Professional Documents
Culture Documents
Kriminal Is Tika
Kriminal Is Tika
thelluara apo 3d siq eshte gjurma e kembes ne reren e bute apo balte, bore etj. Kjo
metode zbatohet qe fillimisht gjurma pastrohet nga mbetjet eventuale (letra,
gjethet) pergaditet nje kornize e cila behet me e madhe se gjurma dhe vehet ne
korniza mbi gjurme, mirret gipsi I cili tretet dhe derisa eshte ne gjendje te lenget
hedhet mbi gjurme apo kornize. Derisa eshte gipsi I paforcuar ne te vehen disa
copeza teli qe sherbejne si sforcuar (armature) lihet disa minuta ai forcohet dhe
keshtu eshte fiksuar gjurma e thelluar.
Metoda per fiksimin e gjurmeve traseologjike: Me fiksimin te gjurmeve
nenkuptojme veprimet me te cilat nje gjurme mirret apo hiqet nga vendi I ngjarjes
respektivisht me ndonje forme tjeter pasqyrohet ne ndonje document qe te
procedohet si prove procedural per ndriqimin e vepres penale. Metodat kryesore per
fiksimin e GJ.T- jane : Pershkrimi ne procesverbal, Fotografimi, Matja, Skicimi,
Paketimi, Mullanzhimi.
Mekanizimi I formimit te gjurmeve traseologjike: Per tu formuar gjurmet
traseologjike duhet te ekzistojne se paku dy sende te cilat kane forme dhe structure
te caktuar si dhe krijojne ndonje lloj te kontaktit ndermjet veti. Kontaktet te cilat
shkaktojne gjurme traseologjike mund te jene te natyrave te ndryshme , kurse
sendet gjate kontakteve mund te jene: Gjurmelenes dhe gjurmemarres, mund te
ndodhe qe I njejti send te jete edhe (gjurmelenes, gjurmemarres). Ndersa natyra e
kontaktit mund te jete (mekanike, termike, kimike)
Gjurmet traseologjike mund te krijohet edhe pas kontaktit te natyres mekanike
qe d.m.th sendet kane karakter dinamik apo static dhe si pasoje shkaktohet gjurma.
Kontakti Dinamik: Njeri prej dendeve apo dy sendet jane ne levizje te caktuar qe
si pasoje e levizjes shkaktohet gjurma). Kontakti mekanik: Thuhet se ka karakter
static ateher kur gjurma krijohet edhe kur sendet nuk jane ne levizje e siper.
Levizjet qe shkaktoje gjurmet mund te jene: forme te goditjes, forme te
shpuarjes, forme te gervishjes, forme te ferkimit, forme te prejres, forme te
sharrimit.
Disa gjurme treaseologjike per shkak te madhesise se tyre mund te shiqohen pas
shiqimit me mjet zmadhues (llupa zmadhuese) Mikrogjurmet nuk mund te
identifikohen me syrin e njeriut,
Fotografi Kriminalistike- Quajme cdo lloj te fotografise e cila mund te perdoret
per nevojat e regjistrimit kriminalistik, zbulimin dhe ndriqimin e veprave penale.
Fotografia regjistruese (identifikuese) , Fotografia operative, Fotografia
Hetimore.
Fotografia regjistuese: me te cilen regjistrohen kryesit e veprave penale me
qellim te identifikimit te tyre, kjo teknike quhet edhe fotografi identifikuese.