Z G J o H U K

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Z G J O H U K O M B I I M , Z G J O H U !

(3)
(Beteja e përvetësuar)

Pikërisht në konsolidim e sipër të formacionit shpirtëror të sotëm të


kombit tonë, në brigjet lindore të Bizantit (buzëanë), aty ku ceken buzët e dy
kontinenteve, (e jo sic sërvir një TV privat, se u krijua nga një ‘kreko’ me
emrin Buzi-os, përsëri shqip, buzë osh, është), u shfaqen të kobëshme e të
etura, me egërsinë e popujve të pa civilizuar, hordhi esmere të panumurta
selxhuke, me callma e shallvare skifoze për ata që si kishin nisur braktisjen e
fustanellës, mbanin tirq e qillota, apo kapucë elegantë edhe sot!
Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonëshme të Perandorisë, territori i
tyre, erdhi vazhdimisht në rritje falë agresivitetit të një kombi të ri gjysëm
tartar, me etjen për grabitje e prosperitet në kurriz të tjerëve, që pavarësisht
konsolidimit shtetëror, në muzg të tij, kërkonin identitetin pas një trysnie
mijëvjecare, që tashmë ishte i trazuar, në ngjyra dhe staturë shpirtërore.
E pra ishte kjo periudhë që në viset perëndimore dhe jugore të Ilirëve,
u krijua një numur i pafund principatash, deri dhe mbretëri si ajo serbe (që
këta i thonë dhe ‘perandori’ si ajo e Haitit shek. 19, oreks tipik për popuj jo
të sojit). Me sa duket ishte një periudhë kur popullatat qëndronin indiferente
se pak interes kishte se kush i përftonte taksat mjaft të mos rriteshin, madje
ky kalim pushtetesh dorë më dorë, ndihmonte shmangien përkohësisht prej
tyre. ‘Bujarët’ vëndas, (shqip, e kanë dhe ‘pollonët’ vëllezër të Ilirit, mbetur
si fjalë që nga fillimet e identitetit të tyre si sinonim i sojit ose fisit mikpritës
e bamirës për shkak të fuqisë ekonomike dhe virtyteve të larta njërzore, që
kanë), kur panë lehtësinë për të shtënë në dorë pushtetet pa mund, nuk pritën
gjatë. Brënda një kohe të shkurtër krijuan një numur të madh principatash në
Iliri, dhe shpejt sfiduan serbët ardhacakë, duke i strukur brigjeve danubiane,
nga dhe kishte zbritur i pari i tyre që si derrarr rezultativ, kish lidhur martesë
me vajzën e një familje fisnike shqiptare, e prej saj qe bërë fisnik, bile duke
mbrritur gjer në fronin e një ... mbreti!? Por për nga fuqia, fama roli si faktor
vëndimtar për fatet e gadishullit, kanë qënë dy: - Balshajt dhe Topiajt. Tani,
kombi e gjuha jonë me dy dialektet kryesore, ishte e mirë konsoliduar, dhe
rolin kryesor për këtë, e kanë këto dy familje princërore. Eshtë për të ardhur
keq që përfaqësues të spikatur nga këto dinasti të reja, në rang europian, nuk
i sheh të përjetësuar në sheshet e qëndrat tona urbane, si c’do komb tjetër ..!?
