Feja Dhe Nacionalizmi

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Disa udheheqes politike te shteteve te medha kujtojne se eshte merita e tyre qe jane ne

pozicionin e drejtimit te politikes boterore. Per ta bere me te qarte kete po citojme


dialogun e zhvilluar ndermjet Pilatit dhe Jezusit nga ungjilli i Gjonit kapitulli 18-19 kur
ky i fundit iu dorezua nga farisenjte per t’u gjykuar.

-Dhe Pilati tha: Domethene ti je mbret? Jezusi u pergjigj:

-Ti thua qe mbret jam une. Une per kete kam lindur dhe per kete erdha ne kete bote, per
te treguar te verteten. Çdo njeri qe eshte me te verteten degjon zerin tim.

-I thote Pilati: Kush eshte e verteta dhe me tej.

-Dhe hyri Pilati perseri brenda dhe i thote Jezusit: Nga je ti? Ndersa Jezusi nuk i dha
asnje pergjigje atij.

-I thote Pilati: Tek une nuk pergjigjesh, nuk e di qe kam pushtet te te kryqezoj dhe
pushtet te te liroj?

-U pergjigj Jezusi: Nuk do kishe asnje pushtet mbi mua ne qofte se nuk do te te ishte
dhene nga lart (domethene nga Zoti), prandaj t’i qe do me dorezosh do te kesh mekatin
me te madh.

Ne kete dialog del e qarte qe asnje njeri ne kete bote duke perfshire dhe me te fuqishmin
nuk eshte merita e tij qe ndodhet ne ate pozicion dhe asgje nuk behet pa vullnetin e Zotit.

Duke kaluar ne pikepamjen fetare per nacionin (kombesine) del qe feja pranon identitetin
kombetar, domethene qe nje njeri eshte francez, tjetri italian, tjetri gjerman, tjetri kinez,
tjetri shqiptar e keshtu me radhe. Po kur vjen puna qe ne politike luhet karta e
nacionalizmit dhe kur dikush fillon te postuloje superioritetin e nje kombi karshi nje
kombi ose kombeve te tjera, ketu biem ne kundershtim me parimet fetare.

Si ne dhiaten e vjeter, si ne ungjill ashtu edhe ne kuran njerezit vleresohen ne baze te


besimit dhe jo te nacionalitetit.

Eksperienca historike e dy shekujve te fundit ka treguar se ne shumicen e rasteve karta e


nacionalizmit eshte luajtur nga disa udheheqes shtetesh kryesisht ateiste per te
perqendruar pushtetin ne duart e veta dhe per te kaluar ne diktature. Duke filluar me
Napoleon Bonapartin ne fillim te shekullit te 19-te dhe pastaj duke kaluar te Hitleri dhe
Stalini rreth mesit te shekullit te 20-te, Mao Ce Dunin ne Kine dhe Enver Hoxhen ne
Shqiperi dhe Millosheviçin ne Serbi, Sadam Husseinin ne Irak etj, eshte luajtur ne fillim
me karten e nacionalizmit dhe me vone pasi kane perqendruar pushtetin ne duart e veta
kane kaluar ne diktature te eger, diku me shume e diku me pak ne shumicen e tyre qe
tashme dihet nga te gjithe.

Librat fetare asnjehere nuk kane vleresuar njeriun nga kombesia, por nga shkalla e
besimit tek Zoti. Ne ungjill thuhet qe shkoni tek te gjitha kombet (fjalet e Jezusit), te
predikoni ungjillin po keshtu edhe ne Kuran qe thuhet se kurani eshte shpallje per te
gjithe boten. Bile ne nje hadith te profetit Muhamed thuhet qe nuk eshte me i mire arabi
nga jo arabi ne shkallen e besimit (dhe jo si disa puritane islame te grupit te Bin Ladenit
dhe ndonje tjetri qe postulojne superioritetin e kombeve arabe karshi kombeve te tjera).

Komunizmi qe ka dashur te vere ne organizimin e jetes shoqerore parimet e ungjillit duke


hequr Zotin si rregullues absolut i kesaj jete ne kete bote perfundoi ne nje diskreditim dhe
disfate te turpshme.

Ne menyre te veçante ne baze te aktualitetit deshiroj t’u drejtohem nacionalizmit dhe


nacionalisteve serbe.

Ju mendoni se po ju behet padrejtesi historike per ngjarjet qe ju kane ndodhur ne vitet e


fundit. Por une do te perpiqem ta trajtoj nga ana fetare.

Se pari, ju keni qene kombi brenda kuadrit te ish-Jugosllavise qe keni perhapur


ideologjine komuniste dhe ateiste ne vendet ballkanike, bile ne Greqi qe per fat te keq ka
mjaft ateiste akoma edhe sot ideologjia komuniste e perhapur nga Moska staliniste
nepermjet jush ne Ballkan shkaktoi nje lufte civile me shume viktima.

