Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 11

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”

DEGA : ADMINISTRIM BIZNES

VITI: IV

GRUPI: III

TEMA E PRAKTIKËS

PUNOI: PRANOI:
YMER BAJRAMI PROF. ARBEN HAVERI

“ROZAFA KAÇI”

1
HISTORIKU

Firma e produkteve të mishit ROZAFA KAÇI ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1994 si
një biznes familjar me një strukturë të thjeshtë që punësonte 4 – 5 punëtorë. Në fillimet e
saj kishte një kapacitet të limituar ku përfshiheshin 4-5 artikuj të ndryshëm që i
shpërndante vetëm në rajonin e Shkodrës. Gjatë periudhës 1994 deri në vitin 1997 ka
pasur një kërkesë tepër të lartë tregu për produktet e kësaj firme , pasi nuk kishte një
konkurencë të lartë, për këtë arsye kërkesa ishte më e lartë se oferta në tregun përkatës.
Megjithë suksesin që kishte ky biznes, në fitin 1997 pati një ndërpreje të aktivititetit të
vet për shkak të krizës politike dhe gjëndjes së jashtëzakonshme në vend.

Vazhdon aktivitetin e saj në vitin 2002, me një eksperiencë tashmë në fushën e


përpunimit të mishit dhe tregut përkatës. Regjistrohet sërish në prill të vitit 2002 me
vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë me Nr.10158, të datës 04.04.2002 si bashkëpronësi
e përbërëre nga vëllezërit Kaçi. Firma ROZAFA KAÇI zhvidhon aktivitetin e saj
kryesisht në zonën e veriut të Shqipërisë në rrethet kryesore Shkodër, Koplik, Lezhë,
Tiranë dhe Pukë në fushën e prodhimit dhe tregtimit të produkteve të mishit.
Është e regjistruar në Organin Tatimor me kod fiskal 3352808 dhe NIPT J76705028O.

MARKETINGU DHE SHITJA


Firma Rozafa Kaçi është në treg me 4 dyqanet e saj në shkodër:
 Dyqani pranë fabrikës, zona industriale
 Dyqani tek Kryqëzimi i Sarreqit
 Dyqani mbrapa Teatrit Migjeni, në rrugë të gjërë
 Dyqani tek tregu fruta perimeve në hyrje të shkodrës.
Këto dyqane janë me numrat sekondarë përkatëse të firmës.

Gjithashtu janë në dispozicion 5 furgona transportues të firmës duke mbuluar


shpërndarjen me produktet tona derë me derë në pikat e mëposhtme:

2
Shkodër, Koplik, Velipojë, Vaudejës, Lezhë, Mirditë, Tiranë, Durrës, Fushëkrujë,
Tropojë, Pukë, etj.

Produktet e ofruara perfshijne gjithë gamën e prodhimeve të mishit si, Sallam derri
popullore, Sallam viçi popullore, Kremvice, Salsiçe, Turist, Qebapë, Filet derri, Proshutë
viçi, Proshutë derri, Suxhuk kosove, Parizier Rozafa, Pancete, Milanez etj.

Rozafa Kaçi me këto produkte të kontrolluara dhe të certefikuara del në treg me një
performancë të lartë, duke i qëndruar sa më pranë shijeve dhe kërkesave të konsumatorit.
Në ditët e sotme Rozafa Kaçi është një biznes i madh me një kapacitet prodhimi të lartë
dhe teknologji të përparuar gjermane .
Arrin të mbulojë 50% të territorit në shqipëri me shpërndarjen e produkteve të saj.
Është një konkurente e fortë dhe me seriozitet , pasi kjo firmë është gjithnjë në rritje në
tregun Shqipëtare.

Gjatë praktikës në firmën Rozafa Kaçi kam mësuar një sërë gjërash që po
mundohem ti përmend si më poshtë:

• Njohja dhe përpilimi i listëpagesave


• Njohja me faturen e blerjes dhe faturën e shitjes, pËrpilimin dhe mënyrën e
plotësimit të tyre. Elementet përbërëse të tyre.

• Njxerrja e librave të shitjes dhe blerjes.

• Deklarimin e librave në FDP për deklarimin e TVSH.

• Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore

Për mbajtjen e kontabilitetit kjo firmë përdor programin Finance 5 me server qëndror tek
llogaria dhe dy klienta Magazina dhe Arka , ku çdo e dhënë transmetohet direkt te SQ
duke u analizuar dhe mbajtur nga ekonomisti me një përpikmëri të lartë me klientin.

