Interviste

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 18

Drejtësi në zemër të New Yorkut !

(Intervistë me avokatin dhe ish-diplomatin shqiptar, Z. Sokol Braha)


Raimonda Moisiu

Kur kthen kokën pas ndër vite e


ka të vështirë të sjellë kujtimet,
për vëndin ku lindi, u rrit e u
formua, për njerësit e dashur që
patën një ndikim të madhërishëm,
në vecanti për atin e tij të dashur,
për njerëzit e dashur, për
mësonjësit e tij, për gurët, malet
që I rrethonin fshatin e lindjes -
Breg Mamëz - ujin e freskët,
Drinin e Zi, ku luante e gjuante
peshk me shokët, filmat që shihte
te oborri I shkollës, për mësonjësit e tij, për arësyen e vetme që jeta e bëkoi me
profesionin e diplomnatit e të juristit,. Si diplomat nuk kurseu resurset e tij për
aprovimin e Rezoluteës së Kosovës, në vitin ’94 pranë OKB-së, ndërsa si jurist,
është dicka e mrekullueshme se të bën që të mendosh për njerëzit, të besh më të mirën
për ta, të jetosh në brëndësi të shpirtit e sfidave të jetës së tyre, apo si shprehet vetë
avokati dhe diplomati I mirënjohur Sokol Braha:”Ta rivizitoj jetën time në
këndvështrime që nuk e kam parë më përpara.”
Sokoj Brahaj, ka lindur në Kukës, në fshatin Breg Mamëz. Mbas mbarimit të shkollës
fillore e tetëvjecare, ai shkëputet nga fshati I lindjes dhe vazhdon gjimnazin në Kukës.
Djaloshi kukësian I prirur për sfidat e rradhës, mbaron me Medaljen e Artë të
mesmen dhe po më pas shkëlqyeshëm - Juridikun! Për katër vjet ka ushtruar
profesionin e Diplomatit pranë OKB-së, në një moment historik për Kosovën e
cështjen shqiptare në Ballkan. Ky ka qenë një akt historik për Kosovën, për shërbimin
diplomatik të Shqipërisë, dhe për OKB-në. Për herë të parë, Kosova trajtohej nga
organi më i lartë politik i OKB-së me rezolutë. Ndërsa sot ai ushtron profësionin e
njeriu të ligjit në zemër të Neë Yorkut , në Manhatten.
-,-

1-Një pyetje e drejtpërdrejtë: Kush është Sokol Braha? Cilat janë rrënjët e origjinës
suaj?

Unë jam nga Kukësi. Kam lindur në fshatin Breg Mamëz, një fshat i vogël
rrethuar nga male, buzë lumit Drini i Zi. Me 1980, fshati u përmbyt nga Liqeni
artificial i Fierzës. Shkollën fillore dhe arsimin e mesëm i mbarova në Kukës.
Studimet për drejtësi i mbarova në Universitetin e Tiranës. Kam punuar për
pesë vjet si diplomat i vendit tonë, përfshirë në Misionin e Shqipërisë
pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në vitin 2000, mbarova studimet
juridike në Universitetin Fordham në Nju Jork. Kam firmën time të
avokatisë në Manhattan (Nju Jork).

2-Si ka qenë fëmijëria juaj?

Unë e kam kaluar pjesën më të mirë


të fëmijërisë sime në fshatin e
lindjes. Kam pasur një fëmijëri të
lumtur, pa probleme. Në fshat
gjithë ne fëmijët jetonim në një
ambient të sigurtë: të gjithë ishim
kushërinj dhe bënim një jetë të
thjeshtë. Ruaj kujtime të shumta,
qysh para se të shkoja në shkollë.
Në fshat kishte një çerdhe dhe një
shkollë fillore. Gjatë verës një
person nga qyteti vinte për të
shfaqur filma. Aparaturat i
transportonte me gomar. Rrinte
rreth tre ditë në fshat. Në mbrëmje,
të gjithë fëmijët dhe shumë të rritur
shkonim tek ndërtesa e shkollës dhe
shihnim filma. Kuptohet ishin
filma propagandistikë, por që ne i
pëlqenim shumë.

Jetonim në varfëri, por për shkak të mbështetjes familjare dhe ambientit shumë të
ngrohtë njerëzor në fshat, varfëria nuk ndjehej shumë në ato kohë. Nga ana
tjetër, të gjithë ishin të një niveli përsa i përket mirëqenies. Me fjalë të tjera,
varfëria nuk ndjehej. Kur u ndërtua Hidrocentrali i Fierzës, fshati ynë ndodhej
brenda zonës së përmbytjes nga liqeni. Qeveria ndërtoi një fshat të ri, Drinas,
afër qytetit të Kukësit, një fshat socialist tipik, më shtëpi të mira, të reja, por me
pak oborr dhe pa leje për të mbajtur bagëti përveç një lope. Familja ime dhe dy
të tjera nuk pranuam të shpërnguleshim. Na i prenë dritat, buka nuk vinte më
atje, dhe e mbyllën shkollën. Pas dy vjetësh, uji i liqenit erdhi deri afër oborrit.
Kështu, u detyruam të iknim. Ne fshatin e ri Drinas, jeta ishte më e komplikuar,
sepse popullsia ishte heterogjene dhe njerezit ishin më individualsitë. Një
përfitim për mua ishte se pata mundësi të shkoja në shkollën e qytetit të Kukësit
(klasa e pestë deri në klasën e tetë). Luaja futboll shumë me të afërm dhe shokë.
Më pëlqente të merresha edhe me gjimnastikë. Në Kukës kishte një palestër.

3-Keni mbaruar shkollën e mesme me Medaljen e Artë, e më pas përfunduat studimet


për juridik. Çfarë ju shtyu të studioni në këtë degë?

Studimet për juridik


kanë qenë rastësi.
Shkollën e mesme të
përgjithshme e
mbarova me
Medalje të Artë.
Sipas ligjit të
atëhershëm, nxënësi
që mbaronte me
Medalje të Artë
kishte të drejtë që të
zgjidhte bursën që
dëshironte ndër
bursat që i
caktoheshin rrethit përkatës. Unë dëshiroja të studioja për inxhinjeri elektronike.
Me pëlqente shumë fizika, dhe elektronika ishte një degë me perspektivë dhe
shumë interesante. Mirëpo, me 1988, kur unë mbarova gjimnazin, Kukësit nuk
iu dha asnjë bursë për elketronikë. I mërzitur, unë vendosa të mos zgjedh asnjë
bursë për universitet. Babai im më luti që unë të studioja për drejtësi, ose siç e
thoshte ai “për avokat” – megjithëse atëherë avokatët nuk njiheshin me ligj.
Babai më ka përkrahur shumë gjatë studimeve dhe më ka dashur shumë.

