Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Material pergatites per provimin pranues te Piskologjise..

(materiali i marrur nga Shkelqim Alija)

Komplianca – është një formë e ndryshimit të qëndrimit i cili arrihet kur njerëzit bëjnë kërkesa të
drejtpërdrejta dhe të hapura.
Komplianca ka disa forma të shprehjes. Ajo përfshin jo vetëm kërkesën e miqve dhe shokëve për
ndihmë ( A mund të bësh diçka për mua?) por, edhe kërkesën e rrezikshme të shitësit për të
shfrytëzuar një “okazion” të uljes së çmimeve ( Blini diçka me çmim të ulët!).
Komplianca mund të realizohet në rrugë të ndryshme, me premtime, me mashtrime, me
përkdhelje, me falenderime, me politikë, me arsyetime, por edhe me kërcënime të fshehura.
Teknikat e kompliancës janë: Ingratacioni, lajkatimi, kontrolli i përshtypjes, vetëdeprekacioni,
vetëhapja, këmba në derë, dera në fytyrë etj.
Obedienca – Në shumë fusha të jetës, si në raportet e drejtuesve të biznesit me vartësit, të
oficerëve ushtarakë me ushtarët, të prindërve me fëmijët, të drejtuesve të policisë me plicët etj.,
në vend të konformizmit me presionin e mjedisit, apo të taktikave të kompliancës, përdoret më
shpesh urdhri, autoritetim detyrimi për t’u bindur. Obedienca ëstë një nga format e ndikimit
shoqëror, që, në dallim nga të tjerat, e realizon ndryshimin e qëndrimit duke e detyruar objektin
nëpërmjet komandimit dhe direktivave të atuoritetit.
Katarisi – Në kuptimin aktual të katarisit mendohet që zgjimi i fortë emocional mund të
shkarkohet nëpërmjet shprehjes motorike të dhunshme duke e nxjerrë jashtë atë. Mekanizmi i
katarisit supozohet se përfshin ndërveprimin e komponentëve emocionalë të ndjenjave,
ekspresivë dhe fiziologjikë. Duke amplifikuar ekspresivitetin, individi e çliron dhe e lehtëson
organizmin, e pakëson zgjimin dhe në të njëjtën kohë, ndryshon ose deamplifikon gjendjen e
ndjenjave subjektive.
Kohezioni – Shumë studiues menojnë se opinioni minoritar i dikujt që është jashtë grupit tonë na
ndikon më pak se sa i njëjti opinion minoritar i dikujt brenda grupit tonë. Një heteroseksual që
përpiqet për të drejtat e homoseksualëve është më bindës për heteroseksualët sesa do të ishte një
homoseksual. Kohezioni është lidhja e anëtarëve të një grupi kryesisht nëpërmjet tërheqjes dhe
pëlqimit.
Unanimiteti – Kur shumica është dakord me gabimin, atëherë edhe subjekti e ka të lehtë të
konformohet. Por, kur dikush nuk është dakord me shumicën, atëherë niveli i konformizimit
pakësohet në ¼ e nivelit të mëparshëm. Pra ne mund ti rezistojmë më mirë ndikimit social kur
kemi një mbështetje morale. Sidoqoftë, mirë apo keq, edhe një zë i vetëm mosaprovues mund ta
thyejë unanimitetin e mazhorancës, mbështetja e tij e rrit shumë kurajon sociale të individëve të
tjerë dhe pavarësinë e tyre.
Egocentrizmi - Shumica e njohurive qe kemi lidhet me kujtimet autobiografike, me të dhënat për
mjedisin e jashtëm, për ngjarjet dhe njerëzit me të cilët kemi qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.
Një qytet të caktuar ne e kujtojmë kryesisht me rrugët, ndërtesat dhe vendet që kemi parë dhe
kemi vizituar vetë. Pikërisht, tendenca për të kujtuar më mirë informacionin që lidhet me veten
quhet egocentrizëm.Skicofrenia - Çrregullim i rëndë psikik që karakterizohet nga dëmtimet në të
menduar, në përceptim dhe në emocione.
Psikoterapia -Psikoterapia është një llojë terapi në formë të bisedës që ndihmon të gjeni mënyra
