Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

FARSA EUROPIANE ME ‘BALLKANIN PERENDIMOR’

Duke parandjerë prej kohësh, nga disa vibrime të lehta nënujëse fatin e
lëvizjes së lirë për bashkombsit e mij, “brita” fort 3-4 muaj më parë kudo në
redaksitë shqipfolëse duke menduar se me europianët nëpër këmbë e 007- at
e tyre, do isha dëgjuar. Por më kot se 3 muaj më vonë kur botuesit e kuptuan
se ishte e vetmja alternativë e botuan, vëndimet antishqiptare qenë marrë. Në
euronjuz Tv, aty ku shqiptarët ekzistojnë prej fillimit vec kur shahen, u shfaq
profili dhunues prej iraniani i Tadhicit në ajudencë te Papa, në atë zgërdhirje
lëpirëse prej krimineli që ledhatohet për krimet e kryera duke treguar hapur
se genocidi dhe krimet e gjakëshme në Ballkan, dekadën e fundit të shekullit
20, kishin suport europian e ndofta projekt i vjetër i tyre, se i tërhoqën zvarrë
amerikanët në ndërhyrje, të cilët i tradhëtonin ritmikisht me dëme jo të vogla
për ata. Makabre qe, se ato caste, po zbuloheshin varre masive me viktimat e
tyre. Hirësinë e tij, nuk jemi në gjëndje ta mësojmë, por që ta kujtojmë është
në të drejtën tonë, se ka dhe vëndi ynë jo pak të krishterë madje nga ata që i
kanë dhënë krishtërimit, shumë më tepër se tërë hordhia serbe e mbledhur së
bashku, e ka patur dhe të tjerë si ai, që bekuan krimin, por mbuluan me turp
Selinë e Shenjtë, e cila me sa duket ka harruar se masakruesit e klerikëve të
saj në Shqipëri, ishin pikërisht kopetë e ... tadhicëve! Thua mos i dinë
ndonjë kleckë nga këto që përfliten dhe e kërcënojnë derëbardhin? Janë
mjeshtra për kësi gjërash. Pas ndarjes në copa të Gjermanisë, kanë patur
kohë dhe resurse plot, zaten i pari i tyre Puthini, në Gjermani e ka
“produktin” e vet, dhe mos harrohet se Vatikani përherë është nga objektivat
e tyre primarë. Por mundet që pasuesit e ‘karteleve’ janë ngulur në
vëndimarrjen europiane. Tadhici prej Papës rendi te majtoshi i Spanjës, i cili
akoma nuk ka sqaruar masakrën ndaj të vetëve në trena, që flitet se u krye
për presion elektorati, para votimit, (një mjet tipik stalinist ku mund të kenë
dorë fabrikat e tyre të terrorit, që si lëndë të parë, kanë pjesën pajode të
islamikëve), me të cilin gati sa puthej, në një harlisje ogurzezë për Kosovën.
Ezmeri serb i saj Ivanovici, deklaroi hapur se Serbia nuk është më ajo e para,
është demokratike, pra ujku u bë dele, andaj Kosova duhet të bashkjetojë me
të, serbes fare, ndryshe nga më parë, me atë shqipen prej “shiftari” të tij,
duke harruar se konsumi idiot racor i taktikave të tyre shekullore i emërtoi si
: - “zogjtë e shkinës”! Aq shumë nuk e duan Shqipërinë, sa dhe linjat e gazit
e naftës i shmangin që aty, haptas!?
Qofsha i gabuar, po nëse ndihet sado pak ndonjë aluzion i tillë, duhet
të qëndrojmë fort pa asnjë lëshim që të gjithë, nja 20 miljonë me ‘arvanitë’ e
‘arnautë’, dhe që nga ky moment nuk ka vënd për politikanë që as ua ndjen
