Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 24

Rruga Gaibaldi, H5/9

10 000 Prishtinë
Tel: +381 38 736 637
E-mail: instituti.inepra@gmail.com

Lloji: Punim hulumtues për diskutimin e


politikave

Sektori: Ekonomika e sektorit publik dhe


infrastrukturës

Titulli i botimit: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar,


apo bashkim i skandaleve, korrupsionit
dhe mjerimit?

Autori: INEPRA

Kodi: H54

Numri i botimit: ESP025/10

Numri i faqeve: 20

Viti: Shkurt 2010

Vendi: Prishtinë
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

© Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave


Ekonomike

Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar,


apo bashkim i skandaleve, korrupsionit
dhe mjerimit?
Punim hulumtues për diskutimin e politikave, Nr. ESP025/10, H54,
08 shkurt 2010.

“Nëse ndonjëherë populli bëhet i pavëmendshëm ndaj


punëve publike, unë dhe ti, Kongresi dhe kuvendet,
gjykatësit dhe guvernatorët, të gjithë duhet të bëhemi ujq”
-- Thomas Jefferson.

Autostrada Durrës-Kukës-Morinë me gjatësi prej 180 kilometra,


ndryshe ka filluar të quhet “Autostrada e Kombit”, pasi ajo lidh
Shqipërinë dhe Kosovën me një rrugë tokësore, tani të ndërtuar dhe
asfaltuar më mirë në një pjesë të trasesë ekzistuese dhe disa terrene të
reja duke përfshirë edhe hapjen e tuneleve. Deri te emërtimi
“Autostrada e Kombit” ka ardhur për shkak të krahasimit me kohën e
gjatë dhe udhëtimit të vështirë nga Morina nëpër terrenin e
papërshtatshëm rrugor të Shqipërisë verilindore dhe anasjelltas në
trasenë e rrugës së vjetër. I kontraktuari i ndërtimit të kësaj autostrade
ishte dhe ende është, konzorciumi amrikano-turk, Bechtel&Enka.
Punimet kishin filluar në nëntor të vitit 2006. Hapja ose lëshimi në
përdorim i saj u bë në maj 2009, me përurimin zyrtar nga kryeministri i
Shqipërisë Sali Berisha, dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. Gjesti i përurimit
në formë të “bashkimit kombëtar” (duke i harruar trojet tjera të banuar
me shqiptarë) u shpall në mes të tunelit të Kalimashit. Kjo simbolikë e
“bashkimit kombëtar” në zgafellë nuk duket e hijshme. Nuk vonoj
shumë, diku pas pesë muajve ose më 5 nëntor 2009, pasuan shembjet e
mëdha me gjatësi prej 80 metrash në po atë tunel ku ishin takuar e
përqafuar përmallshëm Berisha dhe Thaçi. Të gjithë ata që e shfrytëzuan
rastin e hapjes së tunelit si “bashkim kombëtar” për propagandë politike
në llogari të Sali Berishës, tani ishte dashur ta shpallin “ndarjen
kombëtare” madje edhe me një pjesë të territorit të Shqipërisë. Dukej se
kishte shumë punë për rihapjen e atij tuneli. Njëherë u tha se nuk do të

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 2
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

rihapet deri në mars 2010, por njoftimet e fundit thonë se kjo nuk do të
ndodh deri në verë të këtij viti. Me këtë rast, konzorciumi Bechtel&Enka
është dashur dhe duhet të penalizohet nga Qeveria e Shqipërisë. Arsyeja
gjendet këtu:
http://www.youtube.com/watch?v=7uA8qNwnIdw
Vlera e atij tuneli derisa mbetet i mbyllur, nuk është është zero,
por shpenzime të mëdha shtesë të panevojshme shkaku i punës jo
profesionale. Qeveria e Shqipërisë në vend se ta penalizoj kryesin e
punimeve Bechtel&Enka, menjëherë shfrytëzon rastin për të bërë dëme
edhe vet me mashtrime financiare në projektin e Autostradës së
“kombit” në prag të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2009. Një prej
rasteve të zbuluara (ka edhe shumë të pazbuluara) është ai i devijimit të
rrugës për 1,5km (në vend të ndërtimit të urës që merrte kohë më
shumë) me shpenzime financiare prej 5 milionë euro, me të vetmin
qëllim: që ta përshpejtoj përurimin e autostradës në prag të zgjedhjeve
për qëllime politike. Dëshmia gjendet në këtë adresë:
http://www.youtube.com/watch?v=q4Cc-KsykP8
Skandali më i madh me rrugën e “kombit” mund të cilësohet
kostoja e panjohur financiare ose çmimi që duhet ta paguaj Shqipëria.
Në fakt, kostoja e çdo projekti zakonisht dihet para se të filloj zbatimi i
projektit, por në rastin e Bechtel&Enka, kjo do të dihet në fund ose pas
realizimit të projektit, dhe atë do ta përcaktoj vetë kryerësi i punimeve.
Dukuria e tillë kur shërbyesi ose i kontraktuari (në anglisht “agent”)
Bechtel&Enka vepron si zotëri ose urdhërdhënës (në anglisht “principle”)
ndaj zotëriut Qeveria e Shqipërisë, është e papranueshme dhe e
pakapshme për teorinë e zotëriut dhe shërbyesit (principal-agent theory,
ose master and servant). Përpjekjet e ndonjë ekonomisti për ta studiuar
hollësisht rastin Bechtel&Enka dhe Qeveria e Shqipërisë nga perspektiva
e teorisë së zotëriut dhe shërbyesit, kanë gjasa të sjellin përfundime që
do ta rrotullonin mbprapshtë teorinë standarde dhe të pranuar
ndërkombëtarisht. Kjo mund të ndodh vetëm në praktikën e shërbyesit
Bechtel&Enka me “Autostradën e Kombit” tonë. Gjersa praktika e tillë
me pasoja vazhdon në Shqipëri, përqëndrimi kryesor i këtij punimi për
diskutim të Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike
(INEPRA), përsëri është në shërbyesin e njëjtë të quajtur Bechtel&Enka,
në të njëjtën autostradë (në bazë të asaj siç e quajnë mediet, politikanët
dhe qytetarët “vazhdimi i autostradës së kombit”) por në një shtet ose
zotëri tjetër – në Republikën e Kosovës. Tani jemi në pozitë të volitshme
të shohim dhe të bindemi para se të filloj së zbatuari loja e lojtarit të
njëjtë me një zotëri ose gjyqtar tjetër se çka janë duke bërë; a po
planifikojnë skandale të ngjashme sikur në Shqipëri, apo diçka më
shumë? Në ofrimin e përgjigjes, do të bazohemi në burimet sekondare
dhe në faktet me harta, skica, dhe plane që janë të miratuara zyrtarisht.
Instituti INEPRA ka dëshmi të konsiderueshme zyrtare që mund t’ia ofroj

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 3
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

medieve dhe publikut, por në këtë studim do t’i përdorë vetëm disa që
do të jenë më së të mjaftueshme për ta kuptuar skandalin kombëtar që
është duke u planifikuar në Kosovë.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 4
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

