Semundjet e Ezofagut

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

SEMUNDJET E EZOFAGUT

EZOFAGITI
Definicioni, etiologjia dhe patogjeneza
Demtimi i mukozes se ezofagut percillet nga inflamacioni i saj i njohur si ezofagit. Ai mund te kete ecuri
akute dhe kronike dhe eshte pasoje e faktoreve kimike, mekanike dhe infektive. Ezofagiti akut mund te
shfaqet gjate infeksioneve (kandidiaza, difteria, tifo abdominale) shpesh here me zgjerim te infeksionit
prej gojes, faringut ose laringut. Ezofagiti akut mund te jete edhe i natyres korrozive (ezofagiti akut
korrozive) si pasoje e demtimeve kaustike te rastesishme ose te qellimshme (tentime per vetvrasje)
sikurse me sode kaustike, acide te ndryshme ose uje te vale. Ezofagiti kronik ndonese mund te shfaqet te
alkoolistet kronike, me se shpeshti eshte pasoje e refluksit te lengut gastrik ne ezofag per nje kohe te gjate
(ezofagiti kronik nga refluksi) i njohur klinikisht si semundja e refluksit gastro-ezofageal (GERD). Lengu
acidik i lukthit demton mukozen ezofageale duke shkaktuar ndryshime inflamatore si hiperemi, erozion
ose ne raste me te renda edhe ulceracion. Njihen disa faktore qe kontribuojne ne zhvillimin e GERD-it:

abnormalitetet e sfinkterit te poshtem ezofageal,


prezenca e hernise hiatale,
klirensi jo-adekuat ezofageal (peristaltike defektoze e ezofagut),
zbrazja e vonuar gastrike,
shtypja e rritur intra-abdominale,
obeziteti dhe faktoret dietare.

Cilido nga keta faktore mund te marre primatin ne nje rast individual me GERD por ne te shumten e
rasteve kemi prezencen e me shume se nje faktori.
Tabloja klinike
Simptoma themelore te i semuri me ezofagit jane urthi (pyrosis-djegie retrosternale), dhembja
retrosternale, disfagia, odinofagia si dhe regurgitimi i permbajtjes gastrike ne goje. Simptomat behen me
te shprehura ose provokohen me te gelltitur ushqimin ose lengje si dhe me nderrimin e pozites trupore
sikurse gjate perkuljes ose shtrirjes gje qe favorizon refluksin. Rendesa e simptomave nuk eshte e
nderlidhur me shkallen (histologjike) e ezofagitit pra korelacioni mes tyre eshte i varfer. Dhembja ne
kraheror nganjehere mund te jete e madhe dhe te imitoje nje angina pectoris, me gjase dhembja ne keto
raste vie nga nje spazme e ezofagut e nxitur nga refluksi.
Komplikimet
Per shkak te proliferimit te indit lidhor ne muret e ezofagut mund te vie deri te striktura/stenoza (beninje)
e ezofagut e cila prezantohet me disfagi qe eshte me e shprehur per ushqimin e forte se sa ate te lenget.
Nje gjendje pre-malinje e njohur si ezofagu i Barretit eshte komplikim i GERD-it. Te ezofagu i Barret-it
per ti bere balle me mire lengut gastrik, mukoza e pjeses se poshtme te ezofagut i nenshtrohet
metaplazionit gjate te cilit epiteli normal skuamoze shnderrohet ne ate kolumnar (cilindrik) te tipit gastrik
ose intestinal. Komplikime te ezofagitit jane edhe perforacioni, gjakderdhja dhe anemia percjellese.

Diagnoza
Per vertetimin e ezofagitit mund te behet ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik si edhe
monitorimi 24-oresh i pH-se intraluminale. Marrja e biopsise eshte e dobishme ne rastet me ezofag te
Barret-it. Ne diagnoze diferenciale duhet dalluar nga angina pectoris dhe semundjet malinje te ezofagut.
Mjekimi
Mjekimi i ezofagitit varet ne radhe te pare nga shkaktari. Nese eshte pasoje e nje infeksioni atehere
trajtohet me antimikrobiket adekuat. Ne rast te refluksit-GERD shfrytezohen antacidet, inhibitoret e
pompes protonike (PPI) dhe H2 bllokatoret qe te menjanohet efekti demtues i lengut gastrik. Efektive
mund te jene edhe barnat prokinetike. Humbja ne peshe, shmangia e ushqimit precipitues dhe ngritja e
pjeses se siperme te trupit ne shtrat jane disa nga masat e pergjithshme qe permiresojne gjendjen e te
semurit me GERD. Tek ata te te cilet nuk arrihen rezultate permes masave te siperpermendura mund te
kryhet nderhyrja kirurgjike.