3
• NJOHJA DHE PËRPILIMI I LISTËPAGESAVE

Fillimisht përcaktohen të gjithë punëtorët me numrin e tyre përkatës të regjistrimit ,


me numrin e ditëve të punës dhe paga bruto. Në bazë të legjislacionit shqiptarë
përqindja që paguan punëdhënësi për sigurimet shoqërore është 15 % ndërsa
punëmarrësi për sigurimet shoqërore paguan 9.5% ku në total është 24,5%. Sigurimet
shëndetsorë ku punëdhënësi paguan 1.7 % dhe punëmarrësi 1.7 % ku në total është
3.4 %. Gjithashtu edhe TAP- i që paguan punëmarrësi është 10 % ,dhe në kolonën e
fundit të listëpagesës nxjerrim pagën neto.
• Mbasi e dorëzojmë tek Dega e Tatim Taksave Shkodër brenda datës 20 të
muajit pasardhës, në kryejmë plotësimin e urdhërxhirimeve , pastaj kryejmë
pagesën e sigurimeve shoqërore + shëndetsore dhe TAP pranë bankës.

• Urdhërxhirimi i pagave të cdo fund muaji depozitohet pranë bankës me


numrin e llogarisë së kompanisë në emrin e kompanisë, dhe numrin e
llogarisë përkatëse të cdo punëtori me shumën përkatëse të cdo punëtori i
cili merr për cdo muaj.

• TVSH (Shitjes + Blerjes)

Aty mësova se nëqoftëse TVSH e shitjes është më e madhe se TVSH e blerjes i


takon që TVSH të jetë më pagesë, në rast se TVSH e shitjes është më e vogël
se TVSH e blerjes TVSH rimbursohet dhe mbartet te FDP e muajit pasardhës.
Fatura e TVSH përmbante disa elemente:
1. Emrin e furnitorit.

2. Adresën e tij.

3. Numrin e identifikimit të furnitorit (NIPT).

4. Emrin e blerësit.

4
5. Adresën e tij.

6. NIPT identifikues i blerësit.

7. Emrin e shoqërisë transportuese dhe shoqërisë blerëse ose furnizuese.

8. Targa e mjetit që transporton dhe orën e nisjes.

9. NIPT i shoqërisë transportuese.

10. Emërtimi i mallrave të blera,njësia,sasia,cmimi pa TVSH,vlera pa TVSH


dhe totali i faturës.

Mbas këtij procesi përpilohet flete-hyrja e mallit e shoqëruar kjo me


procesverbalin e diferencave që mund të dalin gjatë kontrollit.

• LEVIZJET ME BANKË

Në fund të cdo muaji pranë bankës marrim lëvizjen në llogarinë në Lek dhe Euro
të kryera gjatë muajit. Në këtë firme bankat që përdornin ishin B.K.T, UBA dhe
Raiffasen. Të gjitha të ardhurat depozitoheshin pranë këtyre bankave dhe këto depozita
përdoreshin nga shoqëria për likujdimin e furnitorëve të ndryshëm, për likujdimin e
shpenzimeve si energjia, paga , telefon, detyrimet shtetërore, pra cdo gjë kryhej vetëm me
transferta bankare.
Për këto lëvizje bëjmë kontabilizimin sipas numrave përkatëse Debi, Kredi.

• MANDAT ARKËTIMET

Gjithashtu kontabilizimi i arkës për lëvizjet e kryera gjatë muajit me para në


dorë, të gjitha arkëtimet e bëra në bankë dhe pagesat do të kontabilizohen te arka.
Për cdo lëvizje që kryenin me arkë plotësonin mandat arkëtimet . Arkëtimi është mandati

5
në të cilin derdh klienti në arke shifrën përkatëse të fletë daljes që ka marrë në mall. Ku e
krediton llogarinë e vet duke shlyer detyrimin.

• KONTABILIZIMI I LLOGARIVE PËR PASQYRAT FINANCIARE

Mësova dhe disa numra llogarie me standartet e reja ndërkombetare si psh ; 401-
furnitori ; 411 - klienti; 581 – xhirime të brendshme; 431 – sigurime; 512- debi
banka; 467 - kreditore

• INVENTARËT DHE AMORTIZIMI

Firma ka në përdorim dy magazina M1 dhe M2, e para shërben për mbajtjen e lëndës së
parë, mishit dhe erëzave dhe magazina e dytë shërben për ruajtjen e produkteve të
gatshme që ofron kjo firmë. Në këtë firmë ku kam bërë praktikën kam mësuar edhe për
inventarët. Inventari është gjëndja e sasisë së produkteve në magazinën përkatëse e cila
është në përgjegjësinë e magazinierit . Hyrje – Dalje mbetet gjëndja e artikujve në
magazinë e cila dihet në cdo kohë falë sistemit kompjuterik që kemi.
Inventarët bëhen 2 herë në vit duke ditur realisht sa është gjëndja e artikujve në
magazinë dhe duke e krahasuar me inventarin elektronik financiar që tregon kompjuteri.
Kjo tregon dhe sa i saktë është magazinieri në detyrën e tij, njëkohësisht ndihmon për të
evituar abuzimet. Këto mallra llogariten në vlerë leku dhe pasqyrohen në bilanc.

