Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Armiku I Popullit Henrik Ibsen

Ne dramen sociale Armiku I popullit, Ibseni godet disa prirje te paarsyeshme te masave si
edhe natyren hipokrite dhe te korruptuar te sistemit politik qe ato perkrahin. Doktor Stokmani
eshte zeri I autorit. Eshte ai qe nuk perpiqet ta mbuloje te fshehten, qe perballet me problemin,
qe kerkon nje zgjidhje, qe lufton per interesin e pergjithshem te njerezise e jo per veten e tij.
Dr. Stokmani zbulon te verteten ne lidhje me ndotjen e ujit ne banjat termale dhe meqenese
ishte nje ceshtje qe paraqiste rrezikshmeri per popullsine e qytetit, ai vendos te paralajmeroje
njerezit dhe te gjeje nje zgjidhje. Pikerisht kjo zgjidhje qe kerkon 2 vite kohe e shume para te
harxhuara do ta vendose ate perpara mllefit te te gjithe njerezve, te cilet vendosin perfitimet
ekonomike perpara shendetit te tyre.
Ne nje shikim te pare ai eshte i interesuar per ndotjen e mjedisit dhe per shendetin e njerezve e
pikerisht nje ceshtje e tille e con tek ideja tjeter e drames : ekzistenca e nje sistemi kapitalist
borgjez qe lulezon me tregtine e pandershme e vdekjeprurese te helmit.
Sipas tij sistemi nuk ka shpetim as nga kapitalistet e medhenj qe e shfrytezojne, as nga pronaret
e vegjel qe duan tu zene vendin e as nga populli I verber qe perkrah gjakpiresit. Shoqeria duhet
permbysur, pasi eshte e pamundur te rregullohet mbi bazat qe ka. Por ne menyre ?
Ai mendon se kjo mund te arrihet me edukate, duke rritur nje brez te ri proletaresh te lire e
bujare, te cilet do te formojne bazen e shoqerise se re qe do te linde mbi germadhat e se
vjetres. Motivi I doktorit ne cdo rast eshte brezi I mepasshem, shoqeria e re e pritshme, qe
perfaqsohet ne kete drame nga femijet e tij. E mira e tyre eshte edhe e mira e tij, detyra e tij
kryesore eshte te behet udheheqesi, mbrojtesi, mireberesi, mesonjesi I tyre ne teori, shembulli
ne praktike, ne lufte e ne sacrifice.
Doktor Stokmani duke luftuar kapitalizmin duket si socialist, duke besuar se shpetimi do te vije
nga nje pakice e zgjedhur , nga nje aristokraci intelektuale dhe jo nga shumica e verber
shpirtrobe duket si oligarkist, duke besuar qe reformat duhen bere me force e me pahir, duket
si tiran, duke u perpjekur per te miren e pergjithshme te popullit, per te cilen ai sakrifikon cdo
interes te vecante, duket si altruist thellesisht kristian, duke besuar se shpetimi do te vije nga
nje kryetrim dhe supernjeri si ai duket mistik . Ai perfaqson te gjitha tendencat dhe ideologjite
kryengritese te shek.XIX; eshte fillestari I revolucionit te pritur por nuk e di mire as vete se cfare
forme do te marre ky revolucion dhe ska caktuar ende se cfare shoqerie e re do te krijohet ne
vend te se vjetres. Kjo pune do te jete pergjegjesia e te rinjve, te cilet do te vazhdojne punen e
perlindjes sociale: detyra e tij eshte te jape shenjen e te nise luften.
Ne kete lufte ai eshte kunder cdokujt, madje edhe vellait te tij , I cili eshte njekohesisht edhe
kryeplak I qytetit, drejtor policie, drejtor I stabilimentit te banjave etj. Ky I fundit, nje kapitalist
konservator, I zgjuar, dinak, njohes I thelle I njerezve dhe me nje eksperience te gjate ne lodren

politike, e di qe pronaret e vegjel dhe populli I verber eshte me konservator se vete


konservatoret me ekstremiste, prandaj I leshon kunder te vellait qe tia mbarojne punen e tia
nxjerrin geshtenjat nga zjarri. Ibseni na provon se idealet e ndryshme mund tI kthejne dy
vellezer kunder njeri-tjetrit, si edhe qe tiranet e liberalet dalin nga e njejta klase : Aristokracia.
Ndonese, Dr, Stokmani lufton kunder nje shoqerie te tere ai eshte optimist dhe ka nje siguri
absolute qe vepra e tij do te kurorezohet me sukses. Fakti qe i ka te gjithe kunder ne vend qe ta
trembe, e bind qe ka per te dale me doemos fitues, se eshte me I forti I te gjitheve, sepse sipas
mendjes se tij trimi I mire nuk eshte ai qe ka shoke shume, po ai qe nuk ka asnje shok, ai qe
eshte I vetem e perseri qendron e lufton kunder te gjitheve deri ne fund .
Frisiana MIirashi

You might also like