se si t’i përballoni problemet që ju i përjetoni për momentin. Qëllimi është që të ju jap mundësi që
të punoni kah një jetë më të kënaqshme dhe më të pasuruar.
Procesi/tretmani psikoteraupetik shkon më thellë se konsultimi: ju ndoshta do të inkurajoheni që
të shikoni më dendësisht në të kaluarën tuaj, posaqërisht në fëmijërinë dhe marrëdhëniet me
personat më të rëndsishëm në jetën tuaj.
Kognicioni - Aktivitet mental, siç është: vëmendja, memoria, zgjedhja e problemeve, të
menduarit, inteligjenca.
Instinkti- Sjellje e trashëguar dhe shumë stereotipike e njejtë për të gjithë antarët e një lloji, që
shfaqet shpesh në formë të plotë në mungesën e rasteve të dukshme për ta mësuar atë.
Halucinacion - Përjetim i objekteve dhe dukurive, të cilat nuk veprojnë në shqisat e njeriut (nuk
egzistojnë ngacmues të jashtëm). Halucinacionet shpesh përbëjnë simptoma të një sëmdunjeje
mendore.
Depresioni - Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme,
me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore.
Autizmi - Çrregullim i cili ndikon ne aftësinë e personit për t’u lidhur me te tjerët. Individët
autistik kanë probleme me komunikim, formim te lidhjeve me njerëz te tjerë dhe kanë mungesë te
teorisë se mendjes. Njerëzit autistik zakonisht iu shmangen kontakteve shoqërore dhe drejtohen
ne ambiente monotone që paraqesin njëlloj ngushëllimi. këto probleme shpesh iu referohen
vendeve anësore te dëmtuara. Nganjëherë disa individë autistik demonstrojnë dhunti te
jashtëzakonshme ne disa aktivitete (p.sh. aftësia e përpikte për ta vizatuar ndërtesën, apo llogaritja
e 7 figurave te numrave themelor), megjithëkëtë këto aftësi janë te pazakonta. Autizmi është
gjendje e rrallë (afërsisht 4 ne 10000 te lindur) qe zakonisht është e trashëguar por mund te
shkaktohet nga dëmtimi i trurit.
Atashim - Proces gjatë të cilit individi shfaq sjellje që nxisin afërsi me objekte ose persona të
veçantë.
Ankth - Ankthi (ose anksioziteti) është një gjendje ndjenjore e njeriut, të cilën e karakterizon
përjetimi i drojës së madhe, i trysnisë dhe i pasigurisë.
Anketim - Anketim është një metodë hulumtuese. Gjatë kësaj metodë stidime probandet (pra
personat që intervestohen) u japin përgjigje pyetjeve zakonisht në formë të shkruara.
Animizëm - Një karakteristikë e të menduarit të fëmijëve në periudhën (stadin) paraoperacionale
të teorisë së Piaget-it në të cilën fëmijët tentojnë t’u japin jetë objekteve jo të gjalla, posaçërisht
atyre që lëvizin dhe janë aktive si p.sh. era dhe retë e nganjëherë lodrat dhe objektet tjera.
Androgjin - Androgjin është një lloj tip i personalitit, ku personi shfaq si karakterstika
mashkullore ashtu edhe ato femerore.
Afazia- Çrregullim gjatë të cilit personi humbet aftësine për të kuptuar se ç'thuhet.
Afekt - Afektet janë përjetime emocionale, që paraqiten papritmas dhe me furi jashtëzakonisht të
lartë, me ndryshime të mëdha fiziologjike dhe zgjasin shkurt. Disa nga afektet janë: tmerri,
dëshpërimi i thellë apo tërbimi.
Gjendjet afektive janë shpërthime të paprituara ndjenjash, që lindin kur një ngacmuesi prek thellë
qenien e njeriut dhe lajmi është i papritur.
Gjendja afektive mund të shprehet me që qarë apo me bërtitje, etj, të cilat njeriu zakonisht e ka
vështirë t'i frenojë apo ndalojë.
E kundërta me sjelljen (çfarë dikush bën në një situatë), dhe kognicionin ose njohurinë (si
mendon dikush rreth situatës).

