Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 17

Reportazh

Zenepe Luka

Intelektualet shqiptare kuvendojnë në Heidelberg të Gjermanisë.


Më 27 dhjetor një grup i madh intelektualesh nga Shqipëria,Mali I Zi, Maqedonia,
Kosova, Greqia u nisën me një autobus të Joy Travel, për të përshkuar 2000 km e
mbrritur në Zagreb të Kroacisë, në Singen dhe Heidelberg të Gjermanisë, ku do të
mbahej Kuvendi i 8-të i gruas intelektuale shqiptare, organizuar nga Fondacioni
“Nermin Vlora Falaschi”.Mbështetja financiare për akomodimin e delegateve u bë e
mundur nga shoqata Kulturore “Iliria”PE Gjermani, shoqatat kulturore Shqiptaro-
gjermane IL Heidelberg, shoqëria kulturore artistike”Rinia për integrim” etj.Udhëtimi
u krye me shpenzimet e vetë delegateve dhe me kontributin e zonjës Xhoana Nano,
presidente e Joy Travel.
Gratë intelektuale, sfiduan të ftohtin e acartë, udhëtimin e gjatë prej 4000 km vajtje
ardhje, e barabartë kjo me 60 orë udhëtim dhe mundën të realizojnë kuvendin në
Diasporë.
Nisja:
Ka qënë ora 4 e mëngjezit e 17 dhjetorit, kur 20 gra intelektuale shqiptare, artiste,
gazetare, personalitete të fushave të ndryshme të shkencës si dhe tre intelektuale
përfaqësuese të komunitetit cam, u nisën për të bërë udhëtimin e gjatë, për tu takuar e
kuvenduar me gra intelektuale të vendeve të rajonit, të mirëpritura nga qindra
intelektuale të diasporës.Një rrugë e vështirë, por që përballohet lehtë duke dëgjuar
këngën e Mjeshtrit të madh Irini Qirjakos, recitimet e artistes së merituar Roza
Anagnosti, emocionet nga kariera e saj si gazetare të Kozeta Mamaqit, qeshjeve me zë
të lartë të Tefta Radit, humorin e Qamile Pajës, kryetares së gruas emigrante në
Athinë, shqetësimit të Fato Isufajt, intelektuales came, që për herë të parë merr pjesë
dhe do të diskutojë në një kuvend mbarëkombëtar të gruas shqiptare duke përcjellë
dhimbjen dhe kërkesën e paplotësuar të gruas came.

Drejt Zagrebit.
Me kërkesën tonë, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci z. Pëllumb Qazimi, premtoi një
takim të grave intelektuale shqiptare të këtij shteti me delegatet e këtij kuvendi.Rruga
deri në kryeqytetin kroat, zgjati plot 16 orë, kjo jo vetëm për shkak të largësisë,
duheshin përshkuar 870 km, por edhe të motit të vështirë.Megjithëse itenerari i
dërguar më parë nga ambasadori, ishte më i shkurtëri, megjithë mjeshtërinë e
përdorimit të timonit nga dy shoferët e kompanisë Ulsi Hamiti dhe Arben Aga,
dëbora, pengoi disi ecjen me kilometrazhin e

duhur.
Emocione dhe lotë gëzimi në sytë e grave shqiptare të Kroacisë.
50 gra nuk kishin lëvizur nga vendi edhe pse u gjëndëm mes tyre në orën 21.00 nga
ora 18.00 që ishte planifikuar takimi.Askush nga ne, nuk i kish parashikuar atë barrë
të madhe emocionesh, që shpërtheu ne lotë malli dhe gëzimi.
Ambasadori Pëllumb Qazimi, në fjalën e tij të hapjes u shpreh se “Takimi i grave
intelektuale shqiptare nga të gjitha trevat në Kroaci, i pari i këtij lloji, është një
eveniment i rëndësishëm, jo vetëm për gruan, por edhe për ambasadën shqiptare në

