Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 40

PERCEPTIMET

E PUBLIKUT
PËR
DREJTËSINË
TRANZICIONALE
RAPORTI PËR SONDAZHIN E OPINIONIT PUBLIK
MBI DREJTËSINË TRANZICIONALE TË KRYER
NË PERIUDHËN PRILL-MAJ 2007 NË KOSOVË
Heqje e përgjegjësisë: Këndvështrimet e autorëve të shprehura në këtë
publikim jo domosdoshmërisht paraqesin këndvështrimet e UNDP-së në
Kosovë apo të Programit për Drejtësi Tranzicionale të UNDP-së.

Prishtinë, maj 2007.


PËRMBAJTJA

Shkurtesat .................................................................................... 6
1. Parathënie .................................................................................... 7
1. Përmbledhje e Përgjithshme .............................................................. 9
2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë ....................................... 13
2.1. Hyrje ................................................................................... 13
2.2. Viktimat dhe Abuzuesit ............................................................. 13
2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia ............................................ 14
3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhe Performanca e Tyre
në Gjykimet për Krime të Luftës ....................................................... 19
3.1. Hyrje ................................................................................... 19
3.2. Gjetjet nga Anketa .................................................................. 19
3.3. Kombësia e Viktimave dhe e Autorëve të Krimeve ............................. 20
3.4. Çështja e Drejtësisë ................................................................ 21
3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe Vendore ........................ 23
4. E Vërteta dhe Pajtimi në Kosovë: Perspektivat dhe Problemet .................... 24
5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë pas vitit 1999 ........... 26
5.1. Reforma Institucionale .............................................................. 26
5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ ........................... 27
5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë ........................................... 27
5.1.3. Veting-u në Sistemin Gjyqësor ............................................ 28
5.2. Dëmshpërblimet ...................................................................... 29
5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve .................................. 29
5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike ................................................. 30
Bibliografia e Përzgjedhur ............................................................... 32
Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme ................................... 34
Fusnotat ................................................................................... 37
SHKURTESAT

OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara

UNDP-Programi Zhvillimor i Kombeve të Bashkuara

NATO-Aleanca Veri-Atlantike

UNMIK-Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

OSBE-Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

ICTY-Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për Ish-Jugosllavinë

KFOR- Misioni ushtarak i OKB-së i udhëhequr nga NATO në Kosovë

IPVQ- Institucionet e Përkohshme të Vetë Qeverisjes

UNHCR- Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatë

SHPK- Shërbimi Policor i Kosovës

KGJK- Këshilli Gjyqësor i Kosovës

PSSP- Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

GJPN-Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë

KVP-Komisionet e së Vërtetës dhe Pajtimit

RAE-Roma, Ashkali dhe Egjiptian

UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës

FARK-Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (fraksion i armatosur i Qev-


erisë së Kosovës në egzil gjatë viteve të 90-ta).

KNKK-Këshilli Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

ICTJ-Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale

6 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


1. Parathënie

Ky publikim paraqet një dokument të hartuar nga analiza e rezultateve të dala


nga Hulumtimi i Opinionit Publik për drejtësi tranzicionale i cili u krye nga UBO
Consulting në muajt prill dhe maj të vitit 2007, si pjesë e Programit të UNDP-
së për Drejtësi Tranzicionale. Ky hulumtim ka për qëllim të ofrojë informata
për vendim-marrësit në lidhje me perceptimet dhe qëndrimet e kosovarëve
ndaj mekanizmave të drejtësisë tranzicionale. Për këtë hulumtim UBO Con-
sulting ka anketuar 1250 kosovarë në 61 vendbanime nëpër Kosovë. Përzgjed-
hja e të anketuarve është bërë në mënyrë të rastësishme duke marrë për bazë
të dhënat demografike, gjeografike dhe etnike të popullatës së Kosovës.1
Kriteret e tjera që janë marrë për bazë gjatë përzgjedhjes së mostrës ishin
mosha, gjinia dhe vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë
anketë ofron rezultate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe brenda
kufirit të gabimit prej 2.8%

Raporti prezanton perceptimet e qytetarëve të Kosovës në lidhje me mekaniz-


mat e drejtësisë tranzicionale dhe diskuton nevojën e zbatimit të këtyre
mekanizmave si pjesë e rehabilitimit të shoqërisë kosovare. Përderisa synon të
ofrojë një bazë për krahasim me hulumtime të opinionit publik që mund të kry-
hen në të ardhmen në këtë fushë, ky raport nuk është krahasues për nga natyra,
pasi që është hulumtimi i parë i këtij lloji në Kosovë. Objektivi primar i këtij
studimi është të ofrojë analiza gjithëpërfshirëse për qëndrimet e komuniteteve
etnike që jetojnë në Kosovë në lidhje me mekanizmat e drejtësisë tranzicionale.
Katër kapitujt e këtij raporti prekin disa aspekte të të drejtave të njeriut dhe
qasje akademike, dhe prezantojnë perceptimet e qytetarëve të Kosovës.

Raporti shpalos opinionet e publikut rreth standardeve të të drejtave të


njeriut, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe përgjegjësinë. Raporti adreson
rolin e njëanshmërisë etnike kur diskutohen çështjet e krimeve të luftës dhe
personave të pagjetur. Gjithashtu raporti flet për sfidat me të cilat gjykatësit
dhe prokurorët ndërkombëtarë dhe vendorë ballafaqohen gjatë procesit të
kthimit të drejtësisë dhe sigurimit të llogaridhënies. Ky hulumtim trajton edhe
çështjen e dëmshpërblimeve materiale dhe jo-materiale për viktimat si dhe re-
format institucionale të domosdoshme për mishërimin e një kulture të të drej-
tave të njeriut. Disa nga zbulimet kryesore të dala nga kjo anketë janë:

- Rreth 92% e shqiptarëve të Kosovës besojnë se të drejtat e tyre janë


shkelur në ndonjë rast që nga viti 1989. Përqindja e serbëve të Kosovës
që ndajnë këtë mendim është dukshëm më e vogël (47%). Responden-
tët nga kombësitë e tjera që konsiderojnë se janë shkelur të drejtat e
tyre përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të këtij grupi.

- Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike e mbësht-


esin zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur pa marrë parasysh
përkatësinë etnike të viktimave. Këtë këndvështrim e ndajnë 97% të
shqiptarëve të anketuar, 92% e serbëve, dhe 93% e respondentëve të
kombësive të tjera.

- Rreth 84% të shqiptarëve kategorikisht e mohojnë mundësinë që pjesë-


tarët e komunitetit të tyre etnik mund të kenë kryer krime të luftës.
Serbët në anën tjetër, janë më pohues për faktin se anëtarët e komu-
nitetit të tyre mund të kenë kryer krime të luftës (këtë pikëpamje e
ndajnë 37% e respondentëve në këtë grup).

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 7


- Shqiptarët e Kosovës konsiderojnë që gjykimet për krime të luftës të
mbajtura në gjykatat e Kosovës (34%) dhe në Tribunalin e Hagës (65%)
janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, dhe në të njejtën
kohë tregojnë pak besim që gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut
në Beograd janë në pajtueshmëri me këto standarde (3%). Të anketu-
arit serbë konsiderojnë pajtueshmërinë me normat dhe standardet
ndërkombëtare nga një perspektivë krejtësisht tjetër: vetëm 9% të re-
spondentëve të këtij grupi etnik besojnë tek gjykatat e Kosovës, 30% e
të anketuarve kanë besim në standardet e gjykimeve në Hagë, dhe 47%
prej tyre besojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd bëhen
sipas standardeve ndërkombëtare.

8 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


1. Përmbledhje e Përgjithshme

Shumica e të anketuarve shqiptarë (92%) që morën pjesë në Anketën për


Drejtësi Tranzicionale besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur në ndonjë rast
që nga viti 1989. Përqindja e serbëve të anketuar që ndajnë këtë mendim është
dukshëm më e ultë, duke marrë parasysh se vetëm 47% prej tyre janë deklaruar
se të drejtat e tyre janë shkelur në periudhën e lartëpërmendur. Responden-
tët nga komunitetet e tjera që kanë deklaruar se të drejtat e tyre janë shkelur
përbëjnë 81% të numrit të përgjithshëm të të anketuarve nga komunitetet e
tjera.

Shumica e shqiptarëve të Kosovës (92%) kanë njohuri për krimet e luftës të


kryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999 në Kosovë, krahasuar
me 7% të të anketuarve nga e njejta kombësi që deklarojnë se nuk kanë njo-
huri për krimet e luftës të kryera gjatë së njejtës periudhë. Të anketuarit serbë
që kanë njohuri për krimet e luftës të kryera gjatë asaj periudhe përbëjnë 81%
të numrit të përgjithshëm të këtij grupi. Respondentët nga komunitetet e tjera
etnike kanë më shumë njohuri se serbët e Kosovës për krimet e luftës të kry-
era gjatë konfliktit në Kosovë dhe 86% prej tyre e konfirmojnë këtë njohuri.

Mediat janë identifikuar nga shumica e të anketuarve si burimi kryesor i in-


formatave për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë konfliktit të armato-
sur të viteve 1998-1999. 36% e të anketuarve nga grupi i shqiptarëve, i
identifikojnë mediat si burim kryesor të informatave, përcjellur nga ata që si
burim identifikojnë përvojat e të tjerëve (29%), pak më shumë se ata që iden-
tifikojnë përvojat e familjeve të tyre (20%), apo përvojat personale (15%).

Ndër të anketuarit serbë, përqindja e njerëzve që bazojnë njohuritë për krime


të luftës në përvojën personale ose në përvojën e familjeve të tyre është
shumë më e ultë në krahasim me atë të shqiptarëve (4% dhe 9% e të anketu-
arve serbë ). Përvojat e të tjerëve kanë shërbyer si burim i informatave për 34%
të serbëve të intervistuar, ndërsa 54% kanë marrë njohuritë për krime të luftës
nga mediat lokale.

Burimet e informatave për krime të luftës për të anketuarit nga kombësitë e


tjera janë të ngjajshme me ato të serbëve të Kosovës. Ngjajshëm me respon-
dentët serbë, vetëm 2% e të intervistuarve nga komunitetet e tjera janë të
njoftuar me krime të luftës përmes përvojave personale. 8% kanë si burim për-
vojat e anëtarëve të familjeve të tyre, 43% kanë si burim përvojat e të tjerëve,
dhe 47% e respondentëve kanë identifikuar mediat si burim kryesor të infor-
matave.

