Berati

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Kujtdo qe i eshte dhene mundesia te vizitoje Beratin ka mbetur i mahnitur.

Jo
vetem nga bukuria e tij e ralle, por edhe nga bujaria dhe mikpritja
beratase.Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes te kater maleve e te duket si
nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit , Mali i Shpiragut , Mali i Gorrices dhe
Kalaja.Sipas legjendes dhe gojedhenave ne ate kohe ishin dy vellezer. Vellai i
madh quhej Tomorr dhe vellai i vogel quhej Shpirag. Kishin edhe nje moter te
vetme qe quhej Kala. Pasi i shpallen lufte njeri tjetrit, Shpiragu i qellon me
topa Tomorrit duke e bere me gropa, ndersa Tomorri i qellon me shpata
Shpiragut duke e bere me vija. Kalaja, motra e tyre qe i donte aq shume, nga
te qaret , lotet e saja krijuan Lumin Osum.Tomorri, 2416 metra i larte mbi
nivelin e detit. Me hijeshine e tij te rende. Me deboren e vete mbi krye qe i
qendron dimer e vere pa u shkrire. Me ujin e ftohte si kristal. Me kullota dhe
me blegtori te shendetshme. Tomorri, ku aq bukur i kane kenduar Naimi e
Cajupi, eshte prezantuesi i pare ne kete qytet dhe kur e sheh nga larg te
duket sikur te thote:Kur qendron para Tomorrit e kthen koken pas, te shfaqet
vellai tjeter Shpiragu. O Zot, cbukuri. Carkitekture e rralle e natyres.
Vertet shpata e Tomorrit i krijoi keto viza mbi mal aq simetrike?! Ralle se gjen
nje mal te tille.Ne mes te qytetit ngrihet madheshtore kalaja e lashte me nje
histori te madhe e te vecante e te duket se cdo vizitori qe ka ardhur ne Berat
sikur ia ben me sy per tu ngitur lart e per ta vizituar. Pasi i ngitesh mes ajrit
te paster te pishave, ne hyrjen e saj kryesore te bie ne sy menyra e lashte e
ndertimit. Muret e saja te ndertuara me gure te medhenj te thone, ketu eshte
Iliria. Kalaja e Beratit me bedenat e saj eshte deshmitare e atyre koherave, e
qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i
shenjte per vete faktin se brenda ne te ndodhen shume kisha me pikturat e
tyre te fameshme te ndertuara nga mjeshtri imadh Onufri dhe biri i tij
Nikolla.Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja sikur je brenda nje dekori
te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem nje iluzion. Nuk jeni ne ndonje
dekor filmi, jeni ne ate qe quhet: BERAT 2400 VJECAR.Mangalemi dhe
Gorrica. Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e ndertuara njera mbi
tjetren, qe asnje piktor sdo ti vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin
Beratit : Qytet i nje mbi nje dritareve.Rrugicat e ketyre lagjeve jane te
shtruara me kalldrem, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kane lene
trashegim brezave me te rinj. Qytet i kultures se lashte, ku nga gjiri i tij kane
dale shume artiste te njohur te skenave tona. Kujtojme ish solisten e pare ne
Ansamblin Shteteror te kengeve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar
Mediha Lubonja(Velcani), veteranen e kenges popullore Virgjini Mile, bilbili i
kenges qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrie Saraci, vellezerit Dhimiter
e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku e shume te tjere, si dhe artistin e
mirenjohur te humorit Sejfulla Myftari ose sic i therasin Cekja. Nuk ka shtepi

jo vetem ne Berat, por ne gjithe Shqiperine ku te mos kete hyre humori i


Cekes.Qytet i vizitoreve te shumte. Por vlerat e tij sot jane edhe me te
medha sepse Berati para 1 viti u fut ne UNESCO! Sot e gjithe bota e njeh
qytetin tone si nje nga vendet turistike me te bukura ne bote. do dite e me
shume I shtohen vizitoret e ketij qyteti. Mijera qytetare te huaj kalojne nga
qyteti yne dhe mbeten te mahnitur per ato qe shohin dhe fotografojne.

You might also like