Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

Portreti i një poeti

Rreth krijimtarisë poetike e në prozë , të poetit dhe prozatorit kosovar :Remzi Basha

Ka disa vite që më ka
lindur një dëshirë e
bukur shpirtërisht - të
lexoj e vëzhgoj shpirtin
poetik, deri në brëndësi
të tij, nëpërmjet
vargjeve që njerëzit e
letrave, na sjellin;
vecanërisht të poetëve.
Në vitet tridhjetë në
Myzeqenë kënetore
banonte një burrë i cili e
nxirrte bukën e
fëmijëve duke mbajtur
në kurriz njerëz, të cilët
i kalonte pa u lagur nga
njëra anë e kënetës në
anën tjetër. Ai nuk u
kushtonte fare
vëmëndje as fytyrave të
atyre që mbartëte, as se
kush e si ishin ata- që të
gjithë paguanin sa qe
pazari, -dhe kaq. Ama,
ai kishte të zhvilluar
një shqisë tjetër – të
dallonte njerëzit vetëm
përmes kurrizit të tij.
Një herë të bartëte
dikënd- ai nuk e
harronte më; nuk e
harronte dot shpina e tij. Edhe sikur personi në fjalë të vinte kushedi sekur, të vinte
me një maskë dhe pa folur, të hipte në kurrizin e tij, ai e dallonte menjëherë.
Ja, kështu kam nisur të dalloj edhe unë poetët, shpirtërat e tyre, nga ndricimi i vecantë
i shpërthimit të vargjeve . Intensiteti i këtij ndricimi, për mua, është fuqia poetike që
ka në shpirtin e tij ky poet apo ajo poeteshë.
Poeti që na ka dhuruar tre libra me poezi dhe një me Tregime& Refleksione& Poezi, e
ka atë ndricim të mrekullueshëm poetik, sic duhet ta ketë patur në rininë e tij.
Atëherë kur shkruante poezi në fletoret e shkollës, për vete, shokët, luftëtarët,
Kosovën, Shqipërinë etnike.Apo edhe kur recitonte vargje të tij, në mbrëmjet letrare
në shkollë. Atëherë kur u shpjegonte nxënësve të tij, historinë e popullit, plot vrull
poetik.
Poetët edhe mund të mëkatojnë, por është e pamundur të gënjejnë – kjo është një
aforizëm e njohur ballkanike, që i përshtatet qetësisht dhe natyrëshëm autorit të
vargjeve që, ja, pas pak, do të nisni t’i lexoni; t’i lexoni pa u mërzitur për t’i kuptuar,
pa u djersitur duke pyetur veten se, ku do të dalë ky, por thjesht duke u kënaqur dhe
duke rënë në mendime.Poetët dinë të dashurojnë jetën!

Remzi Basha....!

Mbiemri i tij të shtije ca në mendime. Në të vërtetë poeti ka lindur në ,


Sllapuzhan,Suarekë, të Prizrenit, nga fisi i dëgjuar i Bashave, si intelektualë, patriotë,
atdhetarë, atdhedashuria për Kosovën, Shqipërinë etnike, apo si i pëlqen poetit Basha
ta thërrasë:DARDANI. Një familje e përkushtuar për cështjen kombëtare.
Kjo dashuri mbarëkombëtare ndeshet në të gjithë krijimtarinë e autorit, në vëllimet
me poezi, vëllime që , për nga rrjedhëshmëria e vargut, fuqia e figuracionit, kadenca,
rimat e përzgjedhura, fjala e pasur shqipe etj, paraqet një arritje spektakolare në
krahasim -nga njëri libër te tjetri..

Më duket se nuk kam gabuar në përcaktimin e fuqisë së ndjenjave poetike mbi bazën
e shkëlqimit të vecantë të shpërthimit të tyre.

Një poet duhet ta këtë se s’bën këtë shpërthim të jashtëzakonëshëm; një poet duhet të
dashurojë jetën, njerëzit, atdheun, të bëjë të vetat vuajtjet e të tjerëve që të shkruajë
poezi të vërtetë; që ajo të të mbërthejë dhe të të pushtojë.

Njeriu mund të ketë dobësi në vargëzime, por shpirti njerëzor që gurgullon poetikisht
duke rrezatuar ngado, bën që, me punë, dobësirat kapërcehen.

Halli është kur ngjet e kundërta.

Poeti Remzi Basha me punë të madhe dhe të kujdesëshme, ka arritur të kapërcejë me


sukses vështirësitë teknike, duke na paraqitur vëllime, të lakmueshëm për t'i lexuar
një..dy…tre herë dhe për të buzëqeshur me vete apo për t’u përlotur.

Le të citojmë dicka ...

Një mërgimtar, ka mall të cmëndur për atdheun, vëndlindje, në katundin e tij, në


konakun e tij dhe…Ja se cfar i ngjet; poeti me një simbolikë të vecantë, i drejtohet
vëndlindjes së tij, Shikoni vargjet, nga vëllimi me poezi e Refleksione, Tregime, me
titull: "Toka amë":

"Vëndlindjes time"

Unë vij ngaherë pranë ty,

Si qëngji pas nënës së vet,

malli që më vlon në gji,

për ty vëndlindje më tret.