1. Vonesat në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e


autstradës Vermicë-Merdare

Sikur me rastin e autostradës së “kombit” në pjesën e Shqipërisë


ku fillimi i punimeve ishte vonuar për tre muaj, edhe në Kosovë deri në
momentin kur po shkruajmë ato janë vonuar për tre muaj. Ndërtimi i
Autostradës Vërmicë-Merdare ishte planifikuar të filloj në muajin nëntor
2009. Bindja e parë në opinion ishte se shtyrja e afatit, madje në
përzgjedhjen e kompanisë, u bë shkaku i zgjedhjeve lokale që u mbajtën
më 15 nëntor. Pasi u rehatuam disi me ato zgjedhje të cilat në fillim u
cilësuan si historike por më vonë dolën disi për faqe të zezë, u dha
njoftimi se përzgjedhja e kompanisë që do të ndërtoj autostradën ose
vazhdoj atë të Shqipërisë nëpër Kosovë, do të bëhet deri në fund të vitit
2009. Përzgjedhja u bë në janar 2010 dhe fituesi doli të jetë konzorciumi
Bechtel&Enka.
Me procedurat e përzgjedhjes dhe shkaqet e zgjedhjes së këtij
konzorciumi nuk do të merremi këtu. Ajo që është duke i interesuar
shumë publikut dhe thuajse të gjithëve, është vendimi i papritur ( cili
duhet ta marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës) për ndryshimin e
trasesë së autostradës Vermicë-Merdare. Se çka fshihet në këtë vendim
thuajse sekret, kush qëndron prapa, dhe cili është qëllimi i tij, këtë do ta
mësojmë më vonë. Së pari do ta trajtojmë versionin e miratuar vite më
parë për trasenë e autostradës.

2. Cili është versioni zyrtar i miratuar për autostradën Vermicë-


Merdare?

A government that robs Peter to pay Paul can always depend on


the support of Paul (Qeveria që vjedh Pjetrin për të paguar
Palin, gjithmonë mund të llogarisë në mbështetjen e Palit)—
George Bernard Shaw.

Për autostradën Vermicë-Merdare është kryer studimi i projektit


ideor (fizibilitetit) dhe ai është miratuar vite më parë. Në vijim do t’u
sjellim pjesë nga ky version me dokumentet zyrtare. Në bazë të asaj me
të cilën është e njohur shumica e publikut dhe atyre që u ka interesuar
puna e autostradës, traseja e miratuar do të shtrihet nëpër këto
lokacione:

Vermicë – Zhur – Poslisht – Vlash – Prizren – Atmagj – Dushaovë –


Trepticë –Petrova – Caprac – Shpenadi - Velezhë – Novak - Trnje – Leshan
– Suharekë – Sllapuzhan – Bllacë – Duhel - Grejqevc dhe Lluzhnicë -
Shtime – Carralevë – Belicë - Godanc i Epërm dhe i Poshtëm - Lipjan –

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 5
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Bregu i Zi – Kraishte – Torinë - Rufc i vjetër&ri – Ribar i madh&vogël –


Halilaq – Suhadoll – Skullan – Lepi - Fushë Kosovë – Batush – Miradi –
Uglar - Prishtinë – Shkabë – Bernicë – Nëntë Jugoviq – Leban – Prugrovc –
Besi-Trudë-Rimanisht - Obiliq – Mazgit - Lazarevë - Podujevë – Ternavë -
Bellopojë – Grdoc – Kaqipeg – Dumosh – Sibovc – Gllavnik –Sveqel –
Surkish - Balloc – Shtedim - Miroc dhe Merdare.

Figura 1: Plani i trasesë së autostradës Vermicë-Merdare, në bazë të


studimit detaj dhe preciz. Burimi: JAKKO PÖYRY INFRA, BPI-Consult
GmbH, Branch Office, Erfurt (mungon data). Shkalla e zvogëlimit në
hartë 1:300 000. © BPI-Consult GmbH dhe INEPRA (për qëllime
studimi).

Për shkak se të dhënat dhe emërtimet në hartën e prezantuar janë


të madhësisë shumë të vogël dhe mezi vërehen, për lexuesit do t’i
përmbledhim ato më kryesore. Fushat me katrorë të kuq prej kufirit me
Shqipërinë deri në kufi me Serbinë, tregojnë zonën e plotë kah i bie
autostrada. Kjo është e ndarë në katër segmente, ose siç e ka quajtur
BPI-Consult, nënzona. Ato janë:

Nënzona e I-rë: Prej kufirit me Shqipërinë deri në Suharekë (Therandë),


me gjatësi prej 30,400 km

Nënzona e II-të: Suharekë - Shtime – Lipjan, me gjatësi prej 33,552km

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 6
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Nënzona e III-të: Shtime – Lipjan – Veriu i Prishtinës, me gjatësi prej


25,005km

Nënzona e IV-të (e fundit): Veriu i prishtinës – Kufiri me Serbinë


(Merdare), me gjatësi prej 27,789km
Me këto matje të zbërthyera deri edhe në metra, BPI-Consult e ka
dhënë gjatësinë e përgjithshme të autostradës prej 116,746 km. Ta
provojmë a del kështu nëse i mbledhim gjatësitë e të katër nënzonave:
30,400+33,552+25,005+27,789 = 116,746, ose 116 kilometra e 746
metra.
INEPRA i ka edhe skicat tjera në detaje më të imëta për secilin
vend, fshat, dhe qytet kah duhet të kaloj saktësisht autostrada.
Mendojmë se mjafton kjo që u prezantua për ta kuptuar se traseja e
autostradës ishte dhe është punë e kryer në tërësi. Në vijim po u sjellim
edhe versionin zyrtar dhe të pranuar të Qeverisë së republikës së
Kosovës, konkretisht të Ministrisë së Transportit dhe Postë
Telekomunikacionit (MTPT), i cili bazohet në po të njëjtën trase të BPI-
Consult, por me disa të dhëna pak më ndryshe. Për nevojat e saj më
praktike, MTPT-ja e ka ndarë trasenë në pesë zona sikur në figurën që
vijon:

Figura 2: Klasifikimi i trasesë (me vijë të zezë) së autostradës sipas


planit të BPI-Consult, me të dhëna përcjellëse. Burimi: MTPT (mungon
data). © MTPT dhe INEPRA.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 7
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Të dhënat që i pëmban Figura 1, është vështirë të lexohen për


shkak të cilësisë së dobët të Figurës. Megjithatë, ne jemi pëpjekur me
kujdes të madh të bëjmë leximin e tyre. Ajo që më shumti do t’iu
interesoj të dini, janë të dhënat e përgjithshme, por për interesin e të
gjithë të interesuarve, ne kemi bërë paraqitjen dhe pëmbledhjen
ndryshe edhe të të dhënave specifike në Tabelën 1.

Tabela 1: Paraqitja numerike dhe në vlera monetare e


autostradës sipas seksioneve
L = Length P = çmimi në € Σ = L x P (Vlera e
(Gjatësia në km) për km2 përgjithshme në mil. €)
Seksioni 35.45 3.84
A 136.13
Seksioni 22.60 15.04
B 339.90
Seksioni 19.62 2.54
C 49.83
Seksioni 14.77 4.00
D 59.08
Seksioni E 25.73 2.78 71.53
GJITHSEJ 118,17 km 5.58 659,48
Burimi: Figura 2 dhe përllogaritje e Autorit.