Zagreb .
Dorotea Kerni, bashkëshorte e Ilir Kernit, jep një panoramë të aktivitetit të gruas
shqiptare në Kroaci, e cila është e organizuar në dy shoqata.Shoqata “Drita” dhe
“Mbretëresha Teuta”.Në thelb të aktivitetit të tyre kanë promovimin e kulturës dhe
identitetit shqiptar.Në aktivitetet promoivuese, ato ftojnë edhe intelektuale
kroate.Sikurse shprehet ajo, Ambasada shqiptare mbështet dhe inkurajon veprimtaritë
e këtyre shoqatave, duke u bërë pjesë e tyre.
Emocionet që solli Lidia Koci:
Një grua e re e bukur, shumë vitale, mori fjalën e para.Ajo nisi të flasë shqip duke
thënë se:”Është nder për gratë shqiptare dhe kroate, që të keshë në krah Roza
Anagnostin, të dëgjosh këngën e Irini Qirjakos, të bisedosh me Tefta Radin, spikeren
dhe gazetaren e mirënjohur të Telivizionit shqiptar, të njohësh gazetare e shkrimtare,
që u ke lexuar vetëm shkrimet e librat e tyre, të shtërngosh duartë me intelektualet
came.Këto janë prurje të mëdha në jetën e gruas, që mundëm ti prekim për herë të
parë dhe emocionet na ngrohën zemrat në këtë ditë të acartë

dhjetori.
-Kërkojmë të bashkohemi me ju, të shtegtojmë bashkë dhe të ngrejmë fuqishëm zërin
tonë, për të gjallëruar jetën e gruas dhe vënë në vend dinjitetin e vlerat e saj.Na
pranoni edhe ne në Fondacion- ka thënë ajo.
Tepër emocionues ishte edhe diskutimi i mësueses së anglishtes Durdica Ramqaj,
kroatje e bukur e martuar me një shqiptar.Ajo u shpresh se i pëlqejnë shumë gratë
shqiptare, admiron virtytet e tyre dhe se ndjehet tërësisht shqiptare.
Emocionet shpërthyen më tej nga fjala dhe recitimet e artistes Roza Anagnosti dhe
kënga e Irini
Qiriakos.
Kanë qënë pikërisht këto emocione të mëdha, në këtë prag Kuvendi, që pas darkës të
shtruar nga biznesmeni që kish mbiemrin Nermin, të mos pushonim, por të vijonim
rrugën natën e acartë për të mbrritur në Singen të Gjermanisë, ku na prisnin gratë
vendase ardhur prej vitesh nga Kosova dhe Shqipëria.

Flet ambasadori Pëllumb Qazimi.


Pas takimit ambasadori shqiptar do të shprehej: “Ishte një takim emocionues, me
mbresa që do të mbahen mënd gjatë.Ambasada bën kujdes dhe mbështet aktivitete e
shumta që organizohen nga gratë dhe në fushën e kulturës.Këtë vit janë zhvilluar
katër koncerte të grupeve të ardhura nga Shqipëria dhe konkretisht në Bushevë,
Velika Gorica, Rovin, Zagreb, por veprimtaria e sotme me gratë, përcolli emocione të
mëdha.
Më parë, gratë shqiptare të shoqërisë “Drita”, mbështetur nga Ambasada, muarën
pjesë në panairin e Prizrenit, ku u ekspozuan e shitën prodhime të gatuara nga amvisat
shqiptare dhe të ardhurat u dërguan tek fëmijët në nevojë, ndërsa aktivitetet kulturore
kanë pasuar njëri tjetrin këtë vit që po ikën.
Në Singen ndizet festa.
Për të mbrritur në qytetin e parë në Gjermani, në Singen, u deshën plot 26 orë
udhëtim.Pasi lamë pas Zagrebin, përshkuam Slloveninë, alpet e Austrisë, tangent
prekëm Francën, Zvicrën.Në afërsi të qytetit na priste z. Can Tahiri, kryetari I
shoqatës “Iliria”, që në bashkëpunim me disa shoqata të tjera, mbështeti mbajtjen e
Kuvendit të 8-të të gruas intelektuale shqiptare në Gjermani.Një drekë dhe pushim
prej dy orësh, ka qënë në shtëpinë e kryetarit të shoqatës “Rinia për integrim” z.
Hasan Hajdari.Mikriptja e kësaj familjeje është tipike shqiptare.Bukë e zemër- thotë e
zonja e shtëpisë, nëna e 10 fëmijve 1 djalë e 9 vajzave, katër prej të cilave kanë qënë
pjesë e UCK.Ajo shprehet se ka gëzim të shumëfishtë në këtë ditë, teksa sheh gra të
shquara shqiptare nga të gjitha trevat, por edhe sepse djali i vetëm, Flamuri, ka lindur
djalë.
Në orën 19.30 jemi spostuar në lokalin e z Muhamet Mersini, një sponsor i
përhershëm i veprimtarive kulturore në këtë qytet.Pas fjalës së mirëseardhjes nga z.
Can Tahiri dhe kryetari i shoqatës Rinia për integrim z. Hasan Hajdari, e muarën
fjalën mysafiret, të cilat vlerësuan
Mikpritjen, bujarinë, që i ngarkuan me emocione intelektualet e ardhura nga disa
shtete.