As më pak e as më shumë qenë familjet më sfiduese në kontinent, mjafton të
përmëndim aktin e Princit të Topiajve që mori nuse për vehte kandidaten për
trashëgimtarin e fronit të Konstandinopojës, bija e një prej dinastive më të
mëdha europiane, në kalim e sipër nëpër territorin e tij, me guximin që vecse
zotër të ndërgjegjshëm për fuqinë dhe resurset e tyre mund ta kryejnë, duke
sfiduar hapur, dy familjet më të mëdha europiane. Dhe kështu nja 8-9 shekuj
më parë, kemi një degëzim prej dinastive më famoze të planetit, pa korsiv,
pikërisht ne Iliri, shumë shekuj më parë se ato të familjarizoheshin me këtë
gadishull! Por po ti referohemi antikitektit, peshorja e fisnikërisë anonte nga
rrëmbyesi. Ishin përfaqësuesit e kombit mes dy perandorive më brilante në
historinë e njërzimit, dhe fakti që ishin tharmi për ngjizjen e tyre, as i cekte
fare, se në genet e tyre qe koduar tashmë ‘bula’ e amësisë së popujve, si dhe
njëjësisë së tyre. Kishin kaluar disa mijëra vjet, dhe ata po aty! Më thoni një
bard të një kombi tjetër, që perifrazon ecjen e kohës si një nga më të lartët ne
panteonin e poetëve tanë, De Radës: -“ Lisa toka kish ndërruar, Ujët e ri të
detit, Ditësh t’reja kalthëronte ... ! Pyesni natyralistët, e do merrni vesh se në
këto tre fraza janë mijra, mijëra vjet a më shumë! E dinë këtë të ligjtë e kësaj
bote, ndaj dhe e ‘vranë’ vitin De Radian, të lansuar me zhurmë nga politika!
Ata e dinë mirë, po tashmë dhe ne ama, se gjuhën më të vjetër e ka kombi
më i ... vjetër, e ndaj kësaj të vërtete ‘vigjëlojnë’ si djalli temjanin, sot e mot!
Këtu e ka burimin tërë ai preokupim e këmbngulje për të fshehur të vërtetat
e mëdha e tjetërsuar ato, se dhe shekujt që erdhën më pas i ndihmuan. Pesë
shekuj pushtim otoman, pas të cilit një konfuzion politik, e ca më vonë një
mbretëri, për fat të keq me njolla sërbe, e cila që në fillim me të dërguarit e
saj, pikërisht për këtë u kujdes, që në tekstet shkollore të mos dilnin askurrë
këto të vërteta, c’ka shkonte dhe me turkofilët, që ende frymojnë mes nesh!?,
dhe mos përmëndim diktaturën pastaj me akademikë ‘sovjetikë’!?
Në kohën kur selxhukët nisën të kapërcejnë Dardanelet, (shqip dhe kjo
nga Dardanët në ato zona), kuptuan dy gjëra, e para që këto zona qenë vërtet
të pasura, dhe e dyta se vetëm një faktor aty mund ti pengonte ti rrëmbenin,
ai shqiptar, tashmë i konsoliduar dhe me shtrirje të gjërë. Nisën që ti quanin
‘arnavutë’, duke deformuar me keqdashje a injorancë emrin ‘arbanitë’, edhe
si pasojë e pagdhëndjes së tyre si komb rural aziatik, gati pa ... qytete!?
Pa u futur në aftësitë turke për të kuptuar dhe përdorur konfliktet mes
dy dyerve të mëdha princërore, Balshajve dhe Topiajve, do ndalem në castin
kur këta të fundit kuptuan se rreziku që u kanosej, qe për ekzistencën, shumë
larg përleshjeve kohë pas kohe mes tyre për ndonjë ‘mezhdë’ a ‘ujëra’. Sipas
kronikave rezulton se Topiajt në rast rreziku, mund të mobilizonin 30 mijë
ushtarë, gati dy herë më pak se Balshajt, fakt që turqit e kishin shfrytëzuar
me dinakëri për tua bjerrë fuqinë të dyve, duke u afruar ndihmë në përleshjet
me Balshën, i cili mund të nxirrte aso kohe plot 60 mijë ushtarë, një forcë jo
vetëm për tu marrë në konsideratë, por që detyronte dinastinë sërbe të rrinte
‘sus’ para tij duke e marrë përherë me të mirë, varësisht tekave të tij. Bosnja,
i tërë jugu i Serbisë, madje pjesa më e madhe e saj, (sanxhaku flet dhe sot), e
pothuaj deri ne Danub në lidhje me fiset Dake ‘analumase’, fliste dialekte te
shqipes, derën e Balshajve e ndjenin të tyren, e ata ishin zotër të një teritori
mjaft të gjërë për kohën. Qe nga principatat më të mëdha në kontinent!