Vërejtje: Të dhënat për secilin seksion, sidomos në vlera


monetare janë të rrumbullakësuara, prandaj vlera e përgjithshme kur
pjesëtohet me çmimin mestar prej 5.58 milionë euro ndikon në gjatësinë
e përgjithshme të autostradës, duke e shtuar atë për 20 metra. Në anën
tjetër nëse e shumëzojmë numrin e përgjithshëm të kilometrave me
çmimin mesatar, çmimi i përgjithshëm i autostradës do të jetë 659,38
milionë euro, ose për 100,000 euro më pak. Në Figurën 2 e cila mezi
vërehet, çmimi i përgjithshëm duket se është 669,01 milionë euro. Nëse
kjo tash pjesëtohet me çmimin mestar 5.58 milionë euro, gjatësia e
autostradë shtohet në afër 120 km (nëpër njoftime për shtyp është
dhënë 116,764 km). Të gjitha këto gjëra të vogla ndikojnë në rezultatet
e ekonomistëve dhe statisticientëve, por për MTPT-në kjo është një
cikërrimë aq e pakuptimtë sa që ata nuk do të bisedonin për të as në
kafene kur është në pyetje një projekt i madh si autostrada. Nuk
“fëlliqen” ata me 100,000 euro në projektet qindra milionëshe dhe nuk
kanë pse të brengosen për ndonjë cikërrimë tjetër a janë në pyetje 20
metra apo afër 2 kilometra më pak ose më shumë. Sidoqoftë, edhe për
neve dhe qytetarët nuk kanë rëndësi aq të madhe këto devijime
standarde. E tëra që na mjafton është të mbajmë mend mirë se në
Figurën 2, çmimi mestar për një kilometër të autostradës, është
5.58 milionë euro. Këtë jo vetëm që duhet ta mbajmë mend, por edhe
ta shënojmë gjithkah nëpër vende të ndryshme. E kjo tash ka rëndësi

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 8
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

tepër të madhe për analizën e mëtejme. Sepse, për tërë autostradën,


edhe ne u pajtuam se devijimi prej 100,000 euro është diçka me të cilën
politikanët tanë nuk do të “fëlliqeshin”. Tani me planin e ri ka dalë
çmimi mesatar (dhe në fakt është kontraktuar) prej 7.5 – 8
milionë euro kilometër. Duket sikur për çdo kilometër planifikohen të
shmangen ose fitohen (në këtë rast të vidhen) nga 2 deri në 2.5 milionë
euro. Dhe kjo bazohet në dokumente faktike zyrtare, pa llogaritur edhe
vjedhjet tjera në proces të “paplanifikuara”.
Çmimi mesatar për kilometër ndryshon sipas Seksioneve ose
Zonave. Te Seksioni B, çmimi prej 15 milionë euro për kilometër, ka të
bëjë me hapjen e tuneleve. Por çka është jo e çuditshme por shumë e
çuditshme, MTPT-ja propagandon se po e devijon autostradën për t’iu
shmangur tuneleve që autostrada të kushtoj më lirë. Atëherë pyetja
logjike është: Pse nuk u zvogëlua çmimi mesatar për kilometër së
paku në lartësinë e atij të cilit do seksion, madje ne po e marrin atë më
të lartin të mundshëm që gjendet në Seksionin D prej 4 milionë euro,
por u dyfishua deri në 8 milionë pasi iu shmangën tuneleve? Kjo
nuk do më shumë koment. Sepse nuk ka çka të komentohet kur
logjikisht dhe haptas shihet dhe kuptohet.

3. Kush dëshiron ta ndërroj trasenë e autostradës, për çfarë


shkaku dhe qëllimi?

Siç është njoftuar opinioni i gjerë, ministri i MTP-së, Fatmir Limaj,


ka vendosur ta devijoj trasenë zyrtare të autostradës të miratuar më
parë në bazë të studimit dhe matjeve. Ministri Limaj është deklaruar, po
e cekim edhe burimin, në një intervistë për gazetën ‘Kosova Sot’, të
datës 22 janar 2010, ballina dhe faqe 4-5, se “Devijimi nëpër Malishevë i
autostradës kursen 400-500 milionë euro”. Kjo është një e pavërtetë e
madhe. Arsyeja e devijimit nuk është kursimi. Nëse kursehen deri në 500
milionë euro, atëherë i bie që nga fondi i përgjithshëm sa është llogaritur
se do të kushtoj ndërtimi i autostradës (shih Tabelën 1), ne do të ishim
në gjendje ta ndërtonim atë me 160 milionë euro nëse bëhet devijimi
nëpër Malishevë. Kjo përllogaritje del logjikisht nga gjykimi që i bënë
Fatmir Limaj autostradës. Por kundërthënia më e madhe që del tash,
është pse autostrada nuk po kushton 660 milionë euro (sa ishte
llogaritur me tunele), por me devijim po i rritet çmimi mesatar
në 7.5-8 milionë euro për kilometër dhe çmimi i përgjithshëm po
rritet deri në 800 milionë? Edhe kjo nuk do më shumë koment.
Ndoshta duhet të bazohemi pak në thashetheme të cilat i kemi
dëgjuar në publik. Thashethemet nuk kemi mundur t’i vërtetojmë ose t’i
incizojmë dhe t’i hedhim diku në internet. Megjithatë, është me rëndësi
vetëm t’i përmendim, sepse veprimet e tanishme të ministrit Limaj

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 9
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

duket se i konfirmojnë ato. Në një mbledhje pasi Fatmir Limaj erdhi në


krye të MTPT-së, paska grushtuar tavolinën me nervozë duke thënë:
“N’koftë Fatmir Lima gjallë, ka me qu autostradën për Malishevë”.
Shumica prej jush menjëherë do të bindeni thellësisht se ajo që kinse ka
thënë Fatmir Limaj, nuk ka të bëjë me asgjë “kinse” por me një të
vërtetë, sepse veprimet e tij të tanishme për devijimin e autostradës
pikërisht nëpër Malishevë, e vërtetojnë fuqishëm grushtimin e tavolinës
me nervozë. Ne nuk kemi nevojë dhe nuk na shërben asgjë të besojmë
apo mos besojmë në grushtimin e tavolinës nga Fatmir Limaj. Ne sjellim
fakte dhe argumente që vërtetojnë se devijimi i autostradës bëhet për
qëllime klientelizimi, nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar dhe
mercenarizmi pa kurrfarë logjike ekonomike. Se Fatmir Limaj e do
autostradën kah arat e veta, kjo tanimë është kuptuar si argumenti
kryesor. Por nuk është i vetmi.
Argument tjetër është se Fatmir Limaj dhe rrethi i tij në Qeveri,
janë duke e plaçkitur buxhetin e Kosovës, jo vetëm për veti por edhe
duke ua dhënë të huajve dhe shteteve armike. Vetëm në përzgjedhjen e
kompanisë për autostradën, këta kanë rrëmbyer 5,547,827 euro
përnjëherë në emër të firmës “konsultuese” Amy Metom nga Izraeli. Se
a i mori shumicën e atyre mjeteve tandemi Thaçi-Limaj dhe klani i tyre
apo izraelitët, kjo nuk ka rëndësi. Me rëndësi është se kemi të bëjmë me
plaçkitje. Izraeli i quan shqiptarët e Kosovës terroristë dhe refuzon ta
njoh pavarësinë e Kosovës. Me mbi 5,5 milionë euro, ne kishim mundur
t’i sigurojmë së paku dy njohje të pavarësisë.
E çka bëri ajo firmë “konsultuese” nga Izraeli? A ia di kush
rezultatet e konsulencës asaj në Kosovë rreth autostradës? Ku janë
analizat e saj dhe ku janë botuar që publike të ketë qasje në to? Me mbi
5,5 milionë euro bëhet punë shumë e madhe, ndërsa Qeveria dhe MTPT-
ja i avullojnë pa u marrë vesh se çka u bë me to. Për Qeverinë u thamë
më herët se ajo nuk “fëlliqet” me nga 100,000 euro në projekte e
mëdha; ajo keqpërdorë vetëm miliona. Keqpërdorimi i qindra mijëra
eurove, është biznes i nivelit më të ultë qeveritar.
Nuk është hera e parë që Qeveria avullon kështu milionat në
llogari të të huajve, madje për propagandë për t’ia dëmtuar imazhin
Kosovës. Para një viti, Qeveria i kishte dhënë hiq më pak se 5 milionë
euro firmës Saatchi&Saatchi, gjoja për t’ia përmirësuar imazhin e
Kosovës nëpërmjet reklamës me parullën “Kosovo: The Young
Europeans (Kosova: Evropianët e Rinj). Çfarë imazhi i krijon kjo Kosovës
kur nëpër fotografi dhe pllakata shfaqen disa çoroda flokëshprishur,
veshje bajate, profesione në të cilat nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat,
si “filani luan basketboll”, “kjo skilipecja di t’i bie violinës”, e kështu me
radhë. Nga pamja, shumica e evropianëve po të bëjnë një xhiro nëpër
Kosovë dhe të shohin se si duken në pamje shumica e popullsisë së

