Professional Documents
Culture Documents
JURIDIK Fillet e Së Drejtës
JURIDIK Fillet e Së Drejtës
JURIDIK Fillet e Së Drejtës
SH T E T I
Procesi i krijimit të shtetit si organizatë shtetërore e organizuar
ka filluar që në fazën e diferencimeve brenda vetë shoqërisë falë
shfaqjes së tepricës në shoqërinë joklasore , pra shtimi i forcave
prodhuese ka bërë që të krijohen dallime pronësore dhe dallime të
tjera.
Elementet e shtetit janë:
1.PUSHTETI SHTETËRORË - nënkuptojmë raportin shoqërorë në të
cilën njëra palë urdhëron ndërsa pala tjetër është e detyruar të dëgjojë
urdhrat e palës së parë.
Pushtëti shtetëror është pushteti më i lartë , më i fortë në gjithë
hapësirën shtetërore, gjë që buron nga roli dhe pozita e shtetit në
shoqëri.
Sipas Viskoviqit - Pushteti shtetërorë është pushtëti më i lartë apo
suprem, të cilit të gjithë individët apo grupet madje edhe vetë bartësit
e pushteteve tjera i nënshtrohen.
Dallojmë
1PUSHTET FAMILJAR
2PUSHTET SHKOLLOR
3PUSHTET FETAR
NOCIONI I SOVRANITETIT SHTETËRORË - egzistojnë teori të
ndryshme për çështjen e sovranitetit në shkencën juridike, të cilët
fillojnë të merren me këtë çështje nga fundi i shek.XVI kur edhe kemi
ushtrimin e pushtetit shtetërorë si pushtet i ndarë prej atij kishtar ku
qeveriste individi Mbreti.
Shprehja SOVRAN ka origjinë latine “SUPËRANUS” që dmth i
lartë, më i lartë, subjekt që ka pozitë më të lartë, në hierarkinë e
pushtetit shtetërorë dhe të tjerët janë të detyruar t’i nënshtrohen.
Nocioni i sovranitetit shtetërorë është ngushtë i lidhur me
pushtetin shtetërorë, andaj sovraniteti është vetëm shprehjë e
pushtetit shtetërorë-forcës fizike të shtetit, paraqet një të qenë i cili
tregon kush është qeverisës në hapësirë të caktuar.
Sipas Viskoviqit “vetëm pushteti më i lartë në territorin e vetë
mund të kunndërshtoj imponimin e vullnetit të shteteve tjera, ai
përmend edhe barazinë e shtetit karshi shteteve tjera që dmth se
shteti në raportet ndërkombtare është subjekt me të gjitha të drejtat
themelore siç janë shtetet tjera”
Sipas LOJESAUT “Sovraniteti është cilësi e rëndësishme e shtetit
, sipas tij sovraniteti është formë që i jep shpirt shtetit ndërsa të tjerët
merren me faktin se kush është bartës i këtijsovraniteti , individi apo
populli.
Sovraniteti bartës i të cilit është individi - monarku ka
përkrahësit e vet (Makiaveli, ZH.Bodin, Hobsi) ndërsa grupi tjetër
përkrahin mendimin se bartës i sovranitetit është populli (Zhan ZH.
Ruso).
Sipas CARRE DE MALBERG “Sovraniteti paraqet shkallën më të
lartë të pushtetit shtetërorë, sepse ky pushtet nuk lejon asnjë pushtet
tjetër , nuk lejon konkurrencë , pra s’lejon pushtet paralel”.
SOVRANITETI POPULLOR DHE KOMBËTARË - radhiten menjëherë
pas atij shtetëroë,
Me SOVRANITET POPULLOR nënkuptojmë vetëm një cilësi të
popullit, dhe si nocion dëshmon një karakteristikë e cila paraqet
negacion të vetë pushtetit shtetërorë natyrisht nëse populli qeverisë
punët shtetërore , nëse këtë pushtet e ushtron shumica e popullit .