Një ditë, më thirrën në Komitetin Ekzekutiv dhe më thanë se unë duhej të zgjidhja
tre degë nga një listë bursash për Kukësin. Unë shkruajta tre here “elektronikë”.
Pas disa ditësh, më thirri në takim vetë shefi i arsimit. Më tha se nuk kishte
bursa “elektronikë” për rrethin. Shprehu keqardhje që s’kishte elektroinkë, dhe
m’u lut të zgjidhja disa bursa të tjera. Për të mos ia prishur qejfin babait,
vendosa të aplikoj për juridik. Kur shkova në Tiranë u përpoqa në muajin e parë
për ta ndërruar degën, por shpejt e kuptova se për një kuksian kjo ishte e
pamundur. Fillova të studioj në juridik. Pak nga pak, dega më pëlqeu.
Orkesi vjen duke ngrënë! Megjithëse e fillova me mëdyshje juridikun, kam
studiuar intensivisht, “me vullnet” siç thuhej atëherë. Kam pasur rezultate shumë
të mira në fakultet. Kushtet për studim ishin shumë të mira, me bibliotekë
universitare, me pedagogë të përgatitur e njerëz të mirë. Fakulteti juridik ishte
degë e të përzgjedhurve të nomenklaturës, mirëpo kishte edhe përjashtime
rastësore ku studentë të shkëlqyer nga rrethet kishin mundësi të bëheshin juristë
megjithë biografinë e tyre modeste.

4-Kush ka ndikuar në formimin tuaj?

Babai ka qenë personi me


ndikimin më të madh tek unë.
Vetë ka qenë punëtor i
thjeshtë, roje tek ofiçina
mekanike e qytetit Kukës.
Mirëpo ai donte që ne fëmijët
të merrnim shkollim e të
bëheshim “me pozita”.
Meqenëse unë kisha rezultate
të shkëlqyera në shkollë,
babai më ka dashur shumë
dhe më trajtonte me
përkëdhelje më shumë se fëmijët e tjerë. Nga ana ime, kur merrja Fletëlavdërimi
në shkollë, me vrap shkoja në shtëpi për t’ia treguar babait arritjen time. Ai ka
qenë shumë krenar për mua.

Më vonë, kam ndjerë ndikimin e personave të tjerë. Dua të përmend këtu


ndikimin dhe mbështetjen që kam pasur nga mësuesi kujdestar në gjimnaz, z.
Muhamet Domi. Ai ka qenë një njeri i mrekullueshëm dhe tepër i përgatitur
(kishte mbaruar 5-vjeçaren në fizikë, por për arsye biografike përfundoi mësues
në shkollë të mesme).

Si model kam dajën tim, Bislim Cenaj, nga Gostili i Kukësit. Mësues historie e
gjeografie, për dekada dha mësim në Qinamak, Surroj, fshatra të thellë të Kukësit.
Për shkaqe biografike, nuk e patën lënë të jepte mësim në fshatin e tij. Për të
shkuar te shkolla, i duhej të bënte rreth dy orë rrugë në këmbë. Askush tjetër
nuk do të kishte rezistuar kaq gjatë në një punë të lodhshme. Ai është një njeri i
qetë, dëgjon shumë, dhe jep këshilla me zë të lehtë dhe vetëm kur i kërkohen.
Gjithë katundet përreth kishin respekt të madh e “bënin be” për të. Daja Bislim
më ka ndihmuar shumë në një moment kyç për të ardhmen time. Kur mbarova
shkollën 8-vjeçare në Kukës, desh përfundova në shkollën e mesme profesionale
miniere, pavarësisht rezultateve të shkëlqyera (të gjithë notat 10 në klasën e tetë).
Daja “ndërhyri” në Komitetin Ekzekutiv përmes një shoku të tij të ngushtë: u
referova të takoja drejtorin e gjimnazit z. Hamëz Sokoli. Ky i fundit më referoi
tek pofesor Bashkim Muslia. Profesor Bashkimi, ndjesë pastë, sa e pa dëftesën e
klasës së tetë, u habit, tundi kokën, dhe foli me vete një pyetje “ty duan të të çojnë
në minierë, hë!?” Ai më ka regjistruar vetë në gjimnaz. Profesor Bashkimi u
kujdes për ecurine time në mësime edhe në vitet e mëvonshme të shkollës.
Kështu filloi karriera ime. Po të kisha mbetur në shkollën e minierës, jeta ime
do të kishte qenë krejt ndryshe.

5-Cila është gjëja më e rëndësishme që ju keni mësuar që kur filluat të kuptoni se


çfarë është jeta?

I lindur e rritur në një fshat të vogël, padyshim që ajo që më ka mbetur në mendje


që i vogël është rëndësia e familjes, kujdesi, mbështetja dhe dashuria në familje.
Kur unë isha rreth 5 vjeç, halla ime vdiq, duke lënë 4 fëmijë të mitur (1 djalë dhe
3 vajza). Babai i tyre nuk ishte në gjendje t’i rriste ata. Atëherë, babai im i
solli në shtëpinë tonë 4 jetimët. Ne (unë, 3 vëllezrit e mi dhe motra) jemi rritur
bashkë me ta. Kurrë nuk i ndamë “nga sofra.” Sot të gjithë ata janë rritur e
kanë familje të mëdha. Kujdesi dhe ndërhyrja e babait për t’i ndihmuar nipin
dhe mbesat më ka bërë përshtypje atëherë. Më vonë e kam kuptuar se sa e
rëndësishme është familja duke pasur mbështetjen e saj në universitet ne Tiranë
kur bursa paguhej me punën e vëllait të madh Zenelit i cili punonte në minierën e
Kalimashi. Tani që unë kam një punë të qëndrueshme, përsëri kam nevojën e
madhe për mbështetjen nga familja ime. Ngrohtësia emocionale dhe ndjenja e
kujdesit të ndërsjelltë dhe pa interes material ma kanë bërë jetën më të lehtë.

6-Ushtroni detyrën e njeriut të ligjit – avokat në zemër të Nju Jorkut. Ç‘mund të na


thoni për veçoritë e komunikimit të shqiptarëve me kulturat e tjera?