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 10
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Kosovës, do të dyshojnë seriozisht nëse ata që duken në pano janë


shqiptarë.
Devijimin e autostradës për Malishevë Fatmir Limaj e ka
ripërsëritur edhe në një debat në Klan TV me datën 04.02.2010, në
emisionin me titull “Zona e Debatit” të udhëhequr nga Baton Haxhiu.
Ministri Limaj ripërsëriti qëndrimin e tij për “kursimin” e 4-500 milionëve,
siç thoshte ai, të qytetarëve të Kosovës. “Nuk di nëse do të jetë kush
kundër kursimit të 500 milionë eurove të qytetarëve të Kosovës”, tha
përafërsisht Ministri. Kur jemi te kursimi i buxhetit të shtetit, duhet t’ua
bëjmë të njohur edhe një fakt, megjithëse shumë i njohur për publikun
por vetëm po ua rikujtojmë. Ministri Limaj dhe klani i tij i përfshirë edhe
në LDK, është përgjegjës për keqpërdorimin e 1,5-1,8 milionë eurove në
një projekt skandaloz për asfaltimin e një rruge lagjesh në fshatin
Rakosh, Uçë dhe Zhakovë të komunës së Istogut në gjatësi prej 7 km, i
cili kishte filluar së zbatuari në nëntor të vitit 2008. Projekti përfundoj
pas një viti. Nuk kaluan as dy muaj dhe rruga e asfaltuar shkel e shko,
filloj të prishet. MTPT-ja duke e ditur se edhe budallai e ka marrë vesh se
çka kanë bërë, sepse skandali me atë rrugë tani është evident, për t’u
shpërlarë doli në opinion se nuk e pranon punën që e kishte bërë
kompania. MTPT-ja nuk bëri zë për skandalin financiar që fshihej pas asaj
pune në të cilën ishte përfshirë edhe vetë, megjithëse një ekspert i
institutit tonë me kohë e kishte paralajmëruar opinionin me argumente
bindëse. Analiza dhe faktet nga terreni nga muaj dhjetor 2008, gjendet
në këtë adresë interneti: http://gazetakritika.net/Forumi/index.php?
itemid=1652.
Në fakt, doli edhe më keq se që kishte paralajmëruar eksperti ynë.
Nëse është dikush që më së shumti keqpërdor paranë publike, atëherë
kjo është MTPT-ja.
E ftuara në emisionin e Klan TV, Kaçusha Jashari, ia sqaroj ministrit
Limaj arsyet pse traseja e miratuar më herët është më e sigurt për
komunikacion, më e mirë, me lidhje më të mira me autostradën e
Shkupit, më lehtë e menaxhueshme, dhe më dobi prurëse nga aspekti
ekonomik pasi kalon nëpër dhe pranë zonave urbane, se nëpër arat e
batallinat e Fatmir Limajt në Malishevë. Ministri propozon ta fus
autostradën nëpër Malishevë, Arllat, të dal në Komoroan e të vazhdoj
diku në Sllatinë dhe Besi të Fushë-Kosovës. Për këtë duhet studim i ri i
cili nuk ekziston, ndërkohë që kompania për ndërtimin e autostradës
është përzgjedhur.
Sikur në rastin e Saatchi&Saatchi, Amy Metom, Paja Patakut, The
Young Europeans, e shumë tjera, qëllimi i Qeverisë është plaçkitja e
shtetit dhe varfërimi i skajshëm i shoqërisë. Një Mal i Zi shkëmbor e ka
Bruto Produktin Vendor (GDP) për kokë banori mbi 10.000 dollarë.
Kosova si vend fqinjë i tij me të gjitha të mirat mbi tokë e nëntokë,
diasporë të madhe, prezencë të madhe ndërkombëtare dhe donacione

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 11
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

të shumta, ka një GDP prej vetëm 2.300 dollarë ose gati pesë herë më të
vogël se të Malit të Zi. Pse ka ndodhur kjo dhe me tendencë të
përkeqësimit të mëtejmë për Kosovën? Sepse klani i Fatmir Limajt ka
vendosur t’i detyrojnë shqiptarët e Kosovës të kursejnë, e mjetet e
kursyera këta në pushtet t’ua japin firmave të çfarëdoshme
ndërkombëtare. Kjo është logjika e kursimit sipas Qeverisë e më pas e
plaçkitjes së tij, që i përgjigjet anekdotës për gomarin e Nastradinit.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 12
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

4. Skandali i Skandaleve: Shërbyesi Bechtel&Enka si zotëri e


Zot!

MTPT-ja kah mesi i janarit 2010 kishte kërkuar lejen e Agjencisë së


Prokurimit Publik (APP) për t’ia dhënë tenderin konsorciumit
Bechtel&Enka. Ky konsorcium kishte kërkuar 600 milionë euro për
ndërtimin e autostradës nëpër trasenë e miratuar në bazë të studimit.
Papritmas MTPT-ja del në opinion me njoftimin se konzorciumi ka
konkurruar me dy propozime, i dyti që parasheh ndërrimin e trasesë në
një pjesë të autostradës dhe orientimin e saj sipas qejfit të Fatmir Limajt
nëpër komunën e Malishevës. Konsorciumi paska kërkuar 500 ose 100
milionë euro më pak për ndërtimin e autostradës nëse ajo devijohet. Të
jemi të qartë për një gjë. Kompania, i kontraktuari ose shërbyesi nuk
mundet dhe nuk guxon të paraqitet me propozime të veta dhe të vendos
së kah duhet t’i bie autostrada. Është shteti ai i cili e shpall ankandin për
projektin e caktuar. Ofertuesit konkurrojnë në atë që e shpall shteti, e
nuk vendosin për projektet që nuk janë të tyre. E vërteta është se
Bechtel&Enka janë fare të vetëdijshëm se ata janë vetëm punë kryes të
projekteve që u ofrojnë subjektet e ndryshme. Këtë praktikë e ka çdo
kush në botë. Nëse ju jeni firmë dhe shpallni ankandin (tenderin) ku i
ftoni ofertuesit, atëherë ata vetëm ua prezantojnë ofertat për realizimin
e atij projektit. Askund në botë nuk ndodh që ofertuesit t’ia shpallin
kushtet e ofruesit të projektit (në këtë rast MTPT-së) të pavlefshme, dhe
të imponoj kushte që i do vetë kompania punë kryese. Përndryshe, nëse
vijnë këso propozime dhe imponime, kjo shërben si bazë e mirë për
diskualifikimin e asaj kompanie. Edhe në rastet kur ju si individ
konkurroni diku për punë, kompania u tregon kushtet dhe detyrat që ju
duhet t’i kryeni. Për shembull, kompania shpall konkursin për një
drejtues kamioni në relacionin Prishtinë - Pejë pas studimit detaj se i
duhet një person për ta mbajtur këtë linjë. Tani, një kandidat del me
shpifjen se atij nuk i pëlqen të punoj ose kryej punën që ia ofron subjekti,
por i propozon subjektit të drejtoj kamionin në relacionin Prishtinë -
Malishevë (te Arat e Fatmir Limajt). Subjekti punëmarrës pasi e ka
rekrutuar drejtuesin e kamionit, tash i bindet drejtuesit për ta ndërruar
destinacionin si ia do qejfi drejtuesit. Kjo nuk do koment. Kur ju
konkurroni diku, subjekti punëmarrës u thotë shumë qartë: “N’daq
kështu, mirë; s’deshe e gjëjë tjetrin menjëherë. Edhe mos m’u shit t’i
mua si ofertues se çka duhet të bëjë unë, e aq më pak me ato fyerje se
çka dëshiron t’i të bësh me mua. Nuk je ti zoti i këtij projekti por jam
unë. Nuk jam unë si ofrues i projektit shërbëtor i juaji por duhet të jesh ti
i imi dhe t’i përmbahesh me përpikëri rregullave të mia. Jam unë ai që i
përcaktoj rregullat e lojës, madje për ty, e jo anasjelltas”.
Derisa logjika që u përshkrua në paragrafin e mëhershëm është e
qartë, duam t’iu bëjmë me dije se ndërrimi i trasesë nuk po tentohet të