Shumica e shqiptarëve (35%) e kanë identifikuar policinë e Serbisë si kryerësin


kryesor të krimeve të luftës në Kosovë dhe 32% prej tyre e kanë identifikuar
Ushtrinë e Jugosllavisë, ndërsa pjesa tjetër prej 34% deklaruan se fajtorët
kryesorë për krimet e luftës në Kosovë ishin forcat paramilitare serbe. Serbët
e Kosovës besojnë në të kundërtën, që UÇK (37%), NATO (27%), dhe FARK (16%)
dhe në një masë më të vogël paramilitarët serbë (15%) kanë kryer krime të
luftës në Kosovë. Përgjigjet e dhëna nga komunitetet e tjera janë të ngja-
jshme me ato të shqiptarëve, ku 35% e respondentëve besojnë se policia e Ser-
bisë, paramilitarët serbë (35%), dhe Ushtria e Jugosllavisë (25%) janë
përgjegjëse për krime të luftës.

Rreth 84% e shqiptarëve të intervistuar nuk pajtohen se pjesëtarët e kombë-

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 9


sisë së tyre mund të kenë kryer krime të luftës. Një qëndrim i tillë ndahet nga
një përqindje më e ultë e serbeve të Kosovës (37%).

Shumica dërrmuese e respondentëve nga të gjitha kombësitë e mbështesin


zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë
etnike të viktimave. Ky këndvështrim ndahet nga 97% e shqiptarëve, 92% e ser-
bëve, dhe 93% e respondentëve të kombësive të tjera. Në krahasim me
përqindjen e respondentëve që mbështesin zgjidhjen e çështjes së personave
të pagjetur pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave, përqindja e
atyre që nuk mbështesin zgjidhjen e kësaj çështjeje është e parëndësishme.

Respondentët shqiptarë konsiderojnë Qeverinë e Serbisë (36%) dhe UNMIK-un


(34%) si palët/akterët kryesorë përgjegjës për mos-zgjidhjen e çështjes së per-
sonave të pagjetur. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i respondentëve
shqiptarë (26%) e konsiderojnë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse për këtë
çështje. Në anën tjetër, Serbët e Kosovës e konsiderojnë Qeverinë e Kosoves
(32%) dhe UNMIK-un (28%) si palët kryesore për moszgjedhjen e çështjes së
personave të pagjetur. Qeveria e Serbisë konsiderohet si pala e tretë më me
përgjegjësi me vetëm 13% të serbëve që e fajsojnë atë, e përcjellur nga 11%
e atyre që e vendosin përgjegjësinë tek KFOR-i.

Rreth 60% e shqiptarëve të Kosovës konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorët


që punojnë në gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar, krahasuar me
rreth 58% të serbëve të Kosovës që ndajnë të njejtin mendim. Rreth 21% e
shqiptarëve, 24% e serbëve dhe rreth 20% e respondentëve nga kombësitë e
tjera kanë refuzuar të përgjigjen ose nuk kanë ditur nëse përfshirja e
gjykatësve dhe prokurorëve në këto gjykime paraqet rrezik për ta. Është me
rëndësi të përmendet që 17% e shqiptarëve të intervistuar dhe 18% e serbëve
konsiderojnë që gjykatësit dhe prokurorët e përfshirë në gjykime për krime të
luftës nuk janë të kërcënuar.

Dëshmitarët në gjykimet për krime të luftës gjithashtu vështrohen si të kër-


cënuar për dëshmitë e tyre kundër kriminelëve. Rreth 69% e shqiptarëve be-
sojnë se dëshmitarët ballafaqohen me ndonjë shkallë të kërcënimit, ndërsa
65% e të anketuarve serbë pajtohen me këtë pohim. Respondentët nga kom-
bësitë e tjera kanë treguar qëndrimet më pesimiste me 78% të respondentëve
që konsiderojnë se dëshmitarët janë të kërcënuar.

Rreth 86% e respondentëve shqiptarë konsiderojnë si çështje shumë të rëndë-


sishme gjetjen e fakteve për krime të luftës dhe 11% e konsiderojnë më pak
të rëndësishme. Tek respondentët serbë përqindja e atyre që mbështesin gjet-
jen e fakteve për të gjitha krimet pa marrë parasysh kombësinë e viktimave
dhe atë të kriminelëve janë të ngjajshme me atë të shqiptarëve me rreth 83%
të respondentëve që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 6% që men-
dojnë se kjo është deri diku e rëndësishme. Komunitetet e tjera tregojnë më
pak interes për zbulimin e së vërtetës për krimet e kryera në të kaluarën me
65% që e konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe 34% që mendojnë se është
pjesërisht e rëndësishme.

Rreth 95% të respondentëve serbë konsiderojnë që pajtimi në mes të komu-


niteteve është i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe e nje-
jta pikëpamje ndahet nga 85% e respondentëve shqiptarë. Grupet e tjera
etnike tregojnë qëndrime të ngjajshme në lidhje me pajtimin, ku rreth 97% e
respondentëve e konsiderojnë këtë proces të rëndësishëm.

10 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Dëmshpërblimet materiale për të gjitha viktimat pa marrë parasysh kombës-
inë e tyre mbështeten fuqishëm prej 80% të respondentëve shqiptarë, ndërsa
17% prej tyre e mbështesin një gjë të tillë pjesërisht. Respondentët serbë tre-
gojnë qëndrime të ngjajshme me ato të shpiptarëve dhe 87% prej tyre që
mbështesin fuqishëm dëmshpërblimin material të viktimave për vuajtjet e tyre
dhe 9% e tyre që e mbështesin këtë pjesërisht.

Përveç formave materiale të kompensimit, respondentët besojnë se vuajtjet


e viktimave dhe familjeve të tyre gjithashtu do të mund të lehtësoheshin duke
aplikuar instrumente jo materiale. Programet rehabilituese dhe ri-socializuese
kosiderohen si instrumentet më të përshtatshme të mbështetura nga 37% e re-
spondentëve shqiptarë, 39% e atyre serbë dhe 30% e respondentëve të kom-
bësive të tjera. Njohja e statusit të viktimës është mekanizmi i dytë
jo-material që konsiderohet nga respondentët si i rëndësishëm për lehtësimin
e vuajtjeve të viktimave. Ky mekanizëm mbështetet nga 29% e respondentëve
shqiptarë, 27% e atyre sërbë dhe 32% e respondentëve të kombësive të tjera.

Metodologjia dhe Informata Teknike

Hulumtimi i Opinionit Publik për Drejtësi Tranzicionale është kryer nga UBO
Consulting në emër të UNDP-së në Kosovë gjatë muajve Prill-Maj 2007. Re-
spondentët janë përzgjedhur sipas përbërjes demografike, gjeografike, dhe
etnike të popullatës që jeton në Kosovë. Minoritetet janë tej-përfaqësuar në
këtë hulumtim me qëllim të përfitimit të të dhënave të vlefshme statistikore
dhe të uljes së kufirit të gabimit tek nën-mostra e minoriteteve. Kriteret e
tjera që janë marrë për bazë në këtë hulumtim janë grup-mosha, gjinia dhe
vendbanimi (urban/rural). Mostra e përzgjedhur për këtë anketë ofron rezul-
tate brenda intervalit të besueshmërisë prej 95% dhe kufirit të gabimit prej
2.77%.

Puna në teren, pas përzgjedhjes së mostrës më të përshtatshme që ofron


pasqyrë të drejtë të popullatës së Kosovës sipas grup-moshave, gjinisë, the
proporcionit etnik e atij urban e rural, dhe aprovimit të kësaj mostre nga UNDP.
Edhe pse mostra prej 1250 respondentëve u përzgjodh në mënyrë të rastë-
sishme, kjo përzgjedhje u bë në bazë të disa kritereve fikse. Përbërja etnike
prej 850 respondentëve shqiptarë, 200 serbë dhe 200 respondentë nga mi-
noritete jo serbe ishte një nga këto kritere. Përzgjedhja e mostrës u krye në
disa faza. Faza e parë synonte përcaktimin e proporcionit urban/rural. Pasi u
caktua ky proporcion, ekipi i projektit vazhdoi me përcaktimin e vendbanimeve
në të cilat do të zhvillohej anketimi. Përzgjedhja e respondentëve brenda
vendbanimeve u krye në mënyrë të rastit sipas parimit “çdo e treta shtëpi”.

Kufiri i gabimit për anketën për drejtësi tanzicionale është llogaritur të jetë
2.77% e numrit të përgjithshëm të popullatës së Kosovës. Kufiri i gabimit
paraqet kufirin maksimal të pasigurisë; ose thënë ndryshe, mund të jemi të sig-
urtë që të paktën 95% e përqindjes reale gjendet brenda kufirit të gabimit të
përqindjes së raportuar për të gjitha përqindjet e raportuara.

Kufiri është rrezja (gjysma) e intervalit të besueshmërisë prej 99%, ose 1.96
gabime standard kur p= 50%. Kufiri i lartëpërmendur i gabimit mund të kalku-
lohet prej numrit të respondentëve të anketës.

Kusfiri i Gabimit (95%) = 1.96 x 0.5(1 – 0.5)


√n

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 11


Anketa për Drejtësi Tranzicionale në Kosovë përfshiu 1250 respondentë. Me in-
tervalin e besueshmërisë prej 95%, kufiri i gabimit është i barabartë me 2.77%
të totalit2.

Kufiri i gabimit (95%) = 0.0277 = 2.77% (që nënkupton se është e sigurtë që


proporcioni real i popullatës është në mes të 47.23% dhe 52.77%).

12 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


2. Standardet e të Drejtave të Njeriut në Kosovë
2.1. Hyrje

Ky kapitull fokusohet në analizimin e opinionit publik rreth shkeljeve të të


drejtave të njeriut në Kosovë. Së pari, analizon mënyrën se si respondentët e
kuptojnë shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë para, gjatë, dhe pas kon-
fliktit të vitit 1999; dhe së dyti, fokusohet në analizimin e qëndrimeve dhe
njohurisë për krimet e luftës, për personat e pagjetur dhe kriminelët. Vërejt-
jet përfundimtare fokusohen në analizimin e qëndrimeve të respondentëve
rreth çështjes së llogaridhënies. Gjithashtu, ky kapitull ndan të dhënat në as-
pektin etnik duke zbuluar kështu qëndrimet mbizotëruese për shkeljet e të
drejtave të njeriut nga ‘pala tjetër’.