Me POPULL nënkuptojmë tërësiae qytetarëve që jetojnë në një
shtet.
SOVRANITETI KOMBËTARË paraqet një cilësi të kombit të pavarur
dhe siç shprehet autori kroat VISKOVIQ “pavarësia është pasoj e
sovranitetit të brendshëm në planin ndërkombëtarë.
KOMBI është sovran sepse ka të drejtën e krijimit të shtetit të
vetë , ka të drejtë të përcaktohet se me kë don të jetoj, ka të drejtën e
vetëvendosjes , ka të drejtën e shkëputjes, bashkangjitjes së një shteti
tjetër apo edhe për të krijuar shtet të ri.
TERRITORI
SHTETËSIA
E DREJTA
Nocioni i normës në përgjithësi-
E drejta paraqitet gjatë procesit të shkatërrimit të organizimit të
parë të shoqërisë difuze, si rezultat i zhvillimit të pronës private dhe i
ndarjes së shoqërisë në klasa.
Me zhvillimin e shoqërisë, zhvillohen edhe normat, sepse, sjelljet
ndikojnë në zhvillimin e normave, ndërsa këto ndikojnë në zhvillimin e
sjelljeve
Dallimet ndërmjet ligjeve natyrore dhe normave shoqërore
konsistojnë në gjashtë pika:
1). Në aspektin e krijimit
2). Në aspektin e fuqisë ligjet natyrore veprojnë pa përjashtime ligjore
3). Në aspektin e bazës ndaj së cilës veprojnë (në materien orga-nike,
në organizëm dhe në vetëdije dhe vullnetin, ndërsa, normat shoqë-
rore veprojnë kryesisht ndaj vetëdijes dhe në vullnet - do të thotë
nëpërmjet tyre në njeriun),
4). në aspektin e qëllimit,
5). Në aspektin e vlerësimit-gjykimit (normë e mirë apo normë e
keqe),
6). Në aspektin e sanksionit;
MORALI
Normat e moralit, ndryshe nga zakonet, nuk krijohen duke u
përsëritur sjelljet përkatëse për një kohë të gjatë, por këto mund të
krijo-hen aty për aty, të bazuara në vetëdijen e njeriut lidhur me atë se
çka është e mirë dhe çka s' është e mirë.
Normat e moralit janë rregullajo të imponuara, pra, janë rregulla
të cilat nuk paraqesin vullnetin e imponuar nga subjekte të tjera, por
janë shprehje e rrethanave objektive
ORGANIZATA SHTETËRORE
TRAJTAT E SHTETIT
Dallojmë këto trajta shtetërore:
1. trajta e sundimit,
2. trajta e rregullimit shtetëror,
3. trajta e regjimit politik
4. trajta e pushtetit shtetëror
1.TRAJTA E SUNDIMIT
Llojet e monarkisë
Sipasasaj se në çfarë pozita juridike është monarkut ekzistojnë
dy lloje të monarkisë:
MONARKIA ABSOLUTE - ku në të njëjtën kohë monarku është shef i
shtetit dhe organ më i lartë shtetëror MONARKIA E KUFIZUAR - ku
monarku është vetëm shef i shtetit, jo edhe organ më i lartë.
Kemi edhe:
MONARKIA E PAKUFIZUAR (JOKUSHTETUESE)
MONARKIA E KUFIZUAR (KUSHTETUESE)
si dhe
MONARKIA PARLAMENTARE
MONARKIA JOPARLAMENTARE
NOCIONI I REPUBLIKËS
DEMOKRACIA FORMALE
DEMOKRACIA E DREJTPËRDREJTË
Demokracia e drejtpërdrejtë, është negacion i vetë shtetit, do
të thotë se populli qeveris drejtpërdrejt duke mos pasur nevojë për
asnjë lloj të organit shtetëror. Pra, nëse vërtet ekziston demokracia e
plotë, atëherë s'mund të bëhet fjalë fare për shte-tin, domethënë për
ekzistimin e tij.