QE EDHE PAK HISTORI PER PSIKOLOGJIN, MUND TË BIJE EDHE DIQKA NGA KJO.
Rreth vitit 390 para erës së re
Plato diferencon katër shkallët e njohjës njerëzore: mendimi (supozimi), besimi, kuptimi dhe dija
për të vertetën. Ai dallon në mes perceptimit dhe realitetit.
E zhvillon një model shtresash së shpirtit: Ai nuk e ndan shoqërinë në bazë të punës/veprimtarisë
(shtresa e mësuesve, shtresa e mbrojtjës, shtresa e ushqimit), por sipas fushave shpirtërore
(logjikë, epsh, guxim)
Rreth 350 para erës së re
Aristoteles: Libri i parë i psikologjisë: "Mbi shpirtin". Aristoteles për herë të parë bën dallimin në
mes të psikologjisë dhe filozofisë. Ai studioj lidhjen në mes të shpirtit dhe trupit dhe përshkrujti
ndërtimin e trupit. Aristoteles shifet në të vertetë edhe si babai i psikologjisë.
Rreth 400 pas erës së re
Augustinus përshkruan në librin e tij zhvilimin e tij personal dhe me këtë themelon metoden e
vëzhgimit autobiografik. Ai thekson rëndësine e njohjës së vetvetës dhe të vetëdijësimit
tëindividualitetit të një personi.
Diku rreth 1250
Thomas Aquin hulumton problemet themelore të përbërjës së shpirtit dhe lidhjës së tyre me trup
(ââ¬ÅŸProblemi-Shpirt-Trup").
Shekulli i 15/16
Në kohën e Rilindjës shihet njeriu si indivd. Tani nga ana psikologjike interesim më të madhë
kanë indivualiteti, njeriu si person i vetëm, matja e karakterit.
1590
Nocioni psikologia përdoret për herë të parë nga Rudolf Goclenius (1547-1628)
Rreth vitit 1630
Filosofi R. Descartes ndan shpirtin e njeriut si substancë mendore nga trupi si substancë i shtrirë
në hapësirë.
1834
Fiziologu E. H. Weber tregon me anë të studimit të shqisës së muskulit, se dallimi i sapo vërejtur
i dy peshave proporcional me madhësine e peshës është (Konstantja e Weberit)
1852
Fiziologu H. von Helmholtz formulon teorinë e tij të shiqimi të ngjyrave Teoria-Tri-Ngjyrave.
1860
G. Th. Fechner ("Elementet e Psikofizikës") formon metodat psikofizike ma të rendësishmet (për
konstatim, matje të intensitetit të një stimuli shqisor fizikë të përjetuar) dhe i zgjëron ligjin e
Weber në "Ligji Weber-Fechner" (relation logaritimik mes stimulit fizikë dhe intensitetit të
përjetuar).
1872
Ch. Darwin ("Shprehja e emocionit te njeriu dhe shtaza") themelon ââ¬ÅŸhulumtimet e sjelljes
krahasuese" dhe thekson kontinuitetin e zhvillimit prej shtazës tek njeriu. Që prej librit të tij
(1871) "Origjina e njeriut" shihet njeriu vetëm si qënie natyrore.
1879
W. Wundt ngre laborin e parë psikologjik në Leipzig (Gjermani).
1883
Anglezi F. Galton ("Hulumtimet mbi aftësitë e njeriut dhe zhvillimi i tyre") integron statistiken në
lëndën e psikologjisë dhe themelon hulumtimin e personalitetit empirik duke u bazuar në teste
dhe pyetësor.
1885
H. Ebbinghaus ("Mbi Kujtesën") zbulon metodat ma të rëndësishmet të hulumtimit të kujtesës
dhe në bazë të vetëtestimeve hulumton ââ¬ÅŸlakoren e harresës".
1890
Ch. von Ehrenfels ("Mbi qualitetin e geshtaltit (formës)") tregon më meloditë, se perceptimi i
elementeve komlexe nuk përbëhet në menyrë aditive nga elementet e saja.
1895
S. Freud publikon së bashku më J. Breuer hulumtimin e parë të një paciente të trajtuar sipas Ã
¢â¬ÅŸpsikoanalitikes" ("Hulumtimet mbi Histerinë").
1898
E. L.Thorndike publikon ââ¬ÅŸexperimentet e para me shtazë për nxëniën përmes provës dhe
gabimit" në disertationen mbi "Intelegjenca e kafshëve: Një hulumtim experimental i proceseve
asociativ tek shtazët".
1900
S. Freud ("Interpretimi i ëndrrave") definon tiparet themelor të psikoanalizës me anë të analizimit
të ëndrrave të tij.
1904
I. F. Pawlow publikon hulumtimet e para tek qentë mbi ââ¬ÅŸreflexin e kushtëzuar" (Ã
¢â¬ÅŸKushtëzimi Klasik")
1904
C. Spearman ("Intelegjenca e përgjithëshme") pohon se aftësia e çdo njeriu shpjegohet nga dy
faktorë të inelegjencës. Nga faktori i përgjithshëm (p) si dhe faktori specifik (s).
1905
A. Binet dhe kolegu i tij T. Simon ngrehin në francë skalën e parë të intelegjencës për fëmijë
("Mosha e inelegjencës")
1911
W. Stern zhvillon konceptin e koeficient të intelegjencës (IQ).
1912
M. Wertheimer ("Mbi Phi-Fenomenin") themelon me hulumtimet e tij mbi levizjet (peceptimet) e
ndriçimit psikologjinë geshtaltiste (Gestalt=forma; e tëra)
1913
J. B. Watson ("Psikologjia nga këndvështrimi i bihejviorizmit") zhvillon principiet metodike të
bihejviorizmit.

