Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

TRIO VLONJATE SI HUMBI NJE TRADITE

Shënime për grupin e famshëm te Vlorës, lindur ne vitet ‘70

Gëzim Llojdia

Foto e trio vlonjate

U ,ritrasmentua një dokumentar për grupin më simpatik popullor që ka mbetur i


paharrueshëm ,trio vlonjate . Duke qënë se ruaja shënime të gatshme për këtë
grup,gjithsesi mendova të plotësoja ato të dhëna që shiriti i filmit nuk i shfaqi të gjitha.
Në përmasat e kohës,kur erdhi në jetë,trio-vlonjate u gjetë në një terren të përshtatshëm,
gati prush e flakë mund të quhet në gjuhën vendase . Një “kohë e urie”,për shpirtin
varfanjak,ndihej për këngën qytetare vlonjate . Këngën popullore qytetare të këtij
lloji,shoqëruar me instrumenta popullor,që u përhap dhe rrugënisi me të vërtetë një
traditë të bukur . Ishte llohë dimri, gjithsesi nuk mbetej shumë përcaktuese stinë-ardhja .
Rëndësi përbënë, që në jetën e këngës popullore shqiptare u shfaq,lindi ose erdhi trio
vlonjate,një grup solid,me zëra harmonik ,grup brilant me tre vetë përbërësit e saj.Ardhja
e saj është si kohë-pritja e zonjës mëmë për të birin,si malli i nuses për burrin,malli i të
atit për fëmijën.
Koha e trio vlonjate,është në vitet ‘70. Një çerek shekulli më parë në qytetin bregdetar,në
sallën e estradës u lind një grup i vogël brilant,i emërtuar thjeshtë dhe qartazi :”trio
vlonjate”,por në thelb nënkuptonte treshen e një grupi popullor të këngës qytetare me
protagondist: Meliha Doda , Konstandin Thana , Reshat Osmani. A ndihet sot, silueta e
trios vlonjate në këtë kohë rroku e gjithfarë rryme muzikore?Specialistët shprehen se
triot nuk para vijnë shpesh,si punë yllnajash vijnë sjellin ndriçimin e tyre,zhduken. Në të
vërtetë edhe poezia,kënga pra ai frymëzimi një burim e kanë prej andej nga qiell-hapësira
e pamatshme. Ndoshta ajo nuk erdhi me të qara me zhurmë si çdo ardhje në jetën
tonë,por e ëmbël,e ngrohtë,befasuese,frymëzuese. Kështu e përcaktojnë bashkohësit e
saj, ardhjen e këtij grupi si dhe të tjerave të këngës shqiptare të muzikës popullore.3 0
vjet pas kohës së trios vlonjate, bashkia e qytetit ka hedhur në letër një ide brilante:Që
trio vlonjate të mos harrohet për një mënd të jetë në librin e bashkisë së qytetit ndër emrat
e nderuar si:“Qytetar Nderi”.Duke rikthyer në mëndje trion vlonjate dhe muzikën
popullore ,sot ka një shpërfytyrim të këngës popullore por jo në të gjitha rastet, por në të
shumtën e gjërave kënga e këtij lloji mbrinë me rrëmujë e zhurma herë e kopjuar nga
fqinjët herë e vjedhur diku më larg,por sa dhimbje ndjen,o Zot sa nervozë bëhesh kur
shpirti që kërkon muzikën e bukur tabanin e tij po rrëshqet,më ankohej një kompozitor i
këtij qyteti. Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shëmbet
përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën
mbeten të papërsëritshëm,ato këngë,melodi plot nur e hire,ëmbëlsisht si mjalti, bukurish
si bukuria,që nuk dihej nga cili element i shpirtit krijues ishin krijuar muzikalisht duken
se s’po na mbrijnë siç i prisnim vetëm të sjellura të përpunuara pa origjinalitet.

