Kujtim Kasami Alkoooli Dhe Demet e Tij

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Kujtim Kasami, Kërçovë

Alkooli dhe dëmet e tij

Në këtë temë do të flasim për alkoolin dhe dëmet e tij, për


qëndrimin e Islamit ndaj alkoolit dhe për shtetet më të
civilizuara se si harxhojnë pasuri të mëdha, vetëm e vetëm
ta ndalojnë konsumimin e alkoolit.

Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë: “O ju që besuat,


s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujaria dhe hedhja e shigjetës
(për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra largohuni prej
tyre që të jeni të shpëtuar”.
Alkooli në Islam është haram. Ai që e pi alkoolin ka bërë
gjynah të madh, sepse e ka thyer urdhërin e Allahut xh.sh.
Kur Allahu e ndaloi alkoolin, atë e ndaloi në përgjithesi
d.m.th, edhe pirjen, edhe blerjen, edhe shitjen, etj, pra e
ndaloi edhe tregtinë me alkool, ai që meret me tregëtin e
alkoolit, ai merret me haram, kurse ne Islam nuk lejohet
tregëtia me haram.

Dëmet nga alkooli

Njeriu i cili e konsumon alkoolin, ai e helmon dhe e rrezikon


jetën e tij, sepse alkooli ndikon negativisht ndaj organizmit
te njeriut dhe ndaj sistemit nervor, poashtu demtohet edhe
psikikisht.
Mjekët nëpër spitale, kur japin informata rreth të sëmurëve,
ata thane:”Më tepër se gjysma e të smurëve janë të sëmurë
prej alkoolit dhe narkomanisë”.
Jeta dhe shëndeti janë dhuratë nga Allahu xh.sh. Me
përdorimin e alkoolit njeriu e shkatëron jeten dhe shëndetin
e tij, e për këtë do të jap përgjegjesi para Allahut xh.sh.
Me përdorimin e alkoolit njeriu bëhet i varur nga ai dhe
dëmtohet edhe ekonomikisht, sepse për blerjen e kësaj pije
të duhen para, e në vend që me ata para të rregullojë jetën
familjare ose ti përdorë në rrugë të Allahut xh.sh, me ato
blehet alkool dhe harxhohen në haram.
Allahu xh.sh. kërkon nga njeriu që të jetë i moralshëm, të
jetë i ndershëm, të sillet mirë me të tjerët, të kujdeset për
familjen e tij, .....
E si mund të jetë i këtill njeriu i cili është në ndikim të
alkoolit. Një nga shumë arsyet pse është i ndaluar alkooli
është edhe ajo se krahas shumë dëmeve që sjell në
shëndet, pasuri, kjo pije sjell edhe dëme të shumta morale.
Përdorimi i alkoolit e ndryshon sjelljen e njeriut dhe e
humb vetëdijen e tij. Njeriu i ndershëm që e provon alkoolin
qoftë edhe një herë, kalon në grupin e të pandershmëve dhe
mëkatarëve, sepse njeriu i atillë nuk mund të mbajë shoqëri
të ndershëme me moral islam, sepse njerzitë me moral islam
të atillët nuk i pranojnë në shoqërinë islame, nuk mund të
durojnë fjalët e tyre që i flasin pa kontroll, pa turp, ....
Që të kesh shokë, vllezër, miqë... duhet t’i respektosh, kurse
njeriu i dehur nga alkooli nuk mund të nderoj veten e tij e
për nderin dhe respektin që do t’ua bënte të tjerëve mos të
bëjmë fjalë.

Prindërit në Islam kanë përgjegjësi të madhe ndaj fëmijëve


dhe familjes së tyre. Muhamedi a.s.thotë:” Të gjithë ju jeni
barinj dhe të gjithë do të përgjigjeni për tufat e juaja,
udhëheqësit e popullit janë barinj, dhe ato do të përgjigjen
pë to; burri është bari i familjes së tij, dhe ai do të përgjigjet
për të, kurse gruaja poashtu është bareshë e shtëpisë së saj
dhe ajo do të përgjigjet për të”.
Njeriu i cili pi alkool nuk është i aftë të kujdeset për vetveten
e tij, e lere më për familjen dhe fëmijët e tij.
Ai në vend që të zgjedhë problemet familjare, bëhet vetë
problem i familjes së tij.
Allahu xh.sh. njeriun e dalloi dhe e respektoi mbi të gjitha
krijesat tjera, Ai njeriun e bëri zavendës të Tij në tokë. E
njeriu me përdorimin e alkoolit bie në shkallë më të ulët
edhe se kafsha.

Dy shkaqe pse përdoret alkooli.

Njerëzitë që e përdorin alkoolin, e përdorin atë për dhumë


shkaqe, por më kryesor janë dy, edhe atë:
1.Shkaku i parë, është kur kanë probleme dhe ato mendojnë
se me pirjen e alkoolit pasi të dehen do t’i harrojnë
problemet. A thua zgjidhen problemet me pirjen e alkoolit?
Problemi jo që nuk zgjidhet me pirje por ai sjell edhe më
tepër probleme, përveç kësaj ia shton afatin problemit edhe
më tepër, sepse kur të kalojë dehja përsëri ballafaqohesh
me të njejtin problem. Shihni sa bukur Allahu xh.sh. në
Kur’an tregon për problemet dhe zgjidhjen e tyre.
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frigë, me uri, me ndonjë
humbje nga pasuria e nga jeta edhe nga frytet. Po ti jepju
myzhde durimtarëve”.

