Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

,(BENTHEM, Xheremi (BENTHAM, Jeremy

filozof angl. (1748-1832). Një kohë ishte avokat, pastaj mësues privat. Është
përfaqësuesi më i rëndësishëm dhe themeluesi i utilitarizmit drejtim në etikë dhe në
filozofi përgjithësisht, i cili si parim themelor dhe kriter të veprimit moral e ka dobinë.
Ndërkaq, për Benthemin, qëllimi më i lartë i njërëzimit përfshihet në parullën e njohur
të tij «Lumturia më e madhe per numrin më të madh të njerëzve>> (the greatest
happines for the greatest number). Utilitarizmi i Benthemit inspirohet para së gjithash
nga kuptimi i angazhuar për dobinë e për-gjithshme. Për realizimin e këtij qëllimi
kërkoi kritere saktësisht të caktuara sipas të cilave do të mund të matej vlera e
mënyrave të ndryshme të veprimit si për të mirën e vetë atij për të cilin kryhet
veprimi, ashtu edhe për bashkësinë. Në këtë mënyrë krijoi tabelat e vlerave dhe të
jovlerave, në të cilat janë skicuar marrëdhëniet dhe nevojat e ndryshme invididuale
.dhe sociale, ëndja dhe joëndja me pasojat përcjellëse të dobishme ose të dëmshme

E mira, për B. janë kënaqësia dhe lumturia, kurse e keqja është dhembje, kështu që
gjendja e caktuar është më e mirë se tjetra nëse përfshin një shumë më të madhe të
kënaqësisë në krahasim me dhembjen ose një shumë më të vogël të dhembjes në
krahasim me kënaqësinë. E mira është lumturia e përgjithshme, mirëpo meqë secili
individ shkon pas lumturisë vetjake, është punë e ligjdhënësit të harmonizojë të
përgjithshmen dhe të veçantën, përkatësisht t'i harmonizojë interesat private. Për
shembull, të përmbajturit nga të vjedhurit është në interesin e përgjithshëm, por jo
edhe në interesin tim përveç nëse ekziston veprimi i ligjit penal që është mjet për
pajtimin e interesit individual me interesat e bashkësisë. Në fillim ishte konservativ,
ndërsa më vonë mbrojtës i demokracisë dhe ateist, mirëpo tërë jetën ngeli i matur dhe
kundërshtar i kryengritjeve («Luftërat dhe kryengritjet janë më të mira kur lexojmë
.(«mbi to, mirëpo paqja dhe qetësia më lehtë përballohen

B. në bazë të tezave të tij mbi «interesin e kuptuar drejt» kërkoi të bëhen reforma në
një seri entesh të shoqërisë qytetare. Mirëpo, njëkohësisht ngeli në suazat e moralit të
vetë kësaj shoqërie, duke absolutizuar vlerat themelore të saj, kështu që edhe Marksi e
.«quajti «gjeni të marrisë borgjeze

You might also like