2.2. Viktimat dhe Abuzuesit

Kur diskutohen shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë është me rëndësi të


shikohet periudha kohore në të cilën kanë ndodhur këto shkelje. Shikimi i kohës
kur kanë ndodhur këto shkelje është me rëndësi për përcaktimin jo vetëm të
llojeve të shkeljeve, por edhe të përcaktimit të kombësisë së viktimave dhe
abuzuesve. Në përgjithësi, mund të dallojmë tri periudha të ndryshme të shkel-
jes së të drejtave të njeriut në Kosovë; ato para konfliktit të vitit 1999, ato
gjatë konfliktit vitit 1999, dhe ato pas konfliktit të vitit 1999.3

Shumica e respondentëve nga të gjitha kombësitë kanë identifikuar shqiptarët


e Kosovës si viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut para dhe gjatë kon-
fliktit të vitit 1999. Të pyetur për shkeljet e të drejtave të njeriut në dy peri-
udhat e para, çështja e personave të pagjetur rezultoi të jetë brenga kryesore
e respondentëve. Fati i personave të pagjetur mbetet çështja më e ndjeshme
e drejtësisë tranzicionale për kosovarët. Sipas të dhënave të marra nga
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Maj të vitit 2007, 2,054 persona
mbesin të pagjetur.4

Të dhënat e nxjerra nga anketa zbulojnë se 54% e respondentëve mendojnë


që viktimat e konfliktit të vitit 1999 ishin shqiptarë, 14% mendojnë se viktimat
ishin serbët dhe 27% mendojnë se viktimat ishin nga minoritetet e tjera. Për
më tepër, siç është ilustruar në Figurën 1, një çështje jetike është se shumica
e respondentëve (96%) konsiderojnë se për arritjen e drejtësisë është shumë
e rëndësishme që të zgjidhet fati i personave të pagjetur, pa marrë parasysh
kombësinë e viktimave dhe atë të kryerësëve të krimeve. Duhet të theksohet
se të gjitha kombësitë ndajnë të njëjtat pikëpamje rreth kësaj çështjeje.

Figura 1.

Sa e mbështesni
zgjidhjen e çështjes
së personave të
pagjetur pa marrë
parasysh kombësinë e
viktimave dhe atë të
kryerësëve

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 13


Të pyetur për shkeljen e të drejtave të njeriut në periudhën e tretë (pas kon-
fliktit të vitit 1999), dhuna kundër minoriteteve dhe veçanërisht kundër serbëve
të Kosovës konsiderohet si dominuese. Respondentët janë të mendimit se në
periudhën e pas konfliktit, të drejtat e minoriteteve ishin shkelur më shumë se
ato të shumicës. Mirëpo, vetëm 12% të respondentëve pohojnë se të drejtat e
serbëve janë shkelur në periudhën e pas-konfliktit, 9% thonë se janë shkelur të
drejtat e shqiptarëve, dhe më pak se 5% i shohin minoritetet tjera si viktimat
kryesore gjatë kësaj periudhe. Mbetja prej 74% të respondentëve deklarohen
se nuk kanë njohuri për abuzime të të drejtave të njeriut në periudhën pas
vitit 1999. Shumica e respondentëve që deklarohen se nuk kanë informata rreth
shkeljes së të drejtave të serbëve të Kosovës i përkasin kombësisë shqiptare.
Ata (shqiptarët) përbëjnë mbi 80% të numrit të përgjithshëm të respondentëve
që kanë mohuar të kenë njohuri për këto shkelje.

Një çështje e rëndësishme në përmbushjen e standardeve të të drejtave të


njeriut në Kosovë ka qenë edhe hezitimi i të gjitha komuniteteve etnike në
Kosovë të pranojnë mundësinë që abuzuesit mund të kenë qenë nga komu-
nitetet e tyre. Përgjigjet në pyetjen për kombësinë e abuzuesve të të drejtave
të njeriut tregojnë disa trende. Një trend përfshin periudhën para dhe gjatë
konfliktit të vitit 1999 ku anëtarët e komunitetit serbë konsiderohen si shkelësit
kryesorë.5 Periudha tjetër përfshin kohën pas vitit 1999 ku respondentët i kon-
siderojnë shqiptarët si shkelësit kryesorë të të drejtave.6 Megjithatë, një zbu-
lim i rëndësishëm për periudhën pas vitit 1999 është se një përqindje e
konsiderueshme e respondentëve shqiptarë (rreth 75%) refuzuan të përgjigjen
në pyetjen për kombësinë e kryerësëve të krimeve (shih Figurën 7 më poshtë).

2.3. Masat e Drejtësisë dhe Llogaridhënia

Edhe pse sistemi i drejtësisë nuk e definon natyrën e shkeljeve të të drejtave


të njeriut, drejtimi i përzgjedhur reflekton suazën e standardeve të të drej-
tave të njeriut dhe shkeljeve të trajtuara. Deri më tani, llogari-dhënia për
shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të shkaktuara në Kosovë është
adresuar në gjykata vendore të ndërkombëtarizuara, në Tribunalin e Hagës,
dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd. Në
gjykatat e Kosovës, gjykimet në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtave të
njeriut që u kryen gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999, u trajtuan apo ri-tra-
jtuan nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë. Misioni në Kosovë shënon
rastin e parë të misioneve ndërkombëtare ku OKB angazhoi gjykatës dhe
prokurorë ndërkombëtarë (GJPN) të punojnë krahas me juristë lokalë në sis-
temin e drejtësise penale.7

Varësisht nga përkatësia etnike, Kosovarët tregojnë nivele të ndryshme të kë-


naqshmërisë me gjykatat që merren me krime të luftës të kryera në Kosovë.
Respondentët shqiptarë shprehin nivel më të lartë të kënaqshmërisë me
gjykimet e mbajtura në Tribunalin e Hagës (70%) dhe në gjykatat e Kosovës
(50%), dhe tregojnë nivel shumë të ultë të kënaqshmërisë me gjykimet e mba-
jtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd (4%). Në anën tjetër, serbët e Kosovës
tregojnë nivel të lartë të kënaqshmërisë me gjykimet e mbajtura në Gjykatën
e Qarkut në Beograd (72%) dhe nivel më të ultë të kënaqshmërisë me Tribunalin
e Hagës (36%) dhe me gjykatat kosovare (25%). Përgjigjet e ofruara nga re-
spondentët e përkatësive të tjera etnike janë të ngjajshme me ato të shqip-
tarëve, shumica e të cilëve janë të kënaqur me Tribunalin e Hagës dhe të
kënaqur deri diku me gjykatat e Kosovës, por paraqesin shumë pak kënaqsh-
mëri me gjykimet e mbajtura në Gjykatën e Qarkut në Beograd.

14 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Figura 2.

Sa jeni të kënaqur me
punën e Gjykatës së
Hagës për krimet e
luftës të kryera në
Kosovë

Figura 3.

Sa jeni të kënaqur me
punën e Gjykatave të
Kosovës në lidhje me
krimet e luftës

Figura 4.

Sa jeni të kënaqur me
punën e Gjykatës së
Qarkut në Beograd në
lidhje me krimet e
luftës të kryera në
Kosovë

Shumica e respondentëve të anketuar besojnë se gjykatësit dhe prokurorët


vendorë që merren me krime lufte janë të kërcënuar. Rreth 60% të respon-
dentëve shqiptarë konsiderojnë se gjykatësit dhe prokurorët janë të kërcënuar,
në krahasim me rreth 58% të respondentëve serbë që e ndajnë të njejtin
mendim. Rreth 21% e shqiptarëve, 24% e serbëve dhe 20% e respondentëve të
grupeve të tjera etnike refuzuan të përgjigjen ose nuk kishin njohuri nëse in-
volvimi në gjykime për krime të luftës i vendos gjykatësit dhe prokurorët nën
kërcënim. Me rëndësi është të përmendet se 17% e shqiptarëve të intervistuar
dhe 18% e respondentëve serbë mendojnë se gjykatësit dhe prokurorët që mer-
ren me krime të luftës nuk janë të kërcënuar. Përderisa kërcënimet ndaj
gjykatësve dhe prokurorëve mund të jenë dukuri e shpeshtë edhe në vendet e
tjera, mungesa e sigurisë fizike e këtyre zyrtarëve në Kosovë, mund të jetë fak-
tori kryesor që e pengon performancën e tyre.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 15


Figura 5.

A mendoni se
gjykatësit dhe
prokurorët që
punojnë me krime të
luftës janë të
kërcënuar

Një pasqyrë e ngjajshme e përgjigjeve krijohet kur analizohet niveli i kër-


cënimit me të cilin ballafaqohen dëshmitarët që dëshmojnë në gjykime për
krime të luftës. Rreth 65% të respondentëve shqiptarë besojnë se dëshmitarët
në gjykimet për krime të luftës janë të kërcënuar për dëshmitë e tyre. Në
anën tjetër, rreth 60% e respondentëve serbë dhe 75% e atyre që u përkasin
grupeve të tjera etnike dhe që jetojnë në Kosovë ndajnë të njejtën pikëpamje
me shqiptarët.

Figura 6.

A besoni se
dëshmitarët në
gjykime për krime të
luftës janë të
kërcënuar

Gjykimet për krime të luftës më së miri tregojnë brishtësinë e sistemit të


drejtësisë dhe perceptimin e publikut për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Pasi
që krimet e luftës dhe përgjegjshmëria trajtohen në kapitullin e dytë të këtij
raporti, ky kapitull trajton këtë çështje nga pikëpamja e perceptimit të
njerëzve për mënyrën se si kanë vepruar qeveria dhe institucionet për çësht-
jen e krimeve të luftës dhe personave të pagjetur. Në pyetjen për mundësinë
që pjesëtarët e komunitetit të tyre etnik të kenë kryer krime të luftës, përgjig-
jet tregojnë se shqiptarët kanë përqindjen më të madhe të respondentëve
(78%) që e mohojne një gjë të tillë, të përcjellur nga serbët me 27%.

Mohimi i mundësisë që pjesëtarë të komunitetit të tyre të kenë kryer krime të


luftës është prezent tek 27% të respondentëve serbë, ndërsa përqindja e atyre
që shprehen se kanë informata të pamjaftueshme për të konfirmuar ose mo-
huar këto thënie dhe e atyre që refuzuan të përgjigjen është gjithashtu e kon-
siderueshme (22% dhe 16% respektivisht).

Për sa i përket çështjes së personave të pagjetur, respondentët janë shprehur


se disa institucione dhe qeveri janë përgjegjës për mungesën e iniciativës për
zgjidhjen e kësaj çështjeje. Përgjegjësia është e ndarë në mes të institucion-
eve/qeverive si në vijim: UNMIK-u (33%), qeveria serbe (32%), qeveria e
Kosovës (28%) dhe KFOR-i (4%).

