Efektet e Portokallit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Efektet e portokallit

Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të
fortë. Portokalliet ruhen nëpër frigoriferë në temperaturë 2-3◦C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë
të ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj, duke i mbështjellë me
letër alumini, me letër të parafinizuar ose me celofan.Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike

Me portokalle bëhet reçel dhe marmelatë shumë e mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose
pa sheqer, ose me gaz karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e
ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e portokallit del vaj
eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.
Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e
aromave dhe të ëmbëlsirave.

Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak.
Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e
sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.
Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e
vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës
dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e
vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes. 
Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente
të reja.

Permbajtaja e portokallit

Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli


përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të
shkëmbimit të lëndëve në organizëm.

Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e


lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. 10-
15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20 minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i
përftuar pihen 1-2 gota në ditë.
Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka
acarime në grykë apo zënie zëri.

Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në rastet e


nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj vihen të ziejnë në katër
pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle në darkë, gjysmë ore para
fjetjes.

Fruta i portokalleve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi,


fosfori etj.

Vaji i portokallit

Vaji esencial i portokallit mund te perdoret me pika nga goja duke e marre tre ose kater here ne
dite nga nje pike per te larguar ererat e keqija nga goja, mund te largoje aromat e keqija te djerses
.

Ky vaj, duke pasur Vitaminen C, jep ndjenjen e nxehtesise duke u ndier mire dhe i qete.
Portokalli eshte i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripera kalciumi, fosfori etj. Lengu i
portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, eshte freskues.

Nga levozhga e portokallit del vaj eterik shume i mire, i cili gjen perdorime te shumta ne
prodhimin e pijeve, aromave, ilaceve etj. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe
ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), perdoret me sukses ne luftimin e
semundjeve te veshkave edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to, ne semundjet e melcise dhe
ne ato te zemres dhe te eneve te gjakut.
Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pelqehet edhe nga femijet e vegjel dhe keshillohet
te perdoret qysh ne muajin e trete pas lindjes.

Portokallet perdoren me efekt te mire ne luftimin e anemise, duke pasuruar gjakun me elemente
te reja. Portokalli ka permbajtje te larte te Vitamines C. Kjo vitamine merr pjese ne shume
procese te shkembimit te lendeve ne organizem. Levozhgat jane te pasura me elemente aktive
dhe lengu i fituar nga zierja e tyre perdoret edhe ne rastet e crregullimeve te stomakut dhe te
zorreve. 

You might also like