35 vjet më parë

Kështu 35 vite më parë,nën grinë e qytetit detar,nën erën e jodit,por pa e ndryshuar


grafikën e ekzistencës së tij,u ngjiz një grup muzikor,i vetmi me tre pjesëmarrës të
zgjedhur. Ishte trio vlonjate ,lindur mes lotëve,melodive dhe poezisë së bukurisë.35 vjet
më parë,”diagrami i grupeve muzikor”, pësoi një lëvizje jashtë të zakonshmes,ishte
tregues domethënës,për shpirtëra,që hapësira kërkonin,a ndoshta më bëhet ta quaj një soj
eklipsi , por i hënës muzikore!Tre emra të një grupi si trio vlonjate. Meliha, Konstandin,
Reshat .
Në një segmentim të këtij grupi gjen ,2 zëra burri dhe të një zë femre. Një kombinim i
gjetur lehtësisht në tabanin e popullit,në folkun labë. Mbi këtë gjurmë u muar referimi
rreth një pike të vetme. Trio vlonjate erdhi , jetoi ndoshta mbi 30 vjet,rrugë e ngjeshur . U
shfaq si vegim boreal tek ne,por ende e pazbuluar mbetet qëndrueshmëria e këngëve të
tij, këngët e të cilit po bëhen burim në këtë kohë për këngëtarët rinjë. Po përpunojnë
tharmin thua! Por deri më sot nuk ka asnjë këngëtarë a grup nga këta të sotmit të
zhurmës, që të ketë bukurin e trios dhe ëmbëlsinë e zërit të Meliha Dodës .Por në të
ardhmen se përjashtojmë këtë mundësi. Ndonëse trio po furnizon ritmikisht këngëtarët e
sotëm,që kanë marrë dhe po marrin këngë të trios vlonjate,për repertorin e tyre.
Konstelacioni i yjeve këngëtarë

Në kostelacionin e yjeve këngëtare popullor,Meliha Dodën pa frikë do ta quaja një


yllnajë të ndritshme. Një gur i trio vlonjates, përmban më tepër një lartësi në murin e
ngritur nga këngëtarët e këngës popullore qytetare. Meliha Doda, këngëtarja e këngës
popullore qytetare më e adhuruara për 30 vjet në muzikën popullore, më ka pritur në
apartamentin e saj, pranë sahatit të lashtë në qendër të qytetit ishte e vetmja artiste e këtij
grupi artistik popullor qytetar që gjendej në qytetin e saj. Reshati,artisti dhe kompozitori i
këtij grupi të veçantë është shuar kohë më parë. Ndërsa Konstandini më ngjanë se është
jashtë vendit në mërgim . Meli siç e thërrasin ”bukurinë e këngëve vlonjate”, ruan po atë
timbër zëri si në rininë e këngëve të saj . Melihaja është këngëtarja e këngës hymn të
Vlorës ”Aromë portokalli”, melodinë e saj dikur e dëgjoje aksioneve të rinisë në
shpyllëzimet masive,në hekurudhat kur hapej trase më e re e ndonjë udhe hekuri,tek
gjimnazistët që thurnin vargëzime dashurie përmbi tekstin e saj
:“Ngrije kokën lartë moj se më mori malli/vinte gusha jote moj aromë portokalli...Në të
vërtetë ishte një këngë lirike. Përmbante vargje të thjeshtë, dhe një melodi të kapshme
shpejt: ”Ne në portokalle moj,ç’të ndala unë ty’/lulet e limonit moj ç’të binin në sy...”
Në dasma,përpara vellos së nuses, gjitonia i këndonte, dashurisë ndërsa dhomëzat e
vogla mbusheshin me tingujt,me shpërthimin:”Ngrije kokën lartë moj se më mori
malli..........aromë portokalli”.Me këtë këngë fillonte, përvijonte, mbyllej një dasmë këtu
në jug,në shtëpitë qytetare ,por edhe sot është pikërisht kështu.
Kënga e shtegtarëve të panjohur