Tani të nderuar lexues unë po u drejtohem juve: -Kush do ishte më i
rrezikuar nga invazioni otoman në se ai po shihej në horizontin europian???
Ka vetëm një përgjigje: -Iirët, gjegjësisht shqiptarët, tashmë konsoliduar si
komb dhe përhapur më gjërë se të tjerët në gadishullin që gjer në ato vite po
mbante emrin e tyre e ishte i pari në rrugën e fiseve osmane, dhe cdo trajtim
‘akademik’, i bërë asaj periudhe, duhet ristudjuar e rishkruar me vërtetësi!
Ishin pikërisht ata e askush tjetër, sic e vërtetoi koha më pas, që qenë
më të interesuarit për eleminimin e një rreziku tepër të madh që konstatuan,
dhe vunë gjithë c’kishin në dispozicion të rezistencës ndaj tyre duke u lidhur
në një aleancë të gjërë për betejën finale mes zotërve të gadishullit e turqëve.
Bëhet fjalë për atë që është tjetërsuar, tymnuar, fallsifikuar e më pas tundur,
si një flamur identiteti prej një populli jo fisnik e ardhacak me hajni, në një
Europë të flashkët, në themel të së cilës, qëndron sot e kësaj dite setenca: -“
Qesh mirë kush qesh i ... pari! ”, pra betejën e Fushë-Kosovës, (në se quhej
kështu?), në fund të gjysmës së dytë të shek. 14 -të, vitin e zi 1389!
Forca e bashkuar e dyerve europiane që përballoi furinë e hordhive të
pamatura turke, nuk e kalonte numurin 150 mijë, në një raport forcash 1 me
2 a 3. Pa cek se kush kish komandën, ndofta për rangun a moshën, (në këto
raste, kur vihej në pikëpyetje ekzistenca fizike kombëtare, s’viheshin re këto
gjëra, kur për më tepër, shqipfolësve u duheshin numur forcash, qoftë edhe
me lëshimin e komandës). Kështu umuri i ilirëve, gjegjësisht shqiptarëve, në
atë betejë i kalonte dy të tretat, se askush nuk mund të na mbushë mëndjen
se në atë betejë, princat kryesorë, Balshajt dhe Topiajt, shkonin për të vdekur
sic dhe ndodhi, duke lënë ushtarët që mund të mobilizonin në shtrat me gratë
e tyre, se dhe këta ushtarë e dinin se mund ti humbisnin ato përgjithmonë. Pa
frikë mund të mendohet se ishin rreth 90 mijë në komandën e Princave tanë
të lavdishëm, dhe po tu shtosh këtyre mijërat shqipfolës nën mbretin sërb, që
kishte dhe ai disa teritore shqipfolëse nën sundim, numuri i tyre kalonte 100
mijët, dhe aq e vërtetë është kjo, sa sulltanin e vranë pikërisht ata, jo vec për
trimërinë e aftësinë në luftim, por dhe si propabilitet, për shkak të numurit
shumicë në pjesëmarrje. C’do tjetër shkruar ndryshe, është tjetërsim! Serbët
kanë qënë shumë vigjilentë, dhe ja kanë arritur të krijojnë një imazh të rremë
sikur qenë ata që bënë betejën, madje duke ndjerë apatinë e shqipfolësve, që
nga ajo humbje se morën vehten kurrë, kanë stisur dhe insinuata të liga për
ta. Pas kësaj beteje, ata e patën shumë të lehtë. Sa era, cuan tërë inventarin
femëror të oborrit të tyre shoqëruar me gratë më të hijshme nga dyer fisnike,
drejt në haremin e sulltanit të ri, pa kërkesën e tij, c’ka u vlerësua shumë nga
ai, dhe shpëtuan. Veprim që shqipfolësit me staturën shpirtërore fisnike, të
formësuar tashmë, nuk do ta bënin kurrë. Më thoni ju një komb, ku që
vashat për të mos rënë në dorë të pushtuesit, hidhen nga shkëmbejt. Nuk ka
vënd te ne, që mos të ketë toponimin ‘guri i vashës’!