Nga përvoja e njohjet që kam me komunitetin tonë, mund të them se ne kemi


aftësi shumë të mira për ta pranuar kulturën e tjetrit dhe për t’u bërë pjesë e
kulturës amerikane. Të rinjtë dhe fëmijët të cilët emigrojnë nga Shqipëria dhe
trojet e tjera kombëtare shumë lehtë mësojnë gjuhën angleze, hyjnë në shkolla dhe
madje shkëlqejnë në klasë. Të tjerët, më të moshuarit, ndonëse detyrohen të
bëjnë punë të rënda ose që nuk kërkojnë arsim të lartë, e mësojnë gjuhën, flasin
dhe jetojnë në mjedisin e ri me më shumë lehtësi se pjesëtarë të shumë
komuniteteve të tjera. Në Shtetet e Bashkuara, shqiptarët janë të pranishëm
kudo: në shkollim, në fushën e biznesit, mjeksisë, financave, ligjeve, në sporte e
arte. Gjithmonë kam qenë krenar se jam shqiptar. E kam praktikë rutinë që kur
më pyësin si e kam emrin, përgjigja ime e menjëhershme është “Sokol Braha. I
am from Albania.” (“Sokol Braha. Jam nga Shqipëria.”).

1. Ju trajtoni probleme të emigracionit illegal, kalimi i kufirit në mënyrë të


paligjshme, qëllime të tjera etj… A janë fajtorë këta emigrantë ilegalë?

Më falni në fillim që të bëj një sqarim. Praktika ime ligjore përfshin gjithë
çështjet e emigracionit, jo vetëm emigracioni i paligjshëm. Në fakt, pjesën më të
madhe të praktikës sime e përbën emigracioni i ligjshëm (mbi bazën familjare,
arsimi dhe aftësitë profesionale, si dhe spnzorizim punësimi). Merrem me çdo
çështje emigracioni, nga aplikimet e thjeshta për bashkim familjar apo leje pune,
deri tek ankimet në gjykatën federale në gjithë Shtetet e Bashkuara. Unë ndihmoj
si njeriun e pashkollë i cili nga papunësia apo pasiguria e jetës ka lënë
mëmëdheun e kërkon një jetë më të mirë këtu në Amerikë; ashtu edhe inxhinierin,
doktorin, apo një profesor me grada shkencore i cili përfiton banim të përhershëm
(“green card”) për shkak të kualifikemeve të tij të larta; një biznesmen i cili
dëshiron të bëjë tregti ose të investojë në SHBA; punëtorin e pakualifikuar i cili
është sponzorizuar nga një kompani amerikane.

Pajtohem me ju, problemet më prekëse janë ato të emigracionit të paligjshëm ose


kalimi i paligjshëm i kufirit. Në këtë kategori, shumica e klientëve të mi janë
shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, dhe kinezë nga Kina, Malajzia, Indonezia.
Të gjithë vijnë për një jetë më të mirë. Shumë prej tyre rrezikojnë jetën për të
ardhur në këtë “tokë të premtuar.” Kur i takoj, i dëgjoj me vemendje shqetësimet
e tyre. Kalimi i kufirit pa dokumentacion dhe hyrja me dokumente false është
krim këtu. Mirëpo, emigrantët ilegalë rrallëherë gjykohen apo burgosen për këtë.
Është një praktikë toleruese që autoritetet e ndjekin për shumë arsye dhe që unë e
mbështes plotësisht. Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka respektimi i
ligjeve të këtij vendi, unë si avokat mundohem të ndihmoj emigrantët --
gjithmonë duke u bazuar në ligj. Për t’ju përgjigjur pyetjes suaj në mënyrë më të
prerë, moralisht unë nuk mendoj se është fajtor dikush i cili përpiqet të gjejë një
jetë më të mirë pa cënuar jetën, sigurinë dhe pasurinë e dikujt tjetër. Ideale do të
ishte që gjithë emiograntët në Amerikë të vinin në rrugë të ligjshme, mirëpo ne
jetojmë në një botë reale dhe jo në botën e përrallave.

2. Sa bëni ju për të bindur drejtësinë amerikane se ata janë thjeshtë të pafajshëm në


faj? Janë thjeshtë njerëz që duan punësim, jetë më të mirë, apo bashkim
familjar?
Në punën time unë ndjek praktikë metodike për të ndihmuar klinetin tim. Kjo ka
rëndësi sepse barra e provës i takon aplikantit për përfitim emigracioni të bindë
autoritetin përkatës se i takon përfitimi. Ky autoritet mund të jetë një officer me
simpati për emigrantët, por mund të jetë edhe një officer i cili është kundër
emigracionit të çfarëdo forme, apo mos më keq edhe racist. Ligji është i njëjtë
për të gjithë, por nuk zbatohet njëlloj për të gjithë. Pse? Ka dy arsye: së pari,
jo të gjithë e paraqesin aplikimin apo pretendimin në mënyrë të saktë dhe ashtu
siç kërkohet nga ligji; së dyti, nëpunësi i emigracionit ka pushtet gati të
pakufizuar për të miratuar ose mohuar një aplikim. Në ankime apo në gjykata, e
njëjta situatë vërehet: ka gjyqtarë “të mirë,” ka të tjerë “të vështirë” (njerëzit e
thjeshtë i quajnë ata “të këqinj”.

Kur e marr një çështje, e dëgjoj me vemendje klientin. E përgatis çështjen sipas
kërkesave proçeduriale të provave, sipas kërkesavë të ligjit. Kur paraqitem në
seancën gjyqësore, me dosjen të plotë dhe “gati për të luftuar” për klientin tim,
lejtmotivi i gjithë punës sime në gjyq është paraqitja e anës njerëzore të klientit
time. Këtë e bëj duke nxjerrë në dukje cilësitë e thjeshta njerëzore: puna që bën,
mungesa e rekordit penal në Amerikë, lidhjet familjare këtu, dhimbjen që ka
shkaktuar ndarja e gjatë nga njerëzit e familjes në vendlindje, gjendja
shëndetësore, vuajtjet që ka pasur në të kaluarën. Shume gjyqtarë i vlerësojnë këto
gjëra dhe për pasojë e kanë të vështirë ta mohojnë aplikimin sepse u duket e
padrejtë ose antinjerëzore “ndëshkimi” i klientit tim.

