Pelivani Në Amerikë

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

PËR ORËT E LIRA

SI U BË VANI MINISTËR?

Shkruan: Sami ISLAMI

Kur lind fëmija (nëse është djalë) prindërit ia lënë emrin Luan, Sokol, Hekuran dhe
emra të tjerë, me dëshirë që kur fëmija të rritet të merr virtyte të emrave që ua lënë; të
luanit (trim si luani), të sokolit ( i shkathtë si sokoli), të hekurit (i fortë si hekuri)
etj. Mirëpo zakonisht këto janë vetëm dëshira të prindërve, se rrallë mund të rastis
emri me atë çfarë do të bëhet fëmija në jetë, sepse mund ta ketë emrin Luan, po të
jetë frikacak si miu, ose të ketë emrin Sokol e të jetë i ngathtë si breshka...
Ja që për çudi, nga njëherë me emrin qëllon që edhe fëmija kur të rritet të bëhet i
tillë. Kështu ndodhi me personazhin tonë. Kur lindi fëmija, prindërit e quajtën
Pelivan (kurse shkurtimisht më vonë e thirrnin vetëm me nofkën Vani). "Çështë ky
emër, e kishin pyetur? Çfarë domethënie ka?" " Kjo është fjalë domethënë ”akrobat“,
"pelivan" njeri që di të eci edhe nëpër tel, si thonë, dhe nuk rrëzohet!" -iu kishte pasë
përgjegjur prindi i tij, si në qesëndi!. "Unë kam dëshirë që djali im të bëhet si pelivan,
sepse vetëm të tillët më së miri kalojnë në jetë!"

Dhe për çudi sa po kalonte koha,Vani po rritej dhe si dukej po e ”arsyetonte“ emrin,
nga se qysh i ri ia nisi ”pelivanllëqeve“, me që filluan edhe t'i ”ecnin“ të shkretat. Sa
ishte nxënës gjimnazi, librat i kishte ”zët“, po megjithatë “suksesin“ e kishte ndër më
të mirët, ndoshta se ishte bir ”funksionari“. Dhe Vani si ”pelivan“ që ishte e ”nuhati“
herët se në Vilajet për të nuk do të kishte ”përspektivë“ dhe vendosi të shkojë në
Perëndim. Po ç’t’ë bënte atje? Punën s’ia donte hiç. Shkollën s’e kishte përfunduar,
edhe pse apetitet s’e lenin të qetë që të bëhej i madh. Po si t’i hynte këtyre
”pelivanllëqeve“? Hajt, mendoi, ta regjistroj veterinën, se me para mund ta kryej
edhe atë pa farë mundi, dhe, në mos asgjë, bile kur ta ”kryej“ do ta fitoj titullin “dr“,
se ku e dinë njerëzit kur të kthehem në Vilajet se çka kam kryer dhe si e kam kryer?
Do t’ju them se jam ”dr“ e hajt. Dhe vërtetë ”i shkrepi“ Vanit. E mori ”diplomën“ e
veterinarit dhe sapo deshi të kthehej në vendlindje, tha me vete, çka mund të bëj unë
me këtë diplomë atje?. Atje dolën prej pune edhe ata që ishin, e unë po kthehem të
punoj , pale!
Vendosi të rrinte edhe më tej aty ku ishte. Kështu e ”këshilloi“ edhe Zeqa.
-Perëndimi është punë e madhe, shkojmë në Gjermani- tha dhe ia bëjmë disi. Dhe
vërtetë s’lanë gur mbi gur, si thonë, duke ushtruar ”profesione“ ndër më të
ndryshmet, përveç ”profesioneve“ për çka ishtin ”kualifikuar“ duke bërë para të
mira.
Një ditë Vani, duke e parë se e kishin ”kullotur“ mjaft Gjermaninë dhe nga frika se
mos po u binte kush në gjurmë i tha Zeqës:
- Të holla kemi bërë mjaft, ç’thua të shkojmë në Amerikë!
- Lere pash Zotin ia priti Zeqa, pse a nuk po të pëlqen këtu, a?
- Më pëlqen, më pëlqen këtu, po a s'po e sheh se u mbush thesi?! Shkojmë atje dhe
bëjmë diçka më të mençur. Atje unë kam disa miq dhe me që s’na njeh kush tjetër
për marifetet tona! Në mos asgjë e formojmë një si parti politike!
- Lere mos bën hajgare-ia priti Zeqa- s’janë ato punë për ne! Parti politike në
Perëndim! Se mos ka pak parti në Vilajet!
- Unë po të them se kjo edhe mund të ketë sukses. Se mos kanë vdekur budallenjtë?
Atje ka shqiptarë sa të duash. Një herë e ”formojmë“ një në kajde të ”Komunitetit“ e
pastaj bëjmë Parti. Situata në Vilajet është e rëndë dhe nisim ngadalë t’i
”ofrojmë“shqiptarët , iu themi se kemi ardhur të bëjmë diçka për vendlindjen ,
fillojmë të mbledhim para në emër të shoqateve humanitare dhe…
-Mirë e ke Vani, kërkush nuk ta kalon ty për "pelivanllëqe"!