Disa prej personave më të rëndësishmit për psikologjinë


Këtu disa nga personalitetet që ishin prijës për psikologjinë. Këta persona në njërën apo tjetrën
menyrë e ndryshuan rrugën e psikologjisë gjatë historisë psikologjike. Idetë, teoritë, hulumtimet e
tyre e sollen psikologjinë ketu, ku ajo është sot. Edhe pse idetë, apo teoritë e disa prej tyre në
kohen e sotme si të tejkaluara shihen, këta prap se prap mbesin shumë të rëndësishëm dhe teoritë
e tyre ende mesohen.

Gustav Theodor Fechner (1801-1887) filozof gjerman, Profesor në Universitetin e Lepzig-ut, së


pari për fizikë, pastaj për filozofi. Themelon psikofizikën, psikologjinë eksperimentale si dhe
estetiken eksperimentale. Fechner ishte ai, i cili në atë kohë krjojë nocionin e psikofizikës. Ai
botoi librin "Elementet e Psikofizikës", në të cilin ai përshkroi metodën eksperimentale të matjes
së mbresave (eksperiencës shqisore).

Wilhelm Wundt (1832-1920) lindi në Mannheim të Gjermanisë si djal i një kleriku. Që në


fëmijëri ishte i interesuar në hulumtime. Në moshën 19 vjeçare vendosi të studiojë mjekësi. Më
vonë interesi i tij kaloi në fiziologji. Që prej vitit 1858 punojë si asistent në insitutin e fiziologjisë
tek Hermann von Helmholtz në Heidelberg. Ndërsa në vitin 1864 u bë Profesor i antropologjisë
dhe psikologjisë mjeksore. Mban shumë ligjerata dhe shkruan librin mësimor për fioziologjine e
njeriut. Në bazë të qëndrimit të tij natyror kërkon Wund metoden eksperimante dhe vlerësimet
statistikore për fiziologjinë dhe psikologjinë. Megjithatë në kohën e fundit të veprimtiarisë së tij,
ai ndikojë edhe si filozof.