Po ju jap një shembull, sa për ilustrim. Një klientja ime shqiptare për vite me
rradhë kishte vuajtur një trajtim çnjerëzor në familje nga babai i saj dhe më vonë
nga i fejuari. Çështja e saj i takoi një gjyqtareje shumë të vështirë në Filadelfia.
Ajo gjyqtare është cilësuar si “antishqiptare”nga media e Nju Jorkut. Unë e pata
përgatitur çështjen me kujdes të shtuar; paraqita ekspertë, përfshirë një psikologe;
dhe e përgatita klienten time hollësisht për dëshmi. Në përgatitje klientja nuk
më tregoi se para se të vinte në Amerikë, ajo kishte aplikuar për vizë në
ambasadën amerikane dhe aplikimi ishte mohuar. Unë e pata pyetur atë
specifikisht, por dy herë më tha jo. Gjatë gjyqit, çështja shkoi mirë. Mirëpo,
në fund, prokurorja e pyeti klienten nëse ajo kishte aplikuar për vizë në Ambasadë.
Ajo tha “jo.” Në atë çast, prokurorja paraqiti një kopje të aplikimit me
fotografinë e klientes sime. Unë u mërzita pa masë: klientja dha dëshmi false në
gjyq; dhe nuk më kishte treguar as mua të vërtetën gjatë përgatitjes. Zakonisht,
kur aplikanti jep dëshmi false pas betimit në gjykatë, pak a shumë aty mbaron
çështja. Në fjalën mbrojtëse para vendimit, unë trajtova aspektet ligjore të
provave, duke argumentuar se dëshmia false nuk kishte të bënte me ndonjë
element thelbësor të aplikimit për qëndrim në Shtetet e Bashkuara. Pastaj bëra një
përmbledhje të vuajtjeve të mëdha që kishte kaluar klientja ime duke filluar që
kur ishte fëmijë. Përkthyesja e gjykatës ja përkthente deklarimet e mia klientes
në shqip. Ajo qante tek e dëgjonte historinë e jetës së saj. Në fund, e mbylla
deklaratën me një lutje drejtuar gjyqtares për ta shikuar çështjen në aspektin
njerëzor. I kujtova gjyqtares se ajo ishte e vetmja në sallë që kishte të drejtën e
vendimit dhe të mendimit të saj. Shtova se ne të tjerët jemi të kufizuar nga
rregullat proçeduriale dhe nga interesat që përfaqësojmë”. Gjyqtarja e vështirë e
miratoi aplikimin.

3. A ndiheni i brengosur për fatet e bashkëkombasve?

Patjetër që më dhemb zemra kur shoh emigrantë të cilët rrezikohen për t’u dëbuar
nga Amerika. Ajo fjala popullore “Halli hallit nuk i ngjan!” është më se e vërtetë
për emigrantët. Në shkollë, profesorët më kanë mësuar që të mos i përziej ndjenjat
e mia në çështjen. “Nuk është çështja jote” -- na këshillonin ata ne studentëve.
Kjo bëhej me qëllim që avokati të jetë sa më objektiv në kuptimin e ligjit, dhe
realist në parashikimin e rezultatit: kështu të jetë në gjendje të mbrojë klientin
duke pasur parasysh mundësitë por edhe kufizimet në ligj. Emocionet mund ta
errësojnë vetëdijen profesionale e në fund është klienti ai që i vuan pasojat. Në
çështje emigracioni, shumë herë luhet drama e fateve të jetës jo vetëm të një
personi por e gjithë familjes. Në këto kushte, është e pamundur të mos prekesh
nga brengat dhe rrethanat e vështira të klientit. Po ju jap një shembull. Një ditë
më erdhi në konsultim një grua rreth 50 vjeçe. Kishte pasur dy avokatë më
përpara; gjyqtari e kishte urdhëruar të dëbohej për në Shqipëri. I kishin ikur
shpresat për rregullimin e statusit; me ankth priste që zyra e emigracionit ta
dëbonte. Kur kishte dëgjuar për mua, kishte vendosur për të kërkuar ndihmën
time si “mjeti i fundit”. Më kërkoi të përpiqesha të rihapja çështjen e saj për
rigjykim. Deri këtu, çdo gjë normale. I lexova vendimet gjyqësore. Pastaj i
thashë të më tregonte çfarë e kishte detyruar të vinte në Amerikë dhe të qëndrontë
prej vitesh e paligjshme këtu. Më tha se kishte kaluar 26 vjet në kamp internimi
në Lushnje. Pas abrogimit të kampeve, ajo dhe familja e saj nuk kishin qenë në
gjendje të shpërnguleshin e të qëndronin në një zonë tjetër më të mirë. Më tha:
“Edhe pse tani ne jemi të lirë të ikim nga kampi, detyrohemi të rrimë atje se
s’kemi ku të shkojmë. Më duhet të rijetoj ferrin e 26 vjetëve!” Këtu e
ndërpreva, dhe i thashë, “mos flisni më. Unë e kuptova problemin tuaj.”
Vendosa ta bëj kërkesën për rihapje pa pagesë. Kam plot raste të tjera që më kanë
bërë të ndjehem i dobishëm për të tjerët.

4. A ka pasur momente që jeni ndjerë i dyzuar në punën tuaj për të marrë një
vendim?
Pyetja e brendshme se “si t’ja bëjmë” lind si para paraqitjes së një aplikimi, para një
seance gjyqësore, ashtu edhe gjatë gjyqit. Në çështje komplekse nuk është e lehtë të
vendosësh, sidomos kur vjen fjala për provat. Unë i këshilloj klientët e mi për të
mirat dhe anët negative apo rrezikun e një veprimi të caktuar. Zakonisht i lë ata të
vendosin në fund, dhe u tregoj se çfarë është këshilla ime. çështja është më e
komplikuar gjatë zhvillimit të gjyqit, kur avokati është si regjisori i dramës por i cili
nuk qëndron prapa perdes së skenës por është në skenë ndonëse nuk luan si aktor.
Në këto raste, më duhet të marr vendime të çastit që kanë të bëjnë me pyetjen e
dëshmitarëve dhe aspekte të tjera proçeduriale. Këtu ndiej hezitime por që nuk kanë
ndikim të madh, falë punës paraprake përgatitore që bëj. Për ta ndihmuar klientin,
avokati duhet të njohë në mënyrë të shkëlqyer rregullat dhe praktikat proceduriale;
duhet të ketë mprehtësinë profesionale për të dalluar boshtin dhe aspektet thelbësore
të çështjes nga aspektet anësore ose të parëndësishme. Para çdo séance gjyqësore,
unë i lexoj rregullat më të përdorura të procedurës (edhe pse i di sepse i kam lexuar
dhe rilexuar shumë herë më parë). Kjo ka rëndësi sepse gjatë gjyqit në moment
duhet të vendosësh: të thellohesh në një linjë pyetjeje të një dëshmitari apo jo; të
kundërshtohet apo jo një pyetje e prokurorit; të përmendet apo jo një fakt ose aspekt
ligjor në deklaratën mbrojtëse. Në çast nganjëherë duhet të marrësh vendime që
befas mund të influencojnë rezultatin.

5. Para se të bëheshit avokat në Amerikë, ju keni qenë diplomat i Shqipërisë pranë


Kombeve të Bashkuara. Çfarë mund të na thoni për përvojën tuaj?