Foto trio vlonjate Reshat Osmani, Meliha Doda, Konstandin Thana dhe orkestrina

Ka një aksiomë të hershme, që thotë,kur u linda unë se pyeta botën,ose ...etj, etj,etj. Por
Meliha e rrëfen,disi më ndryshe :”Kam ardhur në jetë në kryeqytetin e vendit. Jam lindur
në 1933, në Tiranë. Origjina ime vjen nga Kosova. Nga qyteti, ku formua lidhja e dëgjuar
e shqiptarëve në Prizren. Prindërit e mi kanë zbritur nga Kosova aty rreth viteve ’30.
Kemi banuar në Tiranë, ku kemi patur një një shtëpi. Nëna ishte një malësore fisnike nga
Dibra e Madhe, nga fisi Shehrit. Germat e para të shqipes i kam mësuar tek shkolla ”Avni
Rustemi”. Atëherë ishte një sistem 7-vjeçare. Deri në vitin e dytë të 7-vjeçare qëndrova
në Tiranë.
Në jug,rrëfimet njerëzia i fillon të lidhura me historinë e vendit tëndë. Edhe rrëfimi i
Meliha, ndoqi pikërisht këtë shtratë: ”Babai im antifashist, i tronditur nga dhimbja e
pushtimit të vendit, së bashku me xhaxhanë i internuan gjermanët. Xhaxhai im Xhevdet
Doda është dëshmor i atdheut, i cili nuk u shpëtoi dot tmerreve të kampeve të
përqendrimit nazist. Nga ai ferr i çmendur shpëtoi gjallë vetëm im atë. Babai shkoi në
Kosovë. Mbasi Shqipëria u prish me Jugosllavinë, ku gjendeshin padrejtësisht trojet e
shqiptarëve, pas ”kirurgjisë së pamëshirshme” të fillim-shekullit, babai shkoi andej, ne
mbetëm këtej, unë dhe nëna ime. Është e vështirë të përshkruash një dhimbje të dyfishtë.
Gjurmët nëpër të cilat rrodhi jeta e këngëtares janë të lexueshme,por ajo shton:”Të
vetmit, që u bënë strehë ishin njerëzit tanë në Tiranë, por edhe aty gjërat shpejt do të
ndryshonin. Tashmë koncepti i lëvizjes shoqërore prek fëmijërinë time. Aty rreth viteve
’47,të afërmit tanë, xhaxhai, dajot i nxorën nga kryeqyteti si familje të mëdha tregtare,
duke i larguar për të mos u kthyer dot më. Më nënën shkuam në Shkodër, kishim një
mbështetje. Aty përfundova të mesmen tek ”Shejnaze Juka”. Në 1952 mora emërimin në
viset jugore.Një rrugëtim i panjohur për në jug të vendit,ka zanafillën e ardhjes së
këngëtares drejt viseve jugore.
“Isha e tmerruar, ndërsa kthenim nëpër duart fletat. Atje lexohej: mësuese fshati Piqeras.
Nuk e di as sot ku bie, por e di, që është në bregdetin e Sarandës. Ndiihej po aq e
dëshpëruar edhe nëna ime. Rrugëtimi u krye, por ne ”ngecëm” në Vlorë, në gjysëm të
rrugës. Qyteti jugor u bë pas kësaj streha ime e përhershme. Ishte viti 1952. Në këto
rrethana qytetin me aromën e portokajve, e njoha. Qëndrova 4 muaj pa punë. Gdhiheshim
ngryseshim të vetmuara me një kosh plaçkash në dyert e hotel ”Sazanit”. Filluam të na
shfaqen vështirësitë e mëdha financiare, sepse rronim me ndihmën që na dërgonin
dajallarët. Gjithë ato ditë na u kthyen në ankth. E provova se nuk ia dilnim do më. Sa për
jetën, ishte shkruar të hiqnim kështu, vuajtje pa fund. Paratë po shkonin çdo ditë, ndërsa
nëna ime sëmurej vazhdimisht. Nuk deshëm të shkonim më larg, të paktën në ato
rrethana, që gjendeshin. Ishte një tmerr. As rastësia nuk mund të na sillte dot asgjë për
momentin. Ashtu e brengosur për të mos u larguar më nga ky qytet, por duke ndjerë një
fije shprese shkova tek shtëpia e kulturës. Aty, ku takova Themistokli Monen, kënga më
hyri si ai i ftohti deri në thellësi të shpirtit. Përgjithësisht unë vij nga një familje
muzikantësh. Halla ruante një freski për këngën. Gjyshi i binte, dajres, xhaxhai violinës,
ndërsa babai mandolinës. Kjo është një vegël muzikore që përdoret në trevat e Kosovës.
Por, që kur isha tek ”Shejnaze Juka”, isha evindentuar si këngëtare. Zëri më buronte të
paktën pa ndalesë, ishte i kthjellët. Në Shkodër, kur isha gjimnaziste, kisha kënduar me
Simon Gjonin, një kompozitor i dëgjuar nga Shkodra. Porfesor Liu arriti t’i kapë të gjitha
