Professional Documents
Culture Documents
E Drejta Penale
E Drejta Penale
P-2. Ndalimi i veprimit retroaktiv te ligjit penal dhe aplikimi i ligjit me te bute -
POPO
Sipas legjislacionit tone eshte i ndaluar veprimi retroaktiv i ligjit. Perjashtimisht kjo
mundesi eshte lejuar vetem ne rastet kur ligji qe eshte nxjerr pas kryerjes se vepres penale
eshte me i bute per kryesin.
Kursesi nuk mund te kete fuqi retroaktive ligji i cili parasheh veper penale te re apo
denim me te rende se ligji i cili ka qene ne fuqi ne kohen e kryerjes se vepres penale.
2- NEVOJA EKSTREME: POPO Nevoja esktreme ekziston kur vepra eshte kryer me
qellim qe kryesi ta menjanoj rrezikun e atecastshem nga vetja apo tjetri, e i cili rrezik nuk
ka mundur te menjanohet ne menyre tjeter dhe kur e keqja e shkaktuar nuk eshte me e
madhe se e keqja e kanosur.
P.sh. personi A me qellim qe ta shpetoj femiun i cili ishte duke u fundosur ne uje, e merr
barken e huaj.
Kusht kryesor per ekzistimin e nevojes ekstreme eshte rreziku.
Perderisa te mbrojtja e nevojshme sulmi mund te behet vetem nga njeriu, tek nevoja
esktreme rreziku mund te jete rezultat i shkaqeve te ndryshme.
Kushtet qe duhet te permbushen me rastin e rrezikut jane:
1. rreziku nuk duhet te jete i provokuar apo i shkaktuar-pra nese personi me
fajin e tij e ka shkaktuar rrezikun nuk konsiderohet nevoje ekstreme;
2. rreziku mund ti kanoset cdo te mire juridike.
3. rreziku duhet te jete i vertete.
3-DHUNA DHE KANOSJA - POPO: Dhune quajme perdorimin e forces ndaj nje
personi me qellim qe ai person te kryej veper penale me veprim apo mos veprim.
Dhuna mund te shkaktohet edhe me veprimin e forcave natyrore, e kjo dhune quhet vis
maior.
Dhuna mund te jete absolute dhe relative.
Dhuna absolute-eshte ajo dhune me te cilen personi ne teresi eshte i privuar qe lirisht te
vendos per sjelljen e vet.
Dhuna relative- eshte ajo dhune me te cilen personi nuk eshte ne teresi i privuar qe
lirisht te vendos per sjelljen e vet. P.sh. nese ndonje person e qellon nepunesin dhe nga ai
kerkon qe tia zbuloj sekretin zyrtar.
KANOSJA: Kanosja eshte deklarate apo ndonje veprim tjeter me te cilen i behet me dije
dikujt se do ta gjeje nje e keqe nese nuk vepron ashtu su deshiron personi qe kanoset.
Kanosja eshte nje lloj presioni, nje dhune psikike me te cilin ndikohet te personi tjeter per
te nderrmare nje veper penale.
Per tu konsideruar se ekziston kanosja, duhet qe ai qe kanoset edhe ta shkaktoje te keqen.
Kanosja duhet te jete serioze, aktuale dhe e paevitueshme.
Te veprat penale me mosveprim, vend i kryerjes se vepres penale mirret vendi ku personi
ka qene i detyruar te veproj dhe vendi ku eshte shkaktuar pasoja.
Dita e dyte 10.shkurt (prej 59 deri ne 74 f.)
LLOJET E DENIMEVE: Jane tri lloj denimesh: 1) denimi me vdekje; 2) me burg dhe
3) me te holla. Ne dhjetor te vitit 1999, me rregullore te vecante eshte abroguar denimi
me vdekje dhe ai eshte zevendesuar me denimin afagjate ne kohezgjatje prej 21-40 vite.
Denimi me brugim dhe denimi me burgim afatgjate – Ky denim konsiston ne marrjen
e lirise se levizjes kryesit te vepres penale per nje kohe te caktuar.
Me ligjin tone eshte percaktuar minimumi dhe maksimumi i koherzgjatjes se denimit me
burg. Minimumi i pergjithshem i denimit eshte 15 dite, ndersa maksimumi eshte 20 vjet.