16 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Figura 7.

A besoni që anëtarë
të komunitetit tuaj
etnik kanë kryer
krime të luftës

Figura 8.

Kush është përgjegjës


për zgjidhjen e
çështjes së personave
të pagjetur

Të pyetur që të japin mendimin e tyre për gjykimet e mbajtura në Kosovë,


çdo i dyti respondent (50%) thotë se nuk ka njohuri për punën e gjykatësve
dhe prokurorëve ndërkombëtarë (GJPN) në Kosovë dhe vetëm 4% të respon-
dentëve ishin të informuar mirë.8 Nëse bëhet një analizë përgjatë vijave et-
nike, përgjigjet tregojnë se respondentët shqiptarë janë më të informuar se
serbët dhe komunitet e tjera për punën e gjykatësve dhe prokurorëve që ve-
projnë në Kosovë .9 Shih Figurën 9 më poshtë.

Figura 9.

Si do ta vlerësonit
njohurinë tuaj mbi
punën e gjykatësve
dhe prokurorëve
ndërkombëtarë që
punojnë në Kosovë?

Bazuar në njohurinë e kufizuar që respondentët tregojnë, niveli i kënaqsh-


mërisë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë është mjaft modest. Një numër
shumë i vogël i qytetarëve mendojnë se prokurorët, gjykatësit vendorë e
ndërkombëtarë kanë bërë punë të mirë. (Shih Figurën 10).

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 17


Figura 10.

Niveli i
kënaqshmërisë me
punën e prokurorëve
dhe gjykatësve
ndërkombëtarë që
kanë punuar për
krime të luftës

Duke pasur parasysh përqindjet e ngjajshme të respondentëve nga të gjitha ko-


munitetet etnike në Kosovë, mund të përfundojmë se ekziston një pakënaqësi
e gjerë me gjykatësit dhe prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Ndryshe
është rasti me çështjet e tjera, ekziston një koncensus në mes të të gjitha ko-
muniteteve etnike se gjyqësori nuk është duke funksionuar si duhet.

18 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


3. Gjykatat (Ndërkombëtare dhe Vendore) dhe
Performanca e Tyre në Gjykimet për Krime të Luftës
3.1. Hyrje

Pas shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, diskriminimit sistematik në të


gjitha aspektet, dhe konfliktit të armatosur, intervenimi i NATO-s kundër Ish Ju-
gosllavisë solli deri tek përfundimi i konfliktit dhe deri tek një marrëveshje
për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova10. Me 10 qershor 1999, një ditë pas
përfundimit të fushatës ajrore të bombardimeve të NATO-s, Këshilli i Sigurimit
i OKB-së e miratoi Rezolutën 1244 (1999)11, që e themeloi Misionin e Adminis-
tratën e Përkohëshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Për tetë
vite pas përfundimit të konfliktit, Kosova është administruar nga misioni i OKB-
së me mandat për themelimin dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve
demokratike për vetë qeverisje, gjegjësisht, të Institucioneve të Përkohëshme
të Vetë Qeverisjes (IPVQ), përfshirë këtu ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqë-
sorin, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi (ICTY) trajton


rastet e krimeve të luftës të kryera në ish Jugosllavi dhe rrjedhimisht trajton
edhe ato të kryera gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Gjykime për krime
të luftës mbahen në gjykatat e Kosovës (të trajtuara nga gjykatësit dhe
prokurorët ndërkombëtarë) si dhe në Odën për Krime të Luftës pranë Gjykatës
së Qarkut në Beograd.

3.2. Gjetjet nga Anketa

Shumica e Kosovarëve nga të gjitha kombësitë janë të informuar për krimet e


luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998-1999. Kjo përgjigje
u dha nga 92% e respondentëve shqiptarë, 81% e atyre serbë dhe 86% e re-
spondentëve nga minoritetet e tjera. Një përqindje e tillë e lartë nuk është e
veçantë për Kosovën. Përgjigje të ngjajshme janë dhënë nga qytetarët e re-
publikave të tjera të ish Jugosllavisë që kanë dalë nga konflikte të dhunshme.12
Megjithatë, 7% e shqiptarëve, 10% e serbëve, dhe 9% e respondentëve nga mi-
noritetet e tjera nuk kanë njohuri për krime të luftës të kryera gjatë periud-
hës së lartëpërmendur. Rreth 90% e shqiptarëve, 80% e serbëve dhe 82% e
respondentëve nga kombësitë e tjera deklarohen se janë të informuar për
krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Figura 11.

A keni njohuri për


krimet e luftës të
kryera në Kosovë
gjatë Konfliktit të
viteve 1998-1999

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 19


Për afërsisht çdo i treti qytetar i intervistuar (29%) e bazon njohurinë e vet
për krime të luftës në përvojën personale, ose në atë të familjeve të tyre.13
Numër i ngjajshëm i kosovarëve (32%) kanë dëgjuar për shkelje të të drejtave
të njeriut nga tregimet personale të viktimave që nuk u përkasin familjeve të
tyre. Megjithatë, një numër i madh i respondentëve të intervistuar (40%) burim
të vetëm të informimit i kanë mediat.

Figura 12.

Cili është burimi i


informatave për
njohurinë tuaj për
krimet e luftës të
kryera gjatë konfliktit
të vitit 1998-1999

Kur analizohen gjetjet nga kjo anketë, një vëmendje e veçantë duhet t’i kush-
tohet perceptimit të respondentëve për kryrësit e krimeve. Analiza e përgjig-
jeve në rrafshin etnik tregon se përgjigjet janë të varura nga kombësia e
respondentëve. Shqiptarët i konsiderojnë policinë serbe (35%), forcat para-
militare serbe (34%) dhe Ushtrinë Jugosllave (32%) si kriminelët kryesorë. Re-
spondentët serbë në anën tjetër, konsiderojnë UÇK-në (37%), NATO-n (27%)
dhe FARK-un (16%) si kriminelët kryesorë, me vetëm 17% të respondentëve nga
ky grup që identifikojnë forcat paramilitare serbe si kryes të krimeve. Më pak
se një përqind e respondentëve besojnë se të gjitha palët e përfshira në kon-
flikt janë sjellur si kriminelë. Rezultate të tilla tregojnë se shqiptarët dhe ser-
bët e Kosovës shohin palën tjetër si më fajtore për krimet e kryera. Duke qenë
se hetimet penale dhe gjykimet e mbajtura tregojnë se pjestarë të të gjitha
komuniteteve kanë kryer krime të luftës14, dështimi në pranimin e fajit të
pjesëtarëve të grupeve të tyre etnike mund të konsiderohet si indikator i
natyrës komplekse të gjendjes. Gjithashtu kjo tregon se komunitetet etnike në
Kosovë ndosha nuk janë ende të gatshme të ballafaqohen me faktet për kon-
fliktin e fundit.

3.3. Kombësia e Viktimave dhe Kryerësëve të Krimeve

Shumica e respondentëve konsideron shqiptarët si viktimat kryesore të peri-


udhës së para dhe gjatë konfliktit. Në anën tjetër, serbët e Kosovës rradhiten
si viktimat kryesore në periudhën e pas konfliktit në Kosovë. Komunitetet e
tjera konsiderohen si viktima në të tri periudhat, por nga një numër i vogël i
respondentëve. Kjo tregon shumë qartë se qytetarët e Kosovës i shohin pjesë-
tarët e të gjitha kombësive si viktima, që është ndryshe nga pyetja për krim-
inelët ku 80% e respondentëve nuk besojnë që anëtarët e kombësive të tyre
mund të kenë kryer krime të luftës. Dhënia e arsyeve për dis-proporcionin në
mes të njohjes së viktimave në njërën anë dhe fajësisë për krime të luftës në
anën tjetër do të ishte spekuluese, pasi që anketa nuk ofron informata rreth
kësaj çështjeje. Megjithatë, përqindja e lartë e respondentëve që mohojnë
lidhjet në mes të kombësive të tyre respektive dhe krimeve të luftës tregon që
procesi i njohjes mund të jetë i ngadalshëm.

20 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


3.4. Çështja e Drejtësisë

Shumica e respondentëve (89%) konsiderojnë se të gjithë ata që kanë kryer


krime të luftës janë kriminelë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre dhe atë të
viktimave. Vetëm 6% e respondentëve nuk pajtohen me këtë pohim. Një shu-
micë edhe më e gjerë e qytetarëve (90%) konsiderojnë ndëshkimin e të gjithë
kryerësëve të krimeve si element kyç të drejtësisë, ndërsa 7% besojnë se
ndëshkimi është pjesërisht i rëndësishëm. Përkundër faktit që pothuajse të
gjithë pajtohen për rëndësinë e ndëshkimit dhe dhënien e kompensimeve në
procesin e restaurimit të drejtësisë, ekziston një shkallë e lartë e mos-paj-
timeve për masat adekuate që duhet të ndërmirren kundër autorëve të
krimeve të luftës në Kosovë. Megjithatë, procedurat dhe ndjekjet penale janë
mekanizmat më të rëndësishëm në sytë e shumicës së kosovarëve.

Sipas respondentëve, standardet ndërkombëtare për kryerjen e gjykimeve pe-


nale aplikohen para Tribunalit të Hagës (61%), gjykatave të Kosovës (28%) dhe
para Gjykatës së Qarkut në Beograd (12%). Kënaqshmëria me gjykatat e
lartëpërmendura shprehet me vlera të ngjajshme- 64% të të intervistuarve
janë plotësisht të kënaqur ose deri diku të kënaqur me Tribunalin e Hagës, 43%
janë të kënaqur me gjykatat e Kosovës dhe 17% me Gjykatën e Qarkut në
Beograd. Kur këto përqindje përthyhen sipas kombësisë së respondentëve,
mund të vërehet se shqiptarët e Kosovës japin përgjigje pozitive për Tribunalin
e Hagës (65%) dhe gjykatat e Kosovës (34%). Vetëm 3% e respondentëve shqip-
tarë mendojnë se gjykimet në Gjykatën e Qarkut në Beograd janë në për-
puthshmëri me standardet ndërkombëtare. Komunitetet e tjera etnike ndajnë
mendime të përafërta me ato të shqiptarëve, me 75% prej tyre që konsidero-
jnë që Tribunali i Hagës është një institucion që mbështetet në standardet
ndërkombëtare, 25% deklarojnë të njejtën gjë për gjykatat e Kosovës, ndërsa
vetëm 14% besojnë se Gjykata e Qarkut në Beograd i përmbahet standardeve
ndërkombëtare. Serbët e Kosovës në anën tjetër, mendojnë se standardet
ndërkombëtare aplikohen në Gjykatën e Qarkut në Beograd (47%). Mirëpo,
vetëm 30% e serbëve të intervistuar besojnë se Tribunali i Hagës aplikon stan-
dardet ndërkombëtare, dhe përqindja e atyre që ndajnë të njejtin mendim
për gjykatat e Kosovës është vetëm 9%.