Realizim i demokracisë së drejtpërdrejtë - është. pra. kur i tërë
populli e ushtron pushtetin shtetëror
DEMOKRACIA E PËRFAQËSUESE
LLOJET E AUTOKRACISË
SHTETI I PËRBËRË
SHTETI I PËRBËRË - paraqet organizatën shtetërore që
përbëhet prej dy e më shumë shteteve, por që në një mënyrë i
nënshtrohen pushtetit qendror.
SISTEMI PRESIDENCIAL
SISTEMI PRESIDENCIAL - paraqet sistemin i cili në mënyrë më
të besueshme ka zbatuar parimin e ndarjes së pushtetit shtetëror, ku
Presidenti është bartës i pushtetit administrativo-ekzekutiv.
Pushteti ligjdhënës është plo-tësisht i ndarë nga veprimtaritë e
tjera. Këtë organ e zgjedh populli.
SISTEMI PARLAMENTAR
SISTEMI PARLAMENTAR - Sistemi parlamentar në Angli për synim ka
pasur ngushtimin dhe dobësimin e pushtetit administrativo-ekzekutiv
dhe forcimin e pushtetit ligjdhënës, pra kufizimin e pushtetit të
monarkut, në veçanti në monar-kinë absolute.
Kjo është arritur duke krijuar këshillin e ministrave (qeverinë) e cila
qeveris pushtetin administrativo-ekzekutiv.
Këshilli i ministrave i propozon monarkut se çfarë akte do të
nxjerrë. Shefi i shtetit, por edhe ministrat mund të refuzojnë që të
nënshkruajnë aktin përkatës, pra, në mënyrë reciproke, ndërmjet
monarkut (shefit të shtetit) dhe ministrave të resorëve të ndryshëm.
Ministrat në sistemin parlamentar për punën e vet i përgjigjen
parlamentit (organit ligjdhënës), andaj parlamenti mund të shpallë
mos-besimin ndaj tyre dhe, natyrisht t'i shkarkojë ata.
Qeveria si organ kolektiv i përgjigjet parlamentit, si edhe çdo
ministër veç e veç. Pra, pushteti ligjdhënës ka mbikëqyrje dhe gëzon
pushtet më të lartë sesa organet administrativo-ekzekutive.
Në qoftë se raportet keqësohen në drejtim të qeverisë dhe
organit ligjdhënës, atëherë këshilli i ministrave apo qeve-ria i propozon
shefit të shtetit që ta shpërndajë parlamentin dhe, natyrisht të caktojë
zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Qeveria e ka iniciativën e propozimit të ligjeve, pra nëpërmjet
propozimeve qeveria merr pjesë në fushëveprimin e organit
ligjdhënës, madje shpeshherë qe-veria i nxjerr aktet të cilat duhet të
jenë në kompetencë të organit ligjdhë-nës, siç është rasti me dekretin
me fuqi ligjore, apo dekretligjet, akte këto për nga përmbajtja ligje,
ndërsa i nxjerr qeveria, domethënë pushteti administrativo-ekzekutiv.
Në këtë drejtim forcohet pushteti administra-tivo-ekzekutiv dhe
natyrisht se dobësohet pushteti ligjdhënës.
Pushteti gjyqësor është plotësisht i pavarur brenda
kompetencave ligjore.
SISTEMI I PËRZIER
SISTEMI I PËRZIER - funksionon në bazë të parimit të ndarjes të
pushtetit shtetëror, është sistem i cili në vete bart elemente të dy
sisteme-ve të mëparshme: sistemit presidencial dhe sistemit
parlamentar, përqendrohet më tepër në forcimin e pushtetit ekzekutiv
- në veçanti të shefit të shtetit, por bart edhe veçori të
parlamentarizmit.
Sipas sistemit të përzier, pozita e qeverisë është me e
mëvetë-sishme nga parlamenti, por më e varur nga shefi i shtetit.
Shefi i shtetit zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli,
andaj gëzon edhe autoritet të lakmueshëm. Këtë pozitë e forcojnë
dispozitat kushtetuese, siç përmendëm rastin e Francës apo të Rusisë
së sotme.