Denimi me te holla: Denimi me te holla apo denimi me gjobe ben pjese ne denimet
pasurore. Me ane te ketij denimi, kryesi i vepres penale detyrohet qe Brenda afatit te
caktuar te paguaj nje shume te hollash ne dobi te shtetit.
Denimi me gjobe eshte i pershtatshem per veprat penale te lehta, por mund te parashihet
edhe per kriminalitetin e mesem.
Denimi me te holla mund te shqiptohet si denim primar dhe sekondar. Si denim kryesor
eshte i parapare si sanksion i vetem per vepren e caktuar, ndersa si denim sekondar kur
eshte parapare ne menyre cumulative me denimin me burg.
Me aktgjykim parashifet afati i pagimit te denimit me te holla. Minimumi i ketij afati
eshte 15 dite ndersa maksimumi 3 muaj.
Gjyqi mund te vendos qe denimi me te holla te paguhet edhe me kiste, por me kusht qe
afati te mos jete me i gjate se dy vite.
Denimi me te holla shlyhet pasi te kalojne tri vjet nga dita e ekzekutimit, parashkrimit
apo denimit te falur, nese gjate kesaj kohe nuk ka kryer veper te re penale
Denimi me burg gjer nje vit dhe denimi per te mitur shlyhen kur kalojne pes vite nga dita
e denimit te mbajtur, denimit te parashkruar apo denimit te falur, nese personi nuk ka
kryer veper te re penale.
Shlyerja e denimit ne baze te vendimit gjyqesor – behet sipas lutjes se te ndeshkuarit .
Me rastun e vendosjejs gjykata merr parasysh sjelljet e te denuarit pas mbajtjes se
denimit, natyren e vepres penale si dhe rrethana te tjera qe jane te rendesishme per
vleresim.
Te dhenat, pekatesisht shenimet per denimin i cili nuk eshte shlyer nga evidenca e te
ndeshkuarve mund ti jepet gjykates, prokurorise publikedhe organeve te brendshme
lidhur me proceduren qe zhvillohet ndaj te denuarit te meparshem.
Sipas ligjit askush nuk ka te drejte te kerkoj nga qytetaret te dhena se a jane te ndeshkuar
apo jo.
Krimi i luftes kunder popullates civile – konsiderohet se kryhet kur dikush i shkel
dispozitat e Konventes se Hages apo Konventave te Gjeneves, apo sic thuhet ne ligj
rregullat nderkombetare, gjate kohes se luftes apo konfliktit ushtarak dhe ndaj populates
civile kryen vrasje, tortura, veprime jonjerezore, eksperimente biologjike, shkaktohen
lendime apo mundime te medha te shendetit apo integritetit, shperngulje te populates,
detyrim qe te pranoj fe tjeter, detyrim qe te merret me prostitucion apo dhunime, marrja e
pengjeve, dergimi me dhune neper llogore, konfiskimi i pasurise, plackitja e pasurise,
shkaterimi i pasurise, etj.
Krimi ndaj popullates civile mund te kryhet edhe ne rastet e luftes civile, pra kur konflikti
i armatosur nuk ka karakter nderkombetar. Viktime e kesaj vepre eshte popullata civile.
Mbrojtja penalo-juridike i perfshin te gjithe personat civil qe gjenden ne lufte, pra edhe
shtetasit e huaj edhe personat pa shtetesi.
Kete veper mund ta kryejne personi i cili urdheron dhe personi i cili nderrmer veprim.
Personi i cili urdheron duhet te jete person zyrtar,pra ne ndonje pozite zyrtare, ndersa
personi i cili nderrmer veprim mund te jete ushtar, polic, apo pjestar i ndonje organizate
administrative qe gjendet ne konflikt si dhe cdo person qe gjindet ne sherbim te tyre.
Dallimi mes gjenocidit dhe kesaj vepre eshte se gjenocidi kryhet ndaj nje grupi te
caktuar, ndersa ky krim kryhet ndaj nje apo me shume personave. Pervec kesaj dallim
tjeter eshte se gjenocidi mund te kryhet edhe ne kohe paqe, ndersak krimi ndaj popullates
civile kryhet vetem gjate kohes sa zgjat konflikti i armatosur.