Të dua shumë Sllapuzhan,

Toka ime ku u rrita,

zemra del nga kraharori,

për te ty vjen cdo dita.

....

...apo në të njëjtën poezi ,poeti shpreh me një mjeshtëri poetike e ndjenjë dashurie,
mendimi filozofik, momentin e takimit me Atdheun -ku me një vargëzim të
jashtëzakonshëm e një figuracion të fortë letraro- artistik, shprehet:

Mbushur me vreshta e stoli,

të ka bekuar Perëndia,

ku bleron dimër e verë,

si bletë të rrinë njerëzia.

Vëndlindja që më ke bekuar,

me besë, dije e burrëri,

ti me gjuhën e brezave.

-.-

dhe me sytë e historisë. Të këtilla poezi e kanë mbushur këtë vëllim i cili ka tematikë
gjithfarëshe, sic është edhe jeta e gjallesës sonë njerëzore shumëplanëshe. Në
vëllimin, (Di) Ademat" ka poezi që nga malli për atdheun, në vecanti për Kosovën:

-.-

Në malet e tua, ka lindur liria, Kosovë!

ashtu sic lindin lulet,

sic lindin agimet.

agimet e bardha,
agimet e pritjeve,

agimet tona,

këngët e dashurisë,

këngët e vetmisë,

krismat e lirisë,KOSOVË!

LIRIA IME!

deri te luftëtarët e rënë për lirinë e Kosovës; ku poeti, na i portretizon me heroin


martir e kombëtar Adem Jasharin, Mitin e Luftës së Kosovës. Poetit i dhëmb shpirti,
jo vetëm për këtë bir të tokës amë, por edhe për të tërë dëshmorët e lirisë :

Lexoni vargjet e mëposhtëme, me një vargëzim figurativ, poeti i ka përmledhur në


njëë fjalë, te poezia:

"ADEMAT"

...edhe pak e do të vijë, liria,

si në përrallë,

si në këngë.

......po, Ademin, Hamzën e kemi parë,

n'ujë të Valbonës duke u larë,

në ujë të bekuar të Valbonës,

po kanë zbritur nga krahët e Shqiponjës!

...prapë janë ngritur,

lart në qiell, përmbi hënë

e përmbi diell....
Vëllimet përmbajnë që nga poezi të mirëfillta filozofike si në vargjet e
mëposhtëme.Shikoni vargjet, nga vëllimi me poezi, "(Ri),ngjallja e Atdheut:

-.-

....po lëviz si lumi,

po ngritën valët,

po rritet shtati,

po i rritet shtati Atdheut,

si dikur në legjenda,

po e shoh me sy,

cfarë bukurie përrallore,

BIRI IM!

-.-

nëse më zë harresa,

ndonjë ditë,

nën hijen tënde,

sic i zë fëmijët,

zgjohem shpejt,

e marr fuqi,si Ante,

të nisem unë:BIRI YT,

drejt kufijve të tu:ATDHE

e deri te lirikat e ëmbla dhe të drejtpërdrejta të dashurisëë:

Edhe dashuria,
shfaqet në formë zogu,

bie në kraharor,

si një degë lisi,

ikën prapë,

bashkë me gjethet,

pas vete,

lë një rrugë të zbrazët,

plot shi dashuria..

-.-

..si një këngë mallëngjyese,

shtrëngon,

kur kthen,

rrugës së lagur,

e të harruar, vetëm ajo,

jetës i jep kuptim,

vetëm ajo mallin shkrin....

Le të qëndrojmë edhe pak, në shoqërinë e drejtpërdrejtë të “magjisë së 36


shkronjave”, ja, të citojmë edhe ndonjë varg apo poezi tjetër :

As sonte s'ka gjumë,

një rreze hëne,

heq qerpikun tim,

kujtimi kthen larg.

në zhurmën e fëmijërisë,
e sërish vjen,

në shpirtin tim,

të lodhur vetmie.

këtu ra nata

është e gjatë,

një shekull.

Ja dicka tjetër rreth bashkëshorteve, të mirat, fisniket që gjenerojnë brezat. poeti i


thërret:"Nuset"

Nuset tona

-.-

Ato janë,

përherë nuse,

nuk plaken kurrë,

gjithmonë në pritje,

me pajën flamur,

të egra, të buta ziliqazre,

vetë Penelopa,

të ketë qënë shqiptare?

Poeti me një ndjenjë dashamirësie ,figura artistike të goditura , i thurr vargje cdo gjë
që e rrethon, vëndlindjen e tij, por edhe aty në Suedinë skandinave Gjetja e tij është
shumë e saktë:

Stacione, stacione,

vetëm stacione,

të gjitha rrugët të cojnë.

në botë.
-.-

Mos, o Zot,

të vdiset këtu!

A e pranon toka e ftohtë,

një trup të zjarrtë Kosove??!

