Download as txt, pdf, or txt
Download as txt, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Mos u dashuro me mua!

€
€
Mos u dashuro me mua
se s'jam njeri,
mos u dashuro me mua
se ditët ikin
mos u dashuro me mua
se dashurinë mbrapsht s’e kthej.
€
Mos u dashuro me mua
se shpejt do të iki...
mos u dashuro me mua
se s kam shpirt, as gjak,
mos u dashuro me mua
se s të dua.
€
Mos u dashuro me mua
se nuk me honeps njeri,
mos u dashuro
se do jem gjithnjë larg
mos, se s jam femër...
€
Mos u dashuro me mua
se dashurinë nuk e kuptoj,
mos u dashuro
se do të na lidhin të dyve,
mos më dashuro
se do të të gjykojnë për mëkat,
€
mos u dashuro me mua
se kurrë më s do të mjaftojë një femër,
mos u dashuro me mua
se zoti do të mallkojë...
€
Mos u dashuro me mua
dhe nëse mundesh qëndro larg
zemrën mos e lër peng,
mos e ndërro atë me mua.
€
Mos më thuaj engjëll
se unë jam djall,
mos ëndërro, mos mendo,
as natë dhe as ditë
se unë do të shkrihem
në erën e acartë të dimrit,
mos mendo tryezën e madhe
me mua zonjë...
€
Kurrë,
kurrë,
kurrë,
mos i mendo!
€
Unë jam larg frymës,
zemrës, trupit dhe syve të tu...
€
Një ditë do më pyesni
dhe s’do përgjigjem emrin si e kam,
më ka humbur logjika,
është shfaqur vija e kuqe.
Trupi im do të jetë një dritare e mbyllur,
që askush s’do e thyej dot.
Sa herë të kthej kurrizin
me thikat e fjalëve mos më godisni,
më lini edhe mua të bëj diçka,
të paktën të eci
dhe pse rrëzohem,
të ngrihem sërish.
Më lini të shijoj gabimet e mia
dhe më të mëdha të jenë,
me lini të tërheq këmbët zvarrë
dhe buzët të mos më thahen nga etja.
Më lini të flas pa u ndjerë e përbuzur,
më lini të eci në rrotat e jetës
që shpejt shumë shpejt konsumohen.
Me lini të thërras emrin tim, tani që e mësova,
mjafton që e di s’ka rëndësi se si jam...
Mjafton që mish dhe gjak kam,
s’ka rëndësi çfarë ngjyre ka lëkura ime,
s’ka rëndësi nga jam,
s’jam dhe pse jam...
E rëndësishme është
të jem njeri,
të më njihni si njeri,
të më thërrisni në emrin tim.
€

You might also like