P-39. Vrasja - PO
Vrasja prej menyres se kryerjes , motiveve dhe personit qe eshte privuar nga jeta, ligji
njeh tri lloje te vrasjeve;
1). Vrasje e rendomte; 2) Vrasje e kualifikuar; dhe 3) Vrasje e e privilegjuar.
Vrasja ne menyre mizore – Me vrasje ne menyre mizore kemi te bejme ne rastet kur
kryesi, me qellim, nderrmer aso veprime te cilat i shkaktojne dhembje te medha fizike
dhe psikike viktimes, dhembje keto qe i tejkalojne dhembjet qe zakonisht shkaktohen
gjate vrasjeve.
Elementi objektiv qendron ne te shkaktuarit e mundimeve dhe dhembjeve, ndersa
elementi subjektiv eshte vetedija, deshira qe te shkaktohen keto dhembje.
Vrasja ne menyre dinake – Elementi objektiv ne kete veper eshte se kryesi vepron ne
menyre te fshehte, ndersa elementi subjektiv qendron se vrasja kryhet ne menyre dinake,
mashtruese, jo te sinqerte. Kjo vrasje mund te kryhet vetem nga dashja direkte.
Vrasja kur rrezikohet jeta e ndonje personi tjeter – Vrasja e ketille konsiderohet kur
kryesi per te kryer veperen e tille, perdor aso mjete ose vepron ne aso rrethana me c rast
ve ne rrezik jeten edhe te ndonje personi tjeter. Fajesia per kete mund ti ngarkohet kryesit
nese ka qene i vetedijshem per rrezikshmerine e permendur dhe nese e ka deshiruar ate,
apo nese ka qene i vetedijshem per kete rrezikshmeri dhe eshte pajtuar me ate, pra nga
dashja direkte dhe eventuale.
Vrasja per interes – Me kete veper kuptojme pretendimin e paskrupullt egoist qe te
fitohet pasuri. Kjo vrasje ekziston kur ajo kryhet me qellim te fitimit te ndonje dobie
materiale.
Vrasja me qellim te kryerjes ose fshehjes se ndonje veper tjeter penale – Kjo vrasje
mund te kete dy forma:
Forma e pare eshte kur kryesi e privon dike nga jeta me qellim qe te bej te mundshme
kryerjen e vepres tjeter penale.
Forma e dyte e kesaj vrasjeje konsiderohet nese kryesi e privon nga jeta dike me qellim
qe te pengoj zbulimin e vepres penale qe e ka kryer me pare ose qe eshte duke e kryer.
Vrasja nga motive te tjera te uleta – Me motive te uleta kuptojme motivet qe jane ne
kundershtim te rrepte me rregullat socialo-etike dhe per to kryesi qortohet ashper ne
aspektin moral.Vrasje e tille mund te jete vrasja me qellim te evitimit te pengeses per te
vazhduar dashurine, etj.
Vrasja e personit ushtarak ose zyrtar gjate ushtrimit te detyres se tij – Kjo vrasje
ekziston kur dikush e privon nga jeta personin zyrtar apo ushtarak gjate kohes sa ai e
ushtron detyren e tij. Ne pikpamje te fajsise kryesi gjithmone vepron me dashje.
Vrasja me dashje e shume personave – Me kete vrasje kuptojme kur kryesi vret dy apo
me shume persona. Keto vrasje duhet te kryhen nga dashja. Per shkak te rrethanave
vecanerisht lehtesuese ne te cilat kryhen disa vrasje, ato kosniderohen si te privilegjuara.
Si vrasje te privilegjuara numerohen vrasja ne afekt; vrasja nga pakujdeisa; dhe vrasja
e foshnjes gjate lindjes.
Vrasja ne afekt – apo qe ndryshe quhet edhe vrasje e provokuar ekziston kur kryesi pa
fajin e tij eshte vene ne nje tronditje te forte psikike per shkak te sulmit apo fyerjes se
rende nga ana e te vrarit.