Sipas këtij sis-temi, kryetari apo shefi i shtetit e propozon
mandatarin për formimin e qeverisë, pra qeveria krijohet jashtë
parlamentit dhe, duke pasur parasysh këtë kompetencë, kryetari në
propozim të mandatarit të qeverisë ka të drejtën e shpërndarjes së
parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Kryetari i shtetit shkarkon kryeministrin dhe me propozim të tij
edhe anëtarët e tjerë të qeverisë, meqenëse ai vetë i zgjedh apo i
emëron.
Qeveria mban përgjegjësi politike para parlamentit. parlamenti
mund t'ua shkurtojë votëbesimin anëtarëve të qeverisë.
Puna e qeverisë mbikëqyret nga parlamenti - mirëpo qeveria
edhe në këtë rast në bashkë-veprim me shefin e shtetit mund ta
shpërndajë parlamentin.
RENDI JURIDIK
RENDI JURIDIK - është proces i organizuar, ku pa rendin juridik nuk
mund të egzistoj një shoqëri e organizuar ajo paraqet një sistem
harmonik të sjelljeve njerëzore sipas normave juridike.
MARRËDHËNIET JURIDIKE
Nocioni i marrëdhënieve
juridike
të drejtat - detyrimet,
Shembull: p.sh., të huaja, huadhënësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e
borxhit nga huamarrësi, pra huamarrësi është i detyruar që ta kthejë borxhin
huadhënësit, ndërsa rasti i dytë është të kontrata e shitblerjes, kur shitësi është i
detyruar me marrjen e çmimit ta dorëzojë mallin-sendin, ndërsa është i autorizuar ta
kërkojë çmimin (paratë) dhe anasjelltas.
PERSONAT FIZIKË
PERSONI FIZIKË – si subjekt i së drejtës është vetë njeriu i cili është bartës i
të drejtave dhe detyrimeve.
PERSONAT JURIDIKË
PERSONI JURIDIKË– si subjekte të së drejtës janë krijesa artificiale të
shoqërisë-substrat i tyre, janë vetë njerëzit, por ato nuk identifikohen me ta, por e
kanë individualitetin e vet të veçantë.
Ekziston teoria subjektive dhe teoria objektive dhe secila prej tyre mundohet
të provojë se në cilat raste kemi të bëjmë me keqpërdorimin e së drejtës subjektive
Meqë norma juridike sanksionon një situatë konkretë, e cila për të drejtën
është e interesit që ajo të përmbushet - ka paraparë dy institute të
rëndësishme të cilat paraqesin instrumentin e vazhdimësisë së të drejtave që
të prodhojë pasoja juridike. Këto institute janë:
AKTI JURIDIKË
Akti juridik është shprehje e vullnetit, shprehje e arsyes, i cili
përmban normën juridike apo paraqet kushtin për zbatimin e ndonjë
norme juridike.
BURIMET E SE DREJTES-
Aktet e përgjithshme janë bazë burimore e zhvillimit të së
drejtës dhe si të këtilla janë akte më të larta se aktet e veçanta, andaj
edhe konsiderohen si "burime", sepse prej tyre rrjedhin aktet e
veçanta juridike. Për këtë arsye aktet e përgjithshme juridike quhen
BURIME TË SË DREJTËS.
1.Dhënia e iniciativës
2.Paraqitja e propozimit
3.Shqyrtimi i propozimit
4.Votimi
5.Sanksionimi
6.Promovimi
7.Shpallja
8.Hyrja në fuqi e ligjit
Provat i ndajmë në :
1. Provat e drejtpërdrejta (direkte) - ato mjetë me anën e të cilave
në mëny-rë të drejtpërdrejtë vërtetohen faktet relevantë juridike.
2. Provat e tërthorta (indirekte)- janë mjetë me anën e të cilave në
mënyrë indirektë vërtetohen faktet relevantë, të cilat janë objekt i
dëshmimit.