Gjithashtu kam mësuar dhe amortizimin, pasqyrat e amortizimit të cilat paraqesin


amortizimin e makinave dhe paisjeve te zyrës. Amortizimi i makinerive është 20% në
vlerë leku dhe në fund të vitit ky 20% i zbritet.
Amortizimi i paisjeve te zyrës është 25 % në vlerë leku. Këto vlera amortizimi paraqiten
në bilanc.
Këto dy element që përmendëm më sipër janë elemente të magazinës te cilët shoqërohen
me faturën e shoqërimit e cila pritej nga magazinieri për lëvizjen e mallrave nga
magazina.

6
• MANDAT PAGESAT

Në këtë firmë mësova se mandat pagesat u priten faturave tatimore nën 300.000 lek të
reja, dhe mund të likujdohen me arkë deri në shumën 300.000 lek të reja.
Pagesa është shlyerja e detyrimit ndaj klientit përkatës që kemi marrë mallin ose
shërbimin e caktuar.

• FLETË HYRJET DHE FLETË DALJET

- Fletë hyrja është një faturë në të cilën blejmë një produkt ose shërbim të caktuar tek
një firmë tjetër duke e debituar në llogarinë tonë. Mund të përmendim lëndën e parë ,
erëzat, kostot e shërbimeve të makinerive, materialeve të ndryshme, blerje makinerie etj.

- Fletë dalja është fatura e cila del nga magazina duke u plotësuar në bazë të produkteve
që klienti ka kërkuar.
Kjo faturë firmoset nga magazinieri , administratori dhe klienti. Duke u regjistruar në
debit të klientit.

KONKLUZIONE

Gjate kesaj periudhe 3 mujore të zhvidhimit të praktikës prane ketij biznesi kam mesuar:

• Njohuri per organizimin e brendshem dhe manaxhimin e nje biznesi.

7
• Zbatimin e legjislacionit Shqiptare per biznesin dhe marrjen e njohurive per
plotesimin e formulareve te detyrimeve ndaj shtetit (Sigurimet shoqerore,
sigurimet shendetsore,TAP, TVSH)

• Venie ne zbatim te njohurive te marra nga kater vite fakultet ne praktiken e bere
gjate ketyre muajve

REKOMANDIME

Per sa mesova une gjate ushtrimit te kesaj praktike duke i vene ne zbatim ne kete firme
dhe me njohurite e mija te fituara gjate shkolles vuna re qe ne kete firme aktivitetet ishin
te mire organizuara ne te gjithe sektoret dhe ne perpikmeri me rregullat dhe standartet.
Mund te theksoj se ndryshimet mund te sillnin vetem perfitime per kompani si psh:

• Mund te flitej per permiresim te manaxhimit brenda struktures organizative.

• Te punohej gjithne e me teper me nje shkalle te larte efiktiviteti, rritje te cilesise


duke sjelle si pasoje dhe rritje te fitimeve.

Falenderoj stafin per mbeshtetjen dhe gadishmerine e tyre per te me ndihmuar


mua gjate qendrimit te ushtrimit te praktikes mesimore ne ate biznes.

PËRMBAJTJA:

• Historiku i shoqërisë dhe projektet ndër vite

8
• Promocioni që zhvidhon Rozafa Kaçi

• Drejtimet me sigurimet shoqërorë dhe shëndetsore e TAP

• Rregjistrimi i faturave të TVSH (blerjes + shitjes)

• Banka

• Arka
• Rregjistrimi kontabël dhe bilanci
• Inventari i magazines

• Fletë hyrjet dhe fletë daljet

• Konkluzione dhe rekomandime

Nr fatures 5 Klienti Supermarket


Data
12.04.2010 Piaca

Nr Pershkrimi Njesia Sasi Cmim Vlera


1 Sallam derri kg 12 250 3000
2 Kremvic kg 10 250 2500
3 Parizier kg 5 400 2000

9
4 Proshut vici kg 7 450 3150
5 Qebap cop 30 85 2550
6 Turist kg 9 300 2700
15900

Klienti Transportuesi Magazinieri

Fature shitje.

Nr fatures 13 Klienti Frigo food


Data
Flete hyrje 12.04.2010 Piaca

Nr Pershkrimi Njesia Sasi Cmim Vlera


1 Mish derri kg 556 200 111200
2 Mish Vici Kg 340 320 108800
3 shuma 220000
4
5
6

Klienti Transportuesi Magazinieri

Fature blerje.

MANDAT
Subjeki PAGESA Nr serise
Nr 7 236537
Dt
12.02.2010
U pagua
Shuma
leke 13500 lek
per

Financieri drejtori Arketari Marresi

10
Mandat pagese

MANDAT
Subjeki ARKETIMI Nr serise
Nr 7 2579
Dt
10.01.2010
U pagua
Shuma
leke 25000 lek
per

Financieri drejtori Marresi

Mandat arketimi

11

You might also like