Figura 13.

A janë në
pajtueshmëri me
standardet
ndërkombëtare
gjykimet për krime
lufte të mbajtura në
Tribunalin e Hagës

Figura 14.

A janë në
pajtueshmëri me
standardet
ndërkombëtare
gjykimet për krime të
luftës të mbajtura në
Gjykatat e Kosovës

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 21


Figure15.

A janë në
pajtueshmëri me
standardet
ndërkombëtare
gjykimet për krime të
luftës të mbajtura në
Gjykatën e Qarkut në
Beograd

Duke marrë parasysh këto rezultate, është evidente se qytetarët kanë per-
ceptime të ndryshme për standardet ndërkombëtare, për punën e gjykatave të
ndryshme dhe rëndësinë e tyre për drejtësinë. Për më tepër, aplikimi i stan-
dardeve më të larta ndërkombëtare është i rëndësishëm për gjykatat e Kosovës
duke pasur parasysh se çdo i treti shqiptar dhe serb i Kosovës mendojnë se
gjykatat kosovare nuk aplikojnë standarde ndërkombëtare. Besimi i shqip-
tarëve dhe respondentëve nga komunitetet e tjera ndaj Tribunalit të Hagës
gjithashtu pasqyrohet në përgjigjet e tyre rreth kontributit që gjykimet për
krime të luftës të mbajtura në këtë institucion kanë pasur për arritjen e dretë-
sisë. Qëndrimi i serbëve të Kosovës ndaj Tribunalit të Hagës nuk është aq poz-
itiv sa ai i shqiptarëve dhe minoriteteve të tjera.

Figura 16.

Sa do të kontribuojnë
gjykimet për krime të
luftës të mbajtura në
Tribunalin e Hagës për
arritjen e drejtësisë

Figura 17.

Sa do të kontribuojnë
gjykimet për krime të
luftës të mbajtura në
gjykatat e Kosovës
për arritjen e
drejtësisë

22 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Figura 18.

Sa do të kontribuojnë
gjykimet për krime të
luftës të mbajtura në
Gjykatën e Qarkut në
Beograd për arritjen e
drejtësisë

3.5.Drejtësia Para Gjykatave Ndërkombëtare dhe Vendore


Shumica e të intervistuarëve pajtohen se ndëshkimi dhe kompensimi janë
jetike për drejtësinë dhe se të gjithë që kanë kryer krime të luftës duhet të
ndëshkohen pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Duket se ekziston një kon-
census i të gjitha komuniteteve etnike që autorët e krimeve të luftës duhet të
dënohen, të gjobiten financiarisht, dhe kurrë më të mos lejohen të punojnë në
poste publike. Pothuaj se 100% e respondentëve favorizojnë ndërmarrjen e të
tri masave të përmendura ndaj autorëve të krimeve.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 23


4. E vërteta dhe Pajtimi në Kosovë:
Perspektivat dhe Problemet
“E vërteta është gurthemeli i sundimit të ligjit, dhe do të
tregojë në drejtim të individëve dhe jo popujve si autorë të
krimeve të luftës.E vërteta dhe vetëm e vërteta është ajo
që do të spastrojë urrejtjet etnike dhe fetare dhe do të nisë
procesin e shërimit të plagëve.”

- Madeleine Albright, 1993

Pasi që nocioni i pajtimit është disi i paqartë, lind nevoja për një definim të
qartë dhe adaptim të tij sipas kontekstit të Kosovës. Në rrethanat ekzistuese,
pajtimi si proces mund të vendoset si pajtim në mes të dy komuniteteve et-
nike në konflikt, që jetojnë në Kosovë. Ky interpretim është adresuar edhe
përmes kësaj ankete, dhe pajtimi në mes të komuniteteve etnike që jetojnë
në Kosovë është shikuar si shumë i rëndësishëm nga 62% e respondentëve,
ndërsa 26% e tyre besojnë se është i rëndësishëm deri në një masë dhe 7.2% e
respondentëve e vështrojnë si të parëndësishëm. Kur këto rezultate analizo-
hen sipas përkatësisë etnike dhe shpërndarjes gjeografike, mund të vërehet se
të gjitha komunitetet etnike kanë qëndrime të ngjajshme ndaj pajtimit, me
përgjigje që ndryshojnë kryesisht për shkak të pozitës gjeografike. Në këtë as-
pekt, respondentët nga Mitrovica (si shqiptarë ashtu edhe serbë) e konsidero-
jnë pajtimin të jetë si shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë së
Kosovës, ndërsa të anketuarit nga Peja dhe Gjakova e konsiderojnë si më pak
të rëndësishëm. Në dy rajonet e fundit ekziston një numër i madh i personave
të pagjetur që e kanë prejardhjen nga ato rrethe dhe gjithashtu një përqindje
e ultë e popullsisë serbe që jeton në këto vise të Kosovës. Edhe pse këto mund
të jenë arsyet për qëndrime të tilla ndaj pajtimit, anketa nuk ofron informata
të sigurta për to.

Shumica dërrmuese e respondentëve shqiptarë të anketuar (86%) konsiderojnë


se është shumë e rëndësishme gjetja e së vërtetës për të gjitha krimet e kry-
era në Kosovë gjatë konfliktit të armatosur, pa marrë parasysh kombësinë e au-
torëve të krimeve dhe atë të viktimave dhe 11% prej tyre mendojnë se është
deri diku e rëndësishme, ndërsa vetëm më pak se një përqind e të anketuarve
e konsiderojnë këtë si të parëndësishme. Brenda komunitetit serb në Kosovë,
përqindjet e respondentëve që mbështesin zbulimin e së vërtetës për krimet
e kryera, pa marrë parasysh kombësinë e viktimave dhe atë të autorëve janë
të ngjajshme me ato të shqiptarëve, me 83% të respondetëve që mendojnë se
është shumë e rëndësishme dhe 6% që konsiderojnë që kjo është deri diku e
rëndësishme. Përqindja e serbëve të Kosovës që konsiderojnë zbulimin e fak-
teve për krimet e së kaluarës si të parëndësishëm është vëtëm 1%.

Është me rëndësi të përmendet se për mos-zgjidhjen e çështjes së personave


të pagjetur respondentët fajësojnë kryesisht UNMIK-un, IPVQ-të dhe Qeverinë
e Serbisë. Perceptimet për përgjegjshmërinë rreth mos-zgjidhjes së çështjes
së personave të pagjetur kanë rezultuar të jenë të varura nga kombësia e re-
spondentëve. Komentet e dhëna nga respondentët janë paraqitur në Figurën
19.

Përkundër faktit që shumica dërrmuese e respondentëve pasqyrojnë qëndrime


pozitive ndaj iniciativave për zbulimin e së vërtetës, mjetet e preferuara nga
kosovarët për arritjen e këtyre qëllimeve janë të lloj-llojshme. Vlen të për-

24 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Figura 19.

Kush është përgjegjës


për zgjidhjen e
çështjes së personave
të pagjetur

mendet se më shumë shqiptarë të Kosovës do të preferonin të bazoheshin në


informata të grumbulluara nga proceset gjyqësore për përcaktimin e së
vërtetës, se sa ata që preferojnë themelimin e një komisioni të pavarur të së
vërtetës, apo përmes punës së OJQ-ve dhe hulumtimeve të gazetarëve. Në
anën tjetër, serbët e Kosovës, tregojnë nivel më të ultë të besimit ndaj
gjykimeve të luftës dhe kontributit që ato mund të bëjnë për zbulimin e së
vërtetës, me vetëm 15% të respondentëve që preferojnë që për këtë çështje
të përdoren dëshmitë e gjykatave. Lista e mekanizmave të sygjeruar nga re-
spondentët është mjaft e gjatë por shumica e përgjigjeve i përkasin këtyre tri
kategorive, andaj këto kategori edhe mund të konsiderohen si më të rëndë-
sishmet. Aspekti thumbues i këtyre përgjigjeve është se respondentët nuk kon-
siderojnë se hetimet e pavarura të gazetarëve mund të kontribuojnë shumë në
zbulimin e së vërtetës.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 25


5. Reforma Institucionale dhe Dëmshpërblimet në Kosovë
pas vitit 1999
5.1. Reforma Institucionale

Në shumicën e vendeve të dala nga konfliktet, rehabilitimi i shoqërisë përcil-


let nga një transformim i përgjithshëm i strukturave institucionale që do të
shpiente drejt zbatimit të drejtësisë dhe sigurimit që një kulturë e të drejtave
të njeriut të mishërohet në sistem. Reforma institucionale është një
mekanizëm jo-gjyqësor i drejtësisë tranzicionale që synon spastrimin e insti-
tucioneve përmes eliminimit të elementeve apo individëve brenda adminis-
tratës shtetërore që kanë qenë pjesë e praktikave abuzive. Ndërsa ka shumë
mënyra në të cilat mund të kryhet reforma institucionale. Kjo anketë fokuso-
het vetëm në veting. Veting-u është një procedurë institucionale që synon
mënjanimin e zyrtarëve publikë që drejtë për së drejti kanë shkelur të drej-
tat e njeriut në të kaluarën. Përderisa metoda e lustrimit është reformë insti-
tucionale që bazohet në asociimin me një regjim, parti, apo sistem, veting-u
synon të përzgjedhë kritere të disejnuara për të gjurmuar sjellje abuzive in-
dividuale dhe të individualizojë përgjegjësinë brenda sistemit të shkuar
abuziv.15

Niveli i përgjegjësisë së zyrtarëve publikë nga sistemi i së kaluarës ishte një


nga aspektet që u analizuan në këtë anketë, dhe rezultatet e fituara tregojnë
që kosovarët vështrojnë ish zyrtarët të kenë përgjegjësi të drejtë për drejtë
për krimet e kryera para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999. Respondentët kon-
siderojnë si urdhërdhënësit ashtu edhe ekzekutuesit në teren me përgjegjësi
të barabartë për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën. Rreth 70% e
respondentëve konsiderojnë si mbikqyrësit ashtu edhe vepruesit në teren të
jenë më akterë me përgjegjësi të njejtë për shkeljet e të drejtave të njeriut
në të kaluarën, ndërsa rreth 17% e tyre i konsiderojnë të jenë me përgjegjësi
të pjesëshme. Kur analizohen prej perspektivës etnike, mund të vërehet se
shqiptarët e Kosovës janë më të rreptë kur vendosin përgjegjësinë tek urdhër-
dhënësit dhe ekzekutuesit në teren. (Shih Figurën 20 më poshtë).

