Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit


NJËSIA E KOORDINIMIT TË PROJEKTIT
MENAXHIMI I INTEGRUAR DHE PASTRIMI I ZONËS BREGDETARE
Adresa: Sheshi Skëndërbej nr.5 Tel: ++355 4 22 737 38 Fax: ++3554 22 737 38 ; Email: iczmp@abissnet.al

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

SHQIPERI
PROJEKTI MENAXHIMI I INTEGRUAR DHE PASTRIMI I ZONËS BREGDETARE

SHERBIMI I KONSULENCES

PER

“Pergatitja e Planit te Veprimit te Rivendosjes”


per
Landfill (Venddepozitim mbetjesh) Sanitar Rajonal dhe Stacionin e Transferimit
ne Rajonin e Bregut Jugor, Shqipëri”

PROJEKTI ID NO. P 086 807

Kjo kërkesë për Shprehje Interesi eshte në vijim të Njoftimit te Pergjithshem te prokurimit për këtë
projekt që u shfaq në siten e “Development Business” Nr .662 te dates 16 Shtator 2005.

Banka Botërore po asiston Qeverinë e Shqiperise me financimin e Projektit “Menaxhimi i Integruar


dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare” (ICZMCP) me objektiv për mbështetjen e Shqipërisë për zhvillimin
e turizmit në një bazë të qëndrueshme në bregdetin e Jugut. Projekti do të mbështesë investimet në (i)
infrastrukturen kritike publike mjedisore të shërbimeve Bashkiake (ii) rehabilitimin dhe kontrollin e
ndotjeve nga kimikatet e rrezikshme nga ish uzina kimike në Porto Romano, dhe (ii) përmirësimet e
infrastrukturës komunitare, revitalizimin dhe shtimin e vlerave arkitekturore dhe kulturore.

ICZMCP është duke u zbatuar nga Njësia e Koordinimit të Projektit (PCU) në Ministrinë e Punëve
Publike dhe Transportit.

Nën Komponentin B, Projekti perfshin Nen-komponentin B.1 Menaxhimi i Mbetjeve te Ngurta, i cili
do të mbështesë zhvillimin e strukturave dhe sherbimeve moderne të menaxhimit të mbetjeve në Jug të
Shqipërisë, për të përmirësuar kushtet mjedisore dhe për të lejuar mbylljen e vendit ekzistues te
grumbullimit te mbetjeve prane Sarandës. Në mënyrë të veçantë, ky projekt do të mbështesë ndërtimin
e një Landfilli sanitar Rajonal, me nje teknologji teknike moderne (per depozitimin e mbetjeve jo të
rrezikshme) në Bajkaj-Palavli (afër Sarandës), së bashku me sigurimin e aksesit te pranueshem ne
objekt. Përveç kësaj, projekti do të përfshijë ndërtimi e një Stacioni Transferimi në afersi te Bashkisë
Himarë. Për shkak të sasive të kufizuara të mbetjeve të prodhuara nga komunitetet lokale dhe
përmirësimit te infrastrukturës rrugore në këtë zonë, ndërtimin i Stacionit te Transferimit ne shërbim te
zones se Himares u konsiderua teknikisht dhe financiarisht i mundshem.
1
Objektivi kryesor i kesaj kontrate

Objektivi kryesor i këtij sherbimi konsulence është të siguroje në një mënyrë që është në përputhje me
Politikat Operacionale te Bankës Botërore 4,12; i cili përcakton qartë që në marrjen e pavullnetshme te
tokës duhet të kompensohen me vlerën e tregut dhe se në qoftë se humbja e tokës ndikon negativisht
qëndrueshmërine financiare te pronarit të tokës ose përdoruesit e tokës, masat e nevojshme duhet të
merren për të zevendesuar keto te ardhura. Konsulenti do të përgatisë një plan pervetesimi te tokës, e
cila është në përputhje me politikën e Bankës Botërore në rivendosjen e pavullnetshme dhe do të
paraqiten për shqyrtim në Bankë Botërore, të paktën 3 muaj / 90 ditë para datës së parashikuar për
fillimin e Punimeve Civile për ndërtimin e Landfillit.

Detyrat specifike

Detyra kryesore e konsulentit është të mbështesë PCU me pervetesimin (shpronesim) e tokës në një
mënyrë që është në përputhje me politikën e Bankës Botërore. Detyrat te cilat do të jenë thelbësore për
pervetesimin efikas, efektiv, dhe të drejtë te tokës janë:

1. Njohja me projektin dhe fushat e saj të ndikimit;


2. Verifikimi i vendndodhjes dhe statusit ligjor të parcelave të tokës për t'u pervetsuar;
3. Regjistrimi dhe analizimi i te dhenave baze;
4. Krijimi i vlerave mbizotëruese te tregut të tokës;
5. Perputhja e politikave të Bankës Botërore me ligjin shqiptar;
6. Konsultimet me personat e ndikuar;

Kualifikimet e kerkuara dhe eksperienca:

• Diplome universitare në Shkenca Sociale ose kualifikim profesional ekuivalent të


përshtatshem për këtë konsulence.
• Jo me pak se 10 vjet experience në disiplinën e zgjedhur me një minimum prej 5 vjet
experience pune te ngjashme.
• Njohuri të ligjit shqiptar per tokën dhe procedurat e shpronësimit është shumë e
dëshirueshme;
• Eksperience pune me institucionet shqiptare është e preferuar;
• Aftësi për punë efektive me komunitetet e ndryshme, eksperiencë në kryerjen dhe raportimin
ne konsultimet me publikun;
• Njohuri te gjuhes Angleze e folur dhe e shkruar është e rëndësishme;
• Aftësi për të interpretuar dhe për të komunikuar informacionin e marrë do të jetë e
vleresueshme;

Koha

Kohëzgjatja e kesaj kontrate konsulence do te jete 60 dite pune gjate nje periudhe 3 mujore duke
filluar nga muaji Dhjetor 2010 dhe te perfundoje ne Mars 2011. Konsulenti do të zgjidhet në
përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: “Përzgjedhja dhe Punësimi i
Konsulentëve nga Huamarrësit e Bankës Botërore të Majit 2004, rishikuar ne Tetor 2006 dhe Maj
2010, bazuar në metodën e përzgjedhjes (ICs) Kualifikimet Individuale. Konsulentet e interesuar
2
mund të marrin informacion të mëtejshëm në adresën e mëposhtme nga ora 08 00-1630, nga e hëna deri
të enjten dhe nga ora 08.00-14,00 të premteve.

Paraqitja e dokumentave

Konsulentet e interesuar duhet te paraqesin brenda dates 30.11.2010 prane Zyres se Njesise se
Koordinimit te Projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zones Bregdetare“ ne Ministrine e
Puneve Publike dhe Transportit, dokumentat si vijon: CV-ne, fotokopje te diplomes, sherbime
konsulence te ngjashme, letra reference si dhe certifikata te ndryshme.

Per informacion te metejshem kontaktoni :

Ne vemendje te: Znj. Majlinda Hoxha, Koordinatore Projekti


Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Njesia e Koordinimit te Projektit (PCU)/ (3-rd floor, nr. 306)
Blvd. “Sheshi Skenderbej”, Tirane-Shqiperi
Tel / Fax: 00 355 4 22 73 738
E-mail: iczmp@abissnet.al

You might also like