Shqiptarët Në Toronto Festojnë 8 Marsin Me Një Imazh Te Ri!-1

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Dr.

Ruki Kondaj-Antare e Kryesisë së Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze, Toronto

Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!

8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet
si festë kombëtare.Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture,
gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim
në këto 10 dekada.

Kjo ditë është globalisht e njohur edhe si dita e celebrimit të arritjeve politike, ekonomike ,
sociale dhe kulturore.Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të
cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi, është kremtuar për herë të parë në vitin 1910- në
Kopenhagen të Danimarkës ku u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder
të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në
shoqëri. Që prej asaj dite "Dita Ndërkombëtare e Gruas" morri dimensione të tjera, dhe filloi të
festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të
cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.

Pra në këtë vit ne festuam 100 vjetorin e ditës ndërkombëtare të gruas.

1
Shoqëria shqiptare nuk mund të ketë progres e sukses pa pjesëmarrjen e drejtë për drejtë të
femrës shqiptare, pa zërin shpirtëror, intelektual e krijues,- me forcën e logjikes dhe inteligjencës
jep fjalën e saj bindëse për procese të ndryshme të zhvillimeve jetësore në Shqipëri e jashtë saj.
Në këto proçese përfshihet edhe gruaja shqiptaro – kanadeze, që përbëhet nga intelelektuale, gra
fisnike, patriote, veprimtare të çështjes kombëtare dashamirëse të artit e kulturës,shkencës që i
shërbejnë qëllimit të përbashkët, mesazhit të integrimit të gjuhës, traditës e kulturës dhe
atdhedashurise.

Muaji Mars njihet edhe si muaji i festës të Nënës e Mësuesit. Festimi i Ditës ndërkombetare të
Gruas solli këtë vit një imazh të ri të harmonizimit të vlerave më të mira, të zërit e shpirtit
intelektual, krijues, mesazhit të mirësisë e të miqësisë në komunitetin e gruas shqiptaro –
kanadeze.Me 6 mars,në ambientet e Capitol Banket Hall Missiagua, në një aktivitet shume të
bukur - organizuar , nga zonja Antigoni Papastathi ish gazetarja, spikerja e televizionit publik
shqiptar, -u festua me këngë muzikë nga të gjjtha trevat shqiptare dhe jo vetem me gra, por me
familje e shoqëri, me shumë surpriza që e bënë edhe më të larmishme këte mbremje.

Një imazh te ri percjell në këtë aktivitet gërshetimi i shqiptarëve të hershëm dhe atyre të ardhur
kohët e fundit pas viteve ’90, duke festuar tashmë me ëndërrën e realizuar, si një komb i vetëm.

2
Mesazhi i përfshirjes së gjithë brezave, kryesisht rinisë, si e ardhmja dhe sigurimi i
vazhdimësisë së identitetit kombëtar. Jemi krenarë me këtë grup të rinjsh, të cilët përvec që janë
të suksesshëm në fushën e tyre, sjellin energji në afirmimin e identitetit tonë, ata po japin dicka
për komunitetin, dhe është me rëndësi logjike për ti përshëndetur.

Znj.Antigoni e njohur tashmë për organizimin e bukur të festës së 7-8 Marsit dhe festa të tjera,
çeli mbrëmjen me hyrjen në sallë të gjysheve, duke mbajtur në dorë nga një karafil dhe audienca
i shoqëronte me këngën e gjyshes, duartrokitjeve dhe dashurisë së pakufishme për të mirën, të
ëmblën gjyshe. Më pas në podium do të ngjiteshin mësonjëset, përcueset e dijes dhe edukimit të
brezave. Salla do të elektrizohej nga kënga e mësuesit, buqeta me lule ju dhuruan nga e reja
Bora Mila, studente në Universitetin Raeyrson dhe motra e saj Zigrida që perveç se është një
fotografe e talentuar , por ka edhe shume humor për të gjithë moshat.

3
Në këtë mbrëmjë me plot surpriza u presantuan me shume respekt katër profile të gruas
shqiptare - që përfaqësojnë trevat e Shqipërisë etnike – Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Çamëri.

Janë profile të veçanta zonjash, të nderuara, gjyshe, nëna, intelektuale, mësuese, aktiviste të
shquara të çështjes kombëtare, të nderuara në familje e në shoqëri të cilat e kam përgatitur me
shumë dashuri dhe u presantuan nga Antigoni me shumë profesionalizëm. Secila me vete
përfaqëson virtytet më të mira të gruas shqiptare. Duke respektuar imazhin e tyre, -respektojmë
dhe urojmë: Jetë të gjatë nënave tona, aty në atdheun e largët. E veçanta dhe supriza tjetër e
këtij aktiviteti ishte se sëbashku me Antigonin, ftuam poeteshën dhe publicisten e njohur
korçare, Raimonda Moisiu, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pjesë e këtij imazhi të
ri ishte dhe bashkëpunimi jo vetëm brenda komunitetit, por më tej me Amerikën, shkëmbim i
mendimeve, ideve, opinioneve dhe eksperiencave, me bashkërendim aktivitetesh me tematikë të
ndryshme. Me shume përzemërsi u presantua nga Antigoni për intelelektualen me botë të gjerë
e të ndjeshme, një aktiviste e shquar e lëvizjes feministe, që nëpërmjet penës së saj poetike,
publicistike, por edhe si nënë, si mësuese- ka ditur denjësisht të integrohet në rrethet intelektuale
të komunitetit shqiptaro - amerikan, por edhe atë të mirëfilltë amerikan. Ftesa që i bëmë
Rajmondës në “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, midis grave dhe familjeve shqiptare në Toronto,
ashtu siç e shpreha dhe në fjalën time përshëndetëse, e konsiderova si shkëndijën e parë të
bashkëpunimit, mesazhit të miqësisë dhe dashurisë njerëzore të grave shqiptare të Torontos dhe
grave shqiptare të Amerikes.