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 13
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

bëhet nga Bechtel&Enka por nga vetë Fatmir Limaj. Bechtel&Enka nuk e
ka grushtuar tavolinën me nervozë se kah duhet t’i bie autostrada në
Kosovë. Prandaj, vendimi për ndryshimin e trasesë ka ardhur si propozim
nga ministri Limaj i cili e ka ndërsyer konzorciumin të paraqitet me
propozime të kundërligjshme për llogari të tij dhe miqve të tij, dhe këtë
po synon ta përcjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi i
Kosovës megjithatë e ka kryer punën e vet njëherë ose aq sa i takon. Ai
ka miratuar trasenë e bazuar në studim dhe nuk kurrfarë arsyeje të
torturohet më të votoj devijime të trasesë të cilat nuk kanë bazë studimi,
sepse studimi ideor i kryer, më së miri e ka vlerësuar se cila është
traseja më dobi prurëse në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik për
Kosovën dhe lidhjen e saj me korridoret X-të dhe i VIII-të.
Konzorciumi nuk e ka pasur ndërmend, dhe nuk ia ka lejuar ndonjë
normë e ligji, të vendos për ndryshimin e trasesë. Por kur ministri Limaj
është marrë vesh me matrapazët e konzorciumit, atëherë normal që
edhe konzorciumi pajtohet të dal me propozime si imponime. A do të
kishit ju gjasa teorike si firmë ndërtimi/asfaltimi që, kur të konkurroni për
ndërtimin e një autostrade në Turqi, t’i thoni qeverisë turke se do ta
devijojmë autostradën prej Diarbakirit në Stamboll nëpërmjet Bursës?
Përgjigja logjike që e dimë të gjithë, është JO. Por në rast se keni të bëni
me ndonjë ministër turk si Limaj në Kosovë, përgjigja mund të jetë edhe
PO nëse iniciativa vjen nga ministri turk që t’iu propozoj juve se me çfarë
propozimi duhet të dilni ju si komani për devijimin e autostradës dhe ta
fusni kah arat e ministrit turk. Kjo është teorikisht e mundur në Turqi,
sepse Turqia është shtet normal shumica e tjerëve dhe do të merrte
masa të menjëhershme kundër ministrit.
Po e citojmë ministrin Limaj nga debati i tij në Klan TV më 04
shkurt 2010: “Ka ardh një propozim nga kompania [Bechtel&Enka] për
devijimin e trasesë, dhe i është dhënë drita e gjelbër Qeverisë për ta
marrë në shqyrtim”.
Kjo deklaratë e papërgjegjshme meriton disa komente dhe
sqarime. E para, kompania nuk guxon të dal me propozime për devijim
të trasesë pasi është shpallur fitues. Ajo është shpallur fituese për
trasenë e miratuar të cilën e ka shumë të qartë me studim. E dyta,
Qeveria nuk duhet dhe nuk guxon të marrë në shqyrtim propozime për
devijime të trasesë, pasi me këto punë janë të specializuara kompanitë e
konsaltingut dhe jo kompanitë ndërtimore. E treta, propozimi i
Bechtel&Enka për devijim të trasesë, e vërteton dyshimin për grabitjen e
mbi 5,5 milionë eurove nga Qeveria në bashkëpunim me firmën
konsulente Amy Metom nga Izraeli, dhe hedh poshtë qëndrimet zyrtare
se kjo firmë është përzgjedhur dhe paguar për konsulencë rreth
autostradës. Kuptohet se kjo firmë është e specializuar në atë
konsulencë për çfarë thirret, por qëllimi i parë, i dytë, i tretë dhe i fundit
i MTPT-së dhe Qeverisë së Kosovës kur e përzgjodhën atë, ka qenë dhe

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 14
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

doli shpërlarja dhe vjedhja e parave. Argument i fuqishëm për këtë është
se MTPT-ja e Fatmir Limajt tani ka vendosur që tërë konsulencën t’ia
besoj Bechtel&Enka dhe shumica e asaj nga Amy Metom bie në ujë
çfarëdo që është. E katërta, sikur të vinte propozimi nga konzorciumi, ai
me siguri do ta kishte orientuar autostradën kah Gjakova, ta përcaktoj
çfarëdo gjatësie, kah do t’i bie (në magjistralen ekzistuese Prizren –
Gjakovë sepse kushton shumëfish më lirë), për Ferizaj, ta vazhdoj në
Prishtinë dhe ta kthej për Mitrovicë, e kurrsesi nuk ishte kujtuar ta fus
nëpër arat e Fatmir Limajt dhe farefisit të tij. E pesta, kompania është e
detyruar të ndërtoj vetëm ato rrugë që ia përcakton ofruesi i projektit.
Nëse shpallni ankand për ndërtimin e një autostrade prej malit të
Pashtrikut e deri në majën e Gjeravicës, të jeni të bindur se do të keni sa
të doni kandidatë që konkurrojnë me ofertat dhe çmimet e tyre. Për ta
përmbyllë këtë argument prej disa pikash, po theksojmë se ndërrimi i
trasesë së autostradës nuk vjen nga Bechtel&Enka por nga grushtimi me
nervozë i tavolinës nga Fatmir Limajt para një viti. Pse konzorciumi nuk
po e devijon autostradën në çfarëdo drejtimi që i teket dhe i duket më
lehtë pos kah arat e Fatmir Limajt? Mbani mend vetëm një gjë: Është
absurde të dal konzorciumi e të thotë se këndej është më e lehtë dhe
kushton më lirë. Konzorciumit nuk i intereson fare a do të ketë nevojë të
shpohen tunele në terrene shkëmbore ose të çelikta, sepse ato e kanë
çmimin e punës. Nuk i intereson konzorciumit a duhet të kaloj
autostrada nëpër deti (ka të tilla, si psh. urat e gjata). Për çdo që e
shpallni tenderin (tunele në shkëmbinj, terren i “hekurt”) konzorciumi ua
ofron çmimin. Por tash po duket se tenderin po e shpall Bechtel&Enka
për veti. Në fakt e ka shpallur Fatmir Limaj për veti, e kurrsesi
konzorciumi. Absurd!
Për tenderin e ri të Fatmir Limajt për devijim të autostradës, çdo
gjë tash do të vendoset nga konzorciumi. Në këtë punë të shtrembër,
juristi Limaj ka marrë vendim që askush nga Kosova të mos i përzihet
konzorciumit. Ai është duke e intensifikuar këtë. Të citojmë një lajm nga
gazeta ditore e Kosovës ‘Koha Ditore’, e datës 28 janar 2010, faqe 8:
“Për segmentin Malishevë-Besi [trase e re] vendos kompania e
kontraktuar, ministria [private me pronarin e saj Fatmir Limaj, v.j.] nuk
përzihet: Bechtel&Enka vendos për ndryshimet e trasesë”. Shihet qartë
se ministri Limaj e ka ftuar konzorciumin të bëjë çfarë të dojë derisa
qëllimi është te Malisheva. Kjo ka për t’i kushtuar shumë Kosovës, pasi
për pjesën e devijimit, konzorciumi duhet ta filloj studimin ideor (të
fizibilitetit) nga zero. Çdo të ndodhë me studimet për pjesën e trasesë së
mëhershme e cila tash synohet të anashkalohet?
Nuk është vetëm Fatmir Limaj dhe Qeveria në këtë lojë të
kaladredhavt kundër interesave të shtetit dhe shoqërisë së Kosovës dhe
për llogari të tyre personale, familjare, klanore dhe disa të huajve nën
hije. Mund të jetë edhe Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Për çka ishte ky