Ka qënë e pabesueshme, por kjo ndodhi. Pas 26 orë udhëtimi, gratë shpërthyen në
humor e këngë dhe vallzime, që zgjatën deri në orën, që po hynte dita e re e 19
dhjetorit.Recitimet e artistes Roza Anagnosti, këngët vitale të Irini Qiriaku që këndoi
live dhe u shoqërua nga salla, ndezën festën që i kushtohej jo vetëm ardhjes së
delegateve të Kuvendit, por edhe kremtimit të 28 nëntorit, që ishte lënë në këtë datë,
për tu ndjerë më fuqishëm gëzimi i festës.Shfaqja e grupit të valleve me otive
shqiptare, ishte dhurata më e bukur për pjesmarrëset në këtë festë, ku ishin
protoganiste gratë intelektuale shqiptare dhe diasporës.
Nis Kuvendi në
Haidelberg

Në Singen dita zbardhi me dëborë, kësisoj na duhej më shumë kohë për të mbrritur në
qytetin e Heidelbergut, ku do të mbahej Kuvendi i 8-të i gruas intelektuale
shqiptare.Gjatë rrugës mësojmë se Heidelbergu, është një qytet I madh në Neckar, në
pjesën jugperëndimore të Gjermanisë.Ai është i njohur në botë për numurin e madh të
Universiteteve që ka si dhe është një vend mjaft atraktiv për turistët që vijnë nga të
gjitha vendet e botës.Qyteti ka mbi 140.000 banorë dhe rradhitet i pesti qytet më I
madh në Baden-Ëurtenberg. Atë ditë që do të mblidhej Kuvendi, tv gjerman dha
lajmin se ishte shënuar temperatura -19 gradë, e fthtë, që nuk ishte parë dhjetë vitet e
fundit.
Në orën 13.00, në sallën e shoqatës “Iliria”. Mbushur me flamuj ku shkruhej
banderola: “Kuvendi I 8-të i gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare”, nisi
punimet Kuvendi i drejtuar nga Këshilli organizativ. e përbërë nga presidente e
Fondacionit, Roza Anagnosti.Afërdita Xheladini dhe Selvete Testena
Intelektualet vendase, Sheremet Pantina, Ylberie Rad dhe Hasan Zeka nën
perkujdesjen e z. Can Tahiri, kishin marrë të gjitha masat, që Kuvendi të mbahej në
kushte komode.Sipari u cel me hymnin e flamurit, të kënduar nga një grup fëmijësh të
veshur me costume kombëtare.
Referati dhe kumtesat.
Tema e Kuvendit:Roli dhe kontributi i gruas, për të mbajtur gjallë dhe përcjellë
brezave gjuhën amtare, traditën, kulturën dhe vlerat e Kombit”, është përcjellë nga
presidente e Fondacionit “Nermin Vlora”.Aty u trajtua gjatë edhe përpjekjet që bën ky
fondacion prej 8 vjetësh, që me sakrificë dhe pa asnjë mbështetje nga shteti, ka
mundur të mbrrijë deri në Kuvendin e 8-të të gruas intelektuale, duke bashkuar zërin e
gruas shqiptare në të gjitha trevat dhe sëfundmi në Diasporë, në kërkim të të drejtave
të tyre, vlerësimin dhe vënien në vendin që i takon gruas në vendimarrje. Një shoqëri
demokratike, nuk mund të quhet e tillë, nëse nuk vlerëson kontributet e gruas, që