Se dyti, ne raport me shqiptaret paraardhesit tuaj brenda kuadrit te ish-Partise Komuniste


jugosllave si Miladin Popoviçi, Velimir Stoiniçi, Stefan Mugosha etj, vendoset ne krye te
Partise Komuniste shqiptare nje ateist te terbuar Gjirokastre, Enver Hoxhen, i cili
shperfytyroi bazen morale te kombit shqiptar ne nje lufte te eger antifetare te hapur qe
nuk kishte ndodhur tek asnje nder vendet ish-komuniste, dhe pastaj late duart si Pilati
edhe iket.

Atehere, ju nacionaliste serbe kujtoni se do te ngeleni te pandeshkuar nga Zoti per kete
pergjegjesi historike? Mos iu shkoje mendja, do te pergjigjeni nje me nje per hapjen e
ideve ateiste dhe komuniste ne Ballkan me pasojat e tyre. Koha do ta tregoje ate.

Ndersa ata qe e duartrokiten Enver Hoxhen per luften e tij te paskrupullt antifetare bashke
me disa servile qe e rrethonin dhe disa sekretare partie injorante u pagua me nje
tranzicion shume te dhimbshem qe e kemi pare te gjithe gjate 17 viteve.

Ne kohen tone vihen re dy fenomene qe lidhen me tolerancen. Nga ato vende qe kam
pare une deri me sot se ne kohen e Hoxhes kam qene i izoluar ne majat e maleve per nje
kohe te gjate, bile do te ishte nje enderr per te dale jashte shtetit.

E para eshte toleranca nacionale. Nder vendet me tipike qe kane aplikuar tolerancen
nacionale qe per mua eshte e admirueshme jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne kete
vend te madh, qytetar i te cilit jam edhe vete nuk vleresohet njeriu as nga kombesia dhe
as nga raca, nuk behet dallim nese je i bardhe apo i zi, a je evropian apo aziatik, por
vleresohet nga aftesia ne pune dhe nga bagazhi intelektual. Mendoj qe te tjeret duhet te
marrin eksperience nga Amerika ne kete fushe dhe te mos merren me fraza nacionaliste si
kohet e fundit Ugo Çaves ne Venezuele qe ne shumicen e rasteve kane synim per te
grumbulluar pushtetin.

E dyta, eshte toleranca fetare. Mendoj se çdo njeri duhet te shikoje me syte e tij nje gje
dhe jo te niset nga fjalet e te tjereve. Kete tolerance fetare e kam pare ne Turqi ku isha
para disa ditesh ne Stamboll dhe vura re nje dukuri befasuese per mua.

Meqenese me nje grup miqsh te mi te vjeter vizituam disa spitale te Stambollit si


“Metropolitan” etj per çudine time, ne katin e pare te ketyre spitaleve pashe afer njera-
tjetres nje kishe ortodokse te vogel, nje kishe katolike te vogel, nje sinagoge izraelite dhe
sigurisht edhe xhami dhe secili mund te falej sipas besimit te vet. Gjithashtu ne qytetin e
Stambollit kishte rreth 270 kisha dhe mjaft sinagoga. Keshtu qe faktet hedhin poshte
opinionet dhe pasionet personale qe ne shumicen e rasteve nuk jane objektive, por
subjektive. Dhe ne Shqiperi kemi nje tolerance fetare ndermjet feve kryesore, por
toleranca qe kam pare ne Stamboll eshte mbreselenese.

Me ne fund jane disa klerike kryesisht peshkope, por edhe fetare islamike, ekstremiste qe
u bejne iso politikaneve nacionaliste, duke shkelur ne menyre flagrante librat e
shpalljeve. Keta ne menyre te sigurt jane te çregjistruar nga pozicioni fetar dhe ndeshkimi
i tyre diten e gjykimit do te jete i madh. Jezusi ka thene se ai qe do te jete i pari duhet te
jete sherbetor i te gjitheve. Dhe nuk matet besimi dhe shenjteria nga rrobat e stolisura dhe
as nga limuzinat qe t’u mbajne çadrat disa vartes tuaj, gje qe e bejne edhe disa politikane
pa bazament, me teper per t’u dukur. Ndeshkimi juaj, klerike te nderuar, do te jete shume
i dhimbshem, edhe ferri ose xhehenemi do jete i hapur per ju.

Materializmi i shfrenuar i diteve tona qe per fat te keq e kane edhe disa klerike po çon
shoqerine njerezore ne nje polarizim agresiv dhe drejt tatepjetes, por edhe kjo tatepjete
morale do te kete fundin e saj dhe ndeshkimi i Zotit do te jete atehere kur nuk e prisni.

You might also like