fare, por luftojnë me një tërbim shtazarak për të mbajtur duart në xhepat tanë
deri duke bërë me ‘gëzim’ për këtë situatë, dhe emërtime me ngjyrime fetare
për njëri tjetrin, vec të jenë kaluar. Ta dinë mirë se nuk do gjejnë vrimë ku të
futen nga zëmërata mbarëkombëtare, nëse nuk do ti paraprijnë situatat, dhe
pa një cm ankand nga territori, sepse edhe nga kanë dalë, nuk i nxë më, që
nga ai cast! ( Padije që prodhon tërë të ligjtë që nga nisja e Fillimit ).
Posa u botua “Britma”, m.gj.s. nuk gjëndet në asnjë sit, si me urdhër
filloi lakimi i dy kriminelëve serbë Karaxhic e Mlladic në Tv- të europiane.
Pikë e zezë, po pse me dy kriminelë të ndëshkuar do lahen krimet e Sërbisë
kur dhe premieri i saj është i përfshirë në krime? Duket qartë si një skenar i
pregatitur që duke britur fort e mbase dënuar këta të dy do mbulojnë të tjerët,
një naivitet vulgar dhe ofendues për cdo lloj auditori. Një ndër dhjetë syresh
është kriminel e duhet ndëshkuar për krime ndaj njërzimit. Farsat mbi krimet
e të tjerëve ndaj tyre janë një alibi humori të hidhur dhe turpërues për ata që
sajojnë këto profka. Medvedevi rendi në Sërbi, duke uruar si përherë për anti
perëndimin e tyre, e pas ca ditësh u shfaq në ekran me sh.t. z.Obama, duke i
rrahur këpucën pas dyshemesë, që na kujtoi fabulën e drejtorit me vartësen e
tij: -e di pse të kam thirrur?, teksa rrihte gishtin e mesit të dorës, mbi tryezë.
Paralel rendi dhe ministri turk te ne e në Bosnje, duke bërë më shumë dëme
se sa produkt, me atë sjelljen si në shtëpi, se sistematikisht me këto vënde në
shekujt 19- 20 -të, ka bërë klering me të tretë. As që i ndjente të tiat, e prova
më e fortë ishte masakrimi i Bosnjës, ku ndonjëherë hidhte ndonjë shashkë,
kur ai popull që besonte te ata, pothuaj u zhduk, se vërtet nuk ishin turq, sic
rreken ti quajnë qëllimisht këta ‘të tretë’ pareshtur gjer më sot, duke e lidhur
djallisht, udhën e europianëve më të vjetër të kontinentit, me të një vëndi me
trup 90% në Azi. Në se do na mendonin miq të sinqertë, sic pretendojnë me
zhurmë, duhet së pari nja 6 miljon ‘arnautëve’, tu njohin të drejtën e mësimit
të gjuhës amëtare, të paktën si fillim, sa mirë kur cirren për Ujgurët? Vec do
thënë, se sot, janë të nevojshëm për europianët, në pakicë, e reformat janë të
kapëshme për ta. ‘Tadhicët’ duke ndjerë se u ngritën petët e kësaj të vërtete,
na nxorën përrallën se po pakësohen, m.gj.s. nataliteti i tyre është .. rritur!?
‘Gospodët’ e tyre rrahin të na destabilizojnë, me rreshtimin e gjithë ushtrive
që kanë këtu, ‘majtas e djathtas’. Kanë dhënë prova. Do qe stërvitje për ta!
Vete një zonjë nga tvsh atje, e kur vjen, e shpall gjysmën e vëndit të ngujuar
për gjakmarrje, vete një ‘vip’ për tu kuruar atje, fup i biri na dëften cdo natë
Enverin e bëmat e tij, me ‘drapërin e cekanin’ duke u relaksuar, në .. ekran!?
U pranua kërkesa për aplikim për anëtarësim në BE. Turqit mos gaboj kanë
nja 20 vjet që presin pas dere. Nuk do ishte befasi i njëjti qëndrim edhe për