është një vlerë e pazëvëndësueshme e shoqërisë, një xhevair në ballin e Kombit
shqiptar.Më pas kanë vijuar diskutimet.
Qanile Paja, kryetare e gruas emigrante në Greqi, në diskutimin e saj u shpreh
se:”Gratë shqiptare, që u deturuan të emigrojnë për shkak të gjëndjes ekonomike edhe
në Greqi, kanë dhënë kontributin e tyre me dinjitet, duke shpalosur vlerat e shqiptares,
gruas së pastër, punëtore e të ndershme edhe pse i është dashur të punojë në punë
jashtë profesionit dhe nuk kam turp të them se është shndruar në një shërbëtore e
familjeve greke.Duke u ndalur në problematikën e shoqatës së grave atje, ajo vuri
theksin në kërkesën e herëpashershme që bëhet për ngritjen e shkollave shqipe në
Greqi, pasi po shfaqen probleme të mëdha për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e
lindur atje.Kjo është përgjegjësi e shtetit shqiptar dhe ne do të vazhdojmë të
këmbëngulim për celjen e shkollave shqipe në Greqi.Shembull duhet të bëhet për të
gjithë ne Diaspora, ku vumë re si në Singen edhe në qytetet e tjera, funksionojnë
shkollat për mësimin e gjuhës shqipe dhe fëmijët e të rinjtë flasin shqipen letrare.
Fatime Isufaj, përfaqësuese egruas came, ardhur nga Vlora, në diskutimin e saj u
shpreh:”Ndjehemi të emocionuara, që për herë të parë gruaja came. bëhet pjesë e një
Kuvendi Mbarëkombëtar, të organizuar nga Fondacioni “Nermin Vlora”.Historia e
popullit cam është po aq e lashtë sa e popullit tonë, histori që ka brenda lavdinë e
dhimbjen.Stërgjyshe t tona kanë provuar reprazaljet nga më të dhimbshme kur u
dëbuan nga trojet e tyre, ku një numur i madh vdiqën rrugës.Komuniteti cam në
Shqipëri, pjesë e rëndësishme e të cilit është edhe gruaja, punon itensivisht për tu bërë
faktor përcaktues për fatet e tij dhe besojmë se nuk do të jetë e largët dita, kur të
fitojmë të drejtat tona.Ajo e mbylli diskutimin e saj, i cili preku të pranishmet, me
këtë histori. “Bajroni kishte buajtur në një familje came dhe kur do të largohej pyeti të
zonjën e shtëpisë:”Sa duhet të paguaj për shërbimin?Ajo i u përgjigj:”Unë nuk dua të
më paguash, unë dua të më duash”.
Roza Anagnosti, si përfaqësuese e grave-elitë të artit shqiptar, në fjalën e saj, u
përqëndrua tek kontributi që ka dhënë e jep gruaja shqiptare në fushën e artit, në
skenë dhe kinematografi, në letërsi e pikturë, ku shfaqet talenti dhe proekupimi i saj
për të realizuar mjeshtërisht rolet dhe krijimtari të vyer.Ajo u shpreh se në këto fusha,
gruaja shqiptare e ka realizuar më së miri misionin e saj, duke hyrë e mbetur në
historinë e artit pjesa më e vyer, pasi kanë mbushur zemrat e njerëzve me dashuri dhe
emocion.