Dhe erdhi Vani në Amerikë! I ra kryq e tërthor qytetit ku u vendos. Takoi pak njerëz
nga Vilajeti i tij. Por me rëndësi qe se ai aty u takua edhe me Malën, i cili e njohtoi
edhe me bashkatdhetarë të tjerë. Mala së shpejti po e martonte djalin dhe për ta
nderuar Vanin, e kishte ftuar atë dhe Zeqën në këtë gazmend. Dhe Vani për ta
treguar ”patriotizmin“ e madh, në dasmën e Malës, u dalldis krejt. E mori flamurin
kombëtar dhe doli në ballë të krushqve (edhe në mërgim dasmat bëheshin sipas
traditave shqiptare!) dhe kërcente Vani. Kështu kërceu me flamur u djersit sa mjekra
e kuqe e flokët e rralla i pikonin ujë! U dalldis sikur donte ta ”shterrte“ krejt
"patriotizmin"!
-Kush është ky që po bën kaq ”gjymysh“ pyetnin disa?
-Nuk e di po po thonë se qenka një ”i njofshëm” i Malës dhe sa paska ardhur tash
vonë prej Vilajetit -sqaroi një i pranishëm…

***
Ditët po kalonin e Pelivani po hulumtonte si të futej në shoqërinë e re. Një ditë e pyeti
Malen:
-Si i keni punët këtu në Amerikë, a ka ndonjëfarë aktiviteti ?
-Ka pasur- ai ktheu Mala, -po nuk është duke funksionuar në kohë të fundit.E kemi në
plan ta mbajmë një mbledhje dhe të bëjmë diçka. Nëse je i interesuar posa të mbajmë
mbledhjen unë do të të propozoj për kryetar të komunitetit …se, ti e di, këtu mua
s’ma prish kush. Pastaj këtu "vetëm tanët" jemi mjaft. ”Hajde Pelivan, hajde, të erdhi
rasti ta luash rolin ashtu siç di ti“- tha vetëmevete. Dhe Mala shfrytëzoi dasmën për t'i
tubuar shqiptarët. U bënë ato ”formalitetet“ dhe punët filluan të ecnin tamam sipas
skenarit, nga se edhe në "zgjedhje" nuk pati konkurencë.
Dhe Vanit filluan t'i rriten veshët edhe më. E pse jo, pa pritur e pa kujtuar u bë
kryetar i shqiptarëve dhe atë në Amerikë! Sepse fundja kjo ishte si fitorja e Cezarit në
Senatin e Romës, i cili pat thënë "Veni, vidi, vici" (Erdha, pashë, fitova). Rreth vetes
kishte Malen me gjithë "kompaninë" e tij. Dhe kjo në fund të fundit mjaftonte.
Njerëzit nga Vilajeti tuboheshin aty. Mala, si "muzikant" që ishte bënte shpesh
muzikë ( natyrisht sa për qejf) e nganjëherë luante ping-pong e të tjerët
"organizoheshin" disi. Me rëndësi ishte se ky Vani (Pelivani pra) shfrytëzonte çdo
rast për të mbledhur para: jo për këtë çështje, jo për atë çështje, po më së shumti i
"ndezte" kur "organizonte" aksion për të mbledhur të holla për atdheun (për
Vilajetin pra) për gjendjen e rëndë atje. Dhe njerëzit jepnin të holla, e ky Vani nuk i
zbriste kurrë veturave më luksoze që kishte në Amerikë!
Me profesionin e veterinarit ishte ndarë definitivisht, po pasi që ishte njëfarë
"doktori", siç thamë, titullin "dr" e kishte shumë në qejf dhe, nganjëherë kur
shkruante (në Amerikë po botohej një gazetë e shqiptarëve) u nënshkruante me "dr",
edhe pse ky "nënshkrim" asnjëherë nuk kishte lidhje me atë për çfarë shkruante ky
farë Vani, po me rëndësi ishte të dukej se ky ishte njeri "i madh". Në Amerikë s'la
mbledhje pa e përmendur, pa e propaganduar partinë vet, në emër të së cilës edhe u
pasurua. E pat bërë "blozhë" si thonë një farë "komunikate" duke e lexuar për çdo
mbledhje! Tani, jo vetëm "kompania" e Malës dhe e Zeqës që e mbanin në duar ,
por tash ai e "zgjeroi" influencën edhe tek shumë të tjerë…
Për shkak të situatës shumë të turbullt në Vilajet, në Amerikë vinin shpesh edhe
shqiptarë të tjerë. Kështu një ditë erdhi edhe Emini.Edhe ky kishte disa “huqe” sikur
edhe Vani. U soll e u soll të futej diku në parti dhe dikur ia arriti qëllimit dhe si të
thuash “u be dora e djathtë” e Vanit. Po as ky nuk sh[pëtoj pa nofkë. Edhe këtij, posa
erdhi, njerëzit ia gjetën nofkën dhe e quajtën shkurt Mini. Si duket edhe ky Mini
tamam ishte si mini në të vërtetë, si përnga pamja ( se kryet e kishte si të miut)
poashtu edhe përnga "hujet". Edhe ky, si "atdhetar" i madh dhe "patriot" po "digjej"
për fatin e atdheut. Edhe ky, pra, më në fund u fut në partinë e Vanit dhe si të thuash
e gjeti fëlterja tenxheren. E gjetën njëri- tjetrin. Të dytë ishin me mjekra. Të dytë
kishin mjekra ngjyrë të kuqe, por Vani kishte mjekër të gjërë dhe të rruar me "stil",
kurse Mini kishte mjekër të mprehtë dhe mbante syza si me hije as të errta, as
plotësisht të ndriçueshme.
***
Po Vani as me këtë nuk ishte i kënaqur. Synimin e kishte diku tjetër. Ai e dinte mirë
se në Amerikë, sado që kishte bërë para të majme nuk do të kishte "autoritet " sa të
kthehej në Vilajet. Zatën edhe thonë "Më mirë i pari në katund, se i fundit në qytet".
Dhe Vani pra po planoifikonte të kthehej në Vilajet, pasi që partia e tij kishte shumë
gjasa të fitonte dhe, doemos ky do të merrte ndonjë vend të mirë në pushtet!. Sa për
postin e kryetarit të partisë në disaporë kishte planifikuar t'ia lente Minit. Se kush do
t'ia "kryente" punët më mirë se Mini, i cili ishte në gjendje të bënte të pamundurën
për "bosin" e tij? Zor. Pastaj ky Mini edhe e kishte dhënë provimin tek Vani për
servilitet qysh se kishte ardhur në Amerikë, kështu që për këtë Vani nuk kishte asnjë
dyshim. Vetëm Mini do të ishte "i denjë" ta zëvendësonte! Dhe Vani u kthye në
Vilajet. Ia filloi "dallavereve " edhe atje. Mini po e zëvendësonte në mënyrë të denjë,
si thamë, duke organizuar aktivitete politike e besa edhe asosh kulturore. Një natë u
organizua një koncert i madh në Amerikë. Ishin tubuar shumë atdhetarë dhe Mini për
t'u treguar të gjithëve se se sa servil ishte ndaj Vanit u ngrit në këmbë dhe tha:" Prej
këtu, mendoj se e shpreh edhe mendimin e masës kur them se dua t'i uroj punë të
mbarë në Vilajet Vanit. Dhe për këtë qëllim kam zgjedhur këngën për Isa Boletinin
në Londër". Duartrokitjet e "simpatizuesve" të Vanit s'kishin të ndalur. Muzika ia
filloi e Minit nuk po i zinte vendi vend prej gëzimit…
Kështu po vazhdonte jeta në Amerikë, po në Vilajet?