Në atë kohë psikologjia sa kishte filluar të shfaqej si shkencë e veçantë. Në vitin 1879 Wundt
ngriti laboratorin e parë psikologjik në Universitetin e Leipzig-ut, dmth. Institutin e parë
eksperimental për psikologji. Në këtë laborator ai u përqëndrua pothuajse tërësisht në studimin
shkencor psikologji, veçanërisht në studimin e eksperiencës shqisore, njerëzore-studim, që më
parë i përkiste fushës së filozofisë dhe fiziologjisë. Më vonë publikon revistën "Studime
Filozofike" (1883; Wundt ende e shikon psikologjinë si nëndegë të filozofisë). Publikojë edhe
shumë shkrime tjera filozofike; më vonë pason "Psikologjia e Popujve" në 10 vëllime. Ai edhe në
moshë mbajti shumë leksione, shkenctarë të rinjë nga SHBA, Anglia, Japani, Europa punojnë dhe
promovojnë te Wundt. Në shumë fakultete ngriten Insitute Psikologjike sipas shembullit të
Leipzig-ut. Pra, hyrje për gjërat psikike duhet të jetë perjetimi/eksperienca e jo metafizika. Për
matjën e përjetimeve, mbresave "direkte" shqisore, në mënyrë sa më exakte, u zhvilluan shumë
mjete, makina të ndryshme. Shpejtësia e reagimeve, kujtesat, ndjenjat duhej të matëshin me
introspektion. Pastaj më përshkrime elementet e vetëdijës dhe lidhjet e tyre të matën/verifikohen.
Qëllimi ishte krijimi i ligjëve të përgjithëshme e jo dallimi inerindividual.
Përdorimi prej Wundt-it i një drejtimi metodologjik ishte një pikëkthesë në stabilizimn e
psikolgjisë si shkencë.
Hermann Ebbinghaus (1850-1909) u lind në një familje tregtare luterane në Barmen të
Gjermanisë. Në moshën 17 vjeçare hyri në Universitetin e Bonn-it për të studiuar histori dhe
filozofi (1867-1870). Interesi i tij i përkiste më shumë filozofisë. I nderpreu studimet për
pjesëmarrjë në luftë 1870/71, u kthye prap në Bonn ku edhe promovojë në vitin 1878. Libri i G.
Th. Fechner "Elemntetet e Psikofizikës" (1860) zgjoi interesin tek Ebbinghaus për tu marrë me
psikologjinë eksperimentale. Më 1885 u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Berlinit.
Po në këtë vit ai botojë librin e tij më të rëndësishmin "Mbi Kujtesën". Disa vite më vonë, ai
shkoi në Universitetin e Halle-s dhe atë të Breslaut, ku qëndroi deri sa vdiq më 1909.

Kontributet e Ebbinghaus-it në psikologji janë të shumta. Punimet e tij të famshme mbi kujtesën
("Lakorja e Kujtesës") vunë bazat e psikologjisë eksperimenta

Qe edhe disa pytje Logjike. pergjigjet i merrni neser.


