Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Sfidat politike dhe juridike të Unionit Europian

në dritën e Traktatit të Lisbonës

Bahri M.Gashi

Shikuar në retrospektivë, historiku i negociatave për Traktatit të Lisabonës ka


filluar më 13 dhjetor 2007, liderët e BE nënshkruan Traktatin e Lisbonës. Gjatë dy viteve
vijuese ky traktat u ratifikua nga të gjitha vendet anëtare, me vonesa të caktuara nga
Irlanda dhe Çekia. Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare të BE, Traktati i Lisbonës i
cili hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009. Por çfarë në esencë është ky traktat nga shumë të
tjerë, në raport me vet sfidat e BE –së, krijimit të institucioneve të reja, aspketet e
zgjerimit e sidomos atyre të zgjerimit drejt Ballkanit perëndimor.

Traktati i Lisbonës, pas takimit të kryetarëve dhe shefave të qeverive të 27


vendeve anëtare të Unionit Evropian, të datës 13 dhjetor të vitit 2007, të mbajtur në
Lisbonë të Portugalisë, u hodh në aprovim nga shtetet e unionit veç e veç dhe kaloi nëpër
një rrugëtim dyvjeçar deri sa në fund pas disa ngërçeve edhe u aprovua nga të gjitha
shtetet anëtare të UE-së. Problem paraqitën Irlanda e cila një herë nuk e ratifikoi me anë
të referendumit, për ta kaluar në herën e dytë, hezitimi nga ana e Polonisë dhe së fundi
nga Republika Çeke dhe Presidenti i saj Vaclav Klaus. Meqë Gjykata Kushtetuese e
Çekisë dha një verdikt sipas të cilit Traktati nuk është në kundërshtim me Kushtetutën
Çeke dhe pas një presioni të madh ndaj Presidentit Klaus, ai e nënshkroi dhe sipas
dispozitave, ai, më së voni hyn në fuqi më datën 1 dhjetor të këtij viti siq thuhet në
artikullin në gazetën “Info Press P r i s h t in ë , 4 n ë n t o r” Dr. Eqrem Zenelaj me
temë: “Traktati i Lisbonës, Evropa më afër”.

Ky traktat do të sjellë një Epokë dhe mundësi të re në integrimet evropiane, duke


dhënë mundësi që edhe vendet e të ashtuquajturit “Ballkan Perëndimor”, të ketë mundësi
të integrohen në kuadër të UE-së. Sa i përket funksionimit, UE do të jetë më praktik, më
dinamik dhe më i reformuar duke rritur rolin e Parlamentit Evropian dhe parlamenteve
nacionale të shteteve anëtare. Tanimë, jo vetëm për vendet e përmendura më parë si,
Serbia, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por edhe Kosova do të jetë pjesë e këtyre
integrimeve. Tash shtohen shpresat se Komisioni Evropian edhe për Kosovën do ta japë
një “ROAD MAP”, për liberalizim të vizave.

Çfarë e ndryshon Traktati i Lisbonës BE-në e deritanishme?

Po i përmendim disa më të rëndësishme në pika të shkurtra, për të mos marrë


shumë hapësirë. Për ushtrimin e kompetencave të UE-së vlejnë parimet themelore të
subsidiaritetit, por vetëm në ato raste kur janë në kompetencë të Unionit dhe nuk mund të
rregullohen ndryshe dhe më mirë nga ana e shteteve anëtare. Traktati i Lisbonës heq
përfundimisht dëshirën dhe dilemat për ndonjë kushtetutë të UE-së.Me këtë Traktat,
Unioni fiton Presidentin e vet me një mandat 2-vjeçar e gjysmë si dhe një ministër të
jashtëm që do të zëvendësojë Përfaqësuesin e Jashtëm të UE-së dhe vendin e
Komisionerit për Politikë të Jashtme. Ky është i vetmi traktat që lejon dhe parasheh
mundësinë e shteteve që të dalin me dëshirë nga UE-ja. “Neni 49 a”- ku thuhet se: “Çdo
shtet anëtar i UE-së, ka të drejtë që në përputhje me kushtetutën e vet të dalë nga UE-ja.
Sipas nenit 8, çdo qytetar i një shteti anëtar të UE-së është drejtpërdrejt shtetas i këtij
unioni pa procedura të tjera. Parlamenti Evropian nuk do të ketë më tepër se 750
deputetë, ku çdo shtet mund të ketë të përfaqësuar më së paku 6 deputetë e më së shumti
18, në bazë të numrit të popullsisë, ndërsa KE më nuk do t’i ketë 27 komisionerë por
vetëm 15 sosh. Me të gjitha këto ndryshime e shumë të tjera që nuk u përmendën, UE bën
reforma të mëdha, që e bëjnë më efikas dhe më të afërt me qytetarët Unionin, në dobi të
tyre, lirive dhe mirë

Institucionet që dalin nga Traktati i Lisabonës

”Presidenti” Ndryshimi më i dukshëm që vjen nga ky traktat është krijimi i postit të