Shefike Gjoni, intelektuale e ardhur nga Mali I Zi, ka folur në emër të grave
intelektuale atje dhe të degës së Fondacionit “Nermin Vlora” në Ulqin.Në këtë
Kuvend- është shprehur ajo, do të sjell një kronologji të jetës së gruas shqiptare të
Malit të Zi gjatë dekadave të fundit.Në bazë të materialit ekzistues, krijohet
përshtypja se gruyaja shqiptare nuk ka portret, ajo është bashkëudhëtare e paverejtur e
burrit dhe shërbëtore e parëndësishme e tij.Nëse grave malazeze ju happen dyertë e
shkollave në vitet 70-yë të shekullit 19-të dhe për herë të parë voyuan në shekullin e
20-të, ndërsa me ligj u barazuan me meshkujt një gjysëm shekulli më vonë, gruaja
shqiptare duhej të priste ende që të fillonte një jetë e re.Gjatë historisë përmenden
vetëm disa gra si Tringa e Smajlit nga Gruda.
Në vitet 1970-90 kemi femrat e para shqiptare me diploma universitare dhe sot janë
gra të emancipuara, që nuk lodhen për të edukuar gjeneratat e reja, që janë e ardhmja
e Kombit.Që nga vitit 1999, me clirimin e Kosovës, u rrit ndjeshëm pjesmarrja e
femrës në në Unioversitetiet e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Gjoni ka ngritur problemin se ehe pse është rritur ndjeshëm numuri I grave dhe
vajzave të shkolluara, që po japin një kontribut të vyer për demokracinë në Malin e
Zi, vlen për të dëshiruar përfaqësimi i saj në jetën publike e shoqërore edhe pse
përbën mbi 50 përqind të popullsisë.Në pushtetin local të Ulqinit kemi vetëm një
femër, ndërsa nuk rezulton asnjë grua shqiptare drejtuese institucioni. Për të kërkuar
të drejtën tonë, të inkuadruar në shoqatat joqeveritare, po këmbëngulim gjithmonë e
më shumë për të zënë vendin që na takon në shoqërinë ku bëjmë pjesë.Ne nuk
kërkojmë lëmoshë, fatin tonë e kemi në duartë tona dhe vdo ditë e më shumë po japim
kontributin për integrimin në shoqërinë malazeze dhe atë europiane, pas liberalizimit
të vizave.
Në Kuvend folën edhe zonjat Fatime Sulejmani, përfaqësuese e grave intelektuale të
Singen, Afërdita Xheladini në emër të grave pjesmarrëse nga Heidelbergu, ndërsa do
të tërhiqte vëmëndjen diskutimi kosovares Selvete Terstena, një këngatare e famshme
kjo, që përfaqëson edhe gruan nga diaspora.

Kozeta Zavalani,
Gazetarja e mirënjohur, lexoi përshëndetjem drejtuar Kuvendit nga gratë 100
intelektuale të Ameriklës së largët, nga Hartfordi i Ana Frank dhe Mark Tëen-it, i
shtetit të Kushtetutës Amerikane, Connecticut( Kenektikat) dhe Ëashingtoni,
kryeqendra e demokracisë dhe civilizimit botëror.Në përshëndetje thuhet:Mbajtja e
Kuvendit të tetë në Gjermani ka një domethënie të madhe për vetë vlerat dhe
integrimin që duhet të zërë femra shqiptare në Europë, psejë e sëcilës jemi.Nuk duhet
të harrojmë thënien e Sokratit:”Burrat bëjnë veprat, gratë bëjnë burrat”.
Fatime Demiri nga Maqedonia, foli në emër të intelektualeve shqiptare të këtij
shteti.Pasi dha një tablo të gjëndjes së gruas në Maqedoni, kontributit të saj në shumë
fusha, shembullin e intelektules shqiptare për të bashkëjetuar në harmoni të plotë me
etnitë e tjera, madje deri edhe në guximi për të kandiduar si presidente e Republikës,
Demiri u shpreh se: Vetë shembulli i delegateve të këtij Kuvendi, diskutimet, debatet,
sakrificat dhe vetmohimi për të sfiduar cdo vështirësi, është dëshmi e gjallë e aftësive,
mundësive, kontributit dhe inteligjencës, që mbart në vetvehte gruaja, për të carë në
jetë njëlloj si burrat, pse jo edhe më mirë se burrat, duke pasur shembull jetën dhe
aktivitetin e shqiptares së madhe, Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , emrin e të
cilit ka Fondacioni ku aderojmë.
Kozeta Mamaqi, një ndër gazetaret e shquara, që ka Shqipëria, me një elokuencë për
tu admiruar, paraqiti përpara pjesmarrëseve në Kuvend, disa nga mbresat dhe
emocionet që kish përjetuar në Kuvendet e e gruas intelektuale, që janë mbajtur në
Kalabri, Prishtinë për të mbrritur në Kuvendin e 8-të këtu në Heidelberg.Ajo u ndal
edhe punën që bën fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” për të zgjuar ndërgjejgjen e
gruas shqiptare kudo ndodhet, për të bërë luftëtare të vendosur, për emnacipimin e
mëtejshëm të saj, tashmë si pjesë e rëndësishme integruese në Europë.

