Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

BIOGRAFI E BIBLIOGRAFI E SABRI HAMITIT

Sabri Hamiti lindi më 10 maj 1950 në Dumnicë, Podujevë, nga baba Hamit Hamiti dhe nana
Mehreme Duriqi. U rrit në familje bashkë me tri motra e dy vllezër.

1957 Hyri në shkollën fillore në vendlindje.


1968 Mbaroi gjimnazin në Podujevë dhe u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Nisi botimet letrare në Bota e re e në gazeta e revista të tjera. Mori pjesë në
demonstratat e studentëve në Prishtinë. I ndjekur nga policia, disa muaj jetoi duke u
fshehur te të dashurit e tij.
1972 Diplomoi me sukses të shkëlqyeshëm në Universitetin e Prishtinës, në gjuhë e në letërsi
shqipe. Botoi veprën e parë letrare, Njeriu vdes i ri te Rilindja e Prishtinës. Regjistroi
studimet pasuniversitare me temë “Poetika e re shqipe” në Universitetin e Sorbonës, në
Paris, mirëpo për mungesë parash u kthye në Prishtinë.
1973 U martua me Kumrije Rugovën, moshatare dhe mike e studimeve. Hyn në punë në
shtëpinë botuese Rilindja të Prishtinës. Nis studimet pasuniversitare në Fakultetin
Filozofik të Zagrebit, të cilat studime i kreu pas dy vitesh.
1980 Për një vit akademik specializoi teorinë e formave letrare në École des Hautes Études en
Sciences Sociales, në Paris. Mori Diplomën e Shkallës së Lartë për letërsi frënge e
qytetërim frëng në Universitetin e Sorbonës në Paris.
1987 Doktoroi me temë nga letërsia bashkëkohore shqipe në Universitetin e Prishtinës.
1989 Hyn në lëvizjen për Pavarësinë e Kosovës, të prirë nga Ibrahim Rugova, mik i tij i
studimeve. Më vonë, pesë herë me radhë (1992, 1998, 2001, 2004, 2007) u zgjodh
deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nga viti 2006 është anëtar i Kryesisë së
Kuvendit
1993 Zgjedhet profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu ligjërues në
studimet postdiplomike të letërsisë.
1993 Si anëtar i Komisionit Kombëtar punoi për njësimin e programeve shkollore të lëndëve
nacionale dhe për hartimin e teksteve të përbashkëta për të gjitha shkollat shqipe.
Më 24 shtator 1998 persona të panjohur të Sigurimit të fshehtë serb i bëjnë atentat në shkallët
e banesës së tij në Dardani të Prishtinës. E shpëtojnë mjekët shqiptarë me ndihmën e
Zotit.
2000 Zgjedhet anëtar korrespondent i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.
2008 Zgjedhet anëtar i rregullt i Akademisë të Shkencave e Arteve të Kosovës.

Sabri Hamiti jeton e punon në Prishtinë.


VEPRAT LETRARE

Poezi
Njeriu vdes i ri, 1972
Faqe e fund, 1973
Thikë harrimi, 1975
Trungu ilir, 1979
Leja e njohtimit 1985, 1985
Lind një fjalë, përzgjedhje, 1986
Kaosmos, 1990
ABC Albetare për fëmijë të rritur, 1994
Melankolia, 1999
Sympathia, 2004
Lulet e egra, 2006
Litota, 2007

Roman
Njëqind vjet vetmi, 1976

Drama
Futa, 1988
Misioni, 1997

Kritikë/Eseistikë/Studime
Variante, 1974
Teksti i dramatizuar, 1978
Kritika letrare, 1979
A-ZH, Romanet e Nazmi Rrahmanit, 1982
Arti i leximit, 1983
Njeriu kryengritës, 1987
Vetëdija letrare, 1989
Faik Konica: jam unë, 1991
Tema shqiptare, 1993
Poeti i nemun Bilal Xhaferri, 1996
Letra shqipe, 1996
Lasgushi qindvjeçar, 1999
Bioletra, 2000
Studime letrare, 2003
Shkollat letrare shqipe, 2004
Tematologjia, 2005
Presidenti Ibrahim Rugova (Memento për Rugovën), 2007
Letërsia moderne, Tiranë, 2009
Albanizma, 2009
Poetika shqipe, 2010
Tekste shkollore
Letërsia e vjetër shqipe, 1995,
Letërsia moderne shqipe, 1998,
Letërsia romantike shqiptare, 2004

Vepra komplete, 2002


Vëllimi i parë: Poezi
Vëllimi i dytë: Poezi
Vëllimi i tretë: Poezi
Vëllimi i katërt: Roman
Vëllimi i pestë: Drama
Vëllimi i gjashtë: Kritika letrare
Vëllimi i shtatë: Letësia filobiblike, Letërsia romantike
Vëllimi i tetë: Letërsia moderne
Vëllimi i nëntë: Letërsia bashkëkohore
Vëllimi i dhjetë: Letërsia bashkëkohore

Në gjuhë të huaja
Nož zaborava, 1976
Lična karta, 1990
Albanian Literary Schools, 2004
Les ecoles litteraires albanaises, 2004
Dialogue des chasseurs barbares, 2005
La Mission, 2007

Shpërblimet
Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Thikë
harrimi, 1975
Shpërblimi vjetor për librin më të mirë të autorëve të rinj në ish-Jugosllavi, për romanin
Njëqind vjet vetmi, 1976
Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Trungu ilir,
1979
Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Trungu ilir, 1979
Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Vetëdija letrare, 1989
Shpërblimi i "Rilindjes" për libër të vitit, Kaosmos, 1990
Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik ABC, 1994
Shpërblimi "Naim Frashëri" për librin më të mirë shkollor të vitit për librin Letërsia shqipe,
Libri Shkollor, 1995
Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Melankolia,
1999
Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (SHSHK), shpërblimi i vitit për librin poetik Sympathia,
2003
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, për letërsi e veprimtari, akorduar nga Presidenti i
Kosovës, 2003
Penda e Argjendtë për librin më të mirë kritik në botimet shqiptare për librin Tematologjia;
akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, 2006

You might also like