Edhe në Vilajet, në "zgjedhjet " që u bënë, për çudi fitoi partia e Vanit! Zatën
thonë kur ecë, ecë! U formua qeveria dhe u caktuan ministrat. Filani, ministër i
drejtësisë, tjetri ministër i arsimit, një tjetër ministër i ekonomisë etj. etj. dhe Vani si
njeri që kishte të bënte pak a shumë me "mjekësinë", pasi siç thamë në fillim e kishte
të "kryer" vetetinën e caktuan Ministër i Shëndetsisë! Dhe Vilajeti më i varfër
ekonomikisht, më në fund, u bë me qeveri të re dhe si të thuash më i pasuri me
ministra! Po kjo gjë aspak s'po e shqetësonte Vanin, pasi që punët po ecnin për
mrekulli! Ministri shpesh po ftohej edhe në TV, e ai si njeri me "diapazon të gjerë
diturie" jepte "ders" miletit se kështu, ose ashtu duhet bërë, madje ata të Televizionit
filluan ta prezentojnë si "Dr. Vani ministër i shëndetsisë" etj, etj.
-Hajde, Vani hajde, - dëgjova duke thënë një të pranishëm derisa ky po "mbante një
fjalë të rastit " në TV dhe ishte bërë gati të "inauguronte" një spital në Vilajet.
-Ç'të keqe ka këtu ?- e pyeti një tjetër.
-Jo asgjë- ia ktheu i pari, po po kujtoj një thënie të në të urti i cili njëherë pat thënë:
"Kur punët të shkojnë mirë, varg e vistër,
Edhe matrapazi mund të bëhet ministër"!

You might also like