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 15
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

në vizitë Turqisë në fillim të shkurtit? Për diplomaci, bashkëpunim


ndërmjet dy shteteve, përkrahje të Turqisë ndaj Kosovës. Kështu thonë
mediet të cilat nuk kanë arritur ta hulumtojnë përkrahjen e dy Fatmirave
(Sejdiu dhe Limaj) të Kosovës për kompaninë Enka të Turqisë në kurriz
të Kosovës. Pse kryetari i Turqisë Abdullah Gyl i ofroj Fatmir Sejdiut
aeroplan special për t’u kthyer në Kosovë? Që Sejdiu të mos vonohej për
varrimin e Fadil Feratit (siç u dha në shtyp ky arsyetim i paarsyeshëm)?
Absolutisht jo. Fadil Ferati vdiq me 30 janar dhe u varros me 03 shkurt
2010. Sejdiu do të mund të vinte edhe me biçikletë nga Turqia pa u
vonuar për asgjë, sepse Tuqia është afër. Pse asnjë zyrtarë i qeverisë
turke nuk i ofroj Bajram Kosumit një aeroplan special për t’u kthyer në
Kosovë në vitin 2006? Sepse, ndoshta, Bajram Kosumi si kryeministër i
atëhershëm i Kosovës nuk kishte angazhuar ndonjë kompani turke t’ia
asfaltoj rrugën e tij në Tugjec!

5. (Pa)arsyeshmëria ekonomike e devijimit të trasesë nga


ministri Limaj dhe propaganda e zëvendësit të tij Grabovci

Përpos mungesës së arsyeshmërisë shkencore për devijimin e


trasesë, ministri Limaj dhe zëvendësi i tij Grabovci vazhdojnë me
iluzione pa u referuar në asnjë plan konkret, për përfitimet ekonomike
që do t’i sjellë autostrada. Siç u theksua dhe vërtetua në nëntitullin
paraprak, traseja e re e shpikur nga ministri Limaj kalon nëpër zona
kryesisht rurale larg qyteteve. Kur studimi është i përfunduar në tërësi
dhe përzgjedhja e kompanisë ende nuk është e bërë, duket normale në
çdo vend të botës, sepse kështu e kërkojnë rregullat. Por të zgjidhet
kompania dhe në një pjesë të filloj punimet, e në tjetrën të filloj me
studimin ideor, duket e paarsyeshme. Meqenëse zonat ku devijohet
autostrada janë kryesisht rurale dhe në to nuk është planifikuar ndonjë
investim i madh, sepse ende duhet pritur studimin ideor për
autostradën, atëherë është shumë e qartë se nga autostrada në këto
zona do të përfitojnë kryesisht vetëm automjetet që qarkullojnë poshtë e
lartë. Asnjë biznes i madh nuk është planifikuar të vendoset në Arllat ose
Bajë të Malishevës (vendlindja e ministrit Limaj), dhe asnjë investitor i
madh nuk është konfirmuar se ka plan për investime atje. Por ajo që po
synon të bëjë MTPT-ja me devijimin e trasesë duke e futur në këto
fshatra dhe këtë rajon, është se po i lufton investimet e planifikuara dhe
gati për të filluar në vlerë prej qindra miliona, madje ndoshta edhe
miliarda euro në rajonin të cilin qëllimisht synon ta lë jashtë autostradës.
Fjala është për komunën e Lipjanit. Me këtë hedhen poshtë të gjitha
thashethemet e MTPT-së dhe kujtdo që përpiqen të na bindin se devijimi
i trasesë për Malishevë, Gjakovë, apo Ferizaj kursen kaq miliona euro
dhe mund të ndërtohet edhe me 5 euro. Edhe sikur ndryshimi i trasesë

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 16
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

të kursej 500 milionë apo edhe 1 miliardë euro, shikoni Figurën më


poshtë se çfarë dëmësh të pallogaritshme do të sjell devijimi i
autostradës sipas tekeve të ministrit Limaj kah arat e tij.

P = 1: 200 000, zona në studim 135 hektarë.


Figura 3: Projekti ideor urbanistik i Qytetit të Agrobiznesit
“ULPIANA”, Art Design 2009. © INEPRA.

Autostrada sipas trasesë së miratuar me të cilën u njohëm më


herët, në Figurën 3 është e theksuar me vijë të trashë që fillon nga vendi
i quajtur Kraishtë dhe ndan “Zonën në studim” (një mega-projekt
investiv) përgjysmë. Kjo është pjesa ku ministri Limaj ka vendosur ta heq
nga autostrada për llogari të arave të tij. Investimet që do të ndodhin
këtu nuk janë deklarata të Adem Grabovcit për përfitimet ekonomike që
do të sjell autostrada, por plane konkrete të miratuara me të gjitha lejet
e nevojshme komunale dhe zyrtare, dhe me investitorë të gatshëm.
Vendi është lokacion strategjik në afërsi të qytetit të Lipjanit, stacionit
hekurudhor, dhe aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Mandej, Plani i
zhvillimit i komunës së Lipjanit (PZhKL) ka hartuar projekte me vlera të

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 17
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

mëdha investive dhe vetëm pret fillimin e realizimit të tyre. Të gjitha


këtyre planeve konkrete që presin realizimin, u ka shpallur luftë ministri
Limaj i cili tenton t’ua ndaloj autostradën dhe t’i tremb investitorët
vendorë dhe të huaj.
Në Figurën 4, janë treguar zonat e banuara që ndodhen afër zonës
në studim si dhe pjesa urbane e qytetit të Lipjanit.

Figura 4: Një pamje tjetër e trasesë së miratuar, të cilën ministri Limaj


synon ta heq nga autostrada në shkëmbin të devijimit nëpër fshatrat
e Malishevës. © PZhKL dhe INEPRA.