Pra në bazë të këtij ajeti kuptohet se problemet janë vetëm


sprova nga ana e Allahut xh.sh. për besimtarin dhe ai duhet
të ketë durim, se durimi është i vetmi mjet për zgjidhjen e
problemeve.

Shkaku i dytë, për pirjen e alkoolit është shoqëria.


Ka raste kur dikush konsumon alkool se nuk mund t’ua prishi
shokëve.
Duhet ta dimë fare mirë se ata në rradhë të parë ia prishin
vetëvetes, sepse i sjellin vetes dëme shëndetsore, e
rrezikojnë shëndetin e tyre për hatër të disa njerëzve të
prishur, rrugaç, e të çmendur.
Poashtu ai i cili pi alkool për hatër të shokëve të tij, e thyen
urdhërin-rregullin e Krijuesit të tij.

Alkooli përdoret edhe si mburje, ai që pin më tepër


konsiderohet si njeri i civilizuar dhe i përparuar, kurse ai që
nuk pin vetëm për hirë të Allahut xh.sh., se e ka ndaluar këtë
pirje, llogaritet i prapambetur.
Sa fatkeqësi e madhe, sa mendim i keq dhe i çuditshëm ësht
ky mendim! A shkohet përpara dhe a bëhemi të civilizuar
me alkool? A bëhet ngritja e një kombi me alkool?
Është fatkeqësi e madhe për ne muslimanët që kemi
mendime të këtilla dhe bëjmë gara në mes veti se kush do të
hap apo çel më shumë kafe ose kafene dhe cili do të përdor
më shumë alkool, edhe atë më të shtrenjtë, do të jetë më i
civilizuar dhe më i kulturuar.
Në një konferencë që u mbajtë në SHBA, në të cilën
qëllim kryesor ishte si të largohen dukurit negative, e ndër
ata dukuri u përmend edhe alkooli që i ka kaplu popuj të
ndryshëm.
Në atë konferencë si dëme nga alkooli përmendën: prishjen
e moralit, smundjet shëndetësore, dëmet ekonomike,
fatkeqësitë e komunikacionit, etj.
Në atë konferencë kishte prezentë shumë musliman. Njeri
prej muslimanëve u ngrit dhe u tha se muslimanët ilaqin për
këtë smundje dhe dukuri negative e kanë gjetur para 1400
viteve, e ky është që mos të pihet alkooli.

Shtete e perëndimit në krye me SHBA-të harxhojnë me


miliona dollar që ti largojnë dukuritë dhe smundjet e shumta
që janë si pasojë nga alkooli, kurse siç theksuam më lartë
muslimanët e kanë ilaqin që para 14 shekujve, e ky është
edhe argument i pa mohueshëm për mrekullin e Kur’anit.

Shërimi me alkool

Ka njerëz që mendojnë se shërimi me alkool dhe pirja e tij


për shërim lejohet. Ky është mendim i gabuar sepse kur
Allahu xh.sh. një gjë e ndalon, prej saj nuk ka as dobi e as
shërim. Nuk mund të ketë dobi prej një harami dhe askush
nuk mund të shërohet nga harami.
Allahu xh.sh. është krijues i njeriut dhe e njeh njeriun ma
mirë se njeriu vetveten e tij. Në këtë kontekst Allahu xh.sh. e
di se çka është e mirë për robin e TIJ dhe çka është e
dëmshme.
Besimtarët e vërtetë alkoolin nuk e përdorin për shërim.
Në lidhje me këtë Muhamedi a.s. thotë:”vërtetë Allahu nuk la
ilaqin e juaj në atë që ua ndaloi”.

Dhurata nga alkooli

Besimtarët përveç që nuk e përdorin alkoolin për shërim ,


gjithashtu nuk pranojnë dhe nuk dhurojnë dhurata alkooli.
Nuk e përdorin se është e ndaluar.
Dr. Jusuf el-Kardavi thotë:”Nuk duhet prej besimtarit të jet
alkooli dhuratë nga ai e as dhuratë për të, sepse ai është i
mirë e nuk dhuron pos të mirës dhe nuk pranon pos të
mirës”.

Nga gjithë kjo që u tha del se alkooli është armik i njeriut.


Allahu xh.sh. njeriut i dha logjikën me të cilën duhet të jet i
aftë të kuptoj se çka është e dobishme e çka është e
dëmshme dhe përveç kësaj përmes shpalljes e mësoi, ia
tërhoqi vrejtjen që mos të shoqërohet me armikun dhe ia
tregoi pasojat që e godasin nga armiku.
Për fund le t’na mjaftojë fjala e pejgamberit të Allahut,
Muhamedit a.s, në të cilën thotë:”alkooli është nëna e të
gjitha të këqijave”.

Kërçovë,
01.02.2010

You might also like