Në Kuvend përshëndetën zonja Fatmira Gajtazi, përfaqësuese e grave shqiptare të


Zvicrës si dhe intelektuale gjermane, drejtuese të shoiqatave që bashkëpunojnë me
gruan intelektuale shqiptare në Gjermani.
Rezoluta.
Në përfundim të punimeve të Kuvendit do të miratohej rezoluta, ku përvecse trajtoi
problemet që u ngritën në Kuvend, në të u përcoll edhe një letër drejtuar kancelares
Angela Merkel, ku shprehet indinjata e delegateve të Kuvendit ndaj ambasadave
gjermane, që nuk paisën me vizë delegatet nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe
Maqedonia.
Në fund janë nderuar me Mirënjohje Fondacioni Nermin Vlora Falaschi, mjeshtri i
madh Irini Qiriako dhe Artistja e Merituar Roza Anagnosti.
Pas Kuvendit flasin:
Can Tahiri Presidenti i Paqës Globale.Ishte një bashkëbisedim I gruas intelektuale
shqiptare, ardhur nga treva të ndryshme në vatrën e diasporës shqiptare.rrallë. Ne
ndjehemi mirë që dhamë kontributin tonë kontribuam në mbajtjen e këtij Kuvendi të
rëndësishëm të gruas intelektuale shqiptare, sikurse protestuam edhe në Ministrinë e
jashtme të Gjermanisë për mospaisjen me viza të një pjese të delegateve nga të gjitha
shtetet, që nuk kishin vizë shengen.Diskutimet në kuvend, takimet dhe mbrëmjet që
kaluam bashkarisht me gratë e diasporës, gjallëruan shumë jetën e gruas shqiptare që
jeton në Gjermani.
Shoqatat tona Rinia në Singeni dhe Iliria nga Heidelbergu janë gjithmonë afër
bashkëatedhetarëve te tyre, por ato cka përjetuan në këto ditë të qëndrimit të grave
intelektuale të ardhura nga të gjitha trevat mbeten të paharruara.Diskutan tet trajtuan
me nivel problematikën që ka gruaja sot, cka na bëri që të mbajmë shënime dhe të
korigjohemi ne burrat që drejtojmë shoqata .Ishte shumë i rëndësishëm fakti, që gjatë
punimve të Kuvendit i u la hapsirë dhe u sensibilizuar cështja came. Ne prropozojme
që vitin e ardhëshëm në Vlorë, të mbahet një konferencë mbarëkombëtare me
temën:”Ju thërret Camëria dhe Presheva”, në bashkëpunim kjo edhe me Fondacionin
“Nermin Vlora”.
Roza Anagnosti Artiste e Merituar:
Ishte një kuvend dinjitoz, ku u bashkua fuqishëm zëri i gruas intelektuale shqiptare
dhe ku për herë të parë foli edhe gruaja came.Gjykoj se, jo vetëm që e realizoi
misionin e tij ky Kuvend, por Diaspora u shndrua në një festë të madhe, ku u përcoll
mesazhi i bashkimit, vëllazërimit. Më prekën shumë fëmijët, grupi i valleve që flisnin
aq bukur shqip dhe interpretonin me aq nivel valet shqiptare.Unë kam recituar shpesh
në Kuvende të gruas dhe kudo, por emocionet që përjetova në Zagreb dhe dy qytetet
gjermane, nuk do të shlyhen lehtë.Nuk e di por pjesët që recitova sikurse ishin Lahuta
e Malsisë, Gjergj Fishta, poezi për gjuhën shqipe nga Naim Frashëri, Ndre Mjeda,
vjershën “Trokit e zgjo “ të Iliriana Silkuqit dhe “Jonit, Pashait të ngritur” të autorit
Dhimitër Anagnosti, sikur muarën një peshë e vlerë tjetër këtu në Diasporë.Ishte një
veprimtari fantastike dhe me vlerë të vecantë në jetën e gruas dhe historikun e
fondacionit ku aderojmë.