Për katër vjet kam qenë diplomat në Misionin e vendit tonë pranë OKB-së në Nju
Jork. Në veprimtarinë time diplomatike dua të veçoj angazhimin tim, si pjesë e
delgeacionit shqiptar, për çështjen e Kosovës. Në dhjetor të vitit 1994, Asambleja
e Përgjithshme miratoi rezolutën e parë për Kosovën. Ky ka qenë një akt historik
për Kosovën, për shërbimin diplomatik të Shqipërinë, dhe për OKB. Për herë të
parë, Kosova trajtohej nga organi më i lartë politik i OKB-së me rezolutë. Për herë
të parë, Shqipëria zhvillonte një proçes diplomatik për rezolutë formale për Kosovën
në organin më të lartë të OKB. Më përpara, gjatë qeverisjes komuniste, vendi ynë
pati inicuar e sponzorizuar projektrezoluta vendimtare për çështje të tjera si p.sh.
pranimi i Kinës në OKB apo çështja palestineze. Rezoluta për Kosovën ishte një
rast i rrallë edhe për historinë e OKB-së sepse një pjesë territori e një shteti tjetër
(Jugosllavia e asaj kohe) trajtohej me rezolutë të veçantë.

Për këtë rezolutë të parë dhe për tre rezolutat e tjera që pasuan vit për vit
(1995-1997), kam qenë negociatori i delegacionit tonë dhe kordinatori i bisedimeve.
Si kordinator i bisedimeve, çdo vit kam organizuar konsultime në grup me
diplomatët e interesuar, kryesisht nga vendet perëndimore dhe disa shtete islamike;
në konsultimet me dyer të mbyllura ka pasur shpesh debate të nxehta sepse
jugosllavët mundoheshin që me miqtë e tyre perëndimore të cilët merrnin pjesë në
konsultime t’i sabotonin përpjekjet tona. Më kujtohet se një diplomat i një vendi
perëndimor bënte komplet lojën e delegacionit jugosllav në konslutime: sa mbaronin
konslutimet tona me dyer të mbyllura, ai dilte e shkonte të takohej me jugosllavët.
Po i referohem atij vendi perëndimor anëtar si X në mënyrë anonime sepse 14 vjet
më vonë ai shtet e ndryshoi rrënjësisht politikën ndaj Kosovës dhe ishte nga njohësit
e parë të pavarësisë. Për ta ndaluar diplomatin e vendit X të hyjë në mbledhje nuk
mundja dot sepse nuk doja të armiqsoja anëtarë të tjerë të BE-së që ishin gati për ta
sponzorizuar projekt-rezolutën. Vendosa të pres një “çast diplomatic” për këtë.
Ai moment më erdhi kur në një seancë konsultimesh, diplomati perëndimor paraqiti
disa amendamente npër project-rezolutën. Unë e dija se ato amendamente i ishin
servirur nga delegacioni jugosllav, sepse një kopje më pat rënë në dore përmes një
diplomati tjetër perëndimor i cili kur ma dha më tha “shiko se çfarë kërkojnë
jugosllavët!” Sapo diplomati i shtetit X i paraqiti amendamentet (gjoja si të shtetit
X), unë iu drejtova më një pyetje: “Po t’i pranojmë këto amendamente, a do ta
sponzorizojë rezolutën shteti X?” Unë e dija se ai shtet nuk do ta sponzorizonte
rezolutën. Diplomati m’u përgjigj “Jo.” Atëherë më thjeshtësi por prerazi i
thashë se amendamentet nuk pranohen, duke argumentuar se ne jemi të hapur për të
dëgjuar nga delegacionet që kanë vendosur ose janë të lëkundur për ta sponzorizuar
projekt-rezolutën por jo nga ato që tashmë e kanë përcaktuar qëndrimin e tyre.
Diplomati ose u fye nga përgjigja ime e drejtpërdrejtë (pa mëdyshje) ose nuk e priste
një refuzim të prerë. U ngrit, e doli nga mbledhja. Konsultimet shkuan për
bukuri dhe rezoluta ishte një sukses i jashtzakonshëm diplomatik për Shqipërinë.

Për rezolutat e OKB-së, kam pasur përplasje diplomatike me diplomatët rusë të cilët
çdo session të Asamblesë së Përgjithshme mundoheshin të bënin amendamente pë
gjuhën e projekt-rezolutës, por që këto përpjekje dështonin pasi unë pata refuzuar t’i
lejoja rusët të merrnin pjesë në konsultimet në rast se ata nuk kishin synim ta
sponzorizonin rezolutën. Ndodhte që papritur një diplomat mik më thërriste në takim
ose më ndalonte në mjediset e OKB-së dhe më tregonte se çfarë përpjekjesh po
bënte delegacioni jugosllav për ta penguar miratimin e rezolutës. Këto ishin
momente mjaft prekëse për mua dhe ma shtonin edhe më shumë besimin se
përpjekjet e vendit tonë për të ndihmuar popullin tonë në Kosovë do të kishin
rezultat të mirë.

11. Si ndjeheni kur dëgjoni për krimin në familje, veset e tjera, droga, prostitucioni etj…
Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare ndaj këtyre fenomeneve?
Patjetër që i ndjek me shqetësim lajmet për dhunë në familje, trafikun e drogës,
prostitucioni brenda në Shqipëri dhe jashtë saj me viktima femrat shqiptare. Disa
nga këto fenomene sidomos droga dhe prostitucioni janë produkt i pashmangshëm i
lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Gjendja e dëshpëruar ekonomike për
disa, pozita gjeografike e vendit tonë, korrupsioni kanë kontribuar në përmasat e
këtyre plagëve. Probleme në familje besoj se kanë bazë si në kushtet ekonomike
ashtu edhe në presionin psikologjik që e gjithë shoqëria shqiptare pësoi gjatë viteve
të tranzicionit politik dhe ekonomik. Fatkeqësisht, dalja e të mirës materiale si
prioritet i njerëzve dhe pamundësia për ta siguruar mirëqenjen menjëherë i kanë
tronditur vlerat e forta morale dhe shoqërore tipike për ne shqiptarët.