Por, autori Remzi Basha, përvec vëllimeve me poezi, na ka sjellë edhe vëllimin me
prozë e refleksione nën titullin "Toka Amë"Ja një tregim.Do të dua të ndahem nga ti,
I dashur lexues, që të të lë paspak vetëm për vetëm me poetin e prozatorin, Remzi
Basha;

Te tregimi "Dita e Pavarësisë", autori, përshkruan artistikisht, ditën që Kosova e tij,


Kosova jonë shpalli Pavarësinë. Me mjeshtëri e stil të mrekullueshëm, autori, e
simbolizon Shqipërinë etnike, -sofer bujare-ku janë bashkuar, Camëria, Labëria, e
gjithë Shqipëria e Kosova, ja aty në zemër të Prishtinës, veshur me kostume
popullore.Për ta portretizuar këtë më ndjeshëm e bukur, autori na dhuron në tregim
vargjet:

"Erdha sot nga Camëria,

Kosovë të erdhi Pavarësia ,

Se këtë ditë shumë kemi pritur,

Moj Kosovë Ballëndritur.

Në refleksionin "Faleminderit ty Shqipëri dhe ty Berat, qyteti i mikpritjes", autori i


bën analogjinë vetes me Prizrenin e tij dhe me Beratin historik e mijëravjecar.Lidh
të tashmen me të kaluarën historike të dy qyteteve, me brengën e tij se një ditë do të
kthehet në Kosovë, e do të shpallim Pavarësinë. .Shikoni sa dhimbshëm e ndjeshëm,
me c'mjeshtëri filozofike shpërthen autori Basha:

"Zemra e Kosovës ishte vendosur në Berat.Në njoftimet e gjalla të viteve, kisha


shumë nevojë për të mësuar për këtë qytet, i cili me dashuri hapi portat e mirësisë
shekullore.Ato porta në shekuj kanë qënë portat e lidhjes me perëndimin.
Ku na duket balta,

më e ëmbël se mjalta,

Në Shqipëri!"

Ky refleksion i takon vitit '99 kur makina vrasëse millosheviciane po masakronte


popullin e Kosovës.

Autori shpreh mirënjohjen, dashurinë, për mikpritjen e qytetarëve të Beratit:

"Mjaltë buroftë toka jote Berat, qyteti i mrekullive, dhe i bukurive!

Malholm,Suedi

Ja këtu banon poeti e prozatori Remzi Basha, që është bërë gjysh, i dashur e i
dhëmbshur.Që së shpejti do të bëhet përsëri gjysh, nga djali. Por, oh…Ai thotë se, kur
ta lënë forcat, do të shkojë e vijë,nga Sllapuzhani në Suedi. Herë të shkojë në
Prizren, e herë – herë të vijë këtu – “te fëmijët”, në “eldoradon skandinave", atje ku
respektohen dhe kanë të drejta të barabarta si qytetarë të lirë në një demokraci të
mirëfilltë e botë të lirë.

Vështirë fëmijët e tij, fëmijët tanë, ta duan Shqipërinë , sic e do Remzi Basha, ky
intelektual, aktivist i shquar i cështjes kombëtare , sic e dua unë, sic e duam ne të
gjithë që kemi qarë e kemi hedhur shtat në atë tokë që quhet Shqipëri, DARDANI!
për të cilën, oh…. si shprehet Basha, në vargjet e mëposhtëme ;

-Kur lindëm ne Dardanët,

me cipë flamuri mbështjellë,

E toka një nënë që na priti,

për ty jetojmëdhe vdesim,

Tokë me emrin Kosovë!

-,-

Le të shërbejnë librat e botuar, të poetit, prozatorit dhe intelektualit të shquar të


cështjes kombëtare, Remzi Bashës, edhe për fmijët tanë; sidomos për fëmiëjt
tanë,për ardhmërinë tonë.

Ta duan fëmijët tanë atdheun e babait dhe nënës, të gjyshërve e të parëve shekullorë
përtej oqeanit sa më shumë.
Do të vijë një ditë dhe stërnipërit tanë do të thonë – si do të thonë, fjala vjen, edhe
…mmmm…mbase edhe për Remziun:

“ Kam patur një stërgjysh që ishte gati të bënte cfardo sacrifice për një vënd të vogël
që është në Europë, në një gadishull të saj që quhet Ballkan, por gjysh Remziu e
thërriste DARDANI!”

“ Në cfar gjuhe fliste stërgjyshi yt?”

“ Ai….Ja se cfar gjuhe fliste….Lexoni këto thesare, është pasuria që na la trashëgim,-


librat e tij-na lë trashëgim ,-vlerat kombëtare dhe identitetin kombëtar ..Por edhe zërin
e tij, e kam të incizuar këtu…Është testamenti më i bukur që na la për të gjithë
brezat.Unë kam të incizuar , biles, edhe fjalën e fundit që tha ai para se t’i pushonte
rrahja e zemrës”

“ Vërtetë?”

“Ëhë!...KOSOVË!”

Raimonda Moisiu

Hartford CT USA.

Prill 2009

You might also like