Tek vrasja ne afekt duhet te permbushen keto kushte:
a) qe vrasja te jete kryer ne nje tronditje te forte psikike
b) qe kryesi pa fajin e tij te kete rene ne nje gjendje te tille
c) qe vrasja te jete kryer ne afekt.
Vrasja nga pakujdesia – konsiderohet nese dikush eshte privuar nga jeta per shkak te
pakujdesise se kryesit te vepres. Kjo veper konsiderohet si forme e lehte e vrasjes per
shkak te formes se fajit me te cilin kryhet.
Vrasja e foshnjes gjate lindjes – Kjo forme qendron ne privimin e femiut nga jeta nga
ana e nenes se tij gjate lindjes apo menjehere pas lindjes gjersa zgjasin crregullimet e
shkaktuara nga lindja. Subjekt i kesaj vepre mund te jete vetem e ema. Neqoftese ketu
paraqitet edhe ndonje person i cili i ndihmon nenes ne kryerjen e vepres, ai do te gjykohet
per vrasje te rendomte apo te rende. Viktime e kesaj vepre mund te jete vetem femiu i
lindur gjalle. Konsiderohet se crregullimet pas lindjes mund te zgjasin 24 ore.
P-41. Veprat penale kunder lirive dhe te drejtave te njeriut dhe qytetarit - PO
Ne keto vepra hyjne 1) cenimi i barazise se qytetareve; 2) dhuna; 3) privimi i
kunderligjshem i lirise; 4) nxjerrja e deklaratave me shtrengim.
Nderi dhe autoriteti jane dy vlera te cilat edhe pse te vecuara nuk mund te ndahen nga
njera tjetra. Subjekt i vleres se nderit mund te jete cdo person fizik. Lidhur me personat e
vdekur konsiderohet se ata nuk mund te jene posedues te nderit dhe autoritetit, por ne
vend te tyre per keso vepra penale mund te ngrisin padi private anetaret e familjes.
Vecori e ketyre veprave eshte se per keto vepra personi mund te ndiqet vetem me padi
private. Ne llojin e ketyre veprave numerohen 1) fyerja; dhe 2) shpifja.
FYERJA – Perkufizohet si nje deklarate me te cilen nje person perbuzet apo nencmohet.
Me fjale te tjera i cenohet dinjiteti.
Fyerja mund te kryhet ne menyre te ndryshme:
a) me fjale (fyerja verbale) e cila mund te jete me goje apo me shkrim
b) me vepra (fyerja reale) e cila mund te jete me peshtym, shpulle, etj
c) fyerja me shenja apo gjeste .
Forme e rende e fyerjes konsiderohet ne rastet kur ajo kryhet me ane te shtypit, radios,
televizorit, dhe mjeteve tjera te informimit publik, apo ne ndonje tubim publik.
Kryesit te kesaj vepre gjykata mund tia shqiptoj verejtjen gjyqesore.
SHPIFJA – Konsiderohet nxjerrja apo perhapja e gjerave te paverteta qe mund tia
demtojne personit nderin dhe autoritetin. Pra per te ekzistuar shpifja duhet qe gjerat te
cilat thuhen te jene te paverteta. Keto te paverteta mund ti takojne se kaluares apo te
tashmes. Kryes i kesaj vepre mund te jete cdo person. Sikurse tek fyerja, edhe te shpifja
forma me e rende e shpifjes eshte nese ajo behet permes mjeteve te informimit apo ne
ndonje tubim publik. Edhe ne keto raste gjykata mund te shqiptoj verejtjen gjyqesore.
Pervec ketyre dy veprave, ne legjin tone penal jane parapa edhe disa vepra te tjera si:
Vepra seksuale te detyruara; sulmi seksual; shfrytezimi seksual; abuzimi seksual i
personave me paaftesi mendore; abuzimi i femiut; nxitja e prostitucionit; tregtimi i
materialit pornografik te femijeve; etj.
n
P-44. Veprat penale kunder pasurise.
Karakterisitke e ketyre veprave eshte se ato jane te drejtuara kah pasuria, me qellim te
perfitimit pasuror te tjetrit.