Duke mos jetuar në Shqipëri prej shumë vitesh, opinionet e mia duhen marrë me
shumë rezervë. Mendoj se në luftimin e këtyre veseve të pamëshirshme duhet një
veprim më i fokusuar nga autoritetet, dhe një sensibilizim ose vetëdije e ngritur nga
shoqëria në tërësi. Koha kur policët merrnin pjesë në masë shqetësuese në trafikun
e njerëzve dhe të drogave ka ikur. Por shteti duhet të shkojë më tej: gjykatat dhe
policia duhet të jenë më sensitivë për dhunën në familje; toleranca ndaj trafikantëve
të jetë zero. Kur një grua është rrahur barbarisht -- gati për të humbur jetën -- burri
fajtor lirohet pak javë më vonë: kjo është një turp dhe tmerr. Vajzave dhe grave të
viktimizuara në prostitucion apo në familje u duhen krijuar kushte për integrim në
shoqëri, duke i ndihmuar is për strehim ashtu edhe për t’u gjetur punë. Shoqëria
civile mund të ndihmojë me zbatim projektesh ndihme konkrete dhe me propagandë
për sensibilizimin e shoqërisë. Qeveria do të duhej t’i ndohmonte organizatat
jo-qeveritare më shumë. Media ka një rol të madh në rritjen e ndjeshmërisë
shoqërore kundër veseve të këqija. Me aq sa lexoj unë shtypin shqiptar, vërej se
shumë i kushtohet vemendje raportimit të krimeve dhe kritikimit deri në fajësim të
autoriteteve. Mirëpo lihet në harresë ose preket në mënyrë të papërfillshme dënimi i
krimit, faji i kriminelit, faji i rrethit shoqëror ku u bë krimi. Kjo është e rrezikshme
sepse nga njëra anë krijon tek qytetarët psikozën e nënshtrimit e fatalitetit ndaj
krimit. Nga ana tjetër, krijon besimin e pathyeshmërisë tek krimineli gjë që
shërben si nxitje për krime të mëtejshme. Kur nuk konstatohet sëmundja, është
vështirë të gjendet shërimi. Shteti dhe media mund të bashkëpunojnë këtu,
sidomos në rang lokal: shteti duke u dhënë informacion të vazhdueshëm mjeteve të
shtypit për arrestime, dënime, gjykime veprash penale; shtypi, duke bërë një
pasqyrim objektiv të bazuar jo thjeshtë në konkluzione paraprake por në rradhë të
parë në informacion dhe më tej në analiza.

12. A ka krim nga shqiptarët në Nju Jork?


Ka, sigurisht. Nga kontaktet me bashkëatdhetarë marr vesh me dhimbje se ka krime
ku përfshihen shqiptarët. Por duhet thënë se për nga numri i popullsisë këtu që
vetëm në Nju Jork më rrethina mund të jetë afër gjysëm milioni shqiptarë,
kriminaliteti ndër shqiptarët mund të konsiderohet i papërfillshëm. Siç e thashë më
sipër, emigrantët shqiptarë janë shumë punëtorë, integrohen shpejt në shqoërinë
amerikane dhe vazhdojnë të ruajnë traditat familjare. E kam shumë të lehtë të them
me krenari në Nju Jork se jam shqiptar. Kemi nam të mirë.

13. Sa jeni i informuar rreth situatës politike, sociale e ekonomike në Shqipëri? Si të


duket marrëveshja për faljen e kufijve detarë Greqisë? A ndikon ratifikimi i saj në
çështjen çame?

Unë i ndjek për ditë zhvillimet në Shqipëri. Këtë e bëj si nëpërmjet shtypit në
vendin tonë që gjendet lehtë në internet, ashtu edhe përmes burimeve të tjera jashtë.
E kam praktikë që para se të filloj punën në zyrë, i “hedh një sy” shtypit shqiptar.
Në internet “shfletoj” gazetat dhe stacionet televizive kryesore në Shqipëri dhe
Kosovë. Kjo më ka ndihmuar sadopak për të mos e ndjerë peshën e rëndë të jetës larg
vendlindjes.

Lidhur me marrëveshjen për kufijtë detarë me Greqinë, unë nuk mendoj se ka ndonjë
“falje” këtu. Dhe shpresoj të jem i saktë në këtë. Kam qenë diplomat vetë, dhe e
them me bindje se diplomacia shqiptare ka ardhur duke u forcuar dhe e ka rritur
vetbesimin. Ajo që harrohet në Shqipëri është se në këto afro 20 vitet e fundit vendi
ynë ka krijuar një “armatë” diplomatësh karriere. Shumë të cilët e filluan, ku bëj
pjesë edhe unë, nuk i rezistuan kohës. Por ka shumë të tjerë që prej vitesh punojnë
në shërbimin tonë diplomatik. Ministritë tona kanë ekspertë dhe punonjës civilë të
cilët kanë kryer specializime në institutcionet më të mira të vendeve të zhvilluara.
Unë nuk besoj se ka një djalë apo vajzë nëne shqiptare që t’i “falë” Greqisë qoftë
edhe një pëllëmbë të territorit tonë.

Fakti që marrëvëshja nuk u publikua nga qeveria në masën që e meritonte një


marrëveshje e rëndësishme ishte një gabim nga i cili duhen nxjerrë mësime. Mirëpo,
heshtja nuk do të thotë se ka pasur qëndrim të padenjë apo antishqiptar të autoriteteve.
Duhet të kemi parasysh se pala shqiptare nuk përbëhej nga një, dy, apo tre persona,
por nga dhjetra delegatë e ekspertë të cilët janë marrë direkt apo në mënyrë të
pjesshme me marrëveshjen. Nuk mund ta imagjinoj që të gjithë të kenë lajthitur e ta
kenë marre sapunin për djathë. Nuk ka pasur kurrfarë fshehtësie në bisedimet që ti
ketë kapërcyer përmasat e konfidencialitetit (sekretit) të zakonshëm diplomatik që
është tipik për çdo veprimtari bisedimesh diplomatike mes vendeve.
Që mund të ketë gabime ose pasaktësi, kjo nuk duhet përjashtuar. E drejta e detit
është pjesa më komplekse e së drejtës ndërkombëtare. Në rast se ka gabime ose
pasaktësi, çështja duhet të shikohet me zgjuarsi dhe qetësi, larg nga emocionet e
armiqësive partiake – shumë të mërzitshme dhe të dëmshme për Shqipërisë. Duhen
shtruar pyetjet: “Sa i madh është gabimi? Çfarë përfitimi ekonomik dhe politik do të
kishte Shqipëria në rast se korrigjohet gabimi?” Është vështirë që të dyja palët të
kënaqen deri në fund kur bëhen marrëveshje ndërkombëtare për kufij. Mirëpo,
duhen parë interesat strategjike, të sigurimit, dhe ato ekonomike në afat të gjatë.
Marrëdhëniet e mira dypalëshe më Greqinë kanë një rëndësi strategjike për kombin
tonë. Së pari, është prania e gati 1 milionë shqiptarëve në Greqi: herët a vonë ata do
të bëhen influencë në vendimmarrjen politike në Athinë. Së dyti, anëtarësimi i
vendit tonë në BE nuk mund të bëhet pa pëlqimin e Greqisë (ka të drejtë vetoje). Së
treti, është Kosova. Greqia ka treguar qëndrim të matur për Kosovën, duke mos
bllokuar veprimet e NATOs, duke mos e kundërshtuar energjikisht pavarësinë. Dhe,
me ose pa dëshirën e saj, do ta ndihmojë Kosovën një ditë për të hyrë në BE. Së fundi
por jo nga rëndësia, ka interesa ekonomike dhe sigurie të cilat të tjerët i dinë edhe më
mirë se unë e kështu nuk po ndalem. .