Në PZhKL, ku gjendet edhe Figura 4 të cilën e ka nxjerrë Drejtoria


komunale për urbanizëm, shihet qartë se autostrada i bie në mes të
Zonës në studim (tani e studiuar). Përndryshe, Orientimi zhvillimor i
Lipjanit, përpos “Zonës së studiuar”, është shumë i justifikueshëm edhe
me 3 fakte të pamohueshme:

1. Për arsye se Lipjani tanimë është zonë e Kryeqytetit në zhvillimin


10-15 vjeçar.

2. Ky regjion është me dy Resurse shumë atraktive turistike por ende


të panjohura për investitorët dhe turistët e huaj: i) Parku
kombëtarë BLINAJA; dhe ii) Shpella e Gadimes. Asnjëra prej këtyre
nuk gjendet në Arllat ku po synohet të devijohet autostrada, por
në komunën e Lipjanit ku duhet të kaloj autostrada siç është
planifikuar dhe miratuar.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 18
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

3. Në Lipjan, përkatësisht në "Rrethrrotullimin" e tij, lidhet drejtimi


për kyçje me Maqedoninë dhe Preshevën, respektivisht korridori i
X-të dhe i VIII-të.

Prandaj, këto janë edhe më shumë arsye pse gjermanët janë


orientuar në përcaktimin e aresyeshmërisë ekonomiko-strategjike te
kësaj traseje. Kjo pra është nyja kryesore e përfitimit ekonomik numër
një dhe më të madh të autostradës. Asfaltimi i rrugëve nëpër zona rurale
si Bajë dhe Arllat, qofshin edhe autostrada, nuk i sjellë këto përfitime
ekonomike. Edhe përvoja e fundit në rrugën e lagjeve në fshatin Uçë,
Rakosh, dhe Zhakovë, ka treguar se edhe po të investohen miliarda euro
në infrastrukturën rrugore, kur vendet nuk janë strategjike për
ekonominë, nuk mund të sjellin përfitime ekonomike. Këtë e di edhe
zëvendës ministri i MTPT-së, Adem Grabovci, i cili mund të marr
shembullin e asfaltimit të rrugës në fshatin e tij të lindjes, Saradran të
Komunës së Istogut, para shumë rrugëve tjera regjionale në
vendbanimet që ishin të karakterit më strategjik.

6. Financimi i autostradës

Flitet shumë edhe për mënyrën se si do të financohet autostrada,


ndonëse ne e cilësojmë këtë si problem i dorës së dytë në krahasim me
të papriturat që po synon t’i imponoj MTPT-ja, e të cilat, nëse vazhdojnë
sipas synimeve të tyre, e rrezikojnë ndërtimin e autostradës që mund ta
përcjellin një numër i problemeve edhe më të mëdha se në Shqipëri.
Thuhet se (qëndrimi zyrtar i MTPT-së dhe Qeverisë së Kosovës)
“Autostrada do të financohet me kredi të buta”. Ato për Kosovën nuk
janë aq të buta duke e ditur rënien e normave të kamatës (jashtë
Kosovës) gjatë krizës financiare. Financimi me pagesë ose taksa të
automjeteve nuk duket zgjidhje pasi i bie që qytetarëve dy herë t’u
merren para – nga buxheti i shtetit për ndërtimin e autostradës, e më
vonë pas ndërtimit të saj me futjen e taksave në shfrytëzimin e
autostradës.
Një propozim që e jepin ekspertët e ekonomisë, është se Kosova
ndoshta nuk ka nevojë të hyjë borxh për ndërtimin e autostradës, por
mund të shfrytëzoj fondet e ndryshme të saj si Trustin e Pensioneve,
Fondin e Privatizimit dhe ndonjë fond tjetër që arrijnë shumën 800
milionë euro, ose aq sa kërkohen për ndërtimin e autostradës. Kjo nuk
është zgjidhje. Problemi është se këto fonde janë krijuar dhe kanë arritur
në vlerën e tanishme për një kohë të gjatë, prandaj nëse ne duam t’i
investojmë përnjëherë në tërësi apo pjesë-pjesë, atëherë duhet të
mendojmë se si do të kthehen ato mjete. Autostrada nuk është sektor që

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 19
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

gjeneron të ardhura (më përjashtim kur shfrytëzohet me pagesë, në


Shipëri është pa pagesë). Prandaj, mjetet për kthimin e atyre fondeve
duhet të vijnë nga sektorët tjerë të ekonomisë. Kthimi do ishte i mundur
nëse traseja e Autostradës NUK NDRYSHOHET dhe i bie ashtu siç është
planifikuar dhe miratuar – nëpër komunën e Lipjanit – të cilin e pret një
bum i madh i biznesit. Nga Banja dhe Arllati i Malishevës kthimi i
mjeteve për ndërtimin e Autostradës nuk ka gjasa të ndodhë përjetë.
Te fondi i privatizimit, ekspertët e ekonomisë po harrojnë diçka.
Dihet se ai fond mbahet i ngrirë, por sipas legjislacionit në fuqi, ai e ka
një destinacion, e ky është shlyerja e kërkesave kreditore ose kthimi i
borxheve të ndërmarrjeve shoqërore pas privatizimit të tyre. Nuk mund
të llogarisim në këtë fond, sepse nuk është aq i sigurt. Autostrada duhet
të financohet kryesisht (ndoshta në tërësi) me kredi nga institucionet
financiare ndërkombëtare.
Për këtë dhe problemet tjera që u shtjelluan në këtë punim,
Instituti INEPRA paraqet qëndrimet dhe rekomandimet e tij në nëntitullin
që vijon

Qëndrimet dhe rekomandimet e INERA-s

Në këtë punim kemi prezantuar argumentet të bazuara në të


dhënat zyrtare që vërtetojnë vendimin e paarsyeshëm të ministrit Limaj
për devijimin e trasesë së autostradës Vermicë - Merdare. Njohja me
përvojën e Shqipërisë dhe përshkrimi i shkurt i sfidave dhe pengesave
që janë hasur atje, është një mësim i mirë edhe për Kosovën, meqenëse
kemi të bëjmë me të njëjtën firmë të kontraktuar, e cila ka ndërtuar
autostradën Durrës – Kukës – Morinë (dhe ende nuk e ka përfunduar si
duhet). Vazhdimi i asaj autostrade prej Vermicës deri në Merdare, është
projekti më i madh pas luftës në Kosovë 1998-99 që do të filloj së
zbatuari. Pas shumë vonesave, ka dalë, ose më mirë të themi është
shpikur me qëllim, një pengesë serioze që mund ta zhagis më tutje
fillimin e realizimit të projektit, e ndoshta edhe ta rrezikoj në tërësi
projektin. Instituti INEPRA me këtë rast shpreh qëndrimet e tij si vijon:
Ndryshimi i trasesë ekzistuese të miratuar për autostradën
Vermicë – Merdare nuk po synohet të bëhet me kurrfarë qëllimi të
kursimit të mjeteve financiare. Konzorciumi Bechtel&Enka fillimisht
kishin kërkuar 600 milionë euro për realizimin e projektit në trasenë
ekzistuese zyrtare dhe të miratuar në bazë të studimit. MTPT-ja kishte
llogaritur se autostrada do të kushtoj afër 670 milionë euro, ose më
shumë se ç’kishte kërkuar konzorciumi. Tash me idenë për ndryshimin e
trasesë që të “kursej” 500 milionë euro, konzorciumi u kontraktua për
800 milionë euro!