Festë dhe mesazh nkga Diaspora.


Mbrëmja e 19 dhjetorit në Heidelberg , është shndruar në një festë gjigande.!000 gra,
vajza të rinj të ardhur nga të gjitha qytetet e Gjermanisë si dhe nga Zvicra, kaluan orë
të tëra duke kërcyer e kënduar këngë e valle shqiptare, vecanërisht të Kosovës.Festën
e ndezën recitimet me ndjenjë e passion, me një interpretim të përsosur të artistes së
Merituar Roza Anagnosti dhe këngëtarja aq e dëshiruar nga Diaspora Irini Qiriako.
Shfaqja që dha grupi i valleve të shoqatës “Iliria”, këngët patriotike dhe vallja pa fund
e të pranishmëve, duatrokitjet, që nuk pushuan gjatë gjithë kohës, ishin prologu i një
feste gjigande, që përkujtonte edhe festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo festë
përcolli dashuri mes shqiptarëve, si dhe një mësim për vendin amë.Festtat e Kombit
duhet të bashkojnë politikanët, shqiptarët.Kombi është i të gjithëve.

Formohen degë të Fondacionit “Nermin Vlora”.


Përvecse u organbizua në nivelin e duhur Kuvendi i gruas intelektuale shqiptare
mbarëkombëtare në Diasporë, njëherësh gjatë atyre ditëve, u formuan edhe katër
degët e Fondacionit “Nemrin Vlora Falaschi”.
Në degën e Heidelberg u zgjodh intelektualja Afërdita Xheladini, në atë të Zvicrës
Fatmira Gajtazi, në Singen Fatime Sulejmani dhe në Kroaci Lidia Koci.Gratë e këtyre
shteteve , do ti bashkangjiten veprimtarive të ardhëshme që organizon Fondacioni
“Nermin Vlora Falaschi”, duke filluar me pjesmarrjen në Kuvendin e 9-të që do të
mbahet në SHBA, qytetin e Neë Yorkut.
Kthimi:
Ka qënë mesdita e 20 dhjetorit që startoi nisjen tonë drejt Shqipërisë, duke lënë pas
Heidelbergun, qytetin turistik , për të përshkuar Mynihun dhe vijuar rrugën e gjatë,
tashmë gjatë bregdetit.Një darkë në qytetin turistik të Budva, ishte pushimi i vetëm,
për të udhëtuar edhe 26 orë të tjera deri në mbrritjen në Tiranë.Ajo që u vu re tek
pjesmarrëset në këtë Kuvend, që edhe pse përshkuan 4000 km vajtje-radhje,
ndjeheshim të shlodhura, të mbarsura me emocionet dhe dashurinë që fali gruaja e
diasporës në Kuvendin e 8-të që u mbajt në Heidelberg.Kjo ishte dhurata më e bukur
e këtij viti, për gruan intelektuale shqiptare.Ky Kuvend ishte njëherësh edhe një sfidë
ndaj institucioneve të shtetit shqiptar, që nuk mbështetën organizimin e tij, sidoqë
flasin cdo ditë për “Kujdesin ndaj gruas”

You might also like