Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Çfarë është ‘astma -e shkaktuar nga aspirina’?

Astma e Shkaktuar nga Aspirina është një gjendje e dallueshme klinike dhe
shkencerisht eshte nje nenlloj specifik i astmës. Karakterizohet nga astmë e
zhvilluar brenda një deri tre ore pas gëlltitjes se aspirinës ose ndonje tjetër
antiinflamatori jo-steroidal (AIJS) . Kriza astmatike shpesh shoqerohet me, ose edhe
paraprihet nga simptoma si rinit (bllokim i hundës, rrjedhje hundes dhe teshtimë)
dhe skuqje e fytyres. Kriza astmatike e shkaktuar nga aspirina dhe AIJS e tjere
mund te jete kërcënim shumë serioz per jetën. Veçoria e përbashkët e barnave qe
shkakton kete reaksion eshte frenimi i enzimës cyclo-oxygenase 1.
Tabloja klinike e sindromes se kesaj astme ndryshon nga shumica e pacienteve
me astmë qe ne fëmijëri ose astmë alergjik. Simptomat e nje ataku fillestar
shfaqen në një moshë mesatare te 30-ave, me rhinitis te karakterizuar nga rrjedhje
hundesh te ujshme, bllokim i hundës dhe teshtimë. Ne 2/3 e pacienteve ndodh
humbje e sensit te nuhatjes me zhvillim te polipeve problematike te hundës.
Mesatarisht, astma zhvilllohet dy vjet pas shfaqjes se rinitit, dhe intoleranca ndaj
aspirinës dhe NSAIDs te tjere shfaqet katër vite më vonë. Kjo lloj astme mund te
bashkejetoje me tipe te tjera astmash.
Pacientet me Astem te Shkaktuar nga Aspirina shpesh mund te jene te
pavetëdijshëm per intolerancën e tyre ndaj aspirinës. Ata mund kene marrë
aspirinë ose AIJS në te shkuaren përpara fillimit te kesaj sindrome pa patur ndonjë
efekt anesor. Megjithatë, në kontrast me tipet e tjera te alergjive, zhvillim i Astmes
se Shkaktuar nga Aspirina nuk varet ekspozimi paraprak ndaj aspirines ose AIJS-ve
te tjere. Megjithëse, mënjanimi i gjithë AIJS-ve është i rëndësishëm per te
parandaluar krizat astmatike, gjendja eshte progresive, pavarësisht nga mënjanim i
këta barnave.

Çfarë është mekanizmi i ‘astmes -se shkaktuar nga aspirina’?


Tipar dallues i këtyre pacienteve është i ndjeshmëria e tyre ndaj barnave që
frenojne enzimën COX-1. Enzimat COX prodhojne nje seri mediatoresh që
rregullojne funksionet trupore (kryesisht COX-1) si dhe inflamacionin, ethe dhe
dhimbje (kryesisht COX-2). Një nga keto mediatore që rregullon funksionin trupor
është prostaglandina E2. Te dhenat sugjerojne qe reduktimi i niveleve te
prostaglandinave E2 nga barnat qe frenojne COX lejon aktivizimin e një enzime qe
hap udhe prodhimit te sasive te rritura te mediatoreve inflamatore te quajtura
leukotriene.
Këta leukotriene janë pergjegjes për shumë kriza astmatike te shkaktuar nga AIJS
ne keta paciente..

Figurë 1 Mekanizmi i astmes se shkaktuar nga aspirina

You might also like