Figura 20.

Si do ta vlerësonit
nivelin e
kënaqshmërisë si të
“urdhërdhënësve”
ashtu edhe
“ekzekutuesve” të
shkeljeve të të
drejtave të njeriut
Aspekti kryesor i këtij hulumtimi për sa i përket veting-ut institucional është
se nga respondentët u kërkua të ofrojnë mendime rreth zyrtarëve publikë që
kanë shkaktuar shkelje të të drejtave të njeriut dhe jo rreth të gjithë indi-
vidëve që kanë qenë të punësuar në sistemin e kaluar. Për sa u përket sek-
torëve individualë, anketa hetoi gjyqësorin, policinë, ushtrinë dhe
administratën. Më poshtë këto sektorë janë adresuar individualisht.

26 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


5.1.1. Veting-u në nivelin politik dhe administrativ

Shumica e respondentëve në këtë anketë konsiderojnë si të papranueshme


përfshirjen në poste publike (si ato politike ashtu edhe administrative) të
abuzuesve. Politikanët e regjimit të Milosheviqit konsiderohen nga respon-
dentët të jenë më të përgjegjëshmit për shkeljet e të drejtave të njeriut. Për
habi, më përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut konsiderohen poli-
tikanët nga sistemi i kaluar se policët apo ushtarakët. Rreth 33% të respon-
dentëve i konsiderojnë politikanët e regjimit të Milosheviqit përgjegjës direkt
për shkeljet e të drejtave të njeriut. Bazuar në këtë informatë, mund të thuhet
se kosovarët janë më të interesuar të vendosin përgjegjësinë politike se sa
përgjegjësinë për shkeljet e kryera në teren. Mirëpo, ky supozim nuk qëndron
pasi që kur u pyetën për të dalluar rolin në mes të urdhëdhënësve dhe
ekzekutuesve në teren, 68% e respondentëve konsiderojnë se të dy kategoritë
janë me përgjegjësi të barabartë. Sidoqoftë, mbikëqyrësit apo udhëheqësit
politikë paraqiten me përgjegjësi më të madhe se ekzekutuesit në teren me
67% dhe 63% respektivisht. Kur analizohet përgjegjësia direkte dhe indirekte
në bazë të vijave etnike, duhet të përmendet që serbët e Kosovës janë më të
butë në vlerësimin e abuzuesve me 37% të tyre që besojnë se ekzekutuesit
janë përgjegjës për veprat e tyre ‘edhe nëse kanë zbatuar urdhërat’, në kra-
hasim me 64% të shqiptarëve që ndajnë këtë këndvështrim. (Shih Figurën 21).

Figura 21.

A pajtoheni që
politikanët që kanë
shkelur të drejtat e
njeriut në të
kaluarën, duhet të
lejohen të punojnë në
poste publike

5.1.2. Veting-u në Sektorin e Sigurisë

Për sa i përket punësimit të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë, responden-


tët në anketë kanë mendim relativisht uniform të mos-pranimit. 84% e re-
spondentëve deklarohen që është plotësisht e papranueshme që ish policët të
shërbejnë në SHPK. Rreth 6% e respondentëve deklarojnë që kjo të jetë pjesër-
isht e pranueshme, ndërsa vetëm 2% thonë që kjo është plotësisht e
pranueshme. Nga përqindja e përgjithëshme, shqiptarët janë më radikalët dhe
vetëm 3% prej tyre i pranojnë ish-zyrtarët abuziv. Megjithatë, respondentët
serbë gjithashtu në masë të madhe (76%) kanë refuzuar kategorikisht idenë që
ish zyrtarët abuziv të vazhdojnë të punojnë në poste publike. Respondentët u
pyetën për mendime rreth katër kategorive të zyrtarëve dhe pasqyra e përgjig-
jeve që është paraqitur më poshtë tregon qartë qëndrimet e kosovarëve për
përfshirjen e zyrtarëve abuzues nga sistemi i kaluar në institucionet e sapo-
formuara të Kosovës.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 27


Figura 22.

A pajtoheni që policët
abuziv nga e kaluara
duhet të lejohen të
punojnë në poste
publike?

Figura 23.

A pajtoheni që
ushtarët abuziv nga e
kaluara duhet të
lejohen të punojnë ne
poste publike

5.1.3. Veting në Sistemin Gjyqësor

Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë duhet të adresohet në të ardhmen


janë dy përgjigjet që kjo pjesë e raportit synon t’i adresojë. Për sa u përket
hapave të ardhshëm, duhet të konsiderohet se kosovarët e shohin si të pa-
pranueshëm angazhimin e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë qenë pjesë e
praktikave diskriminuese. 85% e respondentëve mendojnë të jetë plotësisht e
papranueshme, ndërsa 6% e konsiderojnë si pjesërisht të pranueshme. Duhet
të theksohet se vetëm 2% të respondentëve konsiderojnë si plotësisht të
pranueshëm riemërimin e ish gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtë-
sisë së Kosovës. Analiza e dimensionit etnik tregon që kjo ndjenjë ndahet si nga
shqiptarët ashtu edhe nga respondentët serbë. (Shih Figurën 24 më poshtë).

Figura 24.

A pajtoheni që
gjykatësit abuziv nga
e kaluara duhet të
lejohen të punojnë ne
poste publike

28 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Figura 25.

A pajtoheni që
prokurorët abuziv nga
e kaluara duhet të
lejohen të punojnë në
poste publike

5.2. Dëmshpërblimet

Kjo pjesë e raportit diskuton si dëmshpërblimet materiale ashtu edhe format


jo-materiale/simbolike të dëmshpërblimeve dhe analizon perceptimet e re-
spondentëve për këto çështje. Mungesa e iniciativave për t’u marrë me të
kaluarën gjthashtu pasqyrohet edhe tek aktivitetet e pamjaftueshme për
dëmshpërblimin material dhe jo-material të viktimave të shkeljeve të të drej-
tave të njeriut dhe familjeve të tyre.

5.2.1. Format Materiale të Dëmshpërblimeve

Kompensimi i vetëm material për vuajtjet e përjetuara gjatë konfliktit të fun-


dit për viktimat dhe familjet e tyre është skema e asistencës financiare për In-
validët e Luftës së Kosovës dhe familjarët e Atyre që Vdiqën si Rezultat i
Konfliktit të Fundit. Kjo skemë duhet të përgëzohet si e vetmja skemë që
adreson vuajtjet nga e shkuara, mirëpo mangësia më e madhe e saj është pa-
mundësia të bëjë dallimin në mes të veteranëve dhe invalidëve të luftës në një
anë dhe viktimave në anën tjetër. Ligji nuk bën dallimin në mes të pjesëmar-
rjes vullnetare dhe jo-vullnetare në konfliktin e armatosur të vitit 1999.16

Mendimet e kosovarëve për sa u përket dëmshpërblimeve për viktimat dhe


familjet e tyre janë mjaft të njëtrajtëshme. Rreth 78% e respondentëve kanë
deklaruar se janë plotësisht dakord që të gjitha viktimave, pa marrë parasysh
kombësinë e tyre, duhet t’u mundësohet të pranojnë dëmshpërblime materi-
ale. Ndërsa 18% e tyre deklarojnë se pajtohen pjesërisht me këtë çështje. (Shih
Figurën 26 më poshtë).

Figura 26.

A mendoni që të
gjitha viktimat civile,
pa dallim kombësie,
duhet të pranojnë
dëmshpërblime
materiale për vuajtjet
e tyre

Aspekti që duhet të merret parasysh në këto rrethana është se cila palë e kon-
fliktit do të ngarkohet me pagesën e dëmshpërblimeve, gjegjësisht, nëse in-
stitucionet e Kosovës duhet të paguajnë dëmshpërblime për qytetarët e vet,
apo këto dëmshpërblime duhet të vijnë nga Serbia.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 29


5.2.2. Dëmshpërblimet Simbolike

Dështimi në njohjen e statusit të viktimës është një ndër problemet kryesore


në fushën e dëmshpërblimeve simbolike. Për më tepër, ligji që ofron
mbështetje materiale për viktimat dhe familjet e tyre nuk bën dallimin në mes
të përfshirjes me dëshirë dhe asaj pa dëshirë në konflikt, andaj edhe dështon
të njohë statusin e viktimave. Gjithashtu, nuk ka pasur një kërkim-falje pub-
like e drejtuar tek viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut që do të nji-
hte vuajtjet e tyre. Rëndësia e akteve të tilla formale është theksuar edhe
nga Presidenti Kroat z. Stipe Mesiq, i cili ka deklaruar, “të gjithë duhet të
kërkojnë falje tek të gjithë për diçka në këtë rajon.”17

Përmendoret për nderë të martirëve paraqesin mënyrën më të shpeshtë që


kosovarët kanë zgjedhur për shprehjen e mirënjohjes së tyre drejt të vdekurve
të shkaktuar nga konflikti i armatosur. Megjithatë, ekzistojnë shumë pak për-
mendore që i dedikohen vuajtjeve të viktimave. Duhet të theksohet se të
gjitha përmendoret e ngritura për nderë të martirëve dhe viktimave janë fi-
nancuar nga kontribute të individëve. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë inicia-
tivë nga ana e qeverisë në këtë drejtim. Për më tepër, legjislacioni ekzistues
në Kosovë, i ndalon qeverisë mbështetjen e ndërtimit të çfarëdo ndërtese/ob-
jekti që mund të konsiderohet si ‘fyerje’ nga ndonjë kombësi në Kosovë.