Pyetja NR.1
-Katër njerëz mund të ndërtojnë katër barka në katër ditë.Sa kohë do të përdor një njeri për të
ndërtuar një bark?
Pyetja NR.2
-Tre burra,gratë e tyre dhe një e ve (vejushkë),u nisen një ditë në oren 12,për një shëtitje me
automobil.Pasi kishin përshkruar 5 kilometra,dalluan dy burra e një fëmij me një automobil të
prishur.."Nuk janë me fat"-tha njëra nga pasagjeret e makines se parë. Në orën 13 arritën në një
hotel,ku ishin pritur nga hotelxhiu i vjetër me nje këmbe të vetme e nga djali i tij.Menjëher u ulen
ne tavolinë.
-Sa persona kemi përmendur ?
Pyetja NR.3
--Një njeri fillon te eci.Cdo herë që bën dy hapa përpara zbrapset një hap.Sa hapa duhet të bëj për
tu gjendur pesë hapa larg nga pozita e tij e nisjes ?
Pyetja NR.4
--Në qoftë se dita e njëmbëdhjetë e një muaji bie te martën,cila ditë e javës do të jetë e tridhjeta e
të njejtit muaj ?
Pyetja NR.5
--Cili është numri me i lartë (madh) që mund të formohet duke i vendosur se bashku këta numra
38017 ?
Pyetja NR.6
--Sa numra të plotë me tre njësi mund të formohen me 1,2 e 3 ?
Pyetja NR.7
--Në vitin 1988,një shkurti ra e hënë.Në cilën ditë të javës do të bjerë e fundit e të njejtit muaj ?
Pyetja NR.8
--Vrasësi i Blerimit u hapi shume telashe policisë (SH.P.K-së).Në orën 2 e 10 minuta të
mëngjezit,kamarieri i Blerimit,Agimi i telefonoi policisë duke thënë se do të kishte mund ti tregoj
vrasësit e shefit të tij (pra Blerimit). Inspektorët ishin dërguar në shtëpinë e Blerimit,aty arriten në
ora tre të mëngjesit.Në tre e pesë minuta inspektorët i telefonuan policisë duke lajmëruar se edhe
Agimi ishte vrarë.E kishin gjetur me një plumb në kokë.Blerimi kishte pasur kafken të thyer nga
një objekt i rënd.Nuk kishte asnjë gjurmë mbasi vrasësi kishte ditur ti zhdukte te gjitha.
-Në ç'ore kishte qenë vrarë Agimi?`
Pyetja NR.9
-- Në qoftë se një orë mbetet nga një minutë në cdo dhjetë minuta lëvizje,sa do të na duhen që
shigjeta e orës të bëj një xhiro në të gjithë kuadrtantin (rrethin) ?
Pyetja NR.10
--Një baba ka tre herë moshën e djalit te tij.Për dhjetë vjet do të ketë dyfishin e moshës së djalit të
tij.
-Sa vjec është babai ?
Pyetja NR.11
--Agroni takoi një ditë gjat shetitjes së tij të zakonshme,një person që e njihte që në fëmijërin e
tij,por që nuk e kishte parë më shumë se sa dhjetë vite.Ky person përshëndeti Agronin,e pastaj i
tha--Nuk e dini,besoj që pasi që nuk jemi parë më,jam martuar.Ja vajza ime.
-Mirëdita--i tha Agroni vajzës se vogël--Si quhesh ?
-Kam të njejtin emër me mamanë time.
-Ah! edhe ju Blerta ?--tha Agroni
-Po -u përgjegjë vajza -si e dini?
-Në fakt si arriti Agroni të dinte se vajza quhej Blerta?
Pyetja NR.12
--Një zoteri ështe martuar me nje vejush që kishte disa fëmijë me burrin e parë,por edhe ai (pra
burri) kishte fëmijët e tij nga martesa e parë).
--Dhjetë vite me vonë,ndodhi një përleshje në familje e numri i përgjitheshem i fëmijeve atëher
ishte 12.Gruaja vrapoi tek i shoqi duke bërtitur:
-Nxito shpejt! Fëmijet tu dhe femijet e mi po zihen (përlahen) më fëmijet tanë.
-Duke pasur secili nga bashkëshortet nëntë fëmijë,sa fëmijë linden gjatë këtyre dhjetë vjetëve ?
Pyetja NR.13
--Nëse një pulë e gjysëm bën një vezë e gjysëm,në nje ditë e gjysëm....sa vezë do të bëjnë shtatë
pula në gjashtë ditë ?
Pyetja NR.14
--Një burrë dhe gruaja e tij kanë katër vajza të martuara e secila prej tyre kanë nga katër fëmijë.Sa
anëtar ka familja ?
Pyetja NR.15
-- Kërkoni nese ky lajme nuk permban gabime:
""""Gjatë qëndrimit tim në Ballkan,interesohesha veqënarisht për popujt dhe kulturën e
Kosoves,Shqipëris,Maqedonis,Sllovenis.
Provoja një kënaqësi të madhe kur dëgjoja bisedat mbi trimat si Skenderbeu,pasaj Ismail
Qemaili,e shume gjëra të interesanta.Të gjitha më pëlqenin por më së shumti pesë vendet që kam
përmendur""""
Pyetja NR.16
--Në një lagje,punonte prej shumë kohësh një berber shumë i njohur dhe shumë besnik.Një ditë
prej ditëve të tij të zakonshme tek ai shkon për tu rruar në mëngjes një njeri.Berberi kryen punen
e tij,Më në fund ky njeriu qohet dhe e pyet berberin se sa duhet që të paguaj......Ai përgjigjet--
hape arkën (aty ku i mbante parat) shiqoji se sa para janë,njehi se sa janë,leji edhe aq sa janë dhe
merri 2 euro kusur.
Pak më vonë vjen edhe një njeri tjetër,edhe ky për të rregulluar mjekrrën e tij.Pasi ta kryen punën
berberi,njeriu qohet dhe don të paguaj---berbri edhe këtij ja beson arkën dhe i thotë ---shiqoji se
sa para janë aty,njehi,leji edhe aq sa jane dhe merri 2 euro kusur.
Një orë më vonë vjen edhe një djalosh për ti rregulluar flokët,edhe me këtë berberi vepron njësoj
pra pasi që ja rregullon i thotë hape arkën,njehi sa para janë,leji edhe aq dhe merri 2 euro kusur.
Gjatë tërë asaj dite berberi kishte pasur vetëm keta tre persona myshteri.
Dhe pak para se sa të mbyll shitoren,berberi shkon te arka e tij për të marr parat që i kishte fituar
gjat kësaj dite..Ku për qudi aty nuk kishte asnjë para......Në fillim aty berberi kishte lënë disa
para,,pra në mëngjes kur e hapi shitoren.
Pyetja është kjo-----SA PARA ISHIN NE ARKEN E BERBERIT NE FILLIM ?
(RINORA GASHI)