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 20
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

• Ndryshimi i trasesë nuk bazohet në kurrfarë studimi dhe analize


krahasuese pos idesë që ajo të kaloj nëpër Malishevë, sipas të
gjitha gjasave me iniciativën e ministrit Fatmir Limaj, sepse, ky po
e mbron trasenë e re të shpikur vetë dhe atakon trasenë e
miratuar nepër komunën e Lipjanin shkaku se, sipas tij, të
shmanget hapja e tuneleve te qafa e Dules.

• Çmimi mesatar për kilometër deri vonë ishte 5.58 milionë euro.
Pas shpifjeve për “krusim” mjetesh dhe orientimin e autostradës
në terrene më të “përshtatshme” që kushtojnë më lirë, ku çmim u
ngrit në 7,5-8 milionë euro për kilometër. Këtu ekziston dyshimi
serioz për korrupsion të madh dhe ashiqare.

• Ftesa që MTPT-ja i bënë konzorciumit Bechtel&Enka për të bërë


studimin ideor në trasenë e re të shpikur dhe të marrë në dorë çdo
kompetencë rreth autostradës, sugjeron se një kompani e huaj
është mbi shtetin dhe shoqërinë e Kosovës. Pra, Kosova në këtë
drejtim nuk ka kurrfarë sovraniteti. Ky është një sinjal shumë i keq
për institucionet financiare ndërkombëtare të cilat nuk mund ta
financojnë autostradën sepse për të duket se pyetet konzorciumi e
jo shteti i Kosovës. Konzorciumit nuk i intereson fare se nga vijnë
mjetet dhe kush i jep ato.

• Vonesat dhe tendencat për ndërrimin e trasesë së autostradës,


përsëri përcjellin sinjale negative tek institucionet financiare
ndërkombëtare, të cilat do të tregohen të rezervuara dhe nuk do
ta financojnë ndërtimin e autostradës kur kuptojnë se ajo
ndryshohet sipas grupeve të caktuara. Ato nuk mund t’i jepin kredi
një shteti kur e dinë qartë se me ardhjen e qeverisë së re, borxhi i
qeverisë paraprake nuk mund të njihet nëse shumica e atyre
kredive kanë shkuar në llogaritë e njerëzve të caktuar dhe klaneve
të tyre brenda dhe jashtë Kosovës.

• Traseja për devijimin e autostradës, është goditje serioze për


investimet e mëdha që janë planifikuar, të cilat kanë paraparë
edhe autostradën në studimet e tyre detaje afariste. Asgjë e
ngjashme nuk është planifikuar në rajonin ku bëhet devijimi i
autostradës.

• Kuvendi i Kosovës e ka kryer punën e vet dhe nuk ka nevojë të


shantazhohet për trase të reja pa studime që mund të na sillen në
mendje secilit.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 21
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 22
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

Rekomandimet kryesore të Institutit INEPRA janë:

• Traseja e miratuar në bazë të studimit ideor nuk guxon të


devijohet. Ekzistojnë paqartësi dhe rreziqe serioze nëse ky devijim
bëhet, dhe jemi të bindur se do të hasë në kundërshtime shumë të
forta, madje edhe për sabotimin e projektit.

• Kompanitë punë kryese nuk mund të bëjnë propozime për


ndryshime të trasesë, e as të merren me studime ideore për
trasetë që i propozojnë ato si të duan, vetë apo me kërkesën e
MTPT-së.

• Çmimi i përgjithshëm i kontraktuar për autostradën duhet të jetë i


pandryshueshëm prej fillimit e deri në përfundim të realizimit të
projektit. Nuk duhet të lejohet praktika e Shqipërisë ku i
kontraktuari imponon shpenzime shtesë gjatë punës dhe në fund e
dorëzon faturën përfundimtare që duhet ta paguaj Qeveria.

• Një komision mbikëqyrës duhet ta përcjellë punën e Bechtel&Enka


për cilësinë e punimeve. Defektet që mund paraqiten sikur në
Shqipëri si rezultat i punës jo cilësore, duhet t’i riparoj kompania
me mjetet e veta ose nga fondi i përgjithshëm i kontraktuar për
autostradën. Komisioni mbikëqyrës do të përkujdesej edhe për
respektimin e afatit të përgjithshëm dhe afateve në faza sipas
pjesëve të punës nga i kontraktuari.

• Financimi i autostradës duhet të bëhet me fondet e organizatave


të mëdha ndërkombëtare, pra me kredi ndërkombëtare. Kosova
nuk ka mjete për t’i investuar në autostradë dhe ekonomia e saj e
varfër nuk mund ta përballoj këtë kosto. Edhe shtete tjera të
zhvilluara si Sllovenia, Kroacia i ndërtojnë autostradat me kredi
ndërkombëtare. Ato kanë borxhe të mëdha për infrastrukturën
rrugore dhe krahas kthimit të tyre të pjesshëm vazhdojnë të
zhyten edhe më shumë në borxhe. Kështu ndodh nëse me kredi
punohen punë të mira dhe të arsyeshme, pavarësisht çmimin. Por
kjo nuk ka gjasa të ndodh për autostradën Vermicë – Merdare
nëse bëhet devijimi për Malishevë.

• Që të fillojmë sa më shpejtë autostradën, të sigurojmë kreditë e


nevojshme nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe
përkrahjen e tyre, t’i hapim rrugën investimeve të mëdha dhe
bumit ekonomik në atë pjesë të trasesë së miratuar e cila po
synohet të anashkalohet qëllimshëm, hapi i parë është anulimi i

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 23
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com
Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
ESP025/10

propozimit për devijimin e trasesë nëpër Malishevë. Përfitimet e


mëdha ekonomike nga traseja e miratuar nëpër komunën e
Lipjanit, janë të planifikuara, të matshme dhe vetëm presin
ekzekutimet. Në trasenë e re të propozuar, nuk ka asgjë të re të
planifikuar nga biznesi.

• Rekomandimi i parafundit, të iniciohet një hetim i gjithanshëm për


jo transparencën dhe dyshimet serioze për korrupsion në çështjen
e autostradës Vermicë – Merdare, duke filluar nga pagesat e
mëdha ose shpërlarjet e parave në emër të “konsulentës” firmave
të huaja, e deri te synimet dhe vendimet absurde të Qeverisë dhe
MTPT-së për dhënien e çdo kompetence kompanisë ndërtuese të
autostradës, nxitjen e saj për të propozuar devijimin e autostradës
kah Malisheva, e shumë të tjera. Shoqëria civile dhe secili
segement i arsyeshëm i Kosovës, politik, jopolitik, afarist,
OJQ, ekspertë, intelektualë, medie, duhet të ngrihen o tani
o kurrë në mbrotjen e arsyeshmërisë, sepse është në
pyetje një projekt shumë i madh që do të ndikoj në secilin
për shumë vite me radhë. Kështu do ta kemi edhe
përkrahjen e institucioneve financiare ndërkombëtare në
sigurimin e fondeve për ndërtimin e autostradës, të cilat
nuk do ta financojnë këtë projekt të madh nëse vazhdojmë
të tregohemi shumë joserioz me devijime të autostradës
sipas tekeve individuale, grupore e klanore.

© Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike


(INEPRA). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet
ribotimi dhe kopjimi pa lejen e Autorit (INEPRA). Ndalohet edhe
përkthimi në gjuhët tjera pa lejen e Autorit.

Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA), Rr. Garibaldi, H5/9, 10 24
000 Prishtinë. Tel: +381 38 736 637. E-mail: instituti.inepra@gmail.com

You might also like