HERNIA HIATALE
Hernia hiatale eshte forme e shpeshte e hernive diafragmale qe karakterizohet me kalimin (hernizimin) e
kardias dhe fundusit permes hiatusit ezofageal ne zgavren e kraherorit. Ekzistojne tre tipe te hernise
hiatale:

Hernia aksiale (rreshqitese)


Hernia jo-aksiale (paraezofageale)
Hernia e tipit te kombinuar

Hernia rreshqitese eshte tipi me i shpeshte, ajo perben 95% te rasteve. Ne hernien rreshqitese nje pjese e
fundusit te lukthit me junksionin gastroezofageal ngjiten (rreshqasin per se gjati) neper hiatusin ezofageal
ne toraks ku formohet nje zgjerim (dilatacion) ne forme kembane. Per dallim nga tipi rreshqites, hernia
paraezofageale karakterizohet me futjen e nje pjese te fundusit krah ezofagut ne kafazin e kraherorit
perderisa junksioni gastroezofageal mbetet ne vendin e tij normal.
Patogjeneza
Faktoret qe mundesojne zhvillimin e hernise hiatale jane zgjerimi i hiatusit ezofageal nga zvogelimi i
tonusit muskulor, zvogelimi i elasticitetit te indit lidhor ose diafragma e dobet kongjenitale. Pervec ketyre
rritja e shtypjes intraabdominale sikurse gjate kollitjes, vjelljes, shtatezanise, obezitetit kontribuojne ne
krijimin e hernise. Refluksi i permbajtjes gastrike qe mund te paraqitet te hernia hiatale eshte pasoje e
humbjes se gradientit te shtypjes ne mes te kavitetit abdominal dhe atij torakal i cili ne kushte normale
ngushton hiatusin, gjithashtu ne refluks rol luan edhe zhdukja e kendit te pjerret ne mes te kardies dhe
ezofagut.

Tabloja klinike
Ndonese ne te shumten e rasteve asimptomatike, hernite hiatale mund te percillen me refluks te
permbajtjes gastrike gje e cila manifestohet me simptoma perkatese: djegie retrosternale (urthi),
regurgitimi, spazmi (shiko ezofagitin).
Komplikimet
Ezofagiti, ezofagu i Barret-it, striktura e ezofagut, ulcera peptike e ezofagut, perforacioni, gjakderdhja,
anemia, volvulusi i hernise.
Diagnoza

Te dhenat anamnestike, ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik

Mjekimi (shiko ezofagitin)

AHALAZIONI
Definicioni, etiologjia dhe patogjeneza
Ahalazioni eshte crregullim funksional te i cili mungon relaksimi normal i pjeses perfundimtare te
ezofagut. Deri te kjo vie si rrjedhoje e 1. hipertonicitetit te sfinkterit te poshtem ezofageal qe deshton se
relaksuari ne pergjigje ndaj procesit te gelltitjes dhe 2. aperistaltikes. Shkaktari nuk njihet (dyshohet per
etiologji autoimune, neurodegjenerative, virale) por eshte verejtur lirimi defektoz i neurotransmitereve
(oksidi nitrik) nga ana e neuroneve inhibitore ne sfinkterin e poshtem ezofageal si dhe inflamacioni i
pleksusit mienterik me reduktim te numrit te qelizave ganglionare. Pra te ahalazioni kemi nje disfunksion
neuromuskulor i cili prodhon nje obstruksion funksional te ezofagut i shoqeruar edhe nga mungesa e
valeve peristaltike prepulzive gje qe pamundeson kalimin adekuat te ushqimit prej ezofagut ne lukth dhe
keshtu ushqimi fillon te ngec ne ezofag (staze) dhe si pasoje ndodhe dilatimi dhe ndryshimet inflamatore
te ezofagut. Pjesa e poshtme e ezofagut eshte plotesisht e ngushtuar kurse pjesa proksimale e zgjeruar, kjo
njihet si megaezofagus.
Tabloja klinike
Simptomat qe shoqerojne ahalazionin jane: disfagia, ndjesia e presionit ne epigastrium dhe regurgitimi i
ushqimit nga ezofagu i dilatuar. Disfagia zhvillohet gradualisht dhe ne fillim eshte intermitente dhe me e
theksuar ne ushqim te forte. Regurgitimi i permbajtjes se ezofagut me se shpeshti ndodhe gjate shtrirjes
vecanerisht naten (regurgitimi nokturnal). Disa te semure nganjehere perjetojne episoda te dhembjes ne
kraheror qe jane pasoje e spazmeve te ezofagut e te cilat nganjehere gjasojne me dhembje te origjines
kardiake.
Komplikimet
Per shkak te stagnimit te ushqimit ne ezofag mund te lajmerohen ndryshime inflamatore te mukozes, pra
nje ezofagit. Mund te ndodhin edhe erozione, ulceracione dhe gjakderdhje. Gjate regurgitimit te ushqimit
nga ezofagu mund te aspitohet permbajtja dhe te shfaqet pneumonia aspirative. Eshte hetuar nje incidence
e rritur e kancerit ezofageal te personat qe vuajne nga ahalazioni.

Diagnoza

Ekzaminimi endoskopik, ekzaminimi radiologjik

Mjekimi
Trajtimi farmakologjik pergjithesisht jep rezultate te dobeta. Ahalazioni mund te trajtohet ne menyre
endoskopike me dilatim pneumatik permes balones se pozicionuar ne sfinkterin e poshtem ezofageal. Ne
menyre endoskopike mund te behet edhe injektimi i toksines botulinike ne sfinkterin e poshtem ezofageal.
Nese keto metoda nuk kane sukses atehere mund te kryhet edhe intervenimi kirurgjik - miotomia e njohur
si operacioni i Heller-it.

You might also like