ne, sepse kemi fqinjë që nuk i urohen as hasmit, nga që janë proverbialë për
dinakëri, pabesi e keqdashje në gjithë planetin. Gjysma atje janë shqipofolës,
dhe shtypen me një egërsi të pashoqe. Emigrantëve tanë atje u afrohen tinëz
asfaljotë, duke i pyetur në se ndonjë arvanit .. flet shqip me ta!? Nuk i lënë të
flasin as në gjuhën e tyre, gjuhën e mëmës, sic porosit Jezui në Bibël, (dhe të
mendosh se është gjuha e mëmës së tij, që ‘rrasozinjtë’ e shkelin të parët !?),
duke na imponuar me forcën e vetos e duke kërkuar ‘qiqra në hell’ para syve
të Europës. Dyfytyra kokëfortë e saj, flet se po kërkon bastardimin si komb,
dhe tjetërsim të vlerave tona. Do ishte më mirë të shohim ngritjen e jetesës,
duke ‘vrarë’ përfundimisht korrupsionin, e jo duke u justifikuar se ka dhe në
perëndim. Mos harrohet se Europa ishte kolonialiste deri pak kohë më parë,
dhe që grabiste pa fre resurset e tjetrit. Përvetësohej aq shumë sa pikërisht qe
kjo, që solli dhe prosperimin aty. 500 vjet ‘turqëni’ u harruan? Në themi që
Turqia eci, e ata rrotull mbetën, ndodhi se qemë viktima të grabitjes së saj.
Ish kolonitë sot në planet as po e marrin vehten e as do ta marrin, se raporti
në distancë mund të afrohet po jo të barazohet me grabitësit. Greqia pati dhe
ka xhepat europianë që të lodhur nga kjo, bëjnë sytë qorr kur shohin sjelljen
shtazarake ndaj tërë shqiptarëve e tjerëve aty se ndjejnë lehtësimin nga barra
e asistencës. Prapë është e fundit në klasë, edhe pas një shekulli.Vrapi sot në
maratonën e ‘botës së tretë’, është vrapi për të kapur hijen! Kjo vetëdije, po
prodhon reagimin e dhunshëm, sot me etiketën “terrorizëm”, që kanalizohet
si ‘fetar’. Lindja e tij në vëndet e varfëra të ruzullit, është provë kokëfortë. E
ndjen Europa, disi këtë situatë, si pjesë të fajit të saj? Aspak. Të paktën ata
që banojnë në mesin e saj, e rezulton të jenë më të vjetërit e kontinentit, nuk
duhej të kishin kufij, të mos përmëndim numurin modest të tyre. Ajo që po
afishohet sot në mediumet e ndryshme, është një farsë. Europa nuk mund të
pretendohet si vënd i lirisë e të drejtave kur liritë e të drejtat e qytetarëve të
saj, dhunohen sistematikisht nga ajo vetë, duke na vënë e kërkuar kushte që
nuk i kanë as themeluesit e forumeve të saj sot.
Duhet të mos harrojmë të drejtat e shqipfolësve në vëndet anëtare të saj
dhe në vëndet e tjera kandidate ose jo. Një e drejtë që shkelet pafundësisht,
prodhon vetëm pasoja. Farsat janë gjithmonë shterpë. Gjithmonë kanë fund
të njëjtë, demaskohen. Kush ka gojë, do të flasë, e kush ka zë do të bërtasë.
Ka ikur koha e gojës kycur, ngaqë muri i sovjetëve, u ndërrua me murin e
Shengenit. Ska vënd për etikë në këtë mungesë të drejtpërdrejtë të saj nga
këta “mësues të lirisë”! P.E.-an harrojeni, aty nga “kartelet” e prurjet e reja
votohet “puthince”, mu si në festat e fundit të këngëve Europiane.

Ing.Ark. Ilir TARAJ


arking_it@yahoo.com

You might also like