vuajtjet dhe përjetimet e mia. Do të këndoj i thashë, sepse më duhet të jetoj. Profesor Liu
më ndihmoi kur me nënën time gjendesha në pikë të hallit. Ai u kujdes që të
sistemohesha mësuese tek shkolla ”1 Maji”. Isha 19 vjeç dhe sido dhe çfarëdo që
këndoja, ndonëse me një brishtësi çupëline, më afruan në këtë qytet. Punova si mësues
tek shkolla Nr.1, 2. Gjatë kësaj kohe jam aktivizuar shumë. Zëri ishte kristalizuar. Më
ofruan vend në ditën, që estrada e qytetit u formua. Kjo ishte edhe familja ime e parë.
Ndiheshim të çliruar brenda bërthamës së parë. Estrada e Vlorë u formua me 15 vetë. Me
mundim dhe këmbëngulje artistësh, M. Ferra, G. Vishi, V. Panozaqi, P. Sava, E. Shtrepi,
M. Lako, bënë një estradë që t’i ndihet zëri shumë, por jo vetëm brenda këtij qyteti.
Identifikuar në këtë qytet, në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme
vlonjate, trion e Konstadinit,Melihas dhe Reshatit?
Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh, lebërit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe
s’kishin ç’të bënin. Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike. Kjo traditë që
është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshat i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi
mbetet i paindetifikuar,mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurter, pra konçize të këngës
qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qënë edhe një
mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të
paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore . Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha
e ka bërë kështu:“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë,
nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës,
“Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani,
Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një
lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me
konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori
Gjirokastra dhe Lushnja . Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha
më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26 , unë 22 vjeçe
Nga komunikimi në pallatin e Kulturës “Labëria”:Trio vlonjate janë provuar disa të
paktën 4-5 të tilla por të gjitha hamendësit janë shuar duke sjellë veçse dëshpërim. Në
cdo festival qyteti dhe të rretheve,ne kemi nxjerr trio vlonjate,kështu emertohen kjo
mënyrë e të kënduarit nga tre vetë, shprehen drejtuesit e këtij pallati kemi dërguar trio
vlonjate ,por ato nuk kanë rezultuar kaq të suksesshme sa trio e pavdekshme e Melihas,
Konstandinit dhe Reshatit. Janë bërë madje përpjekje për të ringritur këtë degë të folkut
,por realiteti ka rezultuar se ka qenë i pamëshirshëm,trio janë haruar menjëherë,ose këto
trio kanë kopjuar këngët e trios së famshme dhe dihet, që kopja nuk mbahet mend,përpara
origjinalitetit,finesës,bukurisë,dhe ëmbëlsisë së këngëve qytetare vlonjate që krijoi trion e
parë në vend. Ndoshta thonë specialistë, kjo trio kishte vendin e saj dhe kohën e saj,kur
kapi lartësitë e saj. Përmallshëm është pritur si retë e shiut,apo vrapi i erës në
pranverë,trio por ato asnjëherë nuk shpresojnë në ato përmasa të trio së parë vlonjate. Në
çdo festfolku është tentuar ,kemi dërguar trio,më shpjegoi drejtuesi,publiku e priste atë si
deti pulëbardhë, brigjet valët dëshmitare,por trio e kësaj kohe nuk u ngjitet më. Koha e
saj ishte një brazdë vitesh,që pati si kurbaturë,lindjen,pikën e suksesit, ashtu siç pret
minuti-minutën, sekonda –sekondën, trio filloi me vitet ’80, moshën dhe ndjeu
shpërbërjen. Në hapësirat e folkut ajo ishte pjesa më e kthjelluar,shenjë e veçantisë së
këtij folku qytetar. Në gjelbërimin e këngëve, le të cilësohet tërfili me katër fletë më i
veçanti. Në bukurin e saj me yjet,meteor kënge.