.Psikoanaliza esht e fokusuar ne


a) inkoshience b) vetdije c) tërsi

2. piskologjia gjenetike ose zhvillimore studion


a)zhvilimin e sistemit nervoz
b)gjenetiken e neurozave
c) zhvilimin e proceseve psikike

3. Lartesia e nje tingulli varet nga :


a) nurmi i dridhjeve ne second b )forma vales c) ndijimi d) inteziteti

4.Nese nje shok i juaji tregohet i shkathet ne zgjidhjen e problemeve ne situata te reja ai esht :
a) ditur b) ambicioz c) intelegjent

5 . Tipi intaravert esht e kundert me tipin


a) kolerik b) melankolik c ) ekstravert d) sanguin

6.Intelegjenca shprehet me raportin ne mes :


a) moshes kronologjike dhe kalanderike
b) moshes mentale dhe mendore
c) moshes mentale dhe kalenderike

7. Nese ju thoni se keni rene nga provimi sepse mesimdhensi nuk ishe i mir, lena sishtte e qart
athere kemi te bejm me :
a) pertacin b) racionalizmin c) indentifikimin d) projekioni

8.Nese nje mesimdhenes referon lart nje student te sjellshem per pergjigje mesatare athere kemi
a) Haloefektiv b) efektin e atmosferes

11. motivi i te burgosurit i cili qendron i vetmuar esht


a) gregar b) shoqeror c) i afermimit

13. Afektet jan ndjenja :


a) te ekstremit intraverze por qe zgjasin pak . b) ndjenja te forta qe zgjasin shum
c) dnjenjta te dobta

14 . Karakteri paraqet
a)sjelljen b)bindjet c) anen morale te sjelljes

15 .Tranferimi prej nje lende ne nje tjeter behet duke bartur vetem permbajtje e pergjithshme thot
a) teoria formale disiplinore b) teoria e gjeneralizmit

16.Intelegjenca varet
a) kryesisht nga trashigimi
b)kryesisht nga trashigimi dhe pjeserisht nga mjedisi
c) mjedisi
17.Varja e ndergjigjes ben pjes ne :
a)ndjenja paresore b) ndaj vete c) ndaj te tjerve

18.Nese priremi qe ne situata te ndryshme te veprojm njejt si prinderit dhe te afermit athere kemi
a)trashigimia b) te mesuarit ne baz te emitimit c) te mesuarit ne plan .

19.ngacmimet e jashtme percjellin deri ne qendra


a)nervat sensitive b)nervat efektive c)nervat qendrore

You might also like