Por ata, luftëtarët e vërtetë të fushë kosovës, u goditën shumë rëndë!
Kishin luftuar gjer në fund me një trimëri të pazakontë, kishin fituar madje, e
kur mbreti sërb pa se beteja u fitua, kuturisi mes saj duke lënë kokën, me një
lehtësi idiote të paspjegushme dhe sot. Serbët, këta farë trimash me gra, pleq
e fëmijë të pambrojtur u tërhoqën në panik duke lënë të tjerët vetëm. Kjo, sic
ndodhte atëhere, solli reaksion zinxhir tek forcat e tjera të huaja, që balleshin
për herë të parë me turqit, dhe u fut paniku mes tyre, duke i lënë vetëm fare
shqipfolësit në fushë betejë, që i njihnin turqit në lufta, por që tani qenë 4-5
herë më pak e në fushë të hapët. E përsëri nuk e lëshuan logun! ‘Ja kthehemi
mundës, ja s’vijmë gjallë!’, gdhëndi Bajroni për ta, ADN - në e tyre, shekuj
më pas! Ajo që vazhdoi qe një masakër e vërtetë, edhe pse gjithkush e shiste
shtrenjt jetën e tij! ATA qenë aty, për të vdekur për vëndin e tyre, qënien e
tyre, pasardhësit e tyre, si para rendësit e tyre termopilas. Edhe sot, sentenca
e ‘këmbës së kalit në gjak, deri në gju’, në kombin tonë, mbeti nga ajo kohë
e deri më sot! Sot, punohet prej shekujsh për tjetërsim historie! Mirëpo nuk
konvenojnë të dhënat, dhe nuk gjejnë spjegim dekadat më pastaj! Pas kësaj u
bënë masakra gjithandej, kohë pas kohe, p.sh. tek ‘myzët’ Topiaj, turqit bënë
‘piramida me koka të prera’, por në zotërimet malore të Balshajve më pak. E
kjo solli pakësim numerik të forcës fizike shqiptare, dhe prej asaj beteje, nisi
zbehja e tyre si faktor, e si të mos mjaftojë kjo, kemi ‘volume’ sajese vulgare
sërbe, tipar jo fisnik. Tërë ngrehina e tyre mbi këtë betejë është gënjeshtër!
Katër dekada më pas filloi rezistenca në zotërimet e Arianitit, ku kish
akoma forca të paprekura, po dhe ato ishin pak në ato zona malore pa resurse
jetese e s’vazhduan gjatë. Më vonë, kur filloi epopeja Skënderbeje, si numur,
shqiptarët akoma se kishin marrë vehten, dhe asnjëherë, ky Fatos i Historisë
së Njërzimit tashmë, nuk mundi të mblidhte një forcë që të kalonte numurin
e rreth 15 mijë ushtarëve. Ishte pikërisht efekti i shuarjes së meshkujve tanë
në luftën e viti 1389 në fushat Dardane. Fill pas betejës, filluan emigrimet e
mëdha drejt Apenineve e vëndeve të tjera, për afro tre shekuj me radhë.
Vonë pas islamizimit të Dardanisë, shqiptarët e bënë të ... ‘tyren’!? ...
fitoren e turqve ... !?, (o kujë!), duke e thelluar vetë këtë të pavërtetë të zezë!
Zgjohu kombi im, zgjohu!

Ing.Ark. Ilir TARAJ

You might also like