Presidentit të Këshillit Evropian. Ky president do të drejtojë të gjitha mbledhjet e krerëve
të ekzekutivit (kryeministra apo presidentë për republikat presidenciale) dhe do të
përfaqësojë Bashkimin Evropian në marrëdhëniet e jashtme. Analistët deklarojnë për
mediat e huaja se roli dhe fuqia e Presidentit do të varet më së shumti nga personi që do
të mbajë për herë të parë këtë post. “Nëse Presidenti i parë i Këshillit Evropian do të jetë
një figurë qendrore politike, atëherë ky post mund të kthehet edhe në një rol presidencial,
më shumë se ceremonial”,thotë profesori i studimeve rreth BE-së, Adam Uollig, për “The
Guardian”. Posti i Presidentit do të ketë një mandat 2.5 vjeçar dhe do të zëvendësojë
rotacionin çdo gjashtë muaj të presidencës së BE-së mes kryeministrave të vendeve
anëtare.
“Ministri” i Jashtëm “Kë të telefonojë, nëse dua të flasë me Evropën” – është
pyetja retorike e mbetur në histori nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinger, i
cili në këtë formë tregonte një mungesë të theksuar të bashkëveprimit në politikën e
jashtme të Bashkimit Evropian. Tashmë pasardhësit e tij, do të mund të telefonojnë
“ministrin” de facto të Jashtëm të BE-së, i cili do të mbajë pozicionin e ri të Përfaqësuesit
të Lartë të Bashkimit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, si edhe pozicionin e
zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian. “Krijimi i këtij pozicioni është hapi i parë i
krijimit të një politike të përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian, krahas mundësisë
ligjore që i jep tashmë krijimi i një personi juridik”, – thotë Robert Atikins, deputet
konservator i Parlamentit Evropian. Përfaqësuesi i Lartë do të drejtojë jo vetëm ato
Agjencinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe drejtoritë e përgjithshme të Komisionit
Evropian që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, por edhe mbledhjet e Këshillit të
Ministrave të Jashtëm të BE-së.

”Prokurori i Përgjithshëm” Një ndryshim tjetër thelbësor i Traktatit të Lisbonës


është krijimi i pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm, e cila pasohet nga “krimet
ndërshtetërore” që ai do të mbulojë. Në këtë mënyrë, roli i Prokurorit të Përgjithshëm të
Bashkimit Evropian do të jetë ndjekja e krimeve që ndodhin në më shumë se një shtet i
BE-së, në një pozicion të ngjashëm me atë të Prokurorit Federal në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Krime të cilat do të jenë në kompetencën e Prokurorit të Përgjithshëm të BE-
së janë trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i individëve, organizatat terroriste, e të
tjera.

”Institucione të reja” Ky traktat u jep rëndësi në rang unioni edhe disa


institucioneve të tjera. Në këtë mënyrë, Banka Qendrore Evropiane bëhet institucioni
qendror monetar i BE-së, përgjegjës për zhvillimin monetar të saj. Ndërkohë, Gjykata e
Drejtësisë e Bashkimit Evropian merr kompetencat e gjykatës më të lartë evropiane, në të
cilën do të mund të apelohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë, institucion i cili
krijohet nga ky traktat. Qytetarët do të mund të padisin shtetet anëtare të BE-së, nëse këto
shtete nxjerrin ligje që nuk janë në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Bashkimit
Evropian, apo janë në kundërshtim me K.Drejtave Themelore të Njeriut të BE-së.

”Vendimmarrja” Traktati i Lisbonës lehtëson edhe vendimmarrjen në


institucionet e BE-së. Në këtë mënyrë, de fakto parlamenti evropian dhe Këshilli i
Ministrave i BE-së kthehen në institucione bashkëvendimmarrëse, pasi 80% e fushave që
mbulon BE-ja do të duhet të merren me vendim të të dyja institucioneve. Këshilli i
Ministrave i BE-së, që luan rolin e dhomës së lartë të legjislativit evropian do të ketë
ende ekskluzivitetin në disa fusha, si ai i ushtrimit të kompetencave të BE-së në politikën
e jashtme dhe në atë të mbrojtjes, por se me vendim të Këshillit Evropian edhe këto
kompetenca kalojnë me bashkëvendimmarrje.

Sfidat në implementimin e Traktatit të Lisabonës

Një Evropë më demokratike dhe transparente. Në kuadër të këtij qëllimi Parlamenti


Evropian merr rol më të fuqishëm, fuqizohet zëri i qytetarëve, dhe për herë të parë
pranohet e drejta e shteteve për tu tërhequr nga BE nëse e ndjejnë nevojën.

Një Evropë më efikase. Me qëllim të rritjes së efikasitetit ndryshon procesi i


vendimmarrjes, nga të votuarit me konsensus në të votuarit me shumicë. Kjo pjesë do
të hyjë në fuqi në 2014.

Një Evropë e të drejtave dhe vlerave, lirive, solidaritetit dhe sigurisë. Për të promovuar
vlerat evropiane, TL inkoropon Kartën për të drejtat fundamentale në Ligjin evropian,
duke ofruar mbrojtje më të mire për qytetarët e Evropës dhe më shumë solidaritet me
ta.

Një Europë si protagoniste në skenën globale. Traktati i Lisabonës synon bashkimin e të


gjitha instrumenteve të politikës slë jashtme, duke zhvilluar dhe vendosur politika të
reja. Me TL, Evropa fiton nj zë të qartë në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar si
dhe promovohen intersat e saja në botë. Në këtë kuadër TL siguron shtetet antare se do
të respektoj disa intersa të shteteve antare në politikën e jashtme, ku me të drejtë ka
konstatuar Prof. Mr. Edita Tahiri në analizat e saj rreth sfidave të Traktatit të Lisbonës.
Në fund fare mund të themi se domosdoshmëria e Zgjerimit të BE – së drejt Ballkanit
Perëndimor, madje e shtytur në dritën e Traktatit të Lisabonës varet shumë nga kapacitetet
menagjuese të vet BE-së për implementimin e ktyre synimeve. Të tilla strategji politike traktati i
Lisbonës duhet ti intensifikoj varësisht prej zhvillimeve dhe koherencës drejt vendeve ndaj të
cilave synohet hapja e BE-së dhe motivimit për ta pranuar këtë gjeosistem kontinental si
domosdoshmëri e jo të kundërtën e saj.

(Autori është absolvent në Universitetin Iliria, në drejtimin e Marrëdhënieve


Ndërkombëtare dhe Diplomacisë)

You might also like