Për këtë temë të nxehtë, unë i shpreh mirënjohjen shtypit për ngritjen e problemit
ndonëse nuk pajtohem me disa trajtime specifike apo pretendime esktreme. Falë
shtypit, partitë politike u zgjuan dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Falë
shtypit, marrëveshja tani do të shihet me lupë zmadhuese në komisionet e parlamentit.
Diskutimi në media për këtë marrëveshje ka nxjerrë në pah një problem të madh të
demokracisë parlamentare në vendin tonë: varfëria në praktikën parlamentare në
Shqipëri. Kur miratohet një marrëveshje me rëndësi ekonomike, politike, strategjike,
etj… si një marrëveshje për përcaktim kufiri, jo një apo dy komisione parlamentare,
por disa do të duhej të angazhoheshin në shqyrtimin e marrëveshjes. Sejcili
komision do të duhej të thërriste për dëshmi përfqësues të qeverisë, si dhe ekspertë
joqeveritarë të fushavë përkatëse. Shpresoj që edhe vendi ynë do ta modernizojë
praktikën parlamentare.

Sa i përket ndikimit të marrëveshjes për zgjidhjen e problemit çam, nuk besoj se do të


ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë të mirë pasi me sa e di unë marrëveshja për
kufirin detar nuk ka qenë kusht për zgjidhjen e çështjes çame. Por unë besoj se
marrëdhëniet e mira me Greqinë detyrimisht do të sjellin një ditë një qëndrim të
përgjegjshëm të palës greke edhe për tragjedinë çame.

14. Perveç prirjeve tuaja në drejtësi, a keni prirje në fusha të tjera? P.sh., në letërsi.
Po qe se po, a keni krijuar ndonjë poezi, tregim…
Më pëlqen shumë shkenca dhe historia. Nuk kam prirje në letërsi. Në shkollën
8-vjeçare dhe në gjimnaz e kam pasur shumë problem lëndën e letërsisë.

15. Fjala dashuri është e bukur dhe e kudogjendur. Çfarë bëni ju për të marrë e dhënë
dashuri nga jeta?

Kjo është një pyetje e thjeshtë por edhe filozofike. Që kur kam qenë fëmijë dhe
deri tani unë e kam ndjerë dashurinë prindërore dhe në familje. Këtu në Nju Jork,
dashuria bëri që unë të gjej nusen time. Bashkëshortja ime më ka ndihmuar shumë
edhe në punë duke shërbyer si përgjegjëse administrative. Kur të tjerët më duan uën
ndjehem shumë mirë. Kur të tjerët ma duan të mirën, duan që unë të jem i lumtur,
të jetoj në kushte të mira shpirtërore dhe materiale, unë gëzohem shumë, ndjehem se
kam vlerë. Më bëhet zemra mal kur nganjëherë një i njohuri im (jo nga familja)
më merr në telefon, dhe pas çastesh bisede e pyes, siç është e pashmangshme këtu
në Amerikë: “Hë, kishe ndonjë gjë që më bëre telefon?” Në anën tjetër përgjigja
është “Jo, s’kisha gjë. Vetëm desha të dija si je, si po ja çon.” Kjo është gjë e
madhe.

Çfarë bëj unë për të dhënë dashuri e për të marrë dashur? Me aq sa kam arritur të
mësoj deri tani nga jeta, çdokush duhet të veprojë apo të punojë që të tjerët t’i japin
dashuri. Dashuri e vetme e pakushtëzuar është ajo prindërore. Për të fituar
dashuri, unë në rradhë të parë e respektoj tjetrin, më vjen keq për vuajtjet apo
fatkeqësitë e të tjerëve. Kujtdo i dëshiroj një jetë të qetë, të shëndetshme. Kur
dikush më kërkon ndihmë, “bëhem copë” për ta ndihmuar. Aty ku nuk mund të
ndihmoj konkretisht, flas fjalën e mirë dhe lehtësuese. Për dashurinë në familje,
njerëzit mund të bëjnë plot gjëra të vogla në dukje por që kanë kuptim të madh si ai
uji që pikë pikë për ditë e mban gjallë lulen. Burrave shqiptarë u jap një këshillë:
zgjidhe një ditë në muaj dhe gatuaj për gruan dhe familjen; djalit shqiptar që e sheh
nënën apo babain rrallë (sepse është i zënë me punë ose është jashtë shtetit në
mërgim) i them: zgjidhe një ditë dhe merre babain apo nëën dhe dil vetëm me të në
shëtitje. Të gjithëve u them, merre në telefon një shok apo shoqe me të cilët nuk ke
folur ka kohë apo nuk i ke parë ka kohë. Bëji një vizitë një të afërmi, thjeshtë për
ta parë. Të gjithëve u them të dhurojnë para apo shërbime falas njerëzve të cilët
kanë nevojë ose organizatave që ndihmojnë. Këtu në Nju Jork, unë punoj me
pagesë, për të siguruar jetesën. Nuk kam burime të tjera të ardhurash përveç punës
sime. Mirëpo, ka raste që bëj shërbime juridike falas ose me pagesë të vogël
(simbolike). Për këtë unë marr parasysh moshën, gjendjen shëndetësore, vuajtjet
në të kaluarën, pamundësinë për të paguar, rrethana specifike të tjera. Bëj
shërbime juridike falas për institucione fetare. Në Amerikë avokatët e kanë detyrim
moral që të bëjnë shërbime ligjore falas për publikun. Dhe unë këtë e respektoj dhe
përpiqem ta zbatoj sa më mirë. Një ditë në muaj unë dhe bashkëshortja ime
ndihmojmë një objekt fetar duke punuar si vullnetarë në kuzhinë. Mbështesim
arsimimin e fëmijve të varfër ekonomikisht.

16. Ku qëndron forca e dashurisë që ju frymëzon në jetë, të punoni, krijoni apo


jetoni?

Siç e përjetoj unë, dashuria të shtyn për të bërë diçka të mirë, të bën të ndjehesh
mirë për veten dhe të ndjehesh i dobishëm për të tjerët. Ke besimin se çdo gjë e
mirë arrihet me përpjekje të vazhdueshme dhe se jeta është e mirë. Dashuria të
bësh të kesh qëllime për të arritur më tej. Pra, ndjehesh i lehtë, sikur nuk të
pengon askush e asgjë.

