende punon dhe jeton ne Londer me
familjen e saj te ngushte.
Se shpejti do te botohet permbledhja e saj e pare
me poezi”Gjurme e se kaluares” dhe libri me
tregime “Dielli i shpreses sone”.

27.01.06
Londër

DIELL I SHPRESES

Harpës së këputur
Desha ti’a lidh plagën
Dhe zerit t’ia kthej
Ngjyren e humbur

Pas ca vitesh ne heshtje,


Jetes po i kthehet kuptimi
Fjales tingulli,
Dashurisë dielli…

Ne vështrojm
Shtrengojm duartë
Dhe mbi carcafin e bardhë
Te ardhmerisë
Haprojmë
Me tingullin e harpës ngarkuar
Drejt diellit te shpresës sonë…
26.08.1984
Prishtinë

ETHE VITESH TE HESHTUR

Te nxora
Nder ato ethe
Vitesh të heshtura
Dhëmbjes sime, iu fute ne gji
Streh bëre aty
Ne ujvaren e vargut tim
Qe shtron sofrën e dashuris sone…

I humbur
Ne pëlhuren e mallit te fjetur
I trmbur, si vetmia n’k’te natë
Pertyp emrin tënd ne buze
Nëpër muzgun e mbremjes
Shoh njollat e se kaluares
Hapat tane
Qe shkelën balten e ngrohte
Verbsin e syve të tu
Qe thell, thell diku në mua e
Shembin errësiren…
Zbarkojn shtegtarët e vargut tim
Si veladon te carë ne mallkime…
31.07.1985

Vuciternë

HAPROJ ME VJESHTËN

Sonte
Haproj me vjeshtën
Kengen, emrin dhe dashurin tënde
E Gjej ne cdo dallge te saj

Shqetsimin tim te fshehur


Ndër rrembat e thare
E ndjej tek frymon
Ne mallin e kënges sime
Ne vargje
Per emrin dhe dashurin tende .

E vjeshta iken e trembur


Me hapin tim te qalë
Pertej dhembjes sime
Meditoj
Ujem ti mbetem ëndrres
Ne kujtimin tënd
Tek bredhi me vjeshten
Shtigjeve te dhëmbjes sime
Plot lot…
Prishtinë
1983

PERQAFIMI I ËNDRRUAR

Sonte
Gjumi diku me ështe tretur
Ndjej dhemje, mall
Digjem
Ne përqafimin e ëndrruar

Vall…
Ne cilen kengë të kërkoj
Ty, gjumin, harrimin
Dashuria ime
Me cilin varg
Te luftoj vetmin time
Ethet e pritjes që më mbysin

Ngadal
Pullazi i heshtjes rrenohet
Hija jote me mbyt
Gota e veres thyhet
Ne zbrazeti
Pergjoj
Perqafimin e ëndrruar
Qe rigon malli…

Prishtinë 1984

SHTEGTARJA

Brodha gjatë
Ne damarët e kohës
Shkela mbi dhembjet e heshtura
Me emrin tend ne buzë

Vall, do te pushoj dhembja e shpirtit


Ne ketë nate te pa fund harrimi
Tek shtegëtoj e lodhur pertej pavdekesisë
Peng me driten e syve te tu

Trete shtegetimeve te llahtarshme


Me renkimin tim te fundit
Hije ne trasten e kujtimit tim
Mbete
Shtegëtimeve te llahtarshme
Ne damarët e kohës
Shtegëtoj dhe unë
Ne krahët e ëndrrës se pa fund…

You might also like