VJEDHJA – ze vend qendror ne kete grup te veprave penale. Vjedhja konsiderohet se
kryhet ne rastet kur ndokush e merr pasurine e huaj te tundshme me qellim qe vetit apo
tjetrit ti sjell dobi pasurore te kunderligjshme. Objekt i vjedhjes mund te jete vetem
pasuria e tundshme. Per te ekzistuar vjedhja pasuria duhet te jete e huaj. Nese sendi nuk
eshte ne pronesi te askujt apo nese eshte i braktisur atehere nuk behet fjale per vjedhje.
Lidhur me fajesine kjo veper mund te kryhet vetem me dashje. Nese kryesi ia kthen
pasurine eprsonit te demtuar para se te filloj procedura nda tij, ligji e ka parapare qe ai
person mundet edhe te lirohet.
Ekzistojne disa forma te vjedhjes:
VJEDHJA E RENDE – Per tu konsideruar nje veper vjedhje e rende, duhet ekzistuar 6
rrethana:
1). Vjedhja e kryer me thyerje ose depertim me thyerje ne ndertesat e mbyllura,
dhoma, arka, ormane, apo hapsira te tjera te mbyllura.
2) vjedhja e kryer nga shume persona te cilet jane te bashkuar per kryerjen e
vjedhjeve.
3) Vjedhja e kryer ne menyre posacerisht te rrezikshme apo te vrazhde
4) Vjedhja e kryer nga personi i cili me vete ka pas arme apo mjet te rrezikshem per
sulm apo per mbrojtje.
5) Vjedhja e kryer gjate kohes se vershimeve, zjarrit, termetit apo fatkeqesive te
ngjajshme.
6) Kryerja e e vjedhjes duke shfrytezuar paaftesine apo gjendjen teper te rende te
personit tjeter.
Tek keto vepra rrethane e posacme renduese paraqitet nese vlera e sendeve te vjedhura
eshte e madhe. Lidhurn me fajsine, kjo veper kryhet me dashje.
VJEDHJA GRABITCARE – Ekziston ne rastet kur personi i hasur ne vjedhje duke
vjedh e perdor dhunen apo kanosjen se aty per aty do ta sulmoj jeten apo trupin me
qellim qe sendin e vjedhur ta mbaj. Kjo vjedhje dallohet nga vjedhja e rendomte sepse
ketu perdoret dhuna apo kanosja per tu mbajtur sendi i vjedhur. Kjo veper kryhet me
dashje.
GRABITJA – Konsiderohet se kryhet ne rastet kur vjedhja kryhet duke e perdor dhunen
apo kanosjen se aty per aty do tia sulmoj jeten apo trupin me qellim qe te pervetsoj
pasuirne e cila vetit apo tjetrit ti sjell dobi pasurore te kunderligjshme. Sikurse vjedhja
grabitcare edhe kjo veper eshte e rpebere sepse perbehet nga vjedhja dhe dhuna apo
kanosja.
RASTET E RENDA TE VJEDHJES GRABITQARE DHE TE GRABITJES – Keto
forma ekzsitojne ne rastet kur gjate kryerjes se ketyre veprave ndonje personi i eshte
shkaktuar me dashje lindimi i rende trupor apo nese me dashje ndonje person eshte
privuar nga jeta.
SHPERDORIMI i PASURISE SE HUAJ – Kjo veper penale kryhet kur dikush e
pervetson sendin e huaj te tundshem te cilin e posedon ne menyre te ligjshme.
Si forme e rende e kesaj vepre ekzisotn kur kete veper e kryen kujdestari. Kjo veper
kryhet me dashje .
MASHTRIMI – Kryhet ne rastet kur dikush duke i rpezentuar faktet e rrejshme apo
duke i mshefur faktet, e sjell tjetrin ne lajthim apo e mban ne lajthim me crast e shtyen qe
te nderrmer ndonje veprim ne dem te pasurise se vet apo te huaj, e me qelim te
pervetesimit pasuror ne menyre te kunderligjshme. Kjo veper zakonisht kryhet me dashje
direkte.
Kjo veper i ka dy forma:
1) mashtrim me qellim te perfitimit pasuror te kunderligjshem; dhe
2) mashtrim me qellim te shkaktimit te demtimit te pasurise se tjetrit.