17. A ka ndonjë gabim në jetën tënde që ja sheh gjurmët edhe sot?

Gabime kam bërë dhe me siguri janë më të shumtë se sa unë mendoj. Njerëzit bëjnë
gjëra që janë gabim por që nuk i kuptojnë si të tilla. Deri tani nuk kam vënë re ndonjë
gabim që të më ketë sjellë pasoja afatgjata.

18. Cili autor shqiptar dhe i huaj ju pëlqen të lexoni?

Nga autorët shqiptarë, më shumë e lexoj Kadarenë. Nga autorët e huaj më pëlqen
Dickens. Por më shumë lexoj libra për historinë sepse më pëlqen historia. Historinë e
kam “pikë të dobët.” Para disa javësh lexova një libër për historinë e Lindjes së Mesme,
shkruar nga një historian amerikan me origjinë çifute. Në atë libër, përmendemi edhe ne
shqiptarët në disa kontekste: pjesëmarrja e shqiptarëve në Betejën e Fushë-Kosovës
kundër turqve osmanë; rezistenca nën udhëheqjen e Skënderbeut; përpjekja e dështuar e
heroit tonë për t’u bashkuar me Huniadin e Hungarisë për t’i thyer turqit; fakti se
shqiptarët janë shquar si administratorë reformatorë dhe të aftë në Perandorinë Osmane,
duke dhënë edhe disa vezirë (kryeministra) reformatorë; fakti që Mehmet Ali Pasha,
themeluesi i shtetit modern të Egjiptit ishte shqiptar dhe gardën e tij e kishte kryesisht të
përbërë nga shqiptarë. Në një libër për historinë e Perandorisë Romake përmendej fakti se
Roma në një kohë pati disa perandorë ilirë. Tani sapo mbarova së lexuari një libër për
Luftën Civile në Amerikë. Më bëri përshtypje trajtimi që autori i bëri një çështjeje të
paprekur fort në literaturë: sa rëndësi vendimtare ka pasur fakti që jugu pasi u mund në
fushë-betejë, e pranoi humbjen, u dorëzua, dhe nuk i hyri një lufte partizane të çetave.
Një luftë e tillë me siguri do ta kishte shkatërruar këtë vend, me hapjen e plagëve të
pafundme të urrejtjes dhe terrorit. Ajo u shmang falë largpamësisë së Presidentit
Lincoln dhe Gjeneralit jugor Lee të cilët treguan realizëm dhe urtësi. Të dy e kuptuan se
vendi ishte dërrmuar nga dhuna dhe tani ishte koha që armët të pushonin përgjithmonë.

19. Hobi juaj?

Më pëlqen basketbolli, natyra, dhe historia.

20. A urren Sokoli?

Nuk urrej askënd. Në jetë kam takuar e jam përplasur me persona të vështirë të cilët me
sjelljet e tyre shkaktojnë zemërim. Por, nuk kam pasur nodnjëherë ndjenja të thella dhe
të qëndrueshme zemërimi, armiqësie, apo dëshira që dikujt t’i ndodhë një gjë katastrofike.
Ata të cilët më njohin, e dinë se jam një njeri i urtë në gjithë kuptimin e fjalës. Pa luajtur
rolin e mësuesit, dua të shtoj se ata që urrejnë nuk e kuptojnë se me urrejtjen ata më
shumë po e dëmtojnë veten e tyre. Shumë filozofi të urta, sidmos ato të Azisë Lindore,
e theksojnë se në urrejtje i humburi është ai që urren; urrejtja nuk shëron asgjë, veç se
prodhon më shumë urrejtje dhe e zmadhon rrethin vicioz të vuajtjes për të dyja palët.
Lutem për familjet që janë të mbërthyera në gjakmarrje që ta kuptojnë se kush kërkon të
marrë gjak po e dëmton veten më shumë se dëmin që ka shkaktuar gjakësi.

21. Zotëroni gjuhë të huaja. Sa kanë ndikuar ato në jetën tuaj?

Unë e zotëroj anlgishten mirë. Isha me fat që në shkollën 8-vjeçare më ra që të studioj


anglisht (jo rusisht). Kur Shqipëria e shkallmoi izolimin nga bota, unë sapo mbarova
universitetin. Gjuha angleze më ndihmoi që karrierën profesionale ta filloja në
Perëndim (si diplomat dhe më vonë si jurist). Unë jam shumë i gëzuar që sot në
Shqipëri nxënësit dhe studentët kanë interesim të veçantë për anglishten dhe gjuhë të tjera
të dobishme për një jetë më të mirë dhe për interesat e shoqrisë.

22. Keni vizituar vende me demokraci të mirëfillta. Jetoni në SHBA. çfarë do të


dëshironit të kishte Shqipëria jonë nga këto vende?

Lista është e gjatë, por do të përmend disa. Do të dëshiroja që Shqipëria të kishte


pavarësinë e sistemit të drejtësisë – shtylla kryesore e një qeverisjeje të mirë. Shtypi do
të doja të ishte më i lirë si nga qeveria ashtu edhe nga partitë. Në këtë mënyrë, media do
ta minimizonte censurën vetjake (self-censorship) që vjen nga frika ndaj autoriteteve, si
dhe do ta rriste profesionalizmin duke mos qenë e mbërthyer nga kthetrat e partive
politike. Për politikën, në minimum do të doja që politikanët të mos përdornin fjalë tipike
për rrugaçët kur flasin për njëri-tjetrin. Kjo do ta çlironte shumë politikën nga klima e
tensionit artificial dhe do të hapte rrugë për transformimin e partive kryesore politike në
parti moderne. Do të doja që arsimi dhe shërbimi shëndetësor të bëhen tema vendimtare
në fushatat zgjedhore dhe në reagimet kolektive (mitingje, protesta, peticione).

23. A do të ktheheni në atdhe?

Unë dëshiroj dhe besoj se një ditë do të kthehem në Shqipërinë tonë. Rrethanat e sollën
që unë të jetoj në një vend të largët për shumë vite. Nuk ka ditë që nuk mendoj për
Shqipërinë tonë. Kur flas me familjen, me të afërm dhe shokë, kur lexoj shqtypin
shqiptar dhe atë të huaj, mendja është atje. Këtë e shoh të lidhur edhe me dëshirën që një
ditë të merrem me shërbime humanitare në Shqipëri dhe në Kosovë.

24. Synimi për të ardhmen?

Në të ardhmen unë synoj që ta zgjeroj praktikën ligjore përtej çështjeve të


emigracionit. Në një kohë të caktuar kam synim të merrem me shërbime humanitare
në Shqipëri dhe Kosovë.
Ju faleminderit.

Ju falenderoj edhe juve për mundësinë që më dhatë të komunikoj me lexuesin shqiptar.

You might also like