Në shenjë respekti Dr.Lindita Bushi përzgjogji një pikturë të një piktori kanadez që ju dhurua
Rajmondës në emër të një grupi grash të Torontos.

4
Ne fjalën e saj përshëndetëse , Raimonda falenderon organizatoret për ftesën e mundësinë që iu
ofrua për të qënë shpirtërisht dhe fizikisht në këtë aktivitet të shpalosjes së vlerave të gruas
shqiptaro- kanadeze, - ajo njëkohësisht falenderon shkrimtarin, poetin e publicistin Kristaq
Turtulli, - i cili ju pergjigj fteses sonë për të marrë pjesë në këtë aktivitet të larmishëm.
Pjesëmarrja e Shkrimtarit Kristaq Turtulli në këtë aktivitet ishte një vlerësim që i bëhet këtij
evenimenti për gruan shqiptaro-kanadeze, por edhe në respekt të poetes e patriotes së tij korçare
ku ju dha mundësia të takoheshn pas 13 vjetësh. Kam pasur fatin të jem prezent në promovimin
e librave të tij, i cili i ka i dhënë komunitetit shqiptar shume libra nga mëndja e pena e tij e
talentuar. Më ka lënë mbresa të veçanta dhe emocionuese shume vargje të poezive të tij dhe me
shumë dëshirë kam recituar disa vargje, sidomos –vargjet për më të shtrënjtën e të bukurën,-
NËNË.

5
Çaste emocionante do të ndiqnin takimin mbas më shumë se 35 vjetësh të poetes Raimonda
Moisiut me një nga bashkëstudentet e saj, mësuesen e Gjuhes Frënge, Znj. Hëna Karai,përqafime
e shtërngime duarsh, por edhe emocione,dikur studente, ndërsa sot të dyja janë bërë gjyshe.

Më pas Zonja Antigoni do te ftonte Teta Lirika Madulin, nga Dardha e Korcës, mesuesen 82
vjeçare, veteranen e luftës, që u emocionua shumë nga fjalët e ngrohta,e të perzemerta, të
përgatitura me shumë respekt, nderimin e mirenjohje per të si nënë, gjyshe e stërgjyshe,
mesuese, grua e bashkëshorte e virtytshme, por edhe një pasionante e patinazhit e tenisit.
Antigoni e shoqeroi Teta Lirikën nën tingujt e zërit të mrekullueshëm të Anita Takes për te
tavolina ku ishin ulur katër brezat e familjes Maduli.

Me pas ftohet Zonja Ismete Nuçi, kjo bijë e çamërisë,si gjithmonë e shoqëruar nga e bija,
emigruar herët në Kanada, një biznesmene dhe amvisë e mrekullueshme, një grua e palodhur qe
po ta pyesesh se çfare i pëlqen me shume ajo menjehere bën një levizje shumë të bukur që shpreh
se i pelqen vallja e që e heq gjithmone e para e pse jo dhe kënga. Profilet e tjera të Zonjave të
nderuara, ishin njëra nga Prespa e Maqedonisë dhe tjetra nga Kosova jonë. Nënë Mazai(aneja qe
të gjithë e thërrasim) ka lindur në Prespë dhe emigruar që më 1967, në fillim në Suedi e më vonë
në Kanada per me se 40 vjet.Nje grua punetore dhe nje familjare e shkelqyer, ka ngelur e ve që
në moshen 43 vjeçare e cila mbajti mbi supet e saj te brishta rolin e nënës e të babait duke rritur
dhe edukuar tre fëmijet e saj me dashurinë për njeri tjetrin e për njerëzinë. Ata sot kanë familjet e
6
tyre dhe drejtojnë një biznes të suksesshmëm.Për ti parë më shpesh e për ti mbajtur sa me afer
femijët aneja shpesh gjen sebepe për ti mbeldhur ata me darka e gosti.

Nënë Gjylja nga Kosova është nëna që ka dhjetë fëmijë të gjithe të martuar, me 32 nipër e
mbesa, një nënë e gjyshe e lumtur në familjen e madhe, e cila ka qef të mbahet mire e pse jo te
shetisë te gjithe fëmijët kudo ku janë, por ka dhe shumë humor që ja pason dhe bashkëshorti i saj
Rasimi!

Kjo mbremje shumë e bukur, mbresëlënëse u gjallërua shume nga gjithçka e bukur që u
presantua, me orkestrën e Torontos ,me këngëtar Shkëlqim Tafaj, me DJ-të përgatitur e drejtuar
nga Jeton Kaçi, me deshirën e madhe të njerzve për të kenduar e kërcyer dhe në veçanti të rinjve
që nuk u larguan për asje çast, madje njerës nga vajzat që kishte ditelindjen atë natë ju be një
surprizë urimi nëpërmjet mikrofonit.Gjatë gjithë kohës mbrëmja u filmua nga producenti i
Pasqyra TV në Toronto, Z.Ilir Lena, i cili si gjithnje është kudo kur e kërkojnë dhe kur dëshiron
të presantojë keto evenimente,të sjellë zerin e Shqipërisë këtu në Toronto por edhe njerez të
talentuar nga të gjitha fushat e jetes.

Mbrëmja mbyllet me mbresat më të mira, mes përshendetjesh, përqafimesh, shtërngim duarsh,


falenderimesh, autografe në librat që shkrimtarët Raimonda Moisiu dhe Kristaq Turtulli kishin
sjellë me ketë mbremje.

Toronto, Mars 2010!

7
8

You might also like