Pas lindjes së ides erdhi krijesa e parë e ngjizur në pentagrame muzikore. Shfaqjen e
këngës së parë të trios, Meliha e sjell në kujtesë se: “Kënga e parë e trios vlonjate
është:“Ku këndojnë zogat o”.Është një këngë me një vijë melodike të mrekullueshme.
Burimi i saj ishte marrë nga fshati mbi qytet me traditë dhe histori, Kaninë.
Gjurmuesi e k ërkuesi R es h ati
Por promotori i trios ishte Reshati.Reshat Osmani në pjesën më të madhe ishte
gjurmues,kërkues melodish e motivesh nëpër fshatra ku gjendej tabani i këngës që ishte
ngjizur kaq hershën në mëndje e njërzve që e kishin ruajtur brenda shpirtit.Melihaja e
përshkruan në këtë mënyrë:” Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion. Këngët
që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion
vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e
mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje
për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobuzi:” Ka ardhur trioja
vlonjate?
Në stepa,muzgu përthithte shiun që rigonte. Meliha mbanë mend koncertet në ish
republikat ruse të BS.“Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e
Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave ruse, ishin
nje magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tëpër melodioze këngët tona,s’kishin
ftohtësin e perëndimit të largët të stepave. Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”,
“Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961,
këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e
N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në
1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na
bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën
më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Aromë
portokalli” u bë hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët
e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bilbilin”,
“Festa e madhe”. Dy herë kam marrë pjesë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës. Cmim
në një festival në qytetin e Durrësit kam kënduar “Jam shqipja e tokës labe”.
Deri në vitin 1968 isha këngëtare profesioniste në estradë. Por 4 vjet martesës më hoqën
nga estrada dhe më dërguan mësuese tek shkolla “Teli Ndini”. Dridhesha nga ankthi, por
frika për të mos u kthyer më trembte, gjithçka ishte e ngritur si ajo shtëpia dhe mund të
prishej. Një zë i bukur kumbues i buruar , i latur në jug,ishte zëri i Melihas. Në rrëfimin e
sjellur me kujdes nga këngëtarja e plakur tashmë Meliha. D, ruhen edhe ditë-vuajtjet.
Ndoshta sillet një kohë që i ka lejuar vetes kapërcimin e hapësirave, mundësive të saj. Ka
edhe një paradoks tipik shqiptar,që shfaqej rëndshim në kohën e shkuar. Sa më i famshëm
të jesh,aq më poshtë të rrëzojnë,sepse nuk ishte e vështirë për të rrëmuar nëpër biografitë
dhe dosjet për të gjetur misterin e fshehur që do të sillte gjëmën. Dhe kur prisja një
rikthim më hoqën fare nga shkolla. Më dërguan edukatore tek kopshti i shkollës “ Naim
Frashëri”. Deri në pension aty punove. Kur shkoja nëpër turne, më quanin profesioniste,
nuk e dinin se ç’mundim hiqja, e kisha zemrën copë-copë nga dëshpërimi. Trio vlonjate u
zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe
nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur. Në takimin koncert të
këngës në Vlorë, me këngëtarët më të mirë divat ishin Vaçe Zela, Qemal Kërtusha. Ishte
një rivalitet i fortë. Nuk po gjeja qetësi, sepse më kishin vendosur pas Vaçes. Dridhesha
se pas çmimit të Vaçes, çdo këngë e jona do të tingëllonte e zbehtë. Ti do të dalësh, më
thane, se të do populli. Ishte e bindur salla se ishte këngë e mirë, që më priti. Unë
përpiqesha të gjeja, këngët që i donte populli.

You might also like