Nga këndvështrimi akademik, përmendoret dhe format e tjera të dëmshpër-


blimeve jo-materiale konsiderohen të promovojnë drejtësi morale për viktimat
dhe familjet e tyre. Në këtë drejtim, Viktoria Bakster thekson, “Një vend-ku-
jtim demonstron rolin që mund ketë një akter privat në vazhdimin e punës së
një procesi formal të drejtësisë tranzicionale në promovimin e së vërtetës për
një periudhë të kaluar të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në promovimin
e ndjenjës së drejtësisë dhe pajtimit, veçanërisht për të mbijetuarit e shkel-
jeve.”18

Për sa u përket mendimeve të kosovarëve të anketuar rreth formave jo-mate-


riale të dëmshpërblimeve, ato janë mjaft të lloj-llojshme. Mekanizmi më i
mbështetur që konsiderohet të zbusë vuajtjet e viktimave dhe familjeve të
tyre është disejnimi dhe zbatimi i programeve sociale për rehabilitimin dhe ri-
socializimin e viktimave, mekanizëm ky që mbështetet nga 36% e responden-
tëve. Mekanizmi i dytë më i mbështetur nga kosovarët është njohja e statusit
të viktimës që gëzon mbështetjen e 29% të respondentëve, që përcillet nga
kërkim-faljet publike me 19% të respondentëve që e mbështesin atë. Çuditër-
isht, respondentët treguan pak mbështetje për përmendore në nderë të vikti-
mave. Vetëm 15% e respondentëve besojnë që ngritja e përmendoreve
përkujtimore do të ndihmonte lehtësimin e vuajtjeve të viktimave. Pasqyra e
përgjigjeve rreth formave jo-materiale të dëmshpërblimeve sipas kombësisë së
respondentëve është prezantuar në Figurën 27 më poshtë.

Figura 27.

Përveç
dëmshpërblimeve
materiale, çfarë masa
të tjera do të
kontribuonin në
lehtësimin e vuajtjeve
të viktimave dhe
familjeve të tyre?

30 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Konsiderata kryesore që duhet të merret parasysh kur adresohet si çështja e
kompensimeve materiale ashtu edhe dëmshpërblimeve morale për viktimat e
shkeljeve të të drejtave të njeriut është periudha e shkeljeve që mbulohet
dhe kategoritë e viktimave që do të njihen. Një periudhë e gjatë dhe lloje të
shumta të shkeljeve nënkuptojnë që kompensimi (në rastin e dëmshpërblimeve
materiale) do të jetë aq i parëndësishëm (për shkak të fondeve të limituara në
dispozicion) sa që mund të konsiderohet si përqeshje e viktimave.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 31


Bibliografia e Përzgjedhur
Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve të
Dëmshpërblimeve në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga Qendra
Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. 2002.

Indeksi i Reformës së Gjyqësorit për Kosovën. Shoqata Amerikane e Avokatëve.


Prill 2002.

Boraine, L. Alexander. Drejtësia Tranzicionale: Një Interpretim Gjithëpërf-


shirës. Revista e Çështjeve Ndërkombëtare, Vjeshtë/Dimër 2006, vol. 60, no.
1.

Dickinson, Laura. Premtimi i Gjykatave Hibride. Revista Amerikane e së Drejtës


Ndërkombëtare, Vol. 97, No. 2. (Prill, 2003), fq. 295-310.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut. Mjetet e


Sundimit të Ligjit për Shtete pas Konfliktit. Veting-u: Kornizë Vepruese. Nju
Jork dhe Gjenevë, 2006.

Projektet CDA për Mësim Bashkëpunues. Studim i Efektivitetit të Ndërtimit të


Paqes në Parandalimin e Dhunës: Mësimet e Nxjerra nga Trazirat e Marsit të
vitit 2004 në Kosovë. Korrik 2006.

Portali i Lajmeve i B92.

Graybill, Lyn Shelton. “Kontributi i Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit për


Promovimin e të Drejtave të Grave në Afrikën e Jugut,” Forumi Ndërkombëtar
i Studimeve të Grave, 24, 1 (2001).

Krog, Antjie. “Të mbyllur në Humbje dhe Heshtje: Dëshmitë e Gjinive dhe
Dhunës në Komisionin e së Vërtetës në Afrikë të Jugut,” në Caroline O.N. Moser
dhe Fiona C. Clark (ed.), Viktimat, Kriminelët apo Akterët? Gjinia, Konflikti i
Armatosur dhe Dhuna Politike. Nju Delhi.

Kaldor, Mary. Luftërat e Reja dhe të Vjetra. Dhuna e Organizuar në Kohën e


Globalizimit (Kembrixh: Polity Press 1999).

Raporti i Aktiviteteve i OMPF-it. “Duke kërkuar të Pagjeturit,” Deklaratë për


Shtyp e UNMIK-ut, 6 Dhjetor 2006.

Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile nga


Shoqëria Civile: Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005.

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Europën N°155, Kolapsi në


Kosovë, Prill 2004.

Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtar në Kosovë:


Një Model i Ri për Paqeruajtje pas Konflikteve, Raport Special i USIP.

Perriello, T. and Wierda M. (2006). Mësimet nga Dërgimi i Gjykatësve dhe


Prokurorëve Ndërkombëtar në Kosovë. Seria e Rasteve Studimore për Gjykime
e ICTJ.

Chesterman, S. (2002). Drejtësia nën Administrim Ndërkombëtar: Kosova, Tim-


ori Lindor dhe Afganistani. Akademia Ndërkombëtare e Paqes.

32 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


Marrëveshja Teknike Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë
(“KFOR”) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës
së Serbisë. 9 qershor 1999.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, UN SCOR, 54th Sess. 4011th


mtg., UN Doc. S/RES/1244 (1999)

Human Rights Watch. Më mirë Vonë se Kurrë: Përmirësimi i Institucioneve


Ndërkombëtare në Kosovë. Qershor 2007.

Schmidt, Roland. Besimi i Shoqërisë, Perceptimet dhe Mohimi: Hulumtimi i Ku-


finjëve i të Marrurit me të Kaluarën në Serbi. Sarajevë: 2005

Puhalo, Srđan. Vetëdija Ndërkombëtare dhe Perceptimi i Nacionalizmit në Fa-


kultetet e Bosnje dhe Hercegovinës. Banja llukë: 2006

Misioni i OSBE-së në Kosovë: “Rishikim i Sistemit të Drejtësisë Penale në


Kosovë”, 2006

Futamura, Madoka. Faji Individual dhe Kolektiv: Japonia pas Luftës dhe Tri-
bunali i Tokios për Krime të Luftës

Mertus, Julie J. Ofenziva e Luftërave për Gratë: Sfida Humanitare në Bosnje,


Kosovë dhe Afganistan (West Hartford, Conn.: Kumarian Press, 2000);

Mertus, Julie J. Duke Bërtitur nga Fundi i Pusit: Ndikimi i Gjykimeve Ndërkom-
bëtare për Dhunime në Kohë Lufte tek Institucioni i Gruas. Revista për Politikë
e Feministeve Ndërkombëtare, 6, 1 (2004).

Chinkin, Christine. Krimet e Lidhura me Gjinitë: Perspektiva Feministe, në


Ramesh Thakur and Peter Malcontent (ed.). Prej Paprekshmërisë Sovrane Deri
te Llogaridhënia Ndërkombëtare: Kërkimi i Drejtësisë në një Botë të Shteteve
(Tokyo: United Nations University Press, 2004).

Drejtësia Tranzicionale: Konsultim me Shoqërinë Civile. Qendra për të Drejtën


Humanitare (HLC) [Beograd], Revistë, No. 16. 30 Gusht 2005,

Ruti G. Title, Drejtësia Tranzicionale. (Oxford: Oxford University Press, 2002),


p. 89.

Ingimundarson, Valur. Politika dhe Kujtesa e Rindërtimit të Identitetit Kombë-


tar Shqiptar në Kosovën e Pas-luftës Historia & Kujtesa, 19, 1 (2007),

Baylis, Elena A. Gjykatat Paralele në Kosovën e Pas-luftës. Yale Journal of In-


ternational Law, 32 (2007).

Minow, Martha. Prishja e Cikleve të Urrejtjes: Kujtesa, Ligji dhe Rregullimi.


Princeton University Press, 2002.

Hamber, Brandon and Richard A. Wilson. Mbyllja Simbolike përmes Kujtesës:


Dëmshpërblimi dhe Hakmarrja në Shoqëritë e Pas-Konflikteve, në Ed Cairns
and Míchaeál D. Roe (ed.), Roli i Kujtesës në Konfliktet Etnike (Houndsmille,
Basingstoke and Nju Jork, 2003).

Maphela, Ramphele. Politika e Vejë në Afrikë të Jugut: Mishërimi i Paqartë-


sive,” Daedalus, 125, 1. (1996).

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 33


Shtojca: Kronologjia e Ngjarjeve të Rëndësishme
Mars 1989. Anulimi i Autonomisë së Kosovës. Përmes ndryshimeve
kushtetuese, Parlamenti i Serbisë e hoqi Autonominë e Kosovës, të garantuar
nga Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974.

28 korrik 1989. Fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan. U mbajt para rreth


100,000 serbëve në qendër duke festuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës.

1989. U krijua sistemi paralel i shqiptarëve të Kosovës. Nën udhëheqjen e


liderit Ibrahim Rugova dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sistemi bazohet në
parime të solidarizimit ndërmjet popullatës shqiptare të Kosovës dhe përbëhej
prej sistemeve paralele të politikës, arsimit, dhe shëndetsisë. Mosdëgjuesh-
mëria qytetare dhe bojkoti i zgjedhjeve të organizuara nga Serbia ishin shen-
jat kryesore të sistemit paralel.

1991 dhe 1992 – Luftërat në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë filluan.

25 maj 1993. Themelimi i Tribunalit të Hagës—Tribunali Ndërkombëtar për


Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë u themelua nga Rezoluta 827 e Këshillit të
Sigurimit. Kjo rezolutë u miratua me 25 maj 1993 pas shkeljeve të rënda të së
drejtës ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti
1991 dhe si përgjigje ndaj kërcënimit të paqes ndërkombëtare dhe sigurisë që
vinte nga këto shkelje serioze.

1997. Filloi konfrontimi i armatosur që shumë shpejtë u përkeqësua në


konflikt të armatosur. Që nga viti 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës kryente
sulme ndaj policisë serbe dhe zyrtarëve të tjerë. Ata nuk sulmonin Ushtrinë e
Jugosllavisë, por fokusi i tyre ishin pritat kundër patrullave të policisë dhe sul-
met ndaj shqiptarëve që bashkëpunonin me autoritetet serbe. Forca e UÇK-së
u rrit prej rreth 500 anëtarëve aktiv në fillim të vitit 1998 në një forcë prej së
paku disa mijëra njerëzish. [disa burime sygjerojnë që kishte deri në 12,000
ose 20,000 guerilë të armatosur]. Deri në maj të vitit 1998, efektivisht kon-
trollonte rreth 25% të territorit, të përqëndruar në rajonin e Drenicës dhe lufta
e plotë shpërtheu në Kosovë në mars të vitit 1999. Forcat serbe dhe jugosllave
lansuan një ofenzivë kundër UÇK-së. Me 10 qershor të vitit 1999 pas fushatës
ajrore 78-ditëshe të udhëhequr nga NATO dhe konflikti i armatosur ndaloi dhe
territori i Kosovës u demilitarizua ngadalë.

23 mars-10 qershor, 1999. Intervenimi i NATO-s. Pas dështimit të bisedimeve


në Rambuje në mes të Qeverisë së Serbisë dhe Kosovës, me 21 mars të vitit
1999, fushata ajrore 78-ditëshe e udhëhequr nga NATO filloi. Objektivat poli-
tike të NATO-s synonin të sillnin ndërprerje të verifikueshme të të gjitha
veprimeve ushtarake, dhunës dhe represionit; tërheqjen nga Kosova të të
gjitha forcave ushtarake të Jugosllavisë, policisë dhe forcave paramilitare; sta-
cionimin në Kosovë të prezencës ndërkombëtare ushtarake; kthimin e sigurtë
dhe pa kushte të të gjithë refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe qas-
jen pa pengesa të organizatave për ndihma humanitare;19

24 maj 1999. Slobodan Millosheviq, President i Jugosllavisë (1997-2000), u


akuzua nga Tribunali i Hagës, për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid; depor-
tim, vrasje; persekutim në baza politike racore apo fetare; akte jo-hu-
mane/transfer të detyrueshëm; shkatërrim; burgim; torturë; vrasje me
dëshirë; dhe një listë të gjatë të krimeve të tjera të ndaluara ndërkombëtar-
isht. Millosheviqi u arrestua me 1 prill 2001, nga autoritetet serbe dhe u trans-

34 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale


ferua në Hagë me 29 qershor 2001. Fillimisht i akuzuar për krimet e kryera në
Kosovë, akuzat më vonë u zgjeruan për të përfshirë krimet e kryera në terri-
toret e tjera të ish-Jugosllavisë. Millosheviq vdiq me 11 mars, 2006, duke
shkaktuar kështu edhe ndërprerjen e gjykimit kundër tij me 14 mars.

24 maj 1999. Milan Millutinoviq, President i Serbisë (1998-2002) paditet


nga Tribunali i Hagës. Millutinoviq u akuzua për persekutim në baza politike,
racore ose fetare, si dhe për vrasje, deportim dhe transfer të detyrueshëm.
Gjykimi i Milan Millutinoviqit gjithashtu solli me vete edhe gjashtë zyrtarë të
lartë të tjerë serbë, (Nikola Sainovic, Dragoljub Ojdanic, Nebojsa Pavkovic,
Vladimir Lazarevic, Vlastimir Djordevic and Sreten Lukic.

Qershor 1999. Themelimi i UNMIK-ut dhe KFOR-it. Forca e Kosovës apo KFOR-
i e udhëhequr nga NATO, zbarkoi në Kosovë me përfundimin e fushatës ajrore
78-ditëshe të lansuar nga Aleanca Veri-Atlantike në mars të vitit 1999 për të
ndaluar dhe kthyer katastrofën humanitare që po shpalosej atëherë. Për mo-
mentin, NATO ka rreth 16,000 trupa të stacionuara në Kosovë.

2000. Gjykimet për Krime të Luftës në Kosovë. Panele të përziera të


Gjykatësve Ndërkombëtar dhe Vendorë filluan ngritjen e padive me akuza për
krime të luftës. Vlen të përmendet që asnjë gjykatës serb nuk mori pjesë në
këto raste gjatë periudhës 2000-2001. Me Rregulloren ‘panel 64’ UNMIK-u ka
dorëzuar kontrollin e paneleve për krime të luftës tek panelet me shumicë të
përbërë prej gjykatësve ndërkombëtar.

Qershor 2002. Zbulohen varrezat masive në Batajnicë. Mbetjet e 470 shqip-


tarëve civil të Kosovës u gjetën në afërsi të aeroportit të Batajnicës, rreth 20
km larg prej Beogradit. Gjatë konfliktit të armatosur ky vend është kontrolluar
nga forcat e armatosura të Jugosllavisë, duke mundësuar kështu lidhjen di-
rekte në mes të krimeve të luftës dhe zyrtarëve publik.

27 Janar 2003. Fatmir Limaj paditet nga Tribunali i Hagës nën akuzat e të
qenurit Komandant i UÇK-së i njohur ndryshe si “Çeliku” dhe gjoja se ka qenë
përgjegjës për veprimet në zonën e Llapushnikut dhe në burgun e UÇK-së në
Llapushnik (rreth 25 km në perëndim të Prishtinës). Së bashku me Isak Musliun
dhe Haradin Bala, Limaj u akuzua nga Tribunali i Hagës për krime të luftës
kundër serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me serbët gjatë
konfliktit të Kosovës. Në nëntor të vitit 2005, Limaj u shpall i pafajshëm. Rasti
tani është para Odës së Apelit.

2003. Themelimi i Odës Speciale për Krime të Luftës pranë Gjykatës së


Qarkut në Beograd. Ligji i vitit 2003 i Republikës së Serbisë për “Organizimin
dhe juridiksionin e autoriteteve qeveritare në marrjen e hapave kundër au-
torëve të krimeve të luftës” themeloi pranë Gjykatës së Qarkut në Beograd,
një departament të veçantë për zbulimin dhe gjykimin e autorëve të krimeve
të luftës sipas Kapitullit XVI të Ligjit Penal Themelor (Veprat kriminale kundër
njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar), si dhe zbulimin dhe ndjekjen penale të
autorëve të veprave penale sipas Nenit 5 të Statutit të Tribunalit të Hagës.
2005. Ramush Haradinaj Akuzohet nga Tribunali i Hagës. Haradinaj, një
shqiptar i Kosovës dhe ish-Kryeministër i Kosovës, së bashku me dy persona të
tjerë filluan gjykimin në Tribunalin e Hagës në mars të vitit 2005 të akuzuar për
vrasjen e 40 personave në vitin 1998, gjatë konfliktit të grupeve guerile të
UÇK-së dhe forcave të sigurimit të Serbise. Gjykimi është ende në proces dhe
vendimi i gjykatës mbetet të shihet.

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 35


36 Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale
Fusnotat
1
Minoritetet qëllimisht janë tej-përfaqësuar në mostër në mënyrë që të dhënat e fituara të jenë sta-
tistikisht valide dhe të zvogëlohet kufiri i gabimit brenda nën-popullatës së minoriteteve, mirëpo
gjatë analizës janë marrë parasysh rezultatet relative (të peshuara).
2
Për këtë anketë, numri i përgjithshëm i popullatës së Kosovës është konsideruar të jetë 2.1 mil-
ion. Ky është numri zyrtar i ofruar prej Entit Statistikor të Kosovës.
3
Para dhe gjatë konfliktit të vitit 1999: 62% e respondentëve besojnë se viktimat e shkeljeve të
të drejtave të njeriut ishin shqiptarët, krahasuar me 10-11% të respondentëve që besojnë se ser-
bët e Kosovës ishin viktimat dhe 2.1- 8.8% që konsiderojnë se viktimat ishin minoritetet e tjera.
4
Të dhënat u siguruan nga një intervistë më Agon Berishën, staf i KNKK-së.
5
77-78% të respondentëve identifikuan serbët si kryerës të krimeve, 13–14% të respondentëve
identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryerës, dhe 7-10% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje.
6
15% e respondentëve identifikuan shqiptarët e Kosovës si kryes të krimeve, 8.1% identifikuan
serbët si kryes, ndërsa 75.3% refuzuan të përgjigjen në këtë pyetje.
7
Hartmann, M. E. (2003) Gjykatësit dhe Prokurorët Ndërkombëtarë në Kosovë: Një Model i ri
për Paqeruajtje pas Konfliktit, Raporti Special i USIP, f.2.
8
14% të respondentëve zgjedhin të mos përgjigjen, 31% ishin të informuar deri në një masë
ndërsa gjysma e respondentëve (50%) nuk kishin fare njohuri për punën e GJPN në këto gjykime.
9
4% e respondentëve shqiptarë ishin të informuar mirë, në krahasim me 2% të atyre serbë dhe 4%
të respondentëve nga minoritetet e tjera. Për më tepër, 37% e shqiptarëve të intervistuar kon-
siderojnë të jenë pjesërisht të informuar, në krahasim me 27% të serbëve dhe 10% të responden-
tëve nga minoritetet e tjera. Rreth 44% e shqiptarëve, 58% e serbëve dhe 70% e respondentëve
nga komunitetet e tjera etnike konsiderojnë se janë plotësisht të painformuar rreth punës së GJPN-
ve.
10
Marrëveshja Teknike-Ushtarake në mes të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”) dhe
Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë. 9 qershor 1999.
<http://www.nato.int/kosovo/docu/a990609a.htm>
11
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sesioni 54, takimi nr. 4011, UN Doc.
S/RES/1244 (1999)
12
Si p.sh. hulumtimi i kryer nga OJQ „Dokumenta“ – Zagreb dhe Agjensioni Hulumtues „Puls“
në Kroaci gjatë vitit 2006, Hulumtimi i kryer në Serbi nga Qendra Beogradase për të Drejta të Nje-
riut dhe Marketingut Strategjik gjatë vitit 2004.
13
12% prej përvojës personale dhe 17% prej përvojës së familjeve të tyre.
14
Pa paragjykuar motivin e palëve për t’u përfshirë në konflikt dhe pa tentuar të barazohen
veprimet e dy palëve në konflikt, fakti qëndron që ka patur raste të krimeve të luftës në të dy tab-
oret.
15
Për rëndësinë e veting-ut shih Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të
Drejta të Njeriut. Mjetet e Sundimit të Ligjit për Shtetet e Pas-Luftës. Veting: Kornizë Vepruese
NY dhe Gjenevë, 2006. Mund të shkarkohet në:
http://tjt.undp.org.yu/templates/details.cfm?docid=254
16
Shih Rregulloren e UNMIK-ut 2000/66. Mund të shihet në: www.unmikonline.org.
17
Gjorgje Gjorgjeviq. Viktimë e Politikës: Tërësia e Akteve dhe Projekteve të Dëmshpërblimeve
në Territorin e ish Jugosllavisë. Angazhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale.
2002.
18
Bakster, Viktoria. Promovimi i së Vërtetës, Drejtësisë dhe Pajtimit në Çile nga Shoqëria Civile:
Vila Grimaldi. Peace & Change, Vol. 30, No. 1, Janar 2005.
19
www.nato.int

Hulumtimi i oponionit publik për drejtësi tranzicionale 37